Bekë Berisha publikon listën me vota të AAK’së dhe PSD’së në Istog (Foto)

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet, Bekë Berisha, ka publikuar një listë të votave në Istog të kandidatëve për deputetë nga koalicioni AAK – PSD. Ai thotë se kjo listë është 98 për qind e saktë.

Sipas kësaj liste, Ramush Haradinaj që ishte numër 1 në listë, ka marrë 2909 vota.

Numri 9, që është Donika Kadaj Bujupi duket se ka marrë 1164 vota.

Kandidati për deputet nga Istogu, Gani Dreshaj ka marrë 2456 vota, ndërsa Bekë Berisha me numër 44 në listë ka marrë 2323 vota.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë që e ka publikuar Berisha.

 

Demaku: Debati për listat e pastërta është dashur të bëhet edhe në zgjedhjet e kaluara

Periskopi.com Lajme

Kryeredaktorja e Periskopit, Dafina Demaku, sonte në debatin zgjedhor në RTK ka thënë se i gjithë debati rreh listave po bëhet rreth asaj se a ka njerëz me aktakuza në to.

Demaku thotë se ky debat është dashur të bëhej edhe në zgjedhjet e kaluara.

‘’I gjithë debati ishte se  a janë listat të pastra, a kanë akuza për korrupsion. Debati mes tyre u sjell kryesisht këtu. Se cilët janë emrat e rinj. Edhe përfaqësuesit e partive politike, po  pajtohen për këtë dhe po e shohim që debati po zhvillohet rreth emrave të listave. Ish dasht me qenë kt debat edhe në zgjedhjet e kalume’’, ka thënë Demaku.

Ajo ka thënë se vlen të përmendet lista  ePDK’së, e cila ka vënë në krye të listës emra të rinj, për dallim nga partitë e tjera./PERISKOPI/

 

Deri më tani në KQZ kanë aplikuar 16 subjekte politike

Periskopi.com Lajme

Deri në orën 21:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 16 aplikime nga subjektet politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që mbahen më 6 tetor.

  1. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) – 27 kandidatë;
  2. Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 13 kandidatë për deputetë;
  3. Srpsa Lista – 17 kandidatë për deputetë;
  4. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 13 kandidatë për deputetë;
  5. Gradjanska Iniciativa Gore (GIG) – 6 kandidatë për deputetë;
  6. Samostalna Liberalna Stranka (SLS) – 13 kandidatë për deputetë;
  7. Nova Demokratska Stanka (NDS) – 60 kandidatë për deputetë;
  8. Stranka Demokratske Akcije (SDA) – 9 kandidatë për deputetë;
  9. Esmir Kasi (Kandidat i Pavarur) – 1 kandidatë për deputetë;
  10. Pokret za Gora – 6 kandidatë për deputetë;
  11. Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) – 7 kandidatë për deputetë;
  12. Koalicija ‘Sloboda’ – 8 kandidatë për deputetë;
  13. Partia Demokratike Ashkali e Kosovës (PDAK) – 50 kandidatë për deputetë;
  14. Partia Liberale Egjiptiane (PLE) – 48 kandidatë për deputetë;
  15. Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) – 38 kandidatë për deputetë;
  16. Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 30 kandidatë për deputetë;

Sot dita e fundit për dorëzimin e listave për deputetë

Periskopi.com Lajme

Sot mbyllet afati për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, duhet të dorëzojnë kërkesën për certifikim në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim pranë KQZ-së deri në mesnatë.

Deri më tani, vetëm dy subjekte kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, por sigurisht që gjatë ditës së sotme edhe partitë e tjera pritet të aplikojnë dhe të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë.

Ndryshe, procesi i certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve më pas do të zgjasë deri më 10 shtator.

Afati për zëvendësimin e kandidatëve do të jetë nga 8 shtatori deri më 17 shtator.

Ndërsa, publikimi i listave të kandidatëve të certifikuar do të bëhet deri më 10 shtator.

Listat e kandidatëve mbeten ende të hapura

Periskopi.com Lajme

Një ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) shumica e partive politike i kanë mbledhur këshillat e përgjithshme për të diskutuar dhe përpiluar listat zgjedhore.

Mirëpo, pjesa dërrmuese e tyre nuk ka arritur që t`i finalizojë ato, shkruan sot Koha Ditore.

E vetmja që e ka finalizuar listën e saj është AAK-ja, porse as ajo nuk e ka dorëzuar ende në KQZ dhe nuk e ka bërë publike.

Emrat e kandidatëve për deputetë kanë thënë se do të dihen të premten (sot). Disa prej tyre kanë thënë se në listë nuk kanë kandidatë që ndiqen penalisht, e disa të tjera nuk e kanë mohuar këtë, duke thënë se ligji nuk ua ndalon kandidimin përderisa nuk ka vendim të prerë të gjykatës.

Deri më tani në KQZ vetëm dy parti politike i kanë dorëzuar listat.

 

Disa nga emrat që pritet të kandidojnë për deputetë

Periskopi.com Lajme

Kanë nisur të bëhen publikë disa nga emrat e kandidatëve që synojnë të ulen në ulësen e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse ende nuk janë zyrtarizuar në KQZ, një ditë para afatit përfundimtar për dorëzimin e listave, shumë deputetë kanë shkruar në profilet e tyre në Facebook, se do të jenë në lista.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa thotë, se kanë pranuar propozimet nga degët e LDK-së, mirëpo ende nuk është vendosur se cilët do të jenë kandidatët. Sipas tij, LDK ka parim që ata që janë të dënuar nga organet e drejtësisë, nuk do të përfshihen në listën e kandidatëve.

“Ne tani kemi pranuar listat apo propozimet nga 38 degët e LDK-së nga e gjithë Kosova, këto lista dje dhe sot janë duke u analizuar nga kryesia qendrore e LDK-së, dhe lista finale do të përpilohet gjatë këtyre ditëve. Ju e dini kemi afat deri më 6 shtator për të dorëzuar finale në KQZ. Do të ketë emra të ri, ne kemi vetëm 24 deputetë të legjislaturës së fundit. Pra, matematikisht do të ketë emra të ri, nuk mund të konfirmoj asnjë emër të veçantë tani për tani”, tha Mustafa.

Thotë se do të respektojnë kuotën gjinore në përfshirjen e grave në listën e kandidatëve për deputetë, derisa zotohet se do të tejkalohet edhe 30 për qindëshi, siç është edhe i paraparë. Mustafa mes tjerash thotë se me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre, LDK tregon që i jep rëndësi të veçantë përfaqësimit të gruas në politikë.

Disa nga emrat që tashmë dihen të kandidatëve për pjesëmarrje në legjislaturën e ardhshme nga LDK janë Kujtim Shala, Besa Gaxherri, Ramiz Kelmendi, Shkumbin Gashi, Mikete Hajdari, Fatmir Sejdiu, Doruntinë Maloku, Ekrem Hyseni, Florie Besholli, Florian Dushi, Sali Asllanaj, Muharrem Svarqa, Mirjeta Kalludra, Isuf Berisha, Nexhmi Rudari, Visar Hoti, Fidan Rekaliu, Shqipe Ramaj, Bexhet Kuçi, Shkëmb Manaj, Shkelzen Hajdini, Ilir Tasholli dhe Vlora Limani-Hajnuni.

Rexhep Gjergji, Vlora Dumoshi, Imet Rrahmani e Frashër Demaj janë tre të tjerë, që në profilet e tyre në Facebook kanë shkruar se kanë marrë besimin e degëve përkatëse për të qenë kandidatë për deputetë. Një faqe në Facebook, ka shkruar se kandidate për deputete do të jetë edhe vajza e Gani Gecit, Marigona Geci.

LDK në këto zgjedhje do të garojë me Vjosa Osmanin, si kandidate për kryeministre, teksa kjo parti, sikurse të tjerat, do të kenë mundësinë që t’i kenë nga 110 kandidatë në listën zgjedhore.

Listën me kandidatë për deputetë është duke e finalizuar edhe Nisma Socialdemokrate. Çerkin Dukolli nga kjo parti thotë se do të ketë kandidatë me kredenciale të larta.

“Ajo çfarë mund të themi është se në kuadër të listës së Nismës, por edhe të koalicionit në përgjithësi, do të ketë kandidatë me kredenciale të larta, burra dhe gra, djem e vajza dhe ekspertë të fushave, njerëz të dëshmuar, me të cilët do të krenohemi si listë të koalicionit”, deklaron Dukolli.

Nisma Socialdemokrate do të garojë në koalicion me Aleancën Kosova e Re, në marrëveshjen të cilën e kanë arritur këto dy parti, bartës i listës do të jetë Fatmir Limaj.

Kandidatët për deputetë nga Partia Socialdemokrate janë të gjithë deputetët e legjislaturës së kaluar, përveç Aida Dërgutit, si: Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Faton Topalli, Sali Salihu, Besa Baftiu e Frashër Krasniqi. Të paktën kështu kishte deklaruar Shpend Ahmeti. E zëdhënësja për media në këtë parti Natyra Kuçi thotë se në mesin e 25 kandidatëve, do të ketë edhe emra të ri.

“Janë edhe figura të reja, të cilat do të aderojnë, mirëpo nuk do të bëjmë emra tani për tani… Do të përpiqemi në mesin e këtyre të kemi sa më shumë gra, meqenëse kuota është 30, jemi duke u përpjekur që të ketë më shumë se 30 për qind gra, nuk është e lehtë, por jemi vazhdimisht duke u përpjekur që të gjejmë dhe të lëmë hapësirë edhe në listat zgjedhore për gratë”, tha Kuçi.

Në marrëveshjen e arritur ndërmjet AAK-së dhe PSD-së, bartës i listës është Ramush Haradinaj.

E kandidatët nga LVV që tashmë janë bërë të ditur janë: Nevdaz Isufi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Ismajl Kurteshi, Arijeta Rexhepi, Labinotë Demi-Murtezi, Alban Hyseni, Faruk Mujka, Fidan Ademi, Avni Zogiani dhe Albana Gashi. Ndërsa, ish-deputeti Sami Kurteshi nga dega e Gjilanit, nuk është kandiduar.

Listën e kandidatëve për deputetë në legjislaturën e ardhshme është duke e përgatitur edhe Partia Demokratike e Kosovës, ku bartës i listës do të jetë Kadri Veseli.

Pjesë e garës për deputetë nuk do të jenë ish-deputetët e pavarur, Korab Sejdiu dhe Ilir Deda.

Ndryshe, fushata zgjedhore pritet të fillojë më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa zgjedhjet mbahen më 6 tetor. Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës do t’i kushtojnë rreth 6 milionë euro.

Listat e deputetëve mbeten ende mister

Periskopi.com Lajme

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 6 tetor të këtij viti, subjektet politike që do të garojnë veç e veç, por edhe ato me koalicione ende nuk i kanë përgatitur listat përfundimtare zgjedhore të kandidatëve për deputetë.

Për dorëzimin e këtyre listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka afat deri të premten, shkruan gazeta “Zëri”.

Partitë politike në Kosovë kanë afat deri të premten më 6 shtator t’i publikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Mirëpo asnjëra prej partive politike, që do të garojnë të vetme dhe as ato në koalicione, nuk i ka përfunduar listat, ndonëse ato shprehen të sigurta se ato do t’i publikojnë brenda afatit të përcaktuar kohor.

Megjithatë, për disa nga partitë dhe koalicionet edhe pse nuk dihen kandidatët që do të futen në listë, janë të qartë emrat e atyre që do t’i udhëheqin këto lista. Kreu i PDK-së Kadri Veseli, i cili është edhe kandidat i kësaj partie për kryeministër, do të jetë edhe bartës i listës së deputetëve.

Nga koalicioni AAK – PSD bartës liste do të jetë lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ndërsa nga koalicioni Nisma – AKR – PD listës do t’i prijë kryetari i Nismës Fatmir Limaj.

 

Ish komandanti i UÇK-së përkrah iniciativën e Veselit për pastrimin e listave të veteranëve

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës që njëherësh është kryetar i Kuvendit Kadri Veselit të shtunën ka dal në një konferencë për media ku ka paralajmëruar një komision hetimor për të hetuar listat e veteranëve të luftës.

Këtë iniciativë e përkrah njëri nga komandantët më të shquar të UÇK-së, Sami Lushtaku.

Ai tha për KosovaPress se po e pret me padurim formimin e këtij komisioni duke u shprehur se ky është gëzimi më i madh i tij që nga çlirimi i Kosovës

“Pastrimi i listave për mua është gëzimi më i madh që nga çlirimi i Kosovës. Mezi s’po pres që t’ i shoh listat e pastruara me vetëm ata veteranë që kanë luftuar përnjëmend.  Pastrimi i listave bën që ushtarët që kanë luftuar për këtë vend të ndihen krenar dhe jo të rreshtohen me ata që nuk kanë bërë asgjë, të barazohen me ata që kanë jetuar në Gjermani me ata që kanë qëndruar në istikame”, tha Lushtaku.

Ai thotë se reputacioni i UCK-së nuk zbehet asnjëherë pavarësisht sulmeve të atyre njerëzve që tërë jetën kanë punuar kundër vlerave të luftës dhe UÇK-në.

“Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe nuk ka asgjë që mund ta njollosë atë”, tha Lushtaku.

Madje ai fton edhe bartësit tjerë të luftës por edhe partitë politike që ta përkrahin iniciativën e Veselit për të hetuar listat e veteranëve.

“Unë besoj që secili pjesëtar i UÇK-së do të ndihet shumë mirë kur kjo të ndodhë”, tha Lushtaku.

Sami Lushtaku ka qenë komandant i UCK-së për Zonën e Drenicës ndërsa pas luftës ka mbajtur postin e kryetarit të Skënderajt për disa mandate.

Lushtaku aktualisht është kryetar i degës së PDK-së në Skënderaj.

 

Agim Çeku thotë listat e veteranëve u frynë në terren

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku pajtohet se listat e veteranëve janë të fryra.

Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se kjo u bë në terren.

“Numri ka dalë më i madh. Mua po më duket se nuk ka qenë ky numër, por hajde ta hetojmë, sepse këto [fryrje] nuk i ka bërë Komisioni, por janë bërë në terren”, tha Çeku.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës e nxitoi punën e Komisionit duke kërkuar që brenda një jave ta përfundojnë punën dhe t’i dorëzojnë listat.

“Më 13 maj 2016, Qeveria ka marrë vendim që në afat prej një jave të përfundojë punon dhe të sjellë listat. U kam thënë sillni listat, dhe secili përgjegjës për zonën e vet, e kemi pas për detyrë t’i sjellim listat me të gjitha të dhënat, edhe të bashkëngjisim një deklaratë ku thotë, ‘unë, me përgjegjësi morale, juridike e komanduese, deklaroj se këta janë veteranët e zonës x’”, u shpreh ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.

“Kur i kemi mbledhur listat, na kanë dalë 46 mijë e 230 veteranë. Unë nuk di pse tash po thonë që janë 60.000 e s’di sa, raporti zyrtar që unë e kam nënshkruar ka qenë 46 mijë e 230 ushtarë”, deklaroi Çeku.

“Ne e kemi kuptuar në Komision një ditë para se ta dorëzojmë në Qeveri, është edhe në procesverbal, se na ka dal numri më i madh se që kemi pritur, por s’kemi çka të bëjmë, duhet t’i dorëzojmë deri më datën 20 maj, 2016”.

“Ekziston materiali dhe e ka prezantuar prokurori, Qeveria e aprovon pa asnjë votë kundër, pra, qeveria e Kosovës, si organ ekzekutiv në vend, është pajtuar që në luftën e UÇK-së kanë qenë 46 mijë e 230 veteranë, Qeveria e Isa Mustafës. Aty përfundon puna e komisionit, më 20 maj 2016”, u shpreh Çeku, ndaj të cilit ka aktakuzë për fryrjen e listave.

Çeku ka thënë se nëse qeveria e Kosovës nuk do ta votonte, do thoshte që numri është i madh, atëherë çështja do të kthehej dhe Komisioni do të fillonte punën nga e para.

 

Nasim Haradinaj: S’mbeti kush pa i futur duart në listat e veteranëve

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se gjatë muajit të fundit janë paguar pensionet e mbi 38 mijë veteranëve. Nga janari e deri në shtator të këtij viti numri i veteranëve është rritur për 1400, përderisa për pensionet e tyre vetëm për nëntë muaj janë shpenzuar mbi 57 milionë euro.
Shqetësimin për rritjen e numrit të veteranëve e ka shprehur edhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj.

Me dyshimet që janë bërë për fryrje të listave Haradinaj thotë se i është kërkuar ndërhyrje Prokurorisë së Shtetit. Madje numrin e rritur e ka quajtur si një arsye të fortë për t’u hetuar.

Haradinaj gjatë një deklarate për zërin e ka quajtur të pakuptimtë rritjen e numrit të veteranëve.

“Këto të dhënat e reja të Ministrisë nëse është rritur numri qenkan material për Prokurorinë të ndërhyjë si po rriten listat, derisa i gjithë materiali prej Komisionit të Qeverisë është marrë nga Prokuroria. Ky është rast për një hetim të ri, për ne është e pakuptimtë”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se shqetësime dhe reagime për fryrjen e listave të veteranëve ka pasur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përplasje rreth numrit të veteranëve po del të ketë mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Derisa i pari deklaron se nuk ka pasur më shumë se 15 mijë ushtarë, kryeministri pretendon se vetëm në Zonën e Dukagjinit kanë qenë nga 50 deri në 60 mijë njerëz në luftë.

“Vetëm në Dukagjin ka pasur më shumë se 50-60 mijë njerëz në luftë”, kështu deklaroi publikisht kryeministri në njërin prej televizioneve në Kosovë.

Ndryshe, kërcënimet e vazhdueshme e kishin deklaruar ish-prokurorin e Prokurorisë Speciale (PSRK) Elez Blakajn të dorëhiqej nga detyra pa u ngritur aktakuza nën pretekstin se kishte pasur ndërhyrje për të mos i prekur në hetime krerët shtetërorë.

Tani rasti i veteranëve ka kaluar në duart e prokurorit të ri, Afrim Shefkiu.

 

OVL-UÇK kërkon riverifikim të plotë të veteranëve

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka kërkuar që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehet në pikën zero. Ai ka thënë se është në të mirën e të gjithëve që të ndodhë një riverifikim i plotë i tyre.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gucati ka deklaruar se për veteranët e “rrejshëm” dhe keqpërdoruesit e listave duhet të nxirret Ligji për amnisti.

Sipas tij, ata duhet të falen, por duhet t’i dorëzojnë certifikatat.

Mirëpo, nëse në afatin e paraparë nuk dorëzohen certifikatat, Gucati ka thënë se ata duhet të dënohen dhe t’i kthejnë mjetet.

Ai ka theksuar se politika e ka prishur këtë proces dhe ajo duhet ta rregullojë.

Gucati ka bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje të pensioneve pa vendim të gjykatës.

 

Buja: Drejtuesit e institucioneve po bëjnë pazare me listat e veteranëve

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka akuzuar drejtuesit e institucioneve që po lejojnë të përdhoset emri i UÇK-së, duke bërë pazare me listat e veteranëve.

Ai këto komente i bëri në akademinë solemne të Epopesë së Jezercit, ku nuk ishte i ftuar të marrë fjalën, megjithatë insistojë të flas, duke kërkuar falje organizatorit për këtë ndërhyrje të paplanifikuar.

“Këta që po i kujtojmë sot nuk do të ishin dëshmorë të UÇK-së po të mos kishte UÇK, UÇK nuk do të kishte sikur të mos kishte struktura, strukturat nuk do të funksionin sikur mos të kishte hierarki. Prandaj, respektoni hierarkinë”, shtoi Buja.

Ai ka akuzuar drejtuesit e institucioneve që po lejojnë të përdhoset emri i UÇK-së, duke bërë pazare me listat e veteranëve.

Buja kritikoi po ashtu edhe ata liderë e zyrtarë institucionesh që tentojnë ta paraqesin UÇK-në si një lëvizje që synonte pavarësinë e Kosovës, pasi UÇK ka luftuar për çlirimin e tokave të Shqipërisë.

“Ne duhet t’i themi gjërat ashtu siç janë”, vazhdoi Buja./

 

Jakup Krasniqi thotë se listat e veteranëve më së shumti janë fryer në Dukagjin

Periskopi.com Lajme

Si ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare, Jakup Krasniqi në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka folur për listat e veteranëve të Kosovës.

Ai ka kujtuar janarin e vitit ’99 kur kishte pyetur se cili është numri i saktë i ushtarëve në zonat e Shalës dhe Llapit.

“Në janar të vitit ’99 nuk kanë pasë më shumë se një mijë ushtarë, nuk kanë pasë më shumë ushtarë”, ka thënë ai.

“Në zonën e Dukagjinit kam qenë dy herë, nuk është ai numër, nuk kanë mundur ta mbajnë atë numër që e kanë dhanë. Është i fryrë edhe atë tepër, më së shumti është i fryrë në zonën e Dukagjinit”, ka shtuar tutje Krasniqi.

Ai ka thënë se nuk mund të vlerësojë saktë ndonëse kishte shumë Brigada mirëpo, theksoi Krasniqi, asnjë nga to nuk kishte as numrin e nevojshëm për ushtarë.

 

Qeriqi: Futja e emrave të luftëtarëve të vërtetë në lista të mashtruesve u bë me qëllim

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Këshillit të veteranëve, Xhevdet Qeriqi ka thënë se publikimi i listave të veteranëve të rrejshëm ku ndër ta janë edhe persona që kanë luftuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre gjatë luftës në Kosovë është i qëllimshëm. Ai po ashtu ka thënë se për këto lista nuk po reagojnë veteranët e rrejshëm, por veteranët e vërtetë.

Qeriqi është shprehur se futja e emrave të luftëtarëve të vërtetë në listat e veteranëve të rrejshëm që janë shpërndarë së fundmi është i qëllimshëm.

Kjo sipas tij, ka rrjedhë nga vetë institucionet e Kosovës dhe Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranëve, pasi ata nuk kanë arritur tash e 5 vite t’i evidentojnë luftëtarët e vërtetë, edhe pse thotë që kjo është e lehte sepse dihet se sa ushtarë ka pasur Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Krejt këtë e shoh si një lojë të qëllimshme për shumë arsye. Ky Komision ka fillua që 5 vite dhe s’ka arritur ta përfundojë këtë proces. Është e tmerrshme të luhet me emrat e atyre që kanë luftua. Ne si shtet po i shuajmë edhe shpresat e rinisë për të ardhmen kur e shohin çfarë po bëhet me këto lista”, është shprehur Qeriqi në emisionin Frontal.

Ai tutje ka theksuar se përdorimi i emrave të atyre që kanë dhënë kontributin gjatë luftës në Kosovë është i qëllimshëm, e krejt kjo që të krijohet huti dhe të luhet me ndjenjat e luftëtarëve të vërtetë.

“Qëllimisht janë përdorur emrat e vërtetë që të krijohet huti dhe të luhet me ndjenjat e luftëtarëve të vërtetë. Këto lista kanë mundur të përfundohen brenda një muaji pasi të gjithë e dimë sa ushtarë ka pasur UÇK’ja, ka pasur edhe lista që i janë dorëzuar KFOR’it menjëherë pas luftës. Është tmerr kjo çfarë po ndodhë, njerëz që s’kanë bërë asgjë për luftën të jenë në lista të veteranëve, ndërsa njerëzit kanë derdhur gjak për ta mbrojtur këtë vend”, ka thënë Qeriqi

OVL e Dukagjinit reagon për listat e veteranëve, aktakuzën e quan cirk

Periskopi.com Lajme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së, degët e Dukagjinit kanë reaguar pas aktakuzës së Prokurorisë dhe emrat që u publikuan se bëjnë pjesë në listën e veteranëve mashtrues.

Sipas tyre, në këtë listë, sa i përket Zonës Operative të Dukagjini janë përfshirë shumica e luftëtarëve më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata kanë kërkuar ndaljen e kësaj tendence të rrezikshme e antihistorike kundër Luftës Çlirimtare, pas që, sipas tyre, pasojat mund të jenë të paparashikueshme.

Gjithashtu, ata kanë paralajmëruar se kësaj do i përgjigjen me mijëra padi.

 

Ky është reagimi i tyre:

Edhe 19 vite pas përfundimit të luftës, neve luftëtarëve të lirisë assesi të na ndalet persekutimi. Gjahu i shtrigave, që filloi menjëherë pas luftës nga misionet ndërkombëtare, tani po vazhdon nga faktorët vendorë: Prokuroria Speciale e Kosovës dhe mediat.

Aktakuzën dhe emrat që u publikuan, tregojnë se sa qesharake e joprofesionale është puna e Prokurorisë, e gjithashtu sa joprofesionale dhe tendencioze është paraqitja e gjithë kësaj nga mediat elektronike e të shkruara.

Sa i përket ZO të Dukagjinit, përfshirja në listë e pothuajse shumicës së luftëtarëve më të dalluar, tregon se kjo listë është vetëm një fabrikim, në vazhdën e luftës speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pa asnjë fije turpi, duke mos shikuar se a lëndojnë ndjenjat e luftëtarëve, paraqitja në disa media e veteranëve të luftës, që sakrifikuan më së shumti për lirinë tonë, si “veteran mashtrues”, përpos që është manipulim me qytetarët, është ofendimi më i rëndë për të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me aktivitetin e tyre, mundësuan krijimin e shtetit demokratik dhe lirinë e shprehjes.

Jemi shokuar, kur kemi parë që informacione të tilla, të supozuara e fabrikuara, shndërroheshin në shifra se gjoja luftëtarët e paskan dëmtuar buxhetin e shtetit.

Nga e tërë kjo, konstatojmë se kjo aktakuzë dhe mënyra e paraqitjes së saj në opinion është vetëm një cirk, të cilit do t’i përgjigjemi me mijëra padi, si për ish prokurorin, ashtu edhe për disa media që lënduan ndjenjat tona dhe luajtën me dinjitetin e integritetin tonë si luftëtarë.

Lufta Çlirimtare dhe largimi me pushkë i okupatorit, është e arritura jonë jetësore. Ne kërkojmë urgjentisht, që Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës, të kalojë sa më shpejt në Parlamentin e Kosovës, që këto dukuri të mos shfaqen më në të ardhmen.

Edhe njëherë kërkojnë ndaljen e kësaj tendence të rrezikshme e antihistorike kundër Luftës Çlirimtare, pasi që pasojat mund të jenë të paparashikueshme.

OVL UÇK

Degët: Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog

17 shtator 2018

Reagon Zafir Berisha rreth listave të veteranëve, ka një kërkesë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj listave të ndryshme që po publikohen, e kinse ato janë lista të veteranëve të rrejshëm.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se dëshiron të besojë se këta emra që po lakohen si veteranë mashtrues nëpër këto lista, janë një keqkuptim i qëllimshëm, e jo që me të vërtetë po trajtohen nga prokuroria.

Sipas tij, emrat që po përdoren në këto lista janë të veteranëve të papunë e që janë në listat e pensioneve, ndërsa nga luftëtarët që janë të punësuar dhe nuk po marrin pensione nuk gjenden në ato lista.

Reagimi i plotë i Berishës pa ndërhyrje:

Nëpër disa portale informative (paqavura) dhe rrijete sociale po keqpërdoret lista e veteranëve të cilët marrin penzion dhe linkut me k’ta emra ju referohet si “lista e veteranve mashtrues” e cila gjoja është duke u hetuar nga prokuroria e shtetit.

Po du me besu se k’ta emra që po lakohen është një keqkuptim i qëllimëshem, përndryshe nëse vërtet jan emrat që po i trajton prokuroria një pjesë e të cilve i kam pasur bashkëluftetar në vijat e frontit deri me 12 qershor 1999, atëher prokuroria bashkë me aktakuzën që të hiqen nga lista e veteranve të propozoi Gjykatës që kom legjendar i UÇK-së ta shpallin Millosheviqin, kurse kom. i SHP ta shpallin Vuçiqin.

Nese disa djem e vajza që po ju keqpërtoren emrat nuk kan qenë në luftë atëher në Kosovë nuk paska pasur luftë .

Në fundë edhe njëher po e përsëris se emrat që po përdoren janë të veteranve të pa punë e që janë në listat e penzioneve ndësa nga luftetarët që jan të punsuar dhe nuk marrin penzione nuk gjenden në ato lista edhe pse bashkë kemi qenë deti në fundë të luftës.

Mashtruesit e matrapazët kërkoni aty ku e kan vendin po jo në k’ta lista???

 

Flet edhe një tjetër i akuzuar: Unë nuk marr përgjegjësi, listat na i kanë sjellë komandantët

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë për 12 persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar me listat e veteranëve.

Në këtë listë është edhe Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Ai ka treguar se nuk ka qenë i informuar për aktakuzën dhe këtë lajm e ka marrë nga rrjetet sociale.

Shurdhaj më tej thotë se para drejtësisë duhet të vihen personat që kanë fryrë numrat, duke mos mohuar një fryrje të numrit të veteranëve. Ai ka theksuar se komisioni nuk ka bërë vlerësimin, por ka marrë listën nga komandantët dhe brigadat.

“Për këtë aktakuzë nuk na kanë kontaktu dhe lajmin e mora përmes rrjeteve sociale. Unë nuk kam fryrë asnjë listë sepse ne nuk kemi vlerësuar as për dëshmorët dhe as invalidët. Për fryrje të listave nuk marr përgjegjësi. Janë komandantët dhe zonat ata që duhet të tregojnë. Ne si komision na kanë ardh numrat nga brigadat, listat si për dëshmorë ashtu edhe për veteranë, sa kanë qenë në Gjakovë, sa kanë qenë në Deçan e kështu me rradhë. Nuk është përfundu procesi, nuk është nënshkru procesi. Ne nuk kemi nënshkru numër përfundimtar të veteranëve dhe ne do të bashkëpunojmë me drejtësinë. Shteti i Kosovës, policia, prokuroria e di se ku janë fry numrat, une nuk flas sepse përfaqësoj invalidët, do të flasim në gjykatë dhe do ja lojmë kohës, do flasin pasi te hetohen rastet, ata që kanë bërë këtë do të japin llogari”, ka thënë Shurdhaj.

 

 

 

Listat e fryra të veteranëve po hetohen edhe në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka mbajtur dje takim me prokurorët dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve në Ferizaj, ku ka caktuar tre prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, për të cilat po dyshohet për manipulime

Kryeprokurori Jashari, ka kërkuar nga prokurorët dhe hetuesit që të intensifikohen veprimet hetimore sa i përket kësaj çështje, me qëllim të verifikimit të 800 aplikacioneve të dyshuara për vepra penale “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

Vlen të theksohet se Prokuroria Themelore në Ferizaj, është e përkushtuar që të trajtoj çdo rast me serizozitetin më të lartë moral dhe profesional.

 

Ja me sa vite burgim mund të dënohen veteranët e rremë

Periskopi.com Lajme

Mbi 22 milionë euro vlerësohet se e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës veteranët e rrejshëm vetëm gjatë periudhës janar – korrik të këtij viti nëse konfirmohen pretendimet e prokurorit të dorëhequr Blakaj se në listat e veteranëve janë mbi 19 mijë veteranë të rrejshëm.

Analisti politik Ramush Tahiri ka treguar se nëse konsiderohet se ka veteranë të rrejshëm dhe veprën që kanë bërë ata është penale, atëherë ata mund të dënohen me një ose dy vjet burgim.

“Kriteret për veteran janë të caktuar në bazë të ligjit dhe duhet të shikohen a janë plotësuar ato. Gjyqi e përcakton çfarë masa ligjore duhet të merren dhe nëse duhet të dënohet dikush, nëse ka bërë vepër penale ose kundërvajtëse. Nëse është vepër kundërvajtëse dënohet deri në gjashtë muaj, nëse është vepër penale mund të dënohet një vit, dy vjet, varet dhe po ashtu a përcillet masa me kompensim, pra kthim të parave që kanë fituar në mënyrë të paligjshme”, ka thënë ai për “Zërin”.

Sipas tij, momentalisht nuk është mbajtur asnjë proces ligjor ndaj askujt, as ndaj atyre që i kanë bërë listat dhe as ndaj atyre që kanë fituar.

Tahiri ka shtuar se lloji i veprës përcaktohet nga gjykata, e cila pastaj vendos se çfarë mase merret ndaj veteranëve.

 

Bizneset financojnë fushatat, partitë u premtojnë tenderët

Periskopi.com Lajme

Në prag të fushatës zgjedhore, përveç angazhimeve të partive politike për koalicione dhe aderime të personaliteteve të ndryshme, edhe bizneset, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, fillojnë me një lloj fushate, e cila shprehet nëpërmjet mbështetjes financiare për subjektet politike.

Kjo mbështetje, sipas tyre, mund t’u kthehet më pas bizneseve, duke i favorizuar në ofertat e tenderëve që i hapin institucionet në të dyja nivelet.

Përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se gjatë viteve të fundit është vërejtur, siç thonë ata, një luks i madh i shpenzimeve elektorale.

Krahas shpenzimeve për marketing nëpër mjetet e informimit, një shumë e madhe e parave derdhet edhe për koncerte, pankarta, flamuj partiakë, uniforma e të ngjashme.

Por, përderisa shpenzimet vlerësohen shumë të mëdha, çështje më brengosëse, sipas analistëve politikë, mbetet mungesa e transparencës rreth burimeve financiare.

Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se rreth 950 mijë euro është shuma e mjeteve materiale që partitë politike, sipas ligjit, duhet të shpenzojnë për zgjedhje.

“Partitë politike nuk mund të shpenzojnë më shumë se 0.5- cent për një votues të regjistruar. Dhe, për këto zgjedhje, kufizimi është 950 mijë euro, që një subjekt politik mund të shpenzojë për fushatë zgjedhore”, thotë Krasniqi.

Këto shpenzime, thekson Krasniqi, hyjnë në kuadër të më shumë se 4 milionë eurove, që Kuvendi i Kosovës ndan për partitë parlamentare në Kosovë.

Por, sipas tij, shuma e shpenzimeve është dukshëm më e madhe, pasi partitë politike gjejnë burime tjera të financimit, posaçërisht te kompanitë private. Kjo formë e financimit asnjëherë nuk është arritur të verifikohet ose të sanksionohet.

“Edhe kompanitë private do të përfshihen në aktivitete, qoftë duke përmbyllur shpenzimet për aktivitete të caktuara që partitë politike i kryejnë në këtë periudhë; duke dhënë mjetet financiare direkt për këto parti politike ose duke dhënë edhe paga për anëtarë të partive politike për t’i mbajtur më afër vetes”, sqaron Krasniqi.

Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, pranojnë se bizneset, kryesisht ato që konsiderohen të mëdha, financojnë fushatat e partive politike.

Po ashtu, edhe punëtorët e këtyre bizneseve, shpesh detyrohen të votojnë për partitë e caktuara.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas zgjedhjeve, financimi shpaguhet me anë të tenderëve.

Sipas tij, ka raste kur kompanitë kanë financuar fushatën e subjekteve politike, por nuk ka pasur privilegje, për shkak se partia nuk i ka fituar zgjedhjet.

“Edhe në këtë fushatë, prapë bizneset do të financojnë, disa më pak e disa më shumë, edhe pse partitë politike i marrin rreth 30 mijë euro, për çdo deputet në Kuvendin e Kosovës. Ato marrin edhe mjete tjera nga institucionet për fushata, por nuk janë të mjaftueshme”.

“Këtu shihet se fushatat janë shumë agresive, janë shumë të kushtueshme dhe pjesa më e madhe e tyre vjen nga kompanitë apo personat që kanë privilegje nga institucionet e shtetit”, thekson Shahini.

Partitë politike, pothuajse në asnjë palë zgjedhje, nuk janë treguar transparente për burimet e financimit të fushatave të tyre zgjedhore, si dhe për shpenzimet e parave që ato parti i marrin nga buxheti i shtetit.

Arton Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë politike shpenzimet për fushatën zgjedhore i mbulojnë nga bizneset në Kosovë, duke shpresuar më pas në marrjen e tenderëve.

“Është një lloj skandali më vete, që miliona euro shpërndahen përmes procesit të tenderimit te bizneset që i kanë financuar partitë politike, sidomos partitë politike që kanë qenë në pushtet, sepse ato kanë menaxhuar me paranë publike”, thotë Demhasaj.

Sipas Ligjit për financimin e partive politike, partitë janë të obliguara që të publikojnë për çdo vit raportin vjetor financiar, që duhet të përmbajë bilancin e gjendjes, pasqyrën e fitimit të humbjes, që tregon të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partisë. Raporti vjetor financiar i vitit paraprak duhet të mbetet i publikuar së paku një vit në faqet e përkatëse zyrtare.

Ndryshe, në prag të fushatës parazgjedhore, partitë politike po bëjnë “ luftë” se cila më shumë të fusë në subjektin e vet afaristë të kompanive të mëdha vendore.(REL)