Tri rregulla të reja të padëgjuara më herët në futboll u aplikuan në ndeshjen Feronikeli – Lincoln

Periskopi.com Sporti

Feronikeli është një hap pranë arritjes në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

‘Nikli’ mbrëmë ka arritur të triumfojë 1:0 kundër Lincoln Red Imps në kuadër të fazës para-eliminatore të ligës elitare evropiane për klube, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Pos rezultatit pozitiv të ekipit nga Drenasi në stadiumin prishtinas “Fadil Vokrri” për herë të parë janë vënë në funksion edhe rregullat e reja të futbollit.

Zëvendësimi i lojtarëve

E para ishte me rastin e ndërprerjes së ndeshjes për shkak të lëndimit të ndonjë lojtari.

Pas fillimit të takimit, topi i takon skuadrës që e kishte në posedim dhe jo si më parë, kur kundërshtari ia dhuron topin që e kishte në posedim në formë të lojës korrekte.

Rifillimi i ndeshjes

Edhe në rastin e ndërrimit të lojtarëve hyri në funksion rregulla e re, e cila thotë se lojtari nuk duhet të vjen në mes të fushës për të bërë zëvendësimin, por lojtari që lë fushën, duhet ta braktis në krahun më të afër.

Degazhimi i topit

Rasti i tretë ishte degazhimi i topit nga ana e portierit, ku lojtarët mund ta pranojnë topin brenda zonës së 16 metërshit dhe jo si më parë, kur lojtari është dashur të ishte jashtë kësaj zone.

Ndryshe, Feronikeli në takimin e fundit para-kualifikues do të takohet me Santa Coloman dhe në rast të triumfit, atëherë në takimin e parë të kualifikueseve do të luajë kundër Kopenhagës. /Periskopi.com/

Feronikeli mezi mposhti amatorët nga Gjibraltari – ky është arsyetimi i trajnerit për lojën e dobët

Periskopi.com Sporti

Feronikeli arriti të regjistrojë një fitore të ngushtë 1-0 kundër Lincoln Red Imps, në kuadër të parakualifikimeve për në Champions League në “Fadil Vokrri”.

Një gol nga Mendurim Hoti në minutën e tretë ia siguroi fitoren skuadrës nga Drenasi, por paraqitja e kampionit kosovar la shumë për të dëshiruar, transmeton Periskopi.

Përveç golit, pak momente tjera pati që vlen të diskutohen, sidomos në pjesën e dytë, ku paraqitja ishte nën nivelin e duhur.

Sidoqoftë, pas ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani u arsyetua duke thënë:

Image may contain: one or more people, people playing sports, stadium and outdoor

“Ne duhet ta dimë se Feronikeli pas finales së kupës ishte ndeshja e parë që zhvilloi, nuk arritëm të zhvillonim asnjë ndeshje kontrolluese dhe ajo është faktori që ne në pjesën e dytë luajtëm më me shpirt që deshëm të luanin, dhe luajtëm vetëm në mbrojtje për shkak që gjendja fizike nuk mund të jetë siç duhet të jetë.

“Por gjithsesi kjo fitore na bënë që të marrim edhe një fitore të premten se objektivi jonë dihet se është të dalim në vendin e parë, që të dalim në xjhiron e parë, ose xhiron e tretë për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

“Do të jetë shumë e vështirë edhe ditën e premte. Sot e pamë ndeshjen që u luajt këtu në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, por ndoshta pak kemi përparësi sepse kemi mundësi të bëjmë një analizë sa më të mirë”. /Periskopi.com/

Feronikeli ngushtë por sigurt mposht rivalin nga Gjibraltari

Periskopi.com Sporti

Feronikeli ka fituar ndeshjen e parë parakualifikuese për në Champions League kundër Lincoln Red Imps.

Skuadra nga Drenasi debutoi në parakualifikime për këtë kompeticion në “Fadil Vokrri”, ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e raundit preliminar, shkruan Periskopi.

Ashtu edhe siç pritej, djelmoshat e Zekirija Ramadanit dolën triumfues nga ndeshja, edhepse me rezultat minimal.

Image may contain: 3 people, people playing sports, stadium and outdoor

Një gol i Mendurim Hotit në minutën e tretë mjaftoi për t’ia siguruar fitoren Feronikelit, skuadër që pati edhe raste të tjera për të shënuar.

Rrallë ose fare u rrezikua porta e kosovarëve përgjatë 90 minutave.

Tani, “Nikli” do të ndeshet me kampionin e Andorrës, Santa Coloma e cila më herët mposhti Tre Penen e San Marinos, në finalen e raundit. /Periskopi.com/

Feronikeli e mbyll me epërsi pjesën e parë kundër amatorëve nga Gjibraltari

Periskopi.com Sporti

Feronikeli e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë kundër skuadrës outsajdere, Lincoln Red Imps.

Skuadra nga Drenasi edhe ashtu konsiderohej favorite absolute para ndeshjes, marrë parasysh kualitetin superior në përbërjen e lojtarëve ndaj kundërshtarit nga Gjibraltari, raporton Periskopi.

Sidoqoftë, intervali i parë u mbyll me epërsi minimale 1-0 në favor të djelmoshave të Zekirija Ramadanit në “Fadil Vokrri”.

Mendurim Hoti shënoi golin e vetëm në minutën e tretë, me “Niklin” që dominoi në vazhdim por gola të tjerë nuk pati. /Periskopi.com/

 

Feronikeli tregon dhëmbët qysh në minutën e tretë – kalon në epërsi kundër Lincoln Red Imps

Periskopi.com Uncategorized

Feronikeli ka kaluar në epërsi në ndeshjen parakualifikuese të Champions Leagues kundër Lincoln Red Imps në “Fadil Vokrri”.

Kampioni i Kosovës u fut në këtë përballje si favorit absolut, derisa këtë e nënvizoi edhe me shënimin në minutën e tretë.

Pas një aksioni të ndërtuar në mënyrë brilante, Mendurim Hoti u shërbye afër zonës, derisa avancoi në zonën e rrezikshme të kundërshtarit nga ku lansoi një goditje të pandalshme për portierin kundërshtar. /Periskopi.com/

Publikohen formacionet zyrtare nga ndeshja parakualifikuese e Feronikelit për në CL

Periskopi.com Sporti

Feronikeli sonte debuton në parakualifikimet e Champions Leagues në “Fadil Vokrri”.

Kampioni aktual i Superligës luan ndeshjen e parë preliminare të kompeticionit më prestigjioz të futbollit në Evropë kundër kampionit të Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, me fillim nga ora 20:45, shkruan Periskopi.

Fituesi i kësaj përballje ndeshet me Santa Coloman, e cila sot në Prishtinë e mposhti Tre Pennes me rezultat minimal 1-0.

Feronikeli: Trashupa, Dabiqaj, Lladrovci, Hoti, Fazliu, Carioca, Bojku, Islami, Prekazi, Rexha, Hoxha. Trajner: Zekrija Ramadani.

Feronikeli fiton para të majme nëse kalon rrethin e parë parakualifikues në Champions League

Periskopi.com Sporti

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli sonte luan në kuadër të parakualifikimeve për në Champions League.

Skuadra nga Drenasi përballë do të ketë kampionin e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps me fillim nga ora 20:45, transmeton Periskopi.

Për herë të parë cikli parakualifikues i Ligës së Kampionëve do të mbahet në Kosovë. Do të jetë pikërisht stadiumi “Fadil Vokrri”, arenë e ballafaqimit të kampionëve nga katër vendet anëtare të UEFA-s.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, prej orës 15:00, do të ballafaqohen kampioni i San Marinos – Tre Penne dhe ai i Andorrës, Santa Coloma.

Skuadrat fituese nga ndeshjet gjysmëfinale do të ballafaqohen të premten në finale, në orën 20:45, ndeshje e cila po ashtu do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK1.

Fituesi i këtij cikli parakualifikues e fiton të drejtën e pjesëmarrjes në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe njëherësh mbush arkat e klubit edhe me 230 mijë euro.

Në rast se Feronikeli ia del ta fitojë këtë miniturne, atëherë do të përballet me klubin uellsian, The Neë Saints, derisa në rast suksesi edhe në përballjet me kampionin e Uellsit, atëherë në rrethin e dytë kualifikues, Nikli do të kishte punë me klubin danez, Kobenhavn. /Perispo.com/