Dy kapitenë kosovarë në ndeshjen Austria-Zvicra, njëri dhuroi dy asiste, tjetri shënoi dy gola

Periskopi.com Sporti

Austria U-20 dhe Zvicra U-20 sot zhvilluan një ndeshje miqësore ku këta të fundit fituan me rezultat 4-3, por ajo që vlen të përmendet nga ky takim është se dy kapitenët e skuadrave ishin lojtarë me prejardhje nga Kosova.

Vesel Demaku ishte kapiten i Austrisë, derisa Liridon Mulaj ishte kapiten i Zvicrës, në fund triumfoi skuadra e këtij të fundit me rezultat 4-3, raporton Periskopi.

Të dy futbollistët kosovarë dhanë kontribut të madh për skuadrat e tyre, Demaku asistoi në dy golat e shënuar nga Austria, derisa Mulaj shënoi dy gola për ‘Helvetikët’.

Vesel Demaku është 19 vjeçar dhe luan për Austria Vienën. Pozita e tij është mesfushor.

Ndërsa, Liridon Mulaj 20 vjeçar është sulmues dhe është pjesë e skuadrës zvicerane Winterthur. /Periskopi/