Lista Serbe kërkon shkarkimin e Nenad Rashiqit

Periskopi.com Lajme

Lista Serbe kërkon shkarkimin e Nenad Rashiqit i cili sipas tyre  akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga funksioni i drejtorit të zyrës për komunitete.

“Lista Serbe pohon që me shkarkimin e Nenad Rashiqit, Kurti ka mundësi që në praktik të demonstrojë luftën kundër korrupcionit dhe kriminalitetit ndaj njerëzve të cilët i ka emëruar ekskluzivisht siç besojmë në thellësisht për inati ndaj popullit serbë dhe Listës Serbe”, thuhet ne komunikaten e Listes Serbe.

 

 

“Lista Serbe deklaron se ngritja e aktakuzës nga ana e prokurorisë speciale lidhur me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare kërkon reagim të shpejtë të institucioneve përkatëse e veçanarishtë kërkon nga Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti i cili në porosit e tija politike shumë herë ka deklaruar se kurrë nuk do të lejojë që në kabinetin e tij të ketë njerëz që dyshohen për korrupsion dhe që të tillët kurrë nuk do t’i emerojë në çfardo pozite”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, shkruan portali Kosovonline.

Lista Serbe politizon me koronavirusin: Kosova do ta okupojë veriun nën arsyetimin për t’i mbrojtur qytetarët

Periskopi.com Lajme

Lista Serbe thekson se Prishtina po përpiqet të vendosë forcat në veri të Kosovës sipas tyre “nën pretekstin e mbrojtjes së qytetarëve, me qëllimin e okupimit të heshtur të komunave serbe”.

LS thekson se “përkundër të kuptuarit të situatës së re përreth pandemisë së koronavirusit, ajo me vendosmëri kundërshton qëllimin e fshehtë të Prishtinës për të vendosur forcat ushtarake në veri”, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Thaçi takon edhe përfaqësuesit e Listës Serbe

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vazhdën e takimeve të sotme, ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Në këtë takim po merr pjesë Dalibor Jevtiq dhe Slavko Simiq.

Para këtij takimi, presidenti ka takuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa, Kadri Veselin nga PDK, Ramush Haradinajn nga AAK, dhe Fatmir Limajn nga Nisma.

Mirëpo në takim presidentit nuk i shkoi kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Zyra e Presidentit në një përgjigje për media ka sqaruar se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes, e kishte konfirmuar takimin e sotëm me presidentin Thaçi në orën 13:00.

Ky takim, sipas Zyrës së Presidentit, është anuluar pak minuta para orës 13:00.

Me dy këmbë në përdhosje të Kosovës: Deputeti i Srpskas emërohet anëtar i strukturave paralele

Periskopi.com Lajme

Ndërsa Qeveria Kurti po provon që ta bindë Serbinë që të ulet në tavolinë bisedimesh, kjo e fundit vazhdon me veprime destruktive duke konsoliduar strukturat e saj paralele. Më 27 shkurt, del se Qeveria e Beogradit ka emëruar Branislav Nikoliqin si anëtar të Organit të Përkohshëm të Komunës së Shtërpcës.

Ky emërim ka ardhur më anë të një vendimi të lëshuar nga Qeveria e Serbisë.

“Vendimi mbi arsimin e Organeve të Përkohshme në komunat e territorit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Qeveria merr vendim për shkarkimin e anëtarit të organit të Përkohshëm të Komunës së Shtërpcës, ku shkarkohet Mirosllav Gjorgjeviq nga detyra dhe emërohet Branislav Nokoliq anëtar i këtij organi”, thuhet në këtë dokument të siguruar nga Gazeta Insajderi.

Branislav Nikoliq, ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme të cilat ia kanë siguruar një ulëse në Kuvendit e Kosovës. Kësisoj, deputeti i Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë që Lista Serbe, pjesë e së cilës është Nikoliq, është pranuar nga kryeministri Kurti në qeverinë e tij përkundër premtimeve se nuk do ta bënte një gjë të tillë. Madje, Lista Serbe ka në Qeverinë Kurti dy ministra nga radhët e saj, z.Ivan Milojeviq dhe z.Dalibor Jevtiq.

Ende nuk ka asnjë koment nga Qeveria Kurti për një veprim të tillë nga ana e Listës Serbe. /Periskopi

Raportet Kosovë-Serbi përcaktuese të rolit të Listës Serbe

Periskopi.com Lajme

Lista Serbe është subjekti i vetëm politik, i cili përmes dhjetë ulëseve në Kuvendin e Kosovës dhe dy ministrive në Qeverinë e Kosovës, do të përfaqësojë komunitetin serb të Kosovës në institucionet e larta të vendit, por pa ndonjë fuqi për të ndikuar në politikat e qeverisë aktuale, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Përderisa në mandatin e kaluar legjislativ, Lista Serbe kishte braktisur shumicën dhe kishte kaluar në opozitë, ajo kishte mbajtur pozitat e zëvendëskryeministrit dhe dy ministrave në ekzekutiv.

Në mandatin aktual, Lista Serbe nuk është pjesë e koalicionit qeverisës, por bazuar në kërkesat kushtetuese ajo ka marrë dy nga 15 ministritë në qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë që roli i Listës Serbe, qoftë për krijimin e qeverisë kaluar të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, qoftë për krijimin e qeverisë së tanishme të kryeministrit Kurti, ka qenë konstruktiv, pavarësisht perceptimit negativ të krijuar në opinion. Sipas tij, Lista Serbe i mbron interesat e komunitetit serb në Kosovë dhe pavarësisht qëndrimit të saj të hapur kundër pavarësisë së Kosovës, ky subjekt politik e pranon realitetin ekzistues në vend.

“E keqja është se edhe herën e fundit, për atë se a do të marrë pjesë ose jo (Lista Serbe) në Qeverinë e Kosovës, komunikatën ose lajmin e dha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq. Do të thotë, Lista Serbe tregon se e zbaton politikën e Beogradit në Kosovë, që duket një lloj absurdi sepse është politikë e një shteti tjetër në një shtet tjetër. Mirëpo, pikërisht edhe Kosova po bisedon me Beogradin në Bruksel për rregullimin e çështjeve të brendshme në shumë fusha, duke përfshirë edhe të drejtat e komunitetit serb në Kosovë”, tha Tahiri.

Njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që roli i Listës Serbe në institucionet e Kosovës deri më tash ka qenë i varur kryesisht nga ajo se çfarë sinjalesh ka marrë nga Beogradi zyrtar. Por, sipas tij, marrë parasysh presionet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, që po i bëhen Prishtinës zyrtare për të larguar tarifën prej 100 për qind për prodhimet e Serbisë, por edhe sinjalet që pas heqjes eventuale të kësaj takse presioni do të bie mbi Beogradin zyrtar për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, roli i Listës Serbe do të përshtatet në përputhje me rrethanat, në të cilat do të jetë vetë Beogradi.

“Çfarëdo që të jetë politika dhe çfarëdo që të jetë presioni mbi (presidentin e Serbisë, Aleksandar) Vuçiqin, ashtu do të sillet edhe Lista Serbe. Kjo e fundit nuk do të funksionojë e pavarur. Lista Serbe nuk është e aftë që të sjellë vetë vendime, prandaj roli i saj në Qeverinë e Kosovës do të varet në shumëçka, sikurse edhe deri më tash, se si do t’i marrin sinjalet nga Beogradi. Mendoj që në periudhën e ardhshme do të sillen vendime mjaft të rëndësishme, por Lista Serbe do të jetë mbështetëse vetëm për atë që e thotë Beogradi”, tha Nojkiq.

Zyrtarët e Listës Serbe, të cilët Radio Evropa e Lirë është përpjekur t’i kontaktojë për të marrë mendimin lidhur me rolin e tyre në institucionet e larta, nuk kanë qenë të qasshëm.

Politologu Tahiri shpreh mendimin që Lista Serbe do të vazhdojë punën në kuvend, por edhe në qeveri, përmes dy ministrive, ku do të merret me shpenzimin e buxhetit të paraparë për to dhe me projektet e caktuar, si dheme punësimin e stafit të tyre.

“Do të thotë, janë administratë, sido administratë tjetër, por pa ndonjë fuqi politike që do të ndikonte në avancimin ose në realizimin e të drejtave të komunitetit apo në përparimin e Kosovës në proceset demokratike”, u shpreh Tahiri.

Por, Nojkiq vlerëson që Lista Serbe do të pranojë, që dy ministrat e saj të punojnë si një ekip me kabinetin e ministrave të qeverisë së kryeministrit Kurti, për realizimin e programit qeverisës, në rast se këtë ua kërkon Beogradi zyrtar.

“Mendoj që Lista Serbe do ta pranojë këtë, por e gjithë kjo varet nga ajo se a do të hiqet tarifa ndaj mallrave të Serbisë. Në qoftë se kjo ndodhë, Lista Serbe do t’i pranojë të gjitha, sepse një urdhër të tillë do ta marrë nga Beogradi”, vlerësoi Nojkiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë që prania e Listës Serbe ne Qeverinë e Kosovës është kërkesë kushtetuese, por ajo nuk është pjesë e koalicionit qeverisës. Megjithatë, ai ka theksuar se pret që i gjithë kabineti qeveritar të funksionojë si një ekip i vetëm dhe me një program qeverisës, si dhe ka shfaqur shpresën që edhe Lista Serbe, të veprojë në kuadër të këtij programi, për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve në Kosovë, e sidomos të atyre të komunitetit serb, votat e të cilëve i ka marrë Lista Serbe.

Lista Serbe: Rada Trajkoviq do të bëhet zëdhënëse e Albin Kurtit

Periskopi.com Lajme

Deklarimet e politikanes serbe Rada Trajkoviq se Serbia ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës të premten në Mynih kur ka pranuar të nënshkruajë dy marrëveshjet për hekurudhë dhe autostradë kanë nxitur reagimet e Listës Serbe.

Sipas kësaj partie, po shihet hapur që Trajkoviq tashmë është e gatshme ta luaj zëdhënësen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk u desh shumë kohë që Rada të konfirmonte parashikimet tona se ajo po i bënte deklarata të tilla që Kurti ta marrë atë si zëdhënëse”, thuhet në reagimin e ‘Srpskas’, shkruan Express.

Partia që drejtohet nga Goran Rakiq thonë se Rada do ta ketë mundësinë që ta presë bashkë me Kurtin 17 shkurtin.

Kurti thotë se nuk e di çka ka thënë në të kaluarën për Listën Serbe

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë zgjedhjeve dhe pas tyre thoshte me zë të lartë që nuk formojnë Qeveri me Listën e Serbe, sot nuk e di se çka kishte deklaruar për ta, transmeton Periskopi.

I pyetur në Rubikon për deklaratat e para disa javëve, Kurti thotë se nuk di gjë.

‘’Nuk e di çka kam thënë. Kjo nuk ësht e thënë që paraqet naj transformim’’, ka thënë ai.

Tutje Kurti tash arsyeton rolin e Listës Serbe në Qeverinë e tij.

‘’ Prej 8 pikave që i kemi paraqitur në Qeveri, për asnjërën nuk votuan kundër. Unë e di se ku janë formuar ata. Lista Serbe është produkt I marrëveshjes Thaci-Dacic. Kjo nuk do të thotë që unë po i fajësoj, por sot pas takimeve që i kemi pasur, ka shpresë për  ndryshim. Natyrisht a është kjo Qevceria ideale që e kam dashur, jo e as zgjidhja ideale’’.

Kurti dikur i quante edhe çetnikë, e tash thotë se nuk i quan ashtu.

‘’ Unë nuk po i quaj tash qetnikë, vecse kur i  kam quajtur ashtu ka pasë vendime konkrete e qëndrime konkrete në Qeverinë e kaluar kur kanë ndodhur’’/PERISKOPI/

 

Lista Serbe reagon pas ndalimit të ekipit “Sloga”: Po vazhdon politika e vjetër anti-serbe në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Lista Serbe ka reaguar pas moslejimit të hyrjes në Kosovë të ekipit të basketbollit nga Serbia “Sloga” gjatë ditës së djeshme.

Sipas LS-së “kjo ndalesë është bërë me vlerësimin se ishte një vazhdim i praktikës së motivuar politikisht të qeverisë së mëparshme në Prishtinë, gjë që i pengoi të rinjtë serb të praktikojnë sporte”.

“Populli serb pret që qeveria e sapokrijuar në Prishtinë të shfuqizojë të gjitha vendimet e paraardhësve të saj që rrezikojnë jetën normale të të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe ndaj të cilëve po bëhet segregacion klasik ndaj qytetarëve në baza kombëtare”, thuhet në një deklaratë të kësaj liste, raporton Tanjug.

Ekipit të basketbollit nga Serbia “Sloga”, të dielën i është ndaluar hyrja në Kosovë pasi nuk ka pasur leje nga autoritetet kosovare.

Pse serbët pranuan të futen në Qeverinë Kurti?

Periskopi.com Lajme

Albin Kurti mori zyrtarisht tanimë postin e kryeministrit të Kosovës, pas më shumë se 15 vitesh në opozitë. Por sfidat e qeverisë së re do të jenë të mëdha. Në qeveri ka dhe dy ministra serbë.

Kurti ka shkelur në fillim të mandatit të paktën dy premtime – qeveria ka 15 e jo 12 ministri, ndërsa në kabinetin qeveritar ka dy ministra të Listës Serbe dhe jo asnjë. Premtimi i parë është shkelur për shkak të koalicionit me LDK, ndërsa motivi për shkeljen e premtimit të dytë, siç thonë bashkëbiseduesit e Deutsche Welles, ka të bëjë me shkaqe të tjera.

Përballja me realitetin

„Nuk më befason zgjedhja e dy serbëve në kabinetin qeveritar nga Lista Serbe, sepse Kurti kërkon legalitet dhe legjitimitet të kabinetit qeveritar, për të promovuar edhe Kushtetutën e Kosovës”, thotë për DW, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë dhe ish-deputetja, Rada Trajkoviq. Ajo mendon se viktima më e madhe e këtij vendimi do të jetë demokratizimi i bashkësisë etnike serbe në Kosovë.

Jeta Loshaj nga Këshilli për Qeverisje Përfshirëse thotë, se Kurti ka dhënë shumë premtime, por tani po përballet me realitetin politik. „E ka kuptuar se Kushtetuta e obligon që në qeveri të ketë përfaqësuesit e Listës, si subjekti, i cili ka fituar më së shumti vota në zgjedhje. Në këtë mënyrë Kurti ka treguar pjekuri politike dhe respekton Kushtetuën”, thotë Loshaj për DW.

Dialogu me Serbinë, sipas parimit të reciprocitetit deri në njohjen e Kosovës si shtet, ngritja e aktakuzës ndaj Serbisë për krime, futja e obligimit të shërbimit ushtarak…. janë vetëm disa nga premtimet e Kurtit që janë në kundërshtim me qëndrimet e përfaqësuesve të serbëve në kabinetin qeveritar. Por Trajkoviq mendon se ministrat serbë nuk do të mund të pengojnë planet e Kurtit. Pengesë shumë më e madhe do të jetë opozita e krahut të luftës, e cila në ditën e zgjedhjes së qeverisë është dëshmuar si shumë e ashpër në kritika.

„Kurti me zgjedhjen e dy ministrave serbë lehtëson pozitën e vet. Ata nuk do të paraqesin asnjë problem për realizimin e premtimeve të dhëna. Ministrat serbë kanë në krye të organizatës së tyre politike një njeri, i cili ikën nga drejtësia, ndaj veprimi i tyre shkon në shërbim të fshehjes së vërtetës në lidhje me procesin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për shkak të së cilit ata mund të humbin kredibilitetin në tërësi“, shton Trajkoviq.

Ndërsa Loshaj e sheh futjen e ministrave serbë në kabinetin Kurti si një shenjë të pragmatizmit të kryeministrit të ri, por edhe si shenjë e vendosmërisë së Kurtit për fillimin e një dialogu të brendshëm me serbët e Kosovës.

Vuçiqi do të pajtohet

Votimit për kabinetin e qeverisë Kurti i ka paraprirë një debat shumë i gjatë për ofendimet e Kurtit në llogari të serbëve, duke i quajtur ata edhe “çetnikë”, apo koalicion me “Vuçiqin dhe Radoçiqin”, nënkryetarin e Listës Serbe, për të cilin autoritetet e Kosovës thonë, se ka lidhje me vrasjen e Ivanoviqit.

Trajkoviq mendon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është tepër i interesuar t’i kundërvihet politikës së Kurtit. „Presidenti i Serbisë Vuçiq do të kërkojë alibi për pranimin e shumë synimeve të Kurtit, pasi ka pranuar të ketë dy ministra në qeveri. Çdo ditë shohim një lloj kriminalizimi në logjistikën e shtetit dhe afera të shumta të shtetit të Serbisë dhe familjes së Vuçiqit“, thotë Trajkoviq, duke shtuar se serbët e Kosovës do të jenë sërish një “monedhë për kusur”, për politikën e Serbisë.

Redaktori i Radio Gorazhdevac, Dimitrijeviq, mendon se “Lista Serbe kësaj radhe nuk do të ketë pushtet aq të madh, sepse qeveria e tanishme nuk varet nga votat e saj”. Dimitrijeviq mendon se ministrat dhe deputetët serbë nuk do të përpiqen të pengojnë shumë punën e qeverisë. Ndërsa faktin që deputetët serbë kanë abstinuar dhe nuk e kanë votuar kabinetin e ri qeveritar, Loshaj e sheh si një pjesë të taktikës së veprimit. Deputetët serbë do të përpiqen të mbrojnë interesat e tyre, por në radhë të parë agjendën e përcaktuar nga Beogradi./DW

U vonuan, deputetët e Listës Serbe hyjnë në seancë

Periskopi.com Lajme

Deputetët nga Lista Serbe sapo kanë arritur në seancën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet për formimin e qeverisë Kurti.

Ata hynë në sallë teksa Albin Kurti, kandidati për kryeministër, kishte filluar të mbante fjalim para të pranishmëve.

 

Kjo është gruaja që mundi të gjithë në Listën Serbe e që mund të bëhet ministre e Kurtit

Periskopi.com Lajme

Lista Serbe [Srpska Lista] vazhdon të jetë partia politike më destruktive në Kosovë dhe për më keq, në zgjedhjet e 6 tetorit vetëm sa u fuqizua duke i fituar mbi 95 për qind të votave nga komuniteti serb. Sidoqoftë, Albin Kurti ka hequr dorë nga qëndrimi i mëparshëm për të bojkotuar këtë parti dhe tashmë qeveria e tij, ashtu si qeveritë e mëparshme të shqiptarëve, janë në dorën e kësaj partie.

Dje u bë e ditur se Beogradi iu kishte dhënë direktiva të reja kësaj partie përkundër takimeve që kishin mbajtur me mandatarin për formimin e qeverisë së re, z.Kurti.

Në Beograd, u deklarua se kjo parti politike nuk do ta votonte qeverinë Kurti edhe pse do t’i merrte dy ministri në qeverinë e re të Republikës së Kosovës, shkruan Periskopi.

Edhe pse dihet që Lista Serbe në të vërtetë udhëhiqet nga Qeveria në Beograd dhe presidenti Aleksandër Vuçiq, e po ashtu nga Marko Gjuriq si drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë, këto zgjedhje prodhuan rezultate mjaft të çuditshme.

Një grua doli si kandidatja më e votuar për deputete nga Lista Serbe. Emri i saj ishte Jasmina Dediq dhe e cila i fitoi 19 mijë e 664 vota. Ajo pasohej nga Milosh Peroviq (17 207 vota) dhe nga Verica Çeraniq (17 006 vota) duke lënë shumë prapa Igor Simiqin, Ivan Todosijeviqin dhe Slavko Simiqin.

Pikërisht znj.Dediq mund të jetë ministre në Qeverinë Kurti marrë parasysh rezultatin zgjedhor.

Por, siç mori vesh mbrëmë Periskopi, Lista Serbe ka vënë kushte madje edhe për thjesht pjesëmarrjen në Qeverinë Kurti. Mos-pjesëmarrja e tyre do të ishte problematike për qeverinë e re duke qenë se qeveria e Kosovës sipas Kushtetutës duhet të ofrojë pozita ministrore për pakicën serbe dhe pakicat joserbe./Periskopi

A do të jetë sot Lista Serbe në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar të dielën në Beograd pas konsultimeve me Qeverinë e Serbisë së subjekti politik që ai përfaqëson është ftuar vetëm njëherë në konsultime për Qeverinë e re të Kosovës.

“Kemi mësuar nga mediat se është arritur njëfarë koalicioni dhe kemi vendosur të mos e përkrahim atë qeveri ngase i besojmë vetëm Beogradit”, ka thënë Rakiq, pas takimit me kryeministren serbe Ana Bërnabiq dhe shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Ky i fundit tha se Lista Serbe do të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, pavarësisht se nuk do ta mbështesë qeverinë.

“Nuk ka kushte që Lista Serbe ta votojë qeverinë e re, por do të marrë pjesë në institucione dhe do ta përmbushë mandatin e vet”, ka thënë Gjuriq. Megjithatë, nuk dihet nëse sot ka ndryshuar ky disponim.

Lista Serbe është subjekti më i madh politik që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar të dielën marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës në Kosovë.

Më 3 shkurt, në seancën plenare të thirrur nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, pritet të votohet për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, të udhëhequr nga LVV-ja dhe LDK-ja.

 

Qeveria Kurti në rrezik: Lista Serbe merr direktiva të reja nga Beogradi

Periskopi.com Lajme

Megjithëse mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, i plotësoi kushtet e kërkuara nga Lista Serbe për dy ministri në kuadër të kabintetit të tij qeveritar dhe megjithëse nuk i bojkotoi takimet me ta, një e papritur duket se po ndodh.

Burime të Periskopit të afërta me një zyrtar të lartë të LDK-së kanë bërë të ditur se ekziston frika që Lista Serbe të prish marrëveshjen qeveritare dhe që Qeveria Kurti të dështojë.

Zyrtari i lartë i partisë që drejtohet nga Mustafa ka qenë një ndër negociatorët kryesorë për finalizimin e marrëveshjes me Vetëvendosjen, por i cili tashmë druhet se gjithçka mund të përfundojë në një dështim, shkruan Periskopi.

Mos-prania e Listës Serbe në Qeverinë Kurti do t’i mundësonte kësaj partie që ta dërgonte qeverinë e Albin Kurtit në Gjykatën Kushtetuese, e në të cilën të merrte një vendim që do të shpallte si anti-kushtetuese atë.

Këtë gjë e kanë pranuar më herët edhe zyrtarët e VV-së të cilët duke u justifikuar për takimet me zyrtarët e Listës Serbe dhe për përfshirjen e saj në qeveri – pavarësisht premtimeve – kishin thënë se një gjë e tillë ishte “obligim kushtetues”.

Gjërat do të ndërronin nëse Lista Serbe nuk do t’i fitonte të gjitha ulëset e rezervuara në Kuvend për komunitetin serb.

Por, dy koalicionet e tjera, SLS dhe Sloboda morën më pak se 5 për qind të votave të komunitetit serb në një debakël të tmerrshëm ku Lista Serbe i fitoi mbi 95 për qind të votave nga ky komunitet.

Burimet tona nuk kanë treguar se për çfarë arsyesh po ndodh refuzimi nga Lista Serbe.

Marrë në konsideratë të kaluarën, mund të aludohet se kjo ka të bëj me direktiva të reja nga shteti serb në të cilin do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në muajin prill. /Periskopi/

Nga 12 në 15: Si e nënshtroi Lista Serbe Albin Kurtin dhe u bë më e fuqishme se kurrë në Qeverinë e Kosovës?

Periskopi.com Lajme

 

Qeveria Kurti do t’i ketë pesëmbëdhjetë ministri e jo dymbëdhjetë siç kishte qenë marrëveshja fillestare mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

As Vetëvendosje e as LDK ishin shprehur plotësisht të gatshme që numri i ministrive të ishte dymbëdhjetë [12]. E megjithatë, ani pse të dyja partitë ishin pajtuar për këtë pikë, numri i ministrive u rrit.

Kurti i donte 12 ministri, Vetëvendosje i donte 12 ministri, Mustafa i donte 12 ministri, LDK-ja i donte 12 ministri por, megjithatë u bënë 15, shkruan Periskopi.

‘’Ne kemi vlerësuar që synimi ynë që ti kemi 12 ministri ka qenë vendim i drejtë, mirëpo në anën tjetër kur kemi analizuar strukturat e ministrive përkatëse, krijimi i super ministrive është dëshmuar se është kosto më e madhe.” – tha sot z.Kurti.

Por, të shtrojmë pyetjen që bën filozofi i lashtë roman, Ciceroni për të nisur hetimin e një krimi: Kush përfitoi nga krimi [lat. cui bono]?

Në këtë rast, përfituesja e vetme nga një gjë e tillë është Lista Serbe.

Është pikërisht Lista Serbe ajo që do të dyfishojë numrin e ministrive nga një në dy sipas përkufizimit të ndarjes së pushtetit qeveritar nga Kushtetuta e Kosovës. Dhe nga një ministri do t’i marrin edhe LDK-ja me VV-në.

Por, kujt i duhej më shumë ministria? VV e LDK veçse do t’i kenë nga pesë ministri secila, por Lista Serbe duke qenë e kufizuar në vetëm një raportohet se ka kërkuar një ministri shtesë nga Kurti në takimin që e pati Goran Rakiq me të gjatë kësaj jave.

Se diskutimet mes Listës Serbe dhe Vetëvendosjes kanë vazhduar për kohë të gjatë e kemi kuptuar edhe nga takimi që e mbajtën në Tiranë, Marko Gjuriq i Qeverisë së Serbisë me Xhelal Sveçlën e Vetëvendosjes.

Gjuriq dhe Sveçla po merrnin pjesë në një konferencë me shumë të tjerë, por këta të dy dukeshin pranë njëri tjetrit edhe duke pirë kafe.

Kurti më pas nuk e kishte mohuar përfshirjen e Listës Serbe në qeverinë e tij. Megjithatë, asnjë analist politik në vend nuk e kishte pritur se Kurti do të shkonte aq larg sa ta dyfishonte praninë e “zgjatimit të Beogradit” në Qeverinë e Re të Republikës së Kosovës.

Lista Serbe nuk ka qenë në asnjë qeveri tjetër të Kosovës më e përfaqësuar në proporcion me komunitetin shqiptar. /Periskopi

Haki Abazi: Lista Serbe do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh i nominuar për zëvendëskryeministër, Haki Abazi,  ka bërë të ditur se Lista Serbe do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Abazi ka thënë se këtë të drejtë ia garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

‘’Unë mendoj që është në kuadër të diskutimeve që janë duke u bërë në vazhdimësi për koalicioni me Lidhjen Demokratike është dispozitë kushtetuese që Lista Serbe si përfaqësuese e komunitetit serb të jetë pjesë e qeverisë dhe aty përfundon kjo çështje, nuk ka asgjë të re përveç këtyre diskutimeve’’, tha ai.

Abazi ka përsëritur qëndrimin e VV-së në lidhje me pozitën e kryeparlamentarit të cilën e po e konsideron si të pakthyeshëm.

Ai mendon se kjo pozitë nuk do të jetë pengesë për formimin e koalicionit me LDK-në.

‘’Është një vendim që ka marrë parlamenti për të cilin kanë votuar 75 deputetët e Parlamentit të Kosovës. Është vendimi i parë që është marrë, nuk është e lehtë që të kthehet ky vendim që të bëhet pjesë e marrëveshjes politike, dhe kjo është arsyeja e vetme që jemi këtu ku jemi. Mirëpo mendoj që deri në afatin kushtetues të krijimit të Qeverisë kjo nuk do të jetë problematika e arritjes së marrëveshjes me LDK-në dhe është një çështje për të cilën mund të diskutohet për të tejkaluar problemet dhe pengesat që janë në proces’’.

Abazi mohon se ndërhyrjen e vendeve të QUINT-it në arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy partive, duke thënë se asnjëra palë nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.

‘’Nuk ka pasur kërkesë nga asnjëra palë që të ketë involvim të shteteve të QUINT-it për të arritur marrëveshjen finale dhe nuk  e besoj që duhet të ketë invovlim të bashkësisë ndërkombëtarë direkt në arritjen e marrëveshjes. Sigurisht ne jemi në një pjesë të procesit të përbashkët të krijimit të institucioneve por kjo nuk do të thotë që do të kenë rol të krijimit ata meqë palët janë të përafruara në masën shumë të madhe por marrëveshja programore por edhe për çështjet kryesore është e kryer. Janë çështje të vogla ato të cilat kanë mbetur realisht në përpunim për të arritur përmbyllen e marrëveshjes’’, ka thënë Abazi për eo.

 

Konfirmon VV-ja: Albin Kurti do të takohet me Listën Serbe

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kreu i kësaj partie, Albin Kurti do të takohet sot me përfaqësues të minoritetit serb.

Në një përgjigje nga zyra për media kanë njoftuar se ky takim vjen në kuadër të bisedimeve për krijim të qeverisë së re, mirëpo, që nuk janë dhënë detaje për orën se kur do të mbahet takimi.

“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës, LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshi edhe minoritetin serb”, thuhet në përgjigjen e LV-së.

Me minoritetin serb LV kanë njoftuar se do të diskutojnë për programin qeverisës si dhe për ministrinë që sipas kushtetutës do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb,.

“Me këta të fundit do të diskutohet programi qeverisës sidomos në fushat që kanë impakt në jetën e këtij komuniteti. Po ashtu do të diskutohet edhe për propozimet e z. Kurti sa i përket drejtuesit të ministrisë që do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb, siç garanton kushtetuta”, shkruhet nër përgjigje./Express/

Metro: Pas dështimit me LDK’në, Albin Kurti nesër pritet të takohet me Listën Serbe

Periskopi.com Lajme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nesër pritet të takohet me përfaqësues të Listës Serbe, kjo pasi bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës janë bërë problem i madh për shkak të kërkesave për ndarjen e pozitat e larta shtetërore mes dy partive.

Gazeta Metro ka mësuar se Kurti nesër ka planifikuar të zhvillon një takim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Tema e diskutimit mes Kurtit dhe përfaqësuesve të Listës Serbe sigurisht se do të jetë vota e deputetëve serbë për krijimin e qeverisë, pasi që mandatari për formimin e Qeverisë tashmë i ka vetëm edhe 5 ditë afat kushtetues.

Kujtojmë se qëndrimet e deritashme të Kurtit për Listën Serbe kanë qenë shumë të ashpra, madje, para pak vitesh, ai i kishte quajtur ata edhe Listë Çetnike.

Lista Serbe s’janë thjesht serbë, por ata janë çetnikë”, kishte thënë Kurti.

Po ashtu, pas zgjedhjeve Kurti kishte deklaruar zëshëm se nuk do të pranojë të bëjë fare marrëveshje politike me Listën Serbe, derisa për ministër nga komuniteti serb kishte thënë se do të bëjë ndonjë politikan serb që është lojal ndaj Republikës.

Megjithatë, jo shumë ditë pas kësaj deklarate, Kurti kishte ndryshuar fjalët, duke thënë se do ta pranojë ministrin serb që i propozon Lista Serbe, por assesi nuk do të bëjë marrëveshje politike me ta dhe nuk i do si pjesë të qeverisë së tij.

Por, tani kur afati i tij për ta formuar qeverinë është drejt fundit, Kurti si duket sërish ka ndryshuar mendje dhe tash është i gatshëm të negociojë edhe me Listën Serbe dhe të bëjë marrëveshje politike për t’i siguruar votat e deputetëve serbë për formimin e qeverisë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ditë më parë ishte kritikuar edhe për propozimin e tij për LDK-në, për rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14, pasi që nga kjo rritje do të përfitonte një ministri më shumë sërish Lista Serbe, e cila ka 11 vota në Kuvendin e Kosovës, sepse pjesë e saj është edhe përfaqësuesi i komunitetit goran, Adem Hodza.

Nuk dihet akoma nëse ky takim do të ndodhë për shkak të presionit të madh nga ndërkombëtarët për formimin e qeverisë së re.

 

Kurti i gatshëm ta bëjë qeverinë me Listën Serbe, që më herët e quante Listë Çetnike

Periskopi.com Lajme

Nga propozimi i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje për rritjen e numrit të ministrive në 14, më së shumti përfiton Lista Serbe.

Reduktimi i numrit të ministrive në 12 ishte bërë saktësisht në fillim për ta reduktuar pushtetin ministror të Listës Serbe. Por, kërkesa për rritjen e ministrive, ndonëse ishte munduar të kamuflohej nga Vetëvendosje duke thënë se ministria e tretë për komunitetet është në diskrecion të kryeministrit, i cili fare nuk ka diskrecion, ajo drejtpërdrejt i shton një ministri më shumë Listës Serbe.

Kjo lëvizje e Kurtit që i rrit një ministri më shumë Listës Serbe, duke shkelur premtimet dhe parimet e veta, nga qytetarë të shumtë, por edhe nga vetë LDK-ja, ishte parë si shumë e çuditshme.

Pa ia kërkuar fare Listës Serbe i shtohej një ministri, kurse duke ia kërkuar me ngulm edhe një tjetër, e cila do ta bënte të mundur arritjen e marrëveshjes me LDK-në, kësaj të fundit nuk i shtohej.

Megjithatë, Xhelal Sveçla i kësaj partie sot shkoi edhe më larg, duke thënë se nëse dështon marrëveshja me LDK-në, edhe qeveria e pakicave është një opsion.

Por, vetëm disa vite më parë, saktësisht më 15 dhjetor 2013, vetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Listën Serbe e kishte quajtur Listë Çetnike.

“Lista Serbe s’janë thjesht serbë, por ata janë çetnikë”, kishte thënë Kurti.

Në mbledhjen e dymbëdhjetë të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti kishte thënë se tani po shihen pasojat e marrëveshjes, e cila, sipas tij, solli në pushtet jo Listën Serbe, por çetnikët, në nëntë Komuna të Kosovës.

“Sigurisht se u dëshmua se ne të Vetëvendosjes kishim të drejtë kur vendosëm panot me parulla në Kuvend, kur kemi insistuar që të mos mbahet seanca e turpshme e ratifikimit të Marrëveshjes me Serbinë. Atëherë deputetët dhe analistët e regjimit merreshin aq shumë atëbotë me ne. E tash, ja ku i kemi çetnikët në pushtet, në nëntë Komuna të Kosovës”, kishte thënë ai.

Kurti u kishte bërë asokohe thirrje subjekteve tjera dhe gjithë deputeteve t’u thonë jo ulëseve të rezervuara, sepse kështu, sipas tij, i thuhej po demokracisë.

“I thoni Jo çetnikëve të Listës Serbe, sepse kështu i thoni Po historisë dhe Republikës sonë”, kishte thënë Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes asokohe kishte thënë se anëtarët dhe përfaqësuesit e Listës Serbë janë çetnikë, që e morën pushtetin në 9 Komuna të Kosovës dhe vitin e ardhshëm po bëhen gati që t’i marrin mbi 20 vende në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori amerikan takohet me liberalët serbë, ata i ankohen për Listën Serbe

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale serbe, Slobodan Petroviq, dhe ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, u takuan sot me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, me të cilin diskutuan lidhur me situatën aktuale në Kosovë.

Gjatë takimit, Petroviqi dhe Zhiviqi informuan diplomatin amerikan për problemet me të cilat përballet komuniteti serb, planet për punën e ardhshme të SLS-së, si dhe presionet me të cilat përballen anëtarët e kësaj partie edhe pas përfundimit të procesi zgjedhor të 6 tetorit nga ana e Listës Serbe, shkruan ksp.

Në fund të takimit, Petroviqi shprehu vlerësimin e tij të madh për ambasadorin Kosnett për mbështetjen që ai i jep komunitetit serb në Kosovë dhe për angazhimin e tij të sinqertë dhe kujtoi se aspirata e SLS është që të vazhdojë të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

 

Lista Serbe, ndërmjet pushteteve në Prishtinë dhe Beograd

Periskopi.com Lajme

Lista Serbe, është parti politike e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës, por në esencë ajo koordinon ose i përçon qëndrimet politike të Qeverisë së Serbisë, pa e pasur një politikë të veten autoktone, vlerësojnë njohësit serbë të zhvillimeve politike.

Lista Serbe, që nga themelimi i saj në vitin 2013, me mbështetjen e plotë të autoriteteve të Beogradit, e deri më sot ka marrë pjesë në institucionet e Kosovës dhe në jetën politike të vendit, me moton për të mbrojtur dhe avancuar interesat e komunitetit serb në Kosovë, por duke deklaruar publikisht se e ndjekin tërësisht politikën e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se lojaliteti i verbër i Listës Serbe ndaj autoriteteve të Beogradit dhe politikave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë vënë këtë subjekt politik në pozitën që t’iu bishtnojë interesave të vërteta të komunitetit serb, të cilin ata e përfaqësojnë në institucionet e Kosovës.

Përvoja e deritashme tregon që Lista Serbe, gjysmën e kohës e ka shpenzuar jashtë institucioneve të Kosovës, duke i bojkotuar ato dhe nuk e ka shfrytëzuar gjithë kohën për t’i përfaqësuar interesat e komunitetit serb, përmes realizimit të programit të tyre.

“Është mjaft problematike se sa ata njerëz janë në gjendje që t’i artikulojnë në mënyrë autonome interesat e komunitetit serb në Kosovë, e sidomos kur Zyra (për Kosovën) dhe Qeveria e Serbisë, nuk janë fare të gatshme që të lejojnë atë autonomi. Në këtë segment, del që lëvizjet e tyre për bojkotimin dhe daljen nga institucionet kanë pasur dy qëllime bazike”.

“Qëllimi i parë, që të vërtetohet prania e serbëve, e sidomos të autoriteteve të Serbisë në Kosovë dhe në institucionet e kësaj të fundit, si dhe qëllimi i dytë, që të prolongohet normalizimi i plotë dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit”, tha Janjiq.

Ai ka shtuar se Lista Serbe është bashkëfajtore që nuk është formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, për shkak se statutin e tij nuk ia kanë prezantuar opinionit.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë refuzuar t’i përgjigjen pyetjes së Radios Evropa e Lirë se sa do të jetë e vështirë për ta që në përbërjen e re të institucioneve të Kosovës, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, të mund t’i përfaqësojnë interesat e komunitetit serbë të Kosovës, duke mbrojtur politikat e Beogradit zyrtar ndaj Kosovës.

Megjithatë, më herët, Igor Simiq, deputet i zgjedhur i Listës Serbe, ka thënë për një media lokale në Mitrovicë se subjekti i tij politik nuk e fsheh faktin se ndjekë politikat e Beogradit zyrtar.

“Ne asnjëherë nuk e kemi fshehur dhe nuk do ta fshehim se në mënyrë absolute e ndjekim politikën e presidentit (të Serbisë) Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Simiq.

Njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se pas zgjedhjeve të 6 tetorit dhe fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka deklaruar se Listën Serbe nuk do ta bëjë partner të koalicionit qeverisës, kësaj të fundit do t’i ngushtohet hapësira e manovrimit.

“Mendoj që tash, në këtë moment, do të përpiqen maksimalisht që të mbrojnë interesat, aty ku duhet dhe aty ku nuk duhet. Pikërisht këtu edhe është problemi i madh, sepse mbrohen interesat sipas recetës apo kërkesës së dikujt që nuk është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë, në krahasim me atë që ju t’i mbroni interesat në atë mënyrë që të jeni drejtpërdrejtë të interesuar për këtë dhe jeni të gatshëm edhe për kompromise të caktuara të ndërsjella”, tha Nojkiq.

Por, ndryshe mendon Janjiq. Sipas tij, Lista Serbe ka 10 deputetë në përbërjen e re të Kosovës, duke i shtuar edhe një të komunitetit goran. Ai vlerëson që Lista Serbe e ka kuptuar që nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, por nuk do ta kontestojë formimin e qeverisë, ndërkohë që do të sillet në mënyrë pragmatike.

“Unë pres që ata të mos hyjnë në shumicën parlamentare, por vetëm do të marrin pjesë në zgjedhjen e ministrit, i cili do t’i përfaqësojë interesat e tyre, të Beogradit dhe të Listës Serbe. Por, në esencë, ata nga kuvendi do t’i bëjnë shantazh ose presion një qeverie të dobët, të cilën mund ta bëjë (Albin) Kurti me 61 deputetë. Po të hynin ata në shumicën parlamentare, atëherë do të bëheshin 72 deputetë, por ky nuk është në interesin e Beogradit”, tha Janjiq.

Megjithatë, sipas tij, vendimin se a do të jetë Lista Serbe pjesë e shumicës parlamentare, nuk do ta sjellë ky subjekt, por Beogradi zyrtar.

Ndërkaq, Nojkiq shpreh mendimin që loja e Listës Serbe ndërmjet përfaqësimit të interesave reale të qytetarëve serbë të Kosovës dhe të interesave të autoriteteve të Beogradit, mund t’i kushtojë Listës Serbe dhe vet komunitetit serb në Kosovë.

“Përvojat e mia thonë që sa herë kam provuar që të gjej një gjuhë të përbashkët dhe zgjidhje drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e institucioneve në Prishtinë, gati se gjithmonë kemi gjetur kompromisin dhe zgjidhjen. Por, nëse ju përpiqeni që të dëshmoni se sa jeni të fortë në interesa dhe i kaloni vijat e caktuara, atëherë ajo mund të jetë mjaft e dëmshme për serbët”, u shpreh Nojkiq.

Lista Serbe, në mandatin e kaluar të Kuvendit të Kosovës ka pasur nëntë deputetë nga dhjetë të rezervuar për komunitetin serb. Në zgjedhjet e 6 tetorit, ky subjekt politik ka fituar dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, Lista Serbe, është në krye të dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë.