Ljajic në Turqi, tifozët e Torinos vajtojnë për… Sofijan!

Periskopi.com Sporti

Torino këtë verë çoi në huazim sulmuesin Adem Ljajic te Besiktas në Turqi dhe ndoshta ka gabuar, pasi ka humbur jo pak cilësi e fantazi në sulm, me sulmuesin kryesor Belotti që është në vështirësi.

Megjithatë, në Torino tifozët janë më shumë të mërzitur për faktin se bashkë me Ljajic është larguar edhe e dashura e tij, Sofija Milosevic, e cila në stadium ishte një spektakël më vete, ashtu si postimet e saj në rrjetet sociale.

Ndoshta verën e ardhshme Torino bën mirë të mos e shesë sulmuesin serb.

View this post on Instagram

Dreamer?

A post shared by SOFIA (@sofijamilo) on

View this post on Instagram

Polaroid?

A post shared by SOFIA (@sofijamilo) on

Ljajiç i përgjigjet Pacollit për armët që Serbia dërgon në vendet afrikane

Periskopi.com Lajme

Ministri i Tregtisë në Qeverinë e Serbisë, Rasim Ljajic, ka mohuar pretendimet e Prishtinë zyrtare se Serbia po u jep falas armë shteteve afrikane, duke thënë se të gjitha armët janë shitur legalisht, dhe marrëveshja ka vetëm karakter tregtar.

Këto deklarata të Ljajic vijnë pas akuzave të Pacollit se Serbia po u falë armë vendeve afrikane, në mënyrë që ato të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, raporton Periskopi, marrë nga Danas.

“Ne nuk kemi dhënë armë falas. Të gjitha armët janë shitur me kontrata të rregullta. Me Kamerunin kemi nënshkruar 6 kontrata komerciale që kapin vlerën e 31 milionë eurove” ka thënë Ljajic.

Ndërkohe ky aktivitet i Serbisë është kritikuar edhe nga Amensty International, të cilët pasi kanë parë në një video se si në Kamerun vritet një person me një armë M21 të markës Zastava të prodhurar nga Kragujevac.

Ata kanë kërkuar që menjëherë të ndërpriet eksportimi i armëve në Kamerun./Periskopi/