SUPERLIGA: Ballkani çmonton Arbërinë, llapjanët fitojnë në Drenicë “me balotazh” në shtesë

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të cilat u zhvilluan në kuadër të javës së 15’të të Superligës së Kosovës, transmeton Periskopi.

Ndeshja mjaft interesante, ajo mes Drenicës e Llapit në Skenderaj u mbyll në të mirë të mysafirëve, të cilët deri në minutat e fundit nuk e gjetën golin, ndërsa në anën tjetër Ballkani i Munishit mposhti Arbërinë.

Golat për Ballkanin i shënuan Blend Baftiu dhe Mirlind Daku.

Me këtë fitore ekipi i Munishit forcon pozitën e parë, kurse Arbëria me 17 pikë rënditet në vendin e 7’të, kurse Llapi me këtë fitore arkëton plot 11 pikë dhe gjendet në pozitën e 9 dhe duket se është futur në rrugën e këndelljes.

/Periskopi

A ia shiti Drenica lojën Llapit, flet sekretari i Llapit

Periskopi.com Sporti

Sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi, të shtunën u raportua se ka akuzuar dy lojtarët Mentor Zhdrella dhe Labinot Osmani se e kanë shitur ndeshjen, ku skuadra nga Podujeva u mposht nga Drenica 0-2.

E një ditë pas ndeshjes ka reaguar vetë sekretari ku ka sqaruar situatën duke e mohuar të ketë pasur ndonjë konflikt verbal apo fizik me Zhdrellën dhe Osmanin.

Ai ka dalë në foto me dy futbollistët. Më poshtë reagimi i plotë i tij:

“Përshëndetje miq dhe futbolldashës

Duke i parë shkrimet e vazhdueshme gjatë ditës së djeshme, të cilat ishin totalisht të pabaza dhe shpifje, më duhet të reagoj dhe të sqaroj të vërtetën e të gjitha ngjarjeve.

Unë si Sekretar i klubit nuk kam pasur asnjë konflikt as me fjalë e as fizik, me dy futbollistët e skuadrës, Mentor Zhdrella dhe Labinot Osmani të cilët janë futbollistë kulminant dhe me emër në futbollin tonë. As edhe njëherë të vetme në karakterin tim nuk do ndodh që unë të paragjykoj dikë e aq më pak me futbollistët e skuadrës në të cilën tashmë e 7 vite veproj me nder dhe me përgjegjësi.

Mendoj se është për të ardhur keq që dikush i pandërgjegjshëm t’ua dëmtoj imazhin këtyre futbollistëve kulminant duke përdorur emrin tim në shpifje dhe raportime të pavërteta, pasi që Mentor Zhdrella është kapiten i skuadrës dhe viti i 3-të që është pjesë e Llapit poashtu edhe Labinot Osmani tash e 1 vit andaj me këta dy dhe gjithë të tjerët jemi si familje dhe lërë më t’i akuzoj për diçka që nuk është fare e vërtetë.

Unë dhe dashamirët e futbollit, akuzat duhet t’i drejtojnë tek ata që vendosën ndeshjen me golin e dytë i cili ishte i shpikur, po them me plotë bindje se pergjegjësia bie direkt tek komisioni delegimit dhe tek dy gjyqtarët Besfort Kasumi e Selami Haziri. Për këtë të fundit mendoj që edhe Liga e Tretë është shumë për t’u deleguar e lëre më Superliga sepse ka gjyqtarë 10 herë më të mirë se ai e nuk delegohen, a thu pse?

Apo ndoshta duhet të jenë kësi gjyqtarë të dobët që tu kryejnë punë shefave të tyre dhe ne i kemi dyshimet ton që besoi kem drejt me dyshu e dikush duhet të merret me kta njerz dhe te marrin denimin e meritum dhe ti vertetoj a janë të qellmshme kto gabime a thjesht gabim njerzor që mund ti ndodh qdo kujt, sepse atu derdhen njerst e lojtarve mundi donatorve etj dhe ksi referimi skandaloz osht per gjynah të bëhet, e arysjet pse dyshojmë janë po e theksoj se gjyqtari anësor Selami Haziri është nga Gjilani po ashtu edhe anëtari i komisionit qe i delegon gjyqtarët është nga Gjilani aj është Malazog Hoxha dhe për pozitat që dërgojnë në Evropë, ne jemi konkurent me dy ekipet e Gjilanit (respekt per të dy klubet), kurse me atë çfarë bëri dje gjygjtari anësor për dy ekipet është një rrezik më pak.

Ata që kanë shpifur do të përballen me drejtësinë dhe po u bëj me dije se avokati im personal eshtë duke mbledhur material dhe do t’i padis të gjithë ata që na kanë dëmtuar imazhin e klubit, imazhin tim dhe imazhin e futbollistëve.

Po ua bashkangjis dy foto njërën me dy futbollistët e repektuar Mentorin dhe Labin ku pinum kafen e mengjesit per tu ja deshuar shpisve se jemi më të bashkuar se kurr dhe kot e kan se nuk munden të na përqajnë sepse jemi si një familje,kurse fotoja tjetër ajo e golit të pranuar nga gjyqtari anësor Selami Haziri dhe ai kryesor, Besfort Kasumi.

Dhe dikush duhet të kërkoj përgjegjësi dhe llogari dhënje nga këta refer-akter që e vendosën ndeshjen dje me kësi gola të pranuar!!!”