FSK vazhdon kërkimin e personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

Periskopi.com Lajme

Pjesëtarët e kërkim-shpëtimit të FSK-së po vazhdojnë operacionin për kërkimin e një personi të zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Gjeneral brigade Naim Haziri, dje e vizitoi ekipin e kërkim-shpëtimit në ujëra të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, të cilët, që nga data 25 gusht, janë duke marrë pjesë në operacionin për kërkimin e një personi të zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Me këtë rast, pjesëtarët e angazhuar në operacion e njoftuan në hollësi gjeneral Hazirin për zhvillimet e këtij operacioni, si dhe për sfidat me të cilat po përballet ekipi i angazhuar i kërkim-shpëtimit.

Gjeneral Haziri vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po operojnë në Liqenin e Batllavës, për gjetjen – trupin e një qytetari i cili ditë më parë ishte zhdukur në liqe.

Qytetarët zgjedhin liqenin e Batllavës për tu freskuar

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës se sotme në vend kanë mbizotëruar temperatura të larta.

Me këtë rast, qytetarët zgjedhin mënyra të ndryshme për tu freskuar në këto ditë të nxehta.

 

Disa nga ta tashme kanë nisur pushimet ne bregdetin shqiptar, por ka plot prej atyre që kanë zgjedhur liqenin e Batllavës  për të kaluar vikendin.

 

Fotografi të marra nga faqja e facebookut  “Komuniteti Orllan”, shihet se si njerëzit kanë zgjedhur ditën e sotme ta kalojnë atje.