Nuk ka fitues në derbin Liverpool – Manchester United: ‘Djajtë’ vazhdojnë ta mbajnë kreun

Periskopi.com Sporti

Është mbyllur pa gola derbi më prominent i Premier Ligës angleze në të cilin u përballen rekordkampioni anglez, Liverpool, kundër ‘Djajvë të Kuq’, shkruan Periskopi.

Takimi që u zhvillua sonte në kuadër të javës së 19’të, në pjesën e parë u dominua nga ‘Të kuqtë’ e Kloppit, kursë në pjesën e dytë pati presion nga ‘Djajtë’, ku Alisson priti 4 goditje të forta.

Në takimin e sontëm, ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ishte i inkuadruar nga minuta e parë shkaku i super paraqitjes në ndeshjen e fundit, që më pas u zëvendësua në minutën e 75’të.

Me këtë barazim “Djajtë e Solsjaerit” vazhdojnë ta mbajnë kreun me plotë 37 pikë të numëruara, kurse Liverpooli renditet ne pozitën e tretë me 34 pikë. /Periskopi

Përfundon pjesa e parë: City ia bën bajat Liverpoolit, ia ‘bombardon’ tri herë rrjetën

Periskopi.com Sporti

Ndeshje me shumë spektakël është duke u zhvilluar mes ekipit të Guardiolës, Manchester Cityt dhe Liverpoolit, shkruan Periskopi.

Të parët që zhbllokuan rezultatin dhe vazhduan me goliadë ishin ‘Qytetarët’, të cilët gjetën rrjetën tri herë.

Për 1:0 shënoi De Bruyne nga penalltia, ndërsa dy golat e tjerë i shënuan, Steerling e Foden.

Skuadrat tani janë në pushimë – mbetet të shihet se cfarë do të sjellë pjesa e dyte. /Periskopi