Njihuni me të dashurën e yllit të Kosovës, Lirim Kastratit

Periskopi.com Sporti

Ylli i Kombëtares së Kosovës në futboll, Lirim Kastratit ka kohë që është i zënë.

Ai së fundmi ka uruar Krishtlindjet bashkë me të dashurën me një foto të publikuar në Instagram.

Por kush është ajo? Është Angie, modele kroate dhe ka mijëra ndjekës në Instagram.

Lirimi tashmë po shkëlqen edhe jashtë fushe.

Nuk pati minuta për Kastratin në fitoren e Dinamos

Periskopi.com Sporti

Para pak minutave është mbyllur takimi ndërmjet Slaven Belupos dhe Dinamo Zagrebit në Kroaci.

Dinamo Zagrebi shënoi fitore 1:5 ndaj vendasve të Belupos në takimin e vlefshëm për javën e 14-të.

Në këtë fitore të mysafirëve, nuk u paraqit për asnjë minutë futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati që mbron ngjyrat e klubit nga kryeqyteti kroat.

Dinamo është në rrugë të mirë drejt titullit të kampionit, pasi ndodhet në vendin e dytë me 29 pikë një më pak se Osijeku.

Gjithashtu, Dinamo e Kastratit ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Lirim Kastrati me simptoma ‘covidiane’?: Sot isha me temperaturë shumë të lartë, por u mundova maksimalisht për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Heroi i Kosovës në natën e sotme, Lirim Kastrati në intervistën pas ndeshjes ka pranuar se para ndeshjes ka qenë me temperaturë

Ai këtë e ka pohuar menjëherë pas fitores 1-0 kundër Moldavisë.

“Sot isha me temperaturë shumë të lartë, por u mundova maksimalisht për Kosovën”, tha Lirim Kastrati, autori i golit te sotshem.

Kujtojmë se futbollistët e Kosovës janë testuar para ndeshjes për Covid-19 dhe të gjithë kanë dalur negativ

Por, kjo deklaratë e Lirimit mund të nxisë reagime se ai mund të këtë luajtur i sëmurë

A ishte e dashura e tij motivim për fitore, përgjigjet Lirim Kastrati

Periskopi.com Sporti

Ylli i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati shkëlqeu sonte ndaj Moldavisë, ku me golin e tij Kosova arriti të qëndronte në Grupin C të Ligës së Kombeve, transmeton Periskopi.

Pas ndeshjes Kastrati u pyet se a ishte e dashura e tij motivim për fitoren e sontme.

Por, Kastrati tha se dëshiron që jetën e tij private ta mbajë anash dhe të njihet për futboll.

Nuk kisha pas dëshirë me fol për atë, kam dëshirë që gjërat private mi mbajt anash dhe njerëzit të më njohin përmes futbollit dhe jo jetës private”, tha Kastrati.

Po ashtu, futbollisti kosovar u shpreh i lumtur për fitoren e sontme.

Pas dhjetë ndeshjeve arritëm fitore, nuk ka rëndësi a kam shënuar unë apo jo, është ndjenjë e mirë që kam shënuar golin e parë me Kosovën por jo vetëm unë por i gjithë ekipi ka bërë ndeshje të mirë”, tha Kastrati.

Heroi i Kosovës: Shyqyr që pas 10 ndeshjeve fituam, s’ka rëndësi unë apo kush ka shënuar

Periskopi.com Sporti

Kosova i ka dhënë fund në Nations League me fitore në “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 1-0 Moldavinë.

Kjo është fitorja e parë e Dardanëve pas 10 ndeshjeve me radhë, ku kishte pësuar tetë humbje dhe ka barazuar dy herë.

Pas ndeshjes, ka folur edhe heroi i Dardanëve, Lirim Kastrati, golashënuesi i vetëm në këtë mbrëmje.

“Shyqyr që pas 10 ndeshjeve fituam, s’ka rëndësi unë apo kush ka shënuar, me rëndësi fitorja dhe atmosfera që u rikthye në Kombëtare”, tha Kastrati.

“Sa më shumë që luaj nisi edhe të kem më shumë besim në vetvete, më shumë dhe të bëj ndeshje të mirë. Natyrisht se edhe nuk jam i kënaqur sepse kam pasur mundësi të bëjë më shumë. Më rëndësi është që na është kthyer atmosfera në Kombëtare”.

