Daçiq nuk ndalet: Do të vazhdojmë të lobojmë kundër Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka injoruar thirrjen e QUINT-it për ndalimin e fushatës për tërheqje të njohjeve të Kosovës.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se për “Qeverinë nga Prishtina, serbët janë gjithmonë fajtorë”. Daçiq ka thënë se nuk ka informacione për akuzat nga homologu i tij, shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli për sulm ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë nga ana e serbëve në Copenhagen.

“Mbrëmë kam kontaktuar njerëzit tanë, sepse askush nuk më kishte lajmëruar në lidhje me rastin. Ata më kanë thënë se askush nuk i kishte njoftuar, nga Qeveria e Danimarkës, e as nuk është arrestuar dikush ose të ketë ndonjë të dyshuar. Andaj, deri më tani nuk kemi informacione të tilla, as nuk na është drejtuar dikush”, u shpreh Daçiq për “TV Prva”, transmeton lajmi.net.

Sa i përket kritikave të Pacollit për “banditët dhe huliganët serbë”, ai tha se me siguri e kishte fjalën për tifozët në ndeshjen Copenhagen – Crvena Zvezda që ishte zhvilluar të martën mbrëma.

“Sulme të tilla nga Qeveria e Prishtinës kemi nga disa në ditë. Ata vazhdimisht akuzojnë palën tonë, çfarë do që ndodh serbët janë fajtorë, ata ankohen në agresivitetin tonë e çfarë duhet të thonë njerëzit tanë për mënyrën si ata sillen me ta”, theksoi Daçiq.

Duke komentuar lirimin e ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina dhe vendimin e Maqedonisë së Veriut për mos ekstradimin e tij në Serbi, Daçiq tha se bëhet fjalë për vendim politik, transmeton lajmi.net.

“Nëse dikush gjendet në listën e të kërkuarve të INTERPOL-it, pse duhet të diskutohet a duhet të ekstradohet apo jo, atëherë bëhet fjalë për arsye politike”, tha ai. Ai po ashtu ka marrë krahasim edhe lirimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.

Daçiq po ashtu ka injoruar thirrjet e QUINT-it që Serbia të ndalojë me fushatën e lobimit për tëheqje të njohjeve të Kosovës.

“Përkundër thirrjeve të QUINT-it, nuk do ta ndali fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Ata nuk kanë thënë asgjë të re. Më ka prekur shumë që njerëzit i kanë nënvlerësuar vendimet e disa shteteve për tërheqje të njohjeve sepse nuk është e lehtë të fitoni një dokument të tillë. Madje, edhe në vizitën e tij, Putