Putin refuzon t’i lirojë ushtarët ukrainasë: Është shumë herët

Periskopi.com Lajme

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se është shumë herët që t’i lirojë ushtarët ukrainasë dhe tri anijet e rrëmbyera nga Rusia në Detin Azov, duke e akuzuar qeverinë ukrainase për nxitje të incidentit me qëllim të largimit të vëmendjes nga problemet e brendshme.

Ai u deklarua lidhur me këtë incident përderisa po merrte pjesë në samitin e G20-ës në Argjentinë. Presidenti amerikan, Donald Trump, e kishte anualuar më parë takimin me presidentin rus pikërisht për shkak të këtij incidenti. Presidenti Putin tha se të arrestuarit duhet të mbahen deri të përfundojë hetimi dhe të dëshmohet se tri anijet ukrainase kanë hyrë ilegalisht në ujërat ruse.

Ai tha se të dhënat elektronike dhe ditarët e anijeve do ta dëshmojnë faktin se kalimi i anijeve nga Deti i Zi në Detin Azov ishte një provokim i qëllimshëm. I pyetur se a mund të ndodh një shkëmbim i të burgosurve me të burgosurit rusë në Ukrainë, presidenti rus deklaroi: “Ne nuk e kemi shqyrtuar një mundësi të tillë dhe Ukraina nuk e ka ngritur këtë çështje. Është shumë herët për të folur për këtë. Ata ende janë duke u hetuar”.

Ai e akuzoi drejtpërdrejt qeverinë ukrainase për ngritjen e tensioneve. “Duhet ta tregojmë faktin se ky ishte një provokim i qeverisë ukrainase dhe duhet t’i vendosim këto gjëra në letër. Udhëheqësia aktuale e Ukrainës nuk është aspak e interesuar për ta zgjidhur këtë problem. Lufta do të vazhdojë për aq sa ata janë në pushtet. Ata po e përdorin luftën si arsyetim për dështimet e tyre ekonomike, tha Putin, shkruan “The Guardian”

Lirohen gjatë natës 12 grekët e shoqëruar për incidentet në Bularat

Periskopi.com Lajme

Janë liruar gjatë natës 12 shtetasit grekë të shoqëruar pas varrimit të Konstandinos Kacifas, ditën e djeshme në Bularat.

Të 12 personat do të procedohen të lirë.

Shoqërimi i shtetasve grekë ka ardhur pas përfundimit të ceremonisë së varrimit si dhe bllokimit të rrugës për më shumë se 10 minuta në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Emrat e personave të ndaluar:

  1. Andrea Panajot Kuri.
  2. Thoma Filip Stefo
  3. Kristo Anastas Duci
  4. Haralamb Nikolla Karathano
  5. Thanas Vangjel Papas
  6. Pirro Kosta Panajoti
  7. Dhimiter Nasipa Kostandinos
  8. Nina Dhionis Dinos
  9. Kostantandinos Grigoris Gizolis
  10. Anestis Kostaqis Panajotis
  11. Jorgos Dhimitris Varelas
  12. Athanasis Jorgos Papas dhe nga forcat anti terror Fier, janë ndaluar Apostol Jorgo Thoma dhe Theodhor Nikolla Petropulos.

 

Lirohet edhe Shkumbin Demaliaj nga arresti shtëpiak

Periskopi.com Lajme

Pas Milaim Zekës, edhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj, është liruar edhe nga masa e arrestit shtëpiak.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i deputetit Demalijaj, Arianit Koci.

 

“Po është liruar dhe nuk ka asnjë masë ndaj tij tashmë”, ka thënë ai për Indeksonline

 

Ndryshe, Demalijaj fillimisht ishte mbajtur në paraburgim pas deklarimeve të tij të cilat ishin konsideruar si kërcënim në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj.

Gani Thaçi lirohet në procedurë të rregullt

Periskopi.com Lajme

Vëllai i Presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, është liruar në procedurë të rregullt nga Policia.

Sipas burimeve të kallxo.com, Thaçi është intervistuar dhe më pas është liruar.

Gani Thaçi gjatë ditës së sotme është intervistuar nën cilësinë e të dyshuarit, pasi ishte përfshirë në një përleshje qe ka ndodhur në Byronë Kosovare të Sigurimeve ku edhe punon Thaçi.

Viktima e këtij rasti është intervistuar dhe është liruar më pas.

Policia e Kosovës ka konfirmuar një incident i cili ka ndodhur rreth mesditës sot në Prishtinë në të cilin, siç kanë raportuar mediat, ka qenë i përfshirë Gani Thaçi, vëllai i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se policia ka marrë një informacion për një përleshje fizike mes tre personave.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, tha zëdhënësja e Policisë.

Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë e konfirmoi sot se vëllai i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gani Thaçi, ka qenë i përfshirë në një përleshje në mjediset e Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Prokurori përgjegjës për komunikim me media në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, konfirmoi për KALLXO.com se Gani Thaçi bashkë me vozitësin e tij janë duke u hetuar si i dyshuar për këtë incident.
“Të dyshuarit janë Gani Thaci dhe shoferi i tij. I dëmtuar është z. Blerim Pushkolli. Rasti është inicuar si sulm. Ende nuk është marrë vendim për paraburgim”, tha Berisha.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar rreth incidentit ku ishte i përfshirë vëllai i tij, Gani Thaçi.

Ai tha se është njoftuar për përfshirjen e vëllait të tij në një “përleshje sporadike fizike”.
Thaçi tha se asnjëherë nuk do ta arsyetojë asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky.

 

Lirohet miliarderi i rrëmbyer

Periskopi.com Lajme

Miliarderi i rrëmbyer i Tanzanisë, Mohammed Dewji, është liruar vetëm 10 ditë pasi u kap nga njerëz të armatosur në qytetin e Dar es Salaam.

“Unë jam kthyer në shtëpi i sigurt,”-tha miliarderi në një postim në Twitter nga llogaria e kompanisë së tij METL Group.

Nuk është e qartë nëse 43-vjeçari është liruar apo u paguan para për lënien e tij të lirë.

Dewji u rrëmbye nga persona të armatosur në Hotel Colosseum në fillim të 11 tetorit, ndërsa po shkonte në palestër për të bërë stërvitje.

Familja e tij kishte ofruar një shpërblim prej 440.000 dollarë për çdo informacionin që do çonte në shpëtimin e tij.

Sipas Forbes, Dewji ka një pasuri prej 1.5 miliardë dollarë dhe është miliarderi më i ri në Afrikë.

Ministri i mjedisit i Tanzania Jan Makamba, tha se rrëmbyesit e kishin braktisur Dewjin në një fushë pranë klubit Gymkhana në Dar es Salam.

Miliarderi raportohet të jetë në shëndet të mirë, por ka plagë në duar dhe këmbë për shkak të prangave.

Dewji shërbeu si deputet në partinë qeverisëse të Tanzanisë për një dekadë deri në vitin 2015.

Më pas iu rikthye biznesit të tij familjar.

Kompania e tij, MeTL, prodhon tekstile, bluan miell, prodhon pije dhe vajra ushqimorë në të paktën gjashtë shtete afrikane.

Në 2016, manjati premtoi se do dhuronte të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi.

 

 

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku kërkojnë lirim me kusht

Periskopi.com Lajme

Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për lirimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Sylejman Selimit dhe të Jahir Demakut. Dy ish-luftëtarët e UÇK-së kanë dorëzuar kërkesën e tyre për lirim me kusht në Panelin për Lirim me Kusht. Kërkesa e tyre pritet të shqyrtohet javën e ardhme

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe njëherësh ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku kërkojnë të lirohen me kusht.

Kërkesa e tyre për lirim me kusht tashmë është në duar të Panelit për Lirim me Kusht, i cili pritet që brenda javës së ardhshme të shqyrtojë dhe të vendosë rreth këtyre kërkesave.

Lajmin për gazetën “Zëri” e ka bërë të ditur koordinatori i Panelit për Lirim me Kusht, Bedri Duraku. Duraku i  ka thënë “Zërit” se kërkesa e ish-komandant Sylejman Selimit për lirim me kusht do të shqyrtohet javën e ardhshme nga ana e Panelit.

 

Të mërkurën protestohet për lirimin e Sylejman Selimit

Periskopi.com Lajme

Një njoftim që paralajmëron protesta para pallatit të Drejtësisë të mërkurën, me thirrjen për lirimin e ish-Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimit, që u dënua për krime lufte ka qarkulluar sot në rrjete sociale dhe media.

Sipas këtij njoftimi do të kërkohet drejtësia për çlir8imtarët dhe në këtë rast lirimi i Selimit që u dënua me 8 vjet burg për krime lufte. Protesta u paralajmërua për orën 12:00 të mërkurën para Pallatit të Drejtësisë në Hajvali.

“Ju njoftojmë se me datën 19.09.2018 dite e mërkurë nga ora 12:00, do të mbahet Protestë Paqësore në Prishtinë, para Pallatit te Drejtësisë duke kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga Burgu për Çlirimtaret tonë Komandantin e përgjithshëm të UÇK-së Gjeneral Sylejman Selimin, kolonel Jahir Demaku dhe gjithë bashkëluftëtarët e tyre qe po mbahen padrejtësisht në burgjet e Kosovës pa kurrfarë Baze Ligjore”, thuhet në njoftim.

Protestën e organizojnë një grup i njerëzve që thonë se i mbrojnë çlirimtarët.

“Këshilli organizativ për të Drejta të Çlirimtarëve – Motoja e protestës Duam Drejtësi për Çlirimtarët!”, thuhet më tej në njoftim.

Selimi bashkë edhe me disa ish-luftëtarë tjerë të UÇK-së, ishin dënuar në një proces të gjatë i njohur si “Drenica 2”.

 

Lirohen katër të arrestuar nga protesta në Gjakovë

Periskopi.com Lajme

Katër nga pesë personat e shoqëruar dje në polici gjatë një proteste në Gjakovë janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej tyre po mbahet në ndalim policor.

Pesë persona janë shoqëruar në polici gjatë një proteste e cila u mbajt Gjakovë si kundërshtim për një vizitë të planifikuar të pelegrinëve serbë në një kishë të qytetit.

Zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Lirije Podrimja për kallxo.com dha detaje mbi arrestimet e të dyshuarve.

“Dje me datë 28.08.2018 gjatë kohës sa është mbajtur protesta në rrugën te kisha janë arrestuar pesë persona, katër prej tyre për pengim personave zyrtar në kryerje të detyrës, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari tjetër është arrestuar sepse i njëjti ka dëmtuar automjetin e kompanisë bartëse dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor”, tha Podrimja.

 

Lirimi i Azem Sylës, Prokuroria Speciale neglizhoi paraqitjen e kërkesës për arrestin

Periskopi.com Lajme

Disa orë pasi është liruar nga paraburgimi KALLXO.com mëson se Prokuroria Speciale nuk e kishte fare idenë që Azem Syla ishte liruar nga arresti shtëpiak. Madje lajmi për lirimin ishte marrë nga mediat.

Prokurori Abdurrahim Islami i cili ishte duke e përfaqësuar rastin ka dalë në pension javën e kaluar ndërsa lënda ende nuk i është caktuar një prokurori të ri. Në mungesë të një prokurori gjykata të premtën nuk ka pasë kërkesë nga Prokuroria Speciale për ta vazhduar masën e arrestit për Sylën.

Kryeprokurori i speciales, Reshat Millaku i ka thënë KALLXO.com, se për lirimin e Sylës ka kuptuar nga mediat. “Unë nuk kam ditur që masa i skadon, lajmin e kuptova mbrëmë nga mediat. Lëndën e ka pasë Abdurrahimi po ai tash ka dalë në pension” ka thënë Millaku. Ai ka shtuar se për një javë prokuroria nuk ka caktuar prokurorin ne ri i cili do të merret me rastin ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë që të ankohen ndaj vendimit për lirim. “ Kur ta marrim vendimin do e shohim a do paraqesim ankesë apo jo” ka thënë Millaku.

Azem Syla është liruar dje nga masa e arrestit shtëpiak me vendim të Gjykatës së Prishtinës. Kryetarja e Gjykatës Afërdita Bytyqi ka sqaruar se vendimi i gjykatësit ka ardhur për shkak se prokuroria nuk kishte kërkuar vazhdimin e masës.

Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria Speciale më 25 tetor 2016  ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitos, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

 

 

Prokuroria Speciale e painformuar për lirimin e Azem Sylës

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi sot Azem Sylën, ish deputetin e PDK-së, nga arresti shtëpiak me arsyetimin se prokurori i rastit nuk ka kërkuar zgjatje të masës së sigurisë.

Por në Prokurorinë Speciale nuk janë të informuar për zhvillimet në këtë rast.

Sylë Hoxha, përgjegjës për komunikim me media në Prokurorinë Speciale të Kosovës, tha për KALLXO.com se nuk është në dieni për këtë rast.

“Nuk di asgjë pasi që nuk jam prokuror i rastit… Nëse do të kisha qenë në zyrëe kisha marrë vesh se çka ka ndodhur”, tha Hoxha.

Prokurori që ka ngritur aktakuzën në rastin ‘Toka’ për të cilin akuzohen Azem Syla dhe mbi 50 të dyshuar të tjerë, është Avdurrahim Islami i cili bëhet e ditur se është pensionuar javën e kaluar.

Më herët, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi tha se Syla është liruar sepse “prokuroria nuk ka bërë propozim për zgjatjen e masës së arrestit shtëpiak”.

“Kësisoj, ai nuk ka më asnjë masë (të sigurisë)”, tha Bytyqi.

Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria Speciale më 25 tetor 2016  ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitos, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

KALLXO.com siguroi edhe aktakuzën prej 264 faqeve ndaj Sylës dhe të tjerëve. Po ashtu ka sjellë pamje ekskluzive nga operacioni për arrestimin e të dyshuarve për rastin e njohur si pronat.

Në mesin e shtëpive të bastisura ishte edhe ajo e tashmë ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla.

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktakuzën ndaj grupit të akuzuar në Rastin “Toka”.

 

Lirohet polici që dyshohet ta ketë rrahur bashkëshorten

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka liruar policin i cili ditë më parë ishte arrestuar nën dyshimin se e kishte rrahur bashkëshorten e tij, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar kryeprokurori, Imer Beka, i cili po ashtu ka thënë se prokurori e ka vlerësuar se nuk ka arsye për të kërkuar që i dyshuari të mbahet në paraburgim.

“Ka biseduar me ta dhe procedura penale do të zhvillohet normal”, ka thënë ai.

Sipas Imerit, pasi që ka biseduar me familjen, prokurori e ka vlerësuar se nuk ka rrezik që ky rast të përsëritet.

“E ka lënë në procedurë të rregullt sepse nuk ka parë rrezik që ka për t’u përsëritur”.

“Prokurori ka vlerësuar që nuk ka arsye për të bërë kërkesë për ta mbajtur në paraburgim”.

Reagon Zekiri për lirimin e sulmuesit të Ziadin Selës: I njohim mirë ata që e shpëtuan

Periskopi.com Lajme

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri në rrjetin e tij social ka akuzuar ata që shiten si heronj, dhe se ia kanë shpëtuar jetën Ziadin Selës, pasi sipas tij i njohin ata që e kanë ndihmaur vërtet Ziadin Selën dhe deputetë e tjerë.

“Shume heroj na dolen pas beteje, paramendoni i ngriten ne qiell disa epror te policise qe paskan shpetuar kete apo ate. O njerez ata bashke me kolege tjere ne MPB duhet te japin llogari pse nuk e parandaluan dhunen e jo te na paraqiten si hero tani.

I njohim mire kush ne te vertet ka ndihmuar edhe Ziadin Selen edhe deputet tjere, jane police te sinqert e me zemer, por jo edhe eproret qe tani na shiten neper fb e portale se na qenkan heronje!”, shkruan Muhamed Zekiri në fb.

‘Kthehen shkijet n’arkivole, nuk ka gjyq që më gjykon’ (Video)

Periskopi.com Lajme

Nëse e keni harruar, ua kujtojmë këngën e kushtuar komandantit Ramush Haradinaj.

Në kohën kur ai për të dytën herë u gjykua në Hagë, këngëtari Gold AG ia kushtuar një këngë atij.

Një këngë me një tekst goxha patriotike por edhe me fjalë ofenduese për serbët, për shkak të akuzave dhe krimeve që ata kanë bërë në Kosovë, transmeton Periskopi

Haradinaj është liruar më 27 prill, pas një urdhër-arresti nga Serbia, e që u ndalu nga drejtësia franceze që katër muaj.

Tekstin dhe videon mund t’i shihni më poshtë:

 

Ju qoj t’fala n’Shqiptari se ska qka m’ban mu TRIBUNALI

Se apet KOSOVEN teme e mbroj me gjak e nuk e fali

Se jom bir i kti veni luftoj kur m’thirr vatani

Gueril jom si Enveri si Shkelzeni e Luani

M’rriti kulla me KANUN jom djal prej DUGAGJINI

Na e lan t’part ni amanet pej shkive nuk na tremet syni

Ni pushk e maj n’dor se zemra don liri

Zoti m’fali si SHQIPTAR e kjo tok quhet SHQIPNI

Nale turrin o dushman se kom me veti ni DEQAN

Kthehen shkijet n’arkivola nisja kanges GLLOGJAN

Jom PRIZREN dhe GJAKOVË e kom PEJËN me RUGOV

MITROVICA osht e jona ta jap besen oj KOSOVË

E kom rrugen per MORIN armatim e kam TROPOJËN

Thuj armiqve ” MIR SE VIN ” se me BARUT ja mushi gojen

Ni allti e ni sharki hala n dor e ka SHQIPTARI

Cofni shkije n’Beograd se HARADINAJ o ktu pari

 

Reff:[2x]

Jooo nuk ka gjyq qe m gjykon

Me prit o vendi im

Se n’zemer po me vlon

NI KOSOVË ME DUGAGJIN

 

N’ket jet mat mire a ka se me ra per venin ton

Kom me veti t’ri e t’reja jena bashk ni bataljon

Vjen LLAPI me GOLLAK e DRENICA me REQAK

Qohet SHKUPI E LUGINA me GILAN e KARADAK

Pi TETOVE e n’BOLETIN e kem ni komb e ni qendrim

Knojn trimat naper male nuk jetohet n’okupim

I kom gjall more Armik me PASHTRIK e KAQANIK

ILIRIDA qohet n’kam jom SHQIPTAR dej n’SELANIK

Kto fjal qe i thom mos i harro pash mu o vlla

Dije djemt e DUGAGJINIT nuk e dojn jeten me shka

E boj SHIPNIN NATYRALE se kerkun se du kufinin

Nese vdes mos um kaj amanet po jav la gjinin

SHQIPONJA n’zemer jeton mrena naper gjak

KUQ E ZI SHIPTAR me emer si me dek se mdoket pak

Nese mes pa armantim dije plum e boj gurin

AMANET TA LO KOSOV RUMA GJUHËN E FLAMURIN

 

Reff:[5x]

Jooo Nuk ka gjyq qe m’gjykon

Me prit o Vendi im

Se n’zemer po me vlon

Ni Kosove e Dukagjin

AAK: Nesër vendimi përfundimtar për Haradinajn

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, në një prononcim nga Franca për KALLXO.com tha se kjo parti pret një vendim pozitiv nesër.

Periskopi.com Lajme

Nesër pritet që të merret vendimi për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili që nga 4 janari po mbahet në Francë, ku është ndaluar në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga shteti serb.

Një vendim i tillë ishte pritur të merrej në mars por ishte shtyrë për 6 prill për shkak se Serbia kishte ofruar prova të reja në synimin për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së, të cilin e akuzon për krime lufte.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, në një prononcim nga Franca për KALLXO.com tha se AAK pret një vendim pozitiv nesër.

“Ajo çka presim ne është që përgjigja të jetë pozitive dhe Haradinaj të jetë i lirë në punën e tij dhe të kthehet në Kosovë”, tha Nitaj.

Ai për KALLXO.com ka sqaruar situatën e nesërme. Sipas tij nesër duhet të përfundohet e gjithë kjo procedurë.

“Seanca e nesërme është seancë përfundimtare, fjala e prokurorisë dhe palës mbrojtëse. Tash gjithçka varet nga trupi gjykues nëse do ta shpallë vendimin nesër apo do ta shpallë vendimin pas një kohe të caktuar, por ajo çka mund të them unë është që shqyrtimi I krejt lëndëve dhe materialeve përfundon nesër”, tha Nitaj,

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë gjatë ditës edhe me avokatin e Haradinajt, Arianit Kocin, por nuk ka arritur.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar të këtij viti nga autoritetet franceze. Me kërkesë të grupit parlamentar të AAK-së, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë seancën që ishte paraparë të mbahej nesër për shkak të seancës së Haradinajt.

Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute ka pezulluar bisedimet me Serbinë, deri në lirimin e plotë të Haradinajt.

Që nga dita e arrestimit e deri më sot në shumë qytete të Kosovës por edhe në Evropë janë zhvilluar protesta, ku është kërkuar lirimi i Ramush Haradinajt.

Hardinaj ishte arrestuar edhe në 2015 nga autoritet sllovene por që procedura e lirimit të tij kishte zgjatur shumë pak kohë.

Lirimi i Ramush Haradinajt

Si për ironi, sot 9 vite më parë, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kishte festë. Me të edhe e gjithë Kosova.

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm më 3 prill të vitit 2008 nga trupi gjykues, por ndaj tij, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, me kërkesë të prokurorisë së Tribunalit, Gjykata ka ngritur kallzim penal për gjykim të pjesshëm.

Haradinaj ishte vetëdorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në mars të 2005-të dhe është liruar më 3 Prill 2008, për mungesë provash.

Në Korrik të vitit 2010 ai u ndal prapë në Hagë për rigjykim të pjesshëm, pas ankesës së prokurorisë lidhur me vendimin e 3 prillit 2008 për lirimin e Ramush Haradinajt, raporton Periskopi

Në shkurt të vitit 2011 Haradinaj ka dorëzuar imunitetin e tij si parlamentar i Kosovës për t’iu nënshtruar gjykimit të Gjykatës së Hagës.

Ai mbahej në Hagë nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në krime lufte në Kosovë në vitin 1998.

Pas krejt këtyre, në fund të vitit 2012, Gjykata e Hagës ka shpallur si të pafajshëm ish- kryeministrin e Kosovës.

Por, aktualisht, Haradinaj ndodhet në Francë. Është i liruar më kusht dhe gjykimi i tij po vazhdon, ku pritët që pas tri ditësh të ketë seancën e radhës.

Gjykata e Apelit në qytetin Colmar të Francës lindore e liroi me kusht ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i arrestuar më 4 janar në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet serbe.

Lirimi me kusht ia kufizon lëvizjet zotit Haradinaj të cilit i është marrë pasaporta. Ai duhet të qëndrojë në Francë dhe të paraqitet dy herë në javë në polici, në pritje të shqyrtimit të kërkesës serbe për ekstradimin e tij në Serbi.

Autoritetet serbe u kanë dorëzuar organeve franceze të drejtësisë kërkesën për ekstradimin e ish kryeministrit Haradinaj, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte./Periskopi.com

Kadaj-Bujupi ankohet në sjelljet e prokurores, e quan të pakuptimtë arrestimin e saj

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj Bujupi pas marrjes në pyetje në Gjykatën Themelore në Prishtinë është liruar.

Periskopi.com Lajme

Kadaj – Bujupi, tha të jetë marrë në pyetje nga prokuroria lidhur me rastin e 1 shtatorit të vitit të kaluar, kur ishin ndaluar nga policia në hollin e kuvendit pasi që dyshohej se u ishte gjetur sprej.

Ajo është ankuar në sjelljet e prokurores, e cila sipas deputetes, nuk ia ka lexuar të drejtat e saj dhe nuk i ka dhënë të drejtën për t’u mbrojtur me avokat.

Gjithashtu ajo e ka quajtur të pakuptimtë arrestimin e saj, pasi që kur ishte arrestuar më 1 shtator kishte qëndruar në paraburgim për 48 orë dhe as nuk ishte marrë në pyetje. Deputetja e Vetëvendosjes, u arrestua gjatë ditës në kufi me Maqedoninë.

Hoxhaj thotë se Nehat Thaqi pati qëndrim dinjitoz në burg

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se në bazë të informatave që ka pasur këto ditë për zyrtarin policor Nehat Thaqi, gjendja e tij psikike është mirë. Ai tha se Thaqi ka qëndruar dinjitoz gjatë kohës që ishte në arrest.

Periskopi.com Lajme

“Që nga dita e arrestimit të nënkolonelit, Nehat Thaçi më 29 shtator e deri në ditën e sotme kemi përcjell në baza ditore çdo zhvillim e sot kemi marrë një konfirmim që është liruar”, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“Kemi përcjell shumë nota të protestës, që të ushtrojnë presion mbi Serbinë që Thaçi t’i kthehet familjes së tij. Si rezultat i partnerëve tanë ndërkombëtar dhe përpjekjeve tona si diplomaci e Kosovës që të mbrojmë interesin e çdo qytetari, ai ka arritur të lirohet”.

Hoxhaj ka thënë se Thaçi është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ne kemi pasur pothuajse komunikim ditor, veçse ambasadori jonë nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, e ka vizituar shpesh e gjendja e tij shëndetësore ka qenë e mirë. Për të tjerat ai mund të flas pasi të kthehet në Prishtinë. Pasi ajo që është e rëndësishme është që t’i kthehet familjes”.

Sipas tij, politika e Serbisë nuk ka ndryshuar shumë.

“Kjo fushatë e Serbisë, që të krijojë një frikë, për neve është e papranueshme dhe do të bëjmë përpjekje që të ushtrojmë presion. Kjo është një politikë e përndejkjeve që e ushtron shteti serb, që nuk ka ndryshuar shumë. Ne jemi shtet sovran dhe i pavarur dhe do ta mbrojmë secilin individ dhe do ta mbrojmë që të kenë kujdes kur udhëtojnë në Serbi”.

“Ne nuk duam që prej rasteve të veçanta të marrim vendime të përgjithshme. Jo vetëm dialogut, por mund të dëmtojnë dhe kredibilitetin e një shtetit të ri, që krahas mbrojtjes së qytetarëve ne bëjmë përpjekje që të ruajmë edhe prestigjin”.