Notat e lojtarëve, Kosova 1-0 Moldavia: Ja si u vlerësua Lirim Kastrati

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e gjashtë apo të fundit të grupeve në edicionit të dytë të Ligës së Kombeve dhe kjo fitore ka bërë që Dardanët të mbesin pjesë e Ligës C.

Dardanët kanë arritur ta mbyllin me fitore ciklin e garave në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, në ndeshjen zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Goli i vetëm për Kosovën u shënua në minutën e 31-të të ndeshjes nga sulmuesi i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht djaloshi nga Kamenica, Lirim Kastrati, i cili pas golit dhe lojës së mirë u vlerësua me notë 8.0.

Paraqitje të mira dhe të vlerësuar te Dardanët patën edhe Florent Hadergjonaj, Valon Berisha, Mërgim Vojvoda dhe Bersant Celina.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësi tonë, Ibrahim Dresevic, i cili pas ndëshkimit me të kuq u notua me 6.0.

Kosova:

Më në fund një fitore nga ‘Dardanët’: Lirim Kastrati shpëton Kosovën nga grupi D

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore në ndeshjen e saj vendimtare për të qëndruar në grupin C, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.

Dardanët sonte ishin nikoqir të Moldavisë, ndaj së cilës, fituan me rezultat të ngushtë prej 1:0.

Goli i sulmuesit, Lirim Kastratit i shënuar në minutën e 31’të rezultoi të jetë edhe goli i triumfit për ‘Dardanët’, njëherit edhe goli që Përfaqëueses sonë ia siguron mbijetesën ne Grupin C të Ligës së Kombeve.

Vlenë të theksohet se, Ibrahim Dresevic ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 85-të të takimit, teksa edhe Muriqi e Hadërgjonaj u ndëshkuan me të verdhë.

Kujtojmë se, Bernard Challandes nuk ishte i pranishëm as në këtë takim pasi rezultoi pozitiv me Covid 19. /Periskopi

GOOOOL: Lirim Kastrati shënon për ‘Dardanët’

Periskopi.com Sporti

Në takimin e saj vendimtar për mbijetesë në grupin C të Ligës së Kombeve, Përfaqësuesja e Kosovës sonte po luan si nikoqire kundër Përfaqësueses së Moldavisë, shkruan Periskopi.

Tani kur loja po hyn në minutën e 31’të, Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur që të kalojë në avantazh.

Golin për ‘Dardanët’ e realizoi, Lirim Kastrati.

Shiheni golin me poshte. /Periskopi

 

 

 

 

A është kjo e dashura e Lirim Kastratit? Jashtëzakonisht joshëse dhe djallëzore

Periskopi.com Sporti

Lirim Kastrati, ylli i përfaqësues së Kosovës, ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale me një postim të shpërndarë në InstaStory.

Futbollisti, i cili numëron mijëra ndjekës në Instagram, surprizoi së fundmi me një fotografi, në të cilën shfaqet përkrah një vajze.

Krahas fotos, ai vendosi një ’emoji’ të princeshës dhe një zemër të kuqe. Mendohet se ajo është vajza që i ka rrëmbyer zemrën.

Dyshja shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndonëse futbollisti nuk ka zbuluar akoma identitetin  e vajzës.

Zeshkania shfaqet me një veshje lëkure.

Kastrati, futbollisti që luan tek Dinamo i Zagrepit dhe konsiderohet një nga futbollistët më  të mirë në Ligën e Kroacisë.

Lirim Kastrati vlerësohet me notën më të ulët te Dinamo Zagrebi pasi startoi sonte në Europa League

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati ishte titullar në barazimin pa gola të Dinamo Zagrebit me klubin holandez Feynord.

Kastrati në këtë ndeshje luajti si mesfushor sulmues në krahun e djathtë dhe zhvilloi 54 minuta.

Për këta minuta sa ishte në fushë, Kastrati u vlerësua me notën 6.1 nga “Whoscored.com”.

Kjo ishte ndeshja e parë e tij në Ligën e Evropës, duke bërë një debutim solid me fanellën e gjigantit kroat.

Dinamo është në grupin K të Ligës së Evropës së bashku me Feynord, CSKA Moscow dhe Wolfsberger AC.

Pas kësaj ndeshjes, klubi kroat renditet në pozitën e fundit me një pikë, aq sa kanë edhe tri klubet tjera në këtë grup.

Image

Zbulohet arsyeja pse Lirim Kastrati nuk provoi të shënonte mbrëmë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i ri i Kosovës, Lirim Kastrati, është ndarë i kënaqur me paraqitjen që ‘Dardanët’ treguan mbrëmë ndaj Greqisë.

21 vjeçari nga Hogoshti foli edhe për rastet që ai kishte për të shënuar, por që në fund vendoste për të asistuar. Për këtë, Kastrati tha se fajin e ka përvoja.

“Nuk kam luajtur shumë me Kosovën, dhe nuk kam pasur vetëbesim. Nëse do të kisha përvojë do të shënoja. Kur nuk luan shumë, je i ngurrët. Unë kam menduar të pasoj, në ato momente. Faji im është ky” – ka deklaruar mes tjerash Kastrati.

I pakënaqur me trajtimin që po i bëhet: Ky futbollist po mendon të dorëhiqet nga Kombëtarja e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Lirim Kastrati ditën e djeshme është shprehur i zhgënjyer me humbjen e Kosovës ndaj Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.

Ai poashtu nuk është aspak i kënaqur edhe me vendimet e trajnerit, Challendes, i cili po e lë si opsion anësorin kosovar.

Sipas burimeve të Periskopit, ky i fundit është duke menduar të mos u përgjigjet më fare ftesave të Bernard Challandesit, pasi pretendon se padrejtësisht po injorohet, pavarësisht formës së mirë.

Sipas këndvështrimit të tij, ai asnjëherë nuk u ankua për minutazhë kur Milot Rashica dhe Arbër Zeneli ishin në top formë, andaj e ka të paqartë si ka mbetur opsion i tretë tani kur ka shumë mungesa në Kombëtare dhe lojtarët që po preferohen para tij janë në formë më të dobët.
Pas ndeshjes me Greqinë, ai po e konsideron opsionin që të mos aktivizohet më fare me ‘Dardanët’. /Periskopi

Kastrati: Për Kosovën do të luaja edhe portier, jemi në fazë të keqe

Periskopi.com Sporti

Kosova ka shënuar humbjen e radhës ndaj Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes për mediet është deklaruar edhe Lirim Kastrati i cili u shpreh se Kosova ka hyrë në një fazë të keqe por që beson të Kombëtarja e Kosovës.

“Po normal, çdo lojtarë ka dëshirë të luajë, por kjo është detyra e trajnerit. Jemi të zhgënjyer të gjithë.”

“Unë kam ardhur këtu për Kosovë, do të mbarojë edhe ndeshjen e mërkurës dhe pastaj do të largohem. Normal, me thanë përformancë e mirë nuk mundem të themi. Çdo skuadër ka fazën e keqe, neve na ka ardhur faza e keqe. Unë për Kosovës do të luaja edhe portier, por kjo është detyra e trajnerit”, deklaroi Kastrati.

Pas kësaj humbje, Kosova mbetet në pozitën e parafundit në Grupin 3 të Ligës C, në Ligën e Kombeve me vetëm një pikë të arkëtuar pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

Ndeshja e radhës është ndaj Greqisë në udhëtim, takim ky që zhvillohet në mesjavë

Lirim Kastrati bombardon për Dinamo Zagrebin në Champions

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati ka arritur të shënojë gol për ekipin e tij, Dinamo Zagrebi, në kuadër të Championsit, shkruan Periskopi.

Kastrati ka shënuar në minutën e 78-të të ndeshjes për 1:2, kundër CFR Cluj, pas një super asisti të, Bruno Petkovic, kështu duke kaluar ekipin e tij në epërsi. Megjithatë, tani për tani rezultati mes klubeve është 2:2.

Kujtojmë se, futbollisti anësor nënshkroi më Dinamon nga Lokomotiv Zagrebi rreth 7 muaj më parë.

Lirim Kastrati i thotë lamtumirë Lokomotivës me disa fjalë nga zemra: Nuk do t’iu harrojë kurrë

Periskopi.com Sporti

Lirim Kastrati ia ka dhënë lamtumirën e fundit klubit elitar kroat, Lokomotiva Zagreb.

Futbollisti i Kosovës do t’i bashkohet klubit më të madh kroat, Dinamo Zagreb, nga edicioni i ardhshëm.

Kastrati në llogarinë e tij ka publikuar letrën lamtumirëse drejtuar bashkëlojtarëve të tij te Lokomotiva.

“Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga një familje, të largohesh nga shtëpia. Ato vite Lokomotiva ishte familja ime, shtëpia ime e dytë. Faleminderit secilit prej jush që më ndihmuat në udhëtimin tim, nuk do t‘ju harroj kurrë dhe do të jem gjithmonë i lumtur të kthehem në Kajzericë.

Tani është koha për sfida të reja, përleshje të reja dhe fitore të reja.
Po largohem krenar për gjithçka që arritëm së bashku dhe ju uroj suksese në sezonin e ri!
Gjithmonë aty për ty! Lirimi yt”, ka shkruar ylli nga Hogoshti.

Lirim Kastrati: Kam gjak Kosove, nuk i bie pishman që e kam zgjedhur Kosovën

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i ri i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, në shkurt të këtij viti ka nënshkruar për gjigantin kroat Dinamo Zagreb, raporton GazetaSheshi.

Ai ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm me Lokomotivën e Zagrebit, skuadër e cila për herë të parë në histori u kualifikua për Ligën e Kampionëve, teksa mbrëmë pësoi humbje në finale të Kupës së Kroacisë kundër Rjekës.

Në një intervistë për “Arena Sportive” në RTK, Kastrati ka folur edhe për Kombëtaren e Kosovës dhe për zërat se ai mund t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë, duke pasur parasysh se deri më tash ende nuk e ka fituar besimin e trajnerit Challandes në ndeshje zyrtare.

“Aty ku mundem të ndihmojë gjithmonë do të jem i gatshëm. Pa marrë parasysh me Kombëtaren A apo me U21. E kam zgjedh Kosovën dhe jam krenar që jam pjesë e kësaj kombëtareje. Jam vazhdimisht në kontakt me trajnerët Bernard Challandes dhe Rafet Prekazi. Gjithmonë kur vi të luaj për Kosovën e jap maksimumin dhe mundohem të arrijmë rezultate sa më të mira. Kalimi i mundshëm te Shqipëria? Jo, jo nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk kam kontakte që një vit e gjysmë me Kombëtaren e Shqipërisë. Kur kam vendosur të luaj për Kosovën kam vendos me zemër dhe kurrë nuk e vë në dyshim atë vendim dhe nuk i bie pishman. Jam i lindur në Kosovë dhe kam gjak Kosove dhe gjithmonë jam krenar me zgjedhjen time”, është shprehur tutje Kastrati.

 

Lirim Kastrati shkroi historinë me Lokomotivën e Zagrebit: Ruaja lopët para se të bëhesha futbollist

Periskopi.com Sporti

Ylli i Kosovës, i rritur në akademinë e Shkëndijës së Tiranës, Lirim Kastrati shkroi historinë me Lokomotivën e Zagrebit, së bashku me pjesën tjetër te futbollistëve shqiptarë. Në një prononcim për mediat kroate, ylli 21-vjeçar, i cili sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Dinamos së Zagrebit, kujton vështirësitë që ka kaluar në fëmijëri, nga ruajtja e lopëve. deri në realizimin e ëndrrës së tij.

“Po, e di që Luka Modriçi fëmijë ka ruajtur dhitë, dhe me krenari mund të them se unë kam ruajtur lopët në afërsi të fshatit tim. Çdo ditë ngrihesha në agim dhe shkoja me 12 lopët e mia në livadhet dhe pyjet afër. Familja ime është akoma e angazhuar në prodhimin e qumështit dhe produkteve të qumështit, dhe madje është tash kur shkoj në Kosovë, me kënaqësi marr një tufë lopësh dhe shkoj në shëtitje me to. Unë nuk turpërohem fare nga kjo, dhe gjithmonë me krenari flas për këtë”, deklaroi fillimisht Kastrati.

Si dukej një jetë e tillë nga këndvështrimi i një djaloshi kosovar? Gjithashtu, ai i keni ditur emrat e të gjitha 12 lopëve?

Sigurisht. Lara, Mshtera…eh, tani nuk mund t’i kujtoj të gjitha. Dhe, si dukej? Unë i dërgoja për të kullotur dhe derisa ato po kullotnin, unë vrapoja përreth. Pra, nuk kam qëndruar ulur tërë ditën pranë tyre. Secila lopë kishte një zile rreth qafës dhe unë i mbaja në sy gjatë tërë kohës.

A kishte situata të rrezikshme?

E keni fjalën për ujqër? Po, kam pasur disa takime të afërta me ta, por kisha dy qen me vete, të dy me madhësinë e tre ujqërve. Ishte sikur të kisha dhjetë truproja me vete, kështu që kurrë nuk kam pasur frikë. Kështu që, si djalosh mbaja lopë dhe luaja futboll në klubin lokal, KF Kika, në të njëjtën kohë. Por, ishte pa stërvitje, sepse mblidheshim nga argëtimi vetëm për ndeshje. Pastaj kam luajtur për Kamenicën tre vjet derisa u vërejta nga Arsenali i Prishtinës.

Çdo ditë duhet të udhëtoja nga Kamenica në Prishtinë me autobus për tri orë. Duke qenë se kishte vetëm një linjë autobusi, më duhej të humbisja shkollën për dy orët e fundit. Dhe, kur mbaroja stërvitjen në Prishtinë, nuk kisha para për një taksi, kështu që më duhej të vrapoja deri te stacioni i autobusit për të kapur autobusin e fundit. Kështu që, në autobus i kam kaluar gjashtë ose shtatë orë në ditë”.

Detaji kyç i karrierës së Kastratit ishte ftesa nga Shkëndija e Tiranës, kur ishte 15 vjeç

Shkova atje për një provë së bashku me 300 djem të tjerë. Ata na testuan për tri ditë; shpejtësinë, teknikën, kërcimin dhe shumë elemente të tjera, ku i fitova 98 pikë dhe dola i dyti më i miri në ato prova. Atëherë, unë u zotova se futbolli do të ishte jeta ime dhe se kurrë nuk do të më duhej të kërkoja përsëri nga babai im para.

A jeni yll në fshatin tuaj?

Është një vend i vogël, ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, të gjithë janë si një familje. Kur Lokomotiva luan, ndeshjet shikohen në një projektor, mblidhen rreth 300 persona, të gjithë brohorasin për mua. Unë kam shpërndarë të paktën shtatëdhjetë fanella atje, dhe kurrë nuk do të jem në gjendje t’i paguaj ata njerëz për gjithçka që kanë bërë për mua. Kur isha fëmijë, ata mblidhnin paratë që t’i kisha për autobus; dikush një euro, dikush dy, dikush pesë … Më besoni, edhe nëse luaj për Real Madridin, gjithmonë do të kthehem tek ata dhe do të kaloj kohë me ta, dhe gjithmonë do të jem i njëjti Lirim që mbante lopët në fshatin e tij.

Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Kastratit: ‘Edhe nëse luaj për Real Madridin gjithmonë do të jem Lirimi i njëjtë që ruante lopët’

Periskopi.com Sporti

Historia prekëse e yllit të Lokomotivës dhe përforcimit të ri të Dinamo Zagrebit, kosovarit 21-vjeçar Lirim Kastrati, kujton në mënyrë të pazakontë rrugën e vështirë të futbollistit më të mirë të botës deri vonë, Luka Modriqit.

Kastrati është nga fshati Hogosht, që gjendet në afërsi të qytetit të Kamenicës, dhe me krenari kujton fëmijërinë e tij të vështirë, ditët kur ai vetëm ka mundur të ëndërronte për një karrierë si futbollist profesionist.

“Po, e di që Luka Modriqi si fëmijë ka ruajtur dhitë, dhe me krenari mund të them se unë kam ruajtur lopët në afërsi të fshatit tim. Çdo ditë ngrihesha në agim dhe shkoja me 12 lopët e mia në livadhet dhe pyjet afër. Familja ime është akoma e angazhuar në prodhimin e qumështit dhe produkteve të qumështit, dhe madje është tash kur shkoj në Kosovë, me kënaqësi marr një tufë lopësh dhe shkoj në shëtitje me to. Unë nuk turpërohem fare nga kjo, dhe gjithmonë me krenari flas për këtë”, thotë Kastrati me një kroatishte të rrjedhshme.

Si dukej një jetë e tillë nga këndvështrimi i një djaloshi kosovar? Gjithashtu, ai i keni ditur emrat e të gjitha 12 lopëve?

“Sigurisht. Lara, Mshtera…eh, tani nuk mund t’i kujtoj të gjitha. Dhe, si dukej? Unë i dërgoja për të kullotur dhe derisa ato po kullotnin, unë vrapoja përreth. Pra, nuk kam qëndruar ulur tërë ditën pranë tyre. Secila lopë kishte një zile rreth qafës dhe unë i mbaja në sy gjatë tërë kohës”, thotë Kastrati që në atë kohë ka hasur edhe në ujqër.

A kishte situata të rrezikshme?

“E keni fjalën për ujq? Po, kam pasur disa takime të afërta me ta, por kisha dy qen me vete, të dy me madhësinë e tre ujqërve. Ishte sikur të kisha dhjetë truproja me vete, kështu që kurrë nuk kam pasur frikë. Kështu që, si djalosh mbaja lopë dhe luaja futboll në klubin lokal, KF Kika, në të njëjtën kohë. Por, ishte pa stërvitje, sepse mblidheshim nga argëtimi vetëm për ndeshje. Pastaj kam luajtur për Kamenicën tre vjet derisa u vërejta nga Arsenali i Prishtinës”, kujton Kastrati dhe vazhdon: “Çdo ditë duhet të udhëtoja nga Kamenica në Prishtinë me autobus për tri orë. Duke qenë se kishte vetëm një linjë autobusi, më duhej të humbisja shkollën për dy orët e fundit. Dhe, kur mbaroja stërvitjen në Prishtinë, nuk kisha para për një taksi, kështu që më duhej të vrapoja deri te stacioni i autobusit për të kapur autobusin e fundit. Kështu që, në autobus i kam kaluar gjashtë ose shtatë orë në ditë”.

Detaji kyç i karrierës së Kastratit ishte ftesa nga Shkëndija e Tiranës, kur ishte 15 vjeç

“Shkova atje për një provë së bashku me treqind djem të tjerë. Ata na testuan për tri ditë; shpejtësinë, teknikën, kërcimin dhe shumë elemente të tjera, ku i fitova 98 pikë dhe dola i dyti më i miri në ato prova. Atëherë, unë u zotova se futbolli do të ishte jeta ime dhe se kurrë nuk do të më duhej të kërkoja përsëri nga babai im para”, thekson Kastrati.

A jeni yll në fshatin tuaj?

“Është një vend i vogël, ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, të gjithë janë si një familje. Kur Lokomotiva luan, ndeshjet shikohen në një projektor, mblidhen rreth 300 persona, të gjithë brohorasin për mua. Unë kam shpërndarë të paktën shtatëdhjetë fanella atje, dhe kurrë nuk do të jem në gjendje t’i paguaj ata njerëz për gjithçka që kanë bërë për mua. Kur isha fëmijë, ata mblidhnin paratë që t’i kisha për autobus; dikush një euro, dikush dy, dikush pesë … Më besoni, edhe nëse luaj për Real Madridin, gjithmonë do të kthehem tek ata dhe do të kaloj kohë me ta, dhe gjithmonë do të jem i njëjti Lirim që mbante lopët në fshatin e tij”.

Ylli i Kombëtares së Kosovës shënon gol të bukur në Kroaci

Periskopi.com Sporti

Lojtari i talentuar i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, sot pas vetëm 8 minutash lojë shënoi për Lokomotivën e Zagrebit në udhëtim kundër Istras.

Ai e gjeti rrugën e rrjetës pas një aksioni fantastik, i nisur që nga mbrojtja me top të gjatë. Vetëm me portierin Kastrati e pati të thjeshtë të shënonte.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, sepse vendasit barazuan pas golit të shqiptarit në pjesën e parë me anë të Guzina në minutën e 14.

Përpos Lirim Kastrati në këtë ndeshje si titullarë u paraqiten edhe Mercinaj e Tuci.

Lirim Kastrati shënon gol fantastik për Lokomotivën – i nënti sezonal për të

Periskopi.com Sporti

Ylli i Kosovës, Lirim Kastrati, ka kaluar në epërsi 0-1 Lokomotivën e Zagrebit, në sfidën që po e zhvillon në udhëtim te Rijeka.

Kastrati shënoi në minutën e 36’ të ndeshjes.

Goli ndaj Rijekës, është goli i 9 sezonal për 21 vjeçarin nga Kamenica.

Kastrati konfirmon kështu formën shumë të mirë që e ka kaluar këtë sezon te Lokomotiva e Zagrebit.