Kreshnik Spahiu i kërkon Gent Cakajt të dorëhiqet live në emision

Periskopi.com Lajme

Në lidhje direkte në Open Kreshnik Spahiu i ka bërë një thirrje ministrit në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj.

“Kur të gjithë e sulmonin, unë i kam bërë një letër publike presidentit Meta ku me pika i kam kërkuar Metës të dekretojë Gent Cakaj. Sot në qoftë se kemi një përgjigje negative Gent Cakaj të japë dorëheqjen. Të japë dorëheqjen live tani në studio. Genti jep dorëheqjen. Ti do të kthehesh përsëri në politikë. Kjo të shërben ty dhe shqiptarëve. Gent jap dorëheqjen tani live në studio. Thuaj dorëhiqem”- i kërkoi Spahiu, ministrit Cakaj.

Në siklet të madh Cakaj tha se kam qenë i qartë në komunikimet publike dhe asnjëherë nuk ka marrë përsipër hapjen e negociatave. Negociatat nuk hapen për arsye të politikave të brendshme të BE-së.

E gjithë kjo ndodhi sepse Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat as këtë vit.

Mediat e njohur italiane “TgCom” shkruan se Franca ka vendosur “veton” duke bllokuar kështu hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian.