Aktorja e “O sa mirë” ndryshon plotësisht pamje (FOTO)

Periskopi.com Showbiz

Linda Jarani është një nga aktoret më të pëlqyera shqiptare.

Ajo ishte pjesë e serialit “O sa mirë”, ku e luajti rolin e Rozafës. Pikërisht nga ky serial, Linda u bë e njohur edhe për publikun kosovar.

Ajo njihet si vajza me flokët kaçurrela, por aktorja së fundmi ka ndryshuar pamje.

Linda ka zgjatur flokët dhe ua ka ndryshuar komplet modelin.

Ndryshe, ajo është shumë aktive në teatrin shqiptar dhe vazhdimisht është pjesë e shfaqjeve të ndryshme.