Babai i Modric i përlotur: Ti je gjeniu im

Periskopi.com Sporti

Babai i Luka Modric ka shpërthyer në lot, teksa është shprehur tejet krenar për këtë arritje.

Pas fitimit të Topit të Artë nga Luka Modric, është paraqitur videoja e babait të kroatit teksa kupton se djali i tij e ka fituar çmimin e më të mirit për vitin 2018.

Ai ka shpërthyer në lot, teksa është shprehur tejet krenar për këtë arritje.”Oh, djali im! Unë jam babai më i lumtur dhe më krenar në botë. Ti je gjeniu im”, tha me lot babai i kroatit.

​Modric dënohet me tetë muaj burg

Periskopi.com Sporti

Luka Modric e ka pranuar plotësisht akuzën nga Agjensia Tatimore për mashtrime në tatime.

Ylli i Real Madridit ngarkohej me dy vepra penale, ndërsa në gjyqin që u mbajt dje i ka pranuar të dy akuzat.

Kështu, mesfushori kroat është dënuar me tetë muaj burg.

Por, gjykata i ka dhënë mundësinë që burgun ta paguaj me para. Modric do të duhet të paguaj 400 mijë euro për të shmangur burgimin, që i bie 250 euro në ditë në formë prej 8 muajsh.

Futbollisti ballkanas kishte bashkëpunuar me një kompani në Luksemburg në të cilën kishte fshehur të ardhurat e tij për disa vite.

Inter nuk shpreson më se mund ta marrë Modricin

Periskopi.com Sporti

Me të rinovuar kontratën e tij me Inter deri në vitin 2021, trajneri zikaltër, Luciano Spalletti shpreson akoma në një dhuratë të fundit nga ana e drejtuesve të klubit.

Por, edhe ai e di se të arrish te Luka Modric është një mision shumë i vështirë pas mbylljes nga ana e klubit të Real Madrid. “A do të vijë Modric? Duhet pyetur drejtori Ausilio, unë nuk di asgjë nga ajo që i përket merkatos. A shpresoj? Jo, jam që tani shumë i kënaqur me ata që kam në dispozicion”, deklaroi Spalletti për Sky.

“Kam futbollsitët që do të doja të kisha”, shtoi më pas tekniku zikaltër. Tashmë edhe Spalletti, që vetëm pak ditë më parë ëndërronte bashkë me tifozët e Inter për mbërritjen në Milano të mesfushorit fenomenal kroat, ka kuptuar se dëshira po transformohet në utopi.

Ajo që mban ende gjallë shpresat e zikaltërve janë ditët e mbetura në dispozicion deri në skadimin zyrtar të afatit të merkatos verore, kaq të gjatë dhe të nxehtë.

 

Ja kur vendoset e ardhmja e Luka Modric

Periskopi.com Sporti

E ardhmja e Luka Modric do të vendoset pas takimit me presidentin, Florentino Perez. Kroati po përgatitet për këto bisedime kur për të ka shprehur interesim Inter Milan nga Serie A, shkruan Gianluca Di Marzio, përcjell Klan Kosova.

Modric shihet si një opsion për italianët, që sikurse rivali i tyre Juventus kanë qenë shumë aktivë në tregun e transferimeve këtë verë.

Dhe Nerazzuri shpresojnë që Modric që shprehë dëshirën për ndryshime të skenarit të presidentit Florentino Perez, me të cilin ka mbajtur bisedime në fundjavë.

 

Ëndrra Modriq mund të kthehet në realitet, Interi nis bisedimet me kroatin

Periskopi.com Sporti

Zikaltërit vazhdojnë të jenë shumë aktiv në këtë afat kalimtar.

Luka Modriq është ylli i radhës që mund të zbarkojë në Serie A.

Për kroatin që u zgjodh futbollisti më i mirë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ka shfaqur interesim të madh Interi.

Në Itali shkruajnë se kanë nisur tashmë kontaktet me përfaqësuesit e kroatit, që nuk e ka përjashtuar largimin nga Real Madridi, për të nisur një aventurë të re.

Rruga për të mbërritur te 32-vjeçari është e vështirë, por Interi kërkon ta provojë, sepse bëhet fjalë për një nënkampion bote që po ashtu është kandidat ta fitojë “Topin e Artë”, këtë vit.

Sky Sport Italia raporton që vetë Modriq ka pranuar të hapen bisedimet për një kalim të mundshëm të tij në Giuseppe Meazza.

Nëse edhe Modriq transferohet tek Interi, ai do të gjejë atje tre bashkëkombës të tij, si Ivan Perisiq, Marcelo Brozoviq dhe Sime Vrsaljko.

Modriç sfidon ligjet, por në stërvitje të Kroacisë mungojnë 5 titullarë

Periskopi.com Botërori 2018

Për pak kohë do të festojë 33-vjetorin e lindjes, por duket se për Luka Modriçin mosha është thjesht një numër.

Një muaj më parë luajti finalen e Ligës së Kampionëve me Realin e Madridit, ndërsa nesër do të zbresë në fushën e lojës për finalen e Botërorit.

Pa pushuar shumë, iu bashkua kombëtares së tij për të bërë stërvitje në prag të këtij kompeticioni.

Luka deri tani ka luajtur 6 ndeshjet dhe për më tepër ka qenë prezent në tri shtesat, në fazën e 1/8-ave, çerekfinaleve dhe gjysmëfinale.

Gjatë këtyre sfidave ka arritur 604 minuta dhe ka përshkuar 65 kilometra.

Nga këto, 25 me topin në këmbë. Te Reali i Madridit luajti 45 ndeshje në këtë sezon, ndërsa ndaj Anglisë doli në minutën e 114-të i lodhur.

Ai nuk ka fizikun e Ronaldos, por di të luajë, di të vrapojë, të pozicionohet, di kur të vendosë të vrapojë dhe kur të pushojë në fushën e lojës.

Dhe ai është shndërruar në një shembull për futbollin dhe futbollistët. Sepse ka edhe më të rinj se ai që nuk vrapojnë dhe kënaqen me pak në fushën e lojës.

Stërvitja- Por nëse trupi i Modriçit përballon këtë ngarkesë, të tjerët duket se kanë probleme.

Pak orë përpara finales nuk ka lajme aspak të mira për trajnerin Daliç. Pesë prej titullarëve nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe kanë probleme.

Bëhet fjalë për Perisiç, Striniç, Subashiç, Vrsaljko dhe Lovren. Më shqetësuese ishte gjendja për dy të parët.