Berisha ia uron ditëlindjen gruas, e quan ‘perëndeshë e dashurisë’

Periskopi.com Showbiz

Sot është një ditë e veçantë për familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi bashkëshortja e tij, Liri, feston 70-vjetorin e lindjes. Gjithashtu çifti feston edhe 47-vjetorin e martesës së tyre.

Këtë e la bërë të ditur vetë Berisha, i cili nëpërmjet një postimi në profilin e tij “Facebook”, i ka kushtuar një urim special të shoqes.

Ish-kryeministri ka publikuar një foto të tij së bashku me Lirie Berishën, ku edhe i ka dedikuar disa fjalë të bukura.

“Te dashur miq, sot per te gjithe familjen tone eshte nje dite e veçante, gezimi dhe feste!

Ne sot festojme ditelindjen e Lilit, perendeshes se dashurise, miresise, fisnikerise te familjes tone, 70 vjetorin e lindjes se saj dhe 47 vjetorin e marteses tone!

Sot, pas dekadash dashurie te pakufishme, mbeshtetje te jashtezakonshme tejet te çmuar, kujdesi te pakursyer te deshmuar ndaj meje, femijeve dhe femijeve te femijeve tane, fjalet nuk arrijne te shprehin ndjenjen e mirenjohjes tone te pakufishme ndaj saj!

Por me gjuhen e zemrave tona i urojme Lilit sot edhe shume e shume vite te tjera se bashku plot shendet, gezime dhe suksese te tjera ne ndihmen e femijeve ne Shqiperi. Gezuar Lili!! Sb”, shkruan Sali Berisha në “Facebook”.