Kaçurrelja e “O Sa Mirë” shfaqet joshëse, aktorja provokon me poza në plazh

Periskopi.com Showbiz

Ajo ka qenë njëra ndër aktoret më të dalluara të hit serialit “O Sa Mirë”, i cili do të vjen me disa ndryshime në episodet e reja gjatë sezonës së ardhshme.

Artistja ka luajtur rolin e një shkodraneje, vajze me karakter të fortë, por që gjithmonë rrëmbente vëmendjen me dukjen e saj joshëse me kaçurrela.

Bëhet fjalë për Linda Jaranin, e cila është edhe mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Bukuroshja së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet joshëse dhe provokuese.

Zeshkania shihet duke pozuar pranë plazhit e veshur në bikini gjersa vë në pah të pasmet dhe linjat seksi trupore.

Ndryshe, Jaranin pritet ta shohim që pas sezonës verore në projekte të ndryshme filmike si dhe teatrale.