Ministri Lluka ndërhynë direkt në prokurim të Telekomit

Periskopi.com Lajme

Njoftimi i mëhershëm i Telekomit se ministri Valdrin Lluka në vazhdimësi ka bërë veprime e deklarime për falimentim të kësaj kompanie po dalin të vërteta.

Në një dokument që Indeksonline ka siguruar shihet qartë se si ministri Lluka ka ndërhyrë direkt në një proces të prokurimit të kësaj kompanie.

 

 

Telekomi i Kosovës kishte respektuar në tërësi procedurat ligjorë për hapjen e tenderit kishte zhvilluar edhe procedurat e nevojshme dhe në fund ministri me një email zyrtar kërkon që ta anulohet ky tender, shkruan Indeksonline.

Ky veprim vlerwsohet si ndërhyrje e drejtpërdrejt në punët e brendshme të Telekomit të Kosovës dhe veprim i kundërligjshëm i ministrit Lluka.

Me këtë tender, Telekomi ka pasur si synim ristrukturimin e korporatës me cka do të ndikonte pozitivisht në afarizmin e tij ku do të kurseheshin mbi 300.00 euro në muaj.

Ky veprim i ministrit Lluka i ka shkaktuar humbje të mëdha korporatës dhe është bërë precedent se si një ministër ndërhynë direkt në një proces të prokurimit.

Ministri Lluka takohet me zyrtarët e AKP-së, flasin për Shoqërinë Aksionare “Trepça”

Periskopi.com Lajme

Menaxhmenti i Agjencisë Kosovare të Privatizimit  (AKP) sot priti në takim Ministrin e Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Lluka.

Ministri Lluka informoi AKP-në lidhur me regjistrimin e Shoqërisë Aksionare Trepça dhe kërkoi bashkëpunimin e AKP-së edhe në procesin e implementimit të këtij ligji.

Gjatë këtij takimi theks i veçantë u vendos mbi rëndësinë e koordinimit të ngushtë në mes të këtyre dy institucioneve përmes ekipeve të përbashkëta me Shoqërinë Aksionare Trepça në mënyrë që të gjitha obligimet që dalin nga Ligjet relevante për institucionet tona të përmbushen me kohë.

 

Konjufca i drejtohet Llukës: Ti je zyrtar i Zmobile, jo ministër i Kosovës

Periskopi.com Lajme

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, tha se minstri Valdrin Lluka duke vepruar në kundërshtim me Kuvendin e Kosovës.

“Kuvendi e ka miratuar një rezolutë në korrik të vitit të kaluar ku theksohet se Telekomi duhet rikonstrukturuar dhe jo të privatizohet. Jeni një zyrtar i Z mobile dhe jo ministër i Kosovës, nuk po e ndërpreni kontratën me Z mobile, aty po bëhet zhvatje 9 deri në 11 milion euro”, tha ai.

Ministri, Lluka në përgjigjen e deputetit të VV-së, tha se disa pika të rezolutës së Kuvendit i kanë trajtuar, ndërsa sa i përket akuzave, ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë ndikim në punën e tij si ministër.

“Është e vërtetë që kam punuar në Z mobile, kjo nuk ka të bëjë me punën time si ministër, kontrata skadon në qershor, nuk mundet me u shkëput tash”, shtoi ministri Lluka.

Lluka premton përmirësim të kushteve të punës për minatorët e Artanës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka vizituar sot Minierën e Artanës, me ç’rast menaxhmentin dhe minatorët i ka njoftuar me marrëveshjen që Qeveria e Kosovës ka arritur me Sindikatën e Minatorëve të Trepçës, nga e cila pritet të përfitojnë të gjithë minatorët.

Kreu i MZHE tha se ka një bashkëpunim të ngushtë me menaxhmentin dhe minatorët dhe ka diskutuar me ta për problemet dhe mundësitë e përmirësimit të kushteve të tyre.

“Minatorët të cilët me të vërtetë kanë dhënë shumë për vendin, punojnë në kushte të vështira dhe një gjë të tillë nuk mund ta lejojmë në vazhdimësi, sepse në ato kushte në moshën e shtyrë nuk mund të vazhdohet, prandaj erdha të komunikoi lajmin që ne parashohim që shumë shpejt ta kemi një pensionim të hershëm, në moshën prej 55 vjeçar dhe me disa benefite shtesë që jemi në negocim e sipër”, tha Lluka.

Ministri Lluka Lluka tha se javën tjetër do të tres në takim menaxhmentet dhe minatorët e Trepcës dhe Artanës për të diskutuar bashkërisht gjendjen e tyre.

“Nuk dëshiroj të lë hapësirë për diskriminim, pra kushtet e minatorëve në Stantërg do t’i kenë edhe minatorët në Artanë”, tha ai. Nga ana e tij, drejtor i Minierës së Artanës Hysen Vranjolli  tha se kanë  informuar .inistrin Lluka për kushtet e vështira të punës edhe për rezultatet e tyre të punës. Ai tha se kanë pasur mungesë të buxhetit në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa morën premtimin se kjo do të bëhet në mënyrë reale.

Ministri Lluka: Po shikojmë mënyra për ta ndihmuar Postën

Periskopi.com Lajme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka raportuar në Komision lidhur me gjendjen financiare të Postës dhe mundësitë se si të tejkalohet kjo gjendje.

Posta e Kosovës ka kohë që është futur në një krizë financiare, kjo për shkak siç thotë ministri të rënies së shitjes së shërbimeve postare.

Ministri Lluka ka thënë se si Qeveri e vendit po shikojnë mundësitë se si ta subvencionojnë Postën.

“Posta e Kosovës po përballet me probleme të vazhdueshme, kryesisht të trendëve globale, po edhe për shkak të rënies së shitjes së shërbimeve postare. Mirëpo, si Qeveri jemi duke shikuar mundësitë për t’i ndihmuar në disa forma. Kemi kërkuar nga drejtori i ARKEP-it të bëjë një vlerësim të gjendjes dhe të na dërgoj koston. Shpresojmë që ta marrim këtë javë dhe ta dërgojmë në qeveri dhe potencialisht ta subvencionojmë këtë shërbim postar. Tre mujorin e këtij viti ka pas rënie,edhe në shitje edhe në fitim. Do të shikojmë se si ta ndihmojmë postën. Një nga format është shpërndarja e skemës sociale përmes postës. Hapësirë ka Qeveria, dhe kjo do të rrisë për 1 milionë qarkullimin. Ka edhe forma tjera, për shembull neper qendrat e regjistrimit në Kosovë, ku posta duhet të jetë në të gjitha ato vende ku kryhen pagesa”, ka thënë Lluka.

Në këtë komision janë edhe disa pika të rëndit të ditës, mirëpo ndër to për të cilat raportoj Ministri ishte gjendja financiare jo e mirë e Postës tash e sa kohë.

Ministri Lluka e konfirmon se gjendja financiare e Telekomit është e keqe

Periskopi.com Lajme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha sot se gjendja në Telekomin e Kosovës është e paqëndrueshme, por MZHE dhe Qeveria e Kosovës janë në vazhdën e implementimit të zgjidhjeve për tejkalimin e kësaj situate.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Evropiane të të Punësuarve në Shërbimet Publike (Eurofedop), Bert Van Caelenberg, i cili shoqërohej edhe nga kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj.

Me këtë rast ministri Lluka ka njoftuar sekretarin e Eurofedop me zhvillimet e përgjithshme në sektorin publik, me theks të veçantë në Telekomin e Kosovës dhe rëndësinë që ka dialogu social në trajtimin e të gjitha çështjeve, posaçërisht ato që janë me interes për punëtorët.

“Edhe me këtë rast është e nevojshme mbështetja e sindikatës dhe e tërë punëtorëve, meqenëse zgjidhjet e ofruara janë edhe me interes për punëtorët”, tha ministri Lluka.

Ministri potencoi që ka pasur takime të vazhdueshme me sindikatën dhe shprehu gatishmërinë e plotë të MZHE-së dhe të Qeverisë për të bashkëpunuar dhe për të mbështetur dialogun social si e mekanizmin më efikas për tejkalimin e të gjitha çështjeve me interes të përgjithshëm.

Ndërsa, Caelenberg potencoi se situata në Telekomin e Kosovës është mjaft e vështirë, duke kërkuar që institucionet të gjejnë një zgjidhje të favorshme për të gjithë dhe të gjitha këto çështje të orientohen përmes dialogut social.

Lluka tregon se kur do të fillojë ndërtimi i ‘Kosovës së Re’

Periskopi.com Lajme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka folur për projektin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, gjendjen në Telekom, Trepçën si dhe për Ligjin e ri për ndërmarrjet publike.

Lluka ka thënë se projekti i Termocentralit “Kosova e Re” nuk do të dështojë sepse sipas Llukës, Kosova nuk ka alternativa tjera për të siguruar energji elektrike.

“Projekti i Termocentralit ‘Kosova e Re’ nuk do të dështojë sepse është qenësore të kemi energji elektrike të mjaftueshme për konsum. Jemi në rrugë të mbylljes së Termocentralit ‘Kosova A’ i cili ndotë ambientin. Nuk mund të qëndrojmë vetëm me blloqet e Termocentralit ‘Kosova B’ sepse do t’i kishim vetëm gjysmën e nevojave konsumuese të energjisë. Prandaj, çdo tendencë për ta anuluar projektin e ‘Kosovës së Re’ do t’i sillte dëme jashtëzakonisht të mëdha vendit. Ky projekt do të vazhdojë. Kemi shpallur fazën parakualifikuese për operatorët të cilët do ta ndërtojnë këtë termocentral”, ka thënë ministri Lluka./telegrafi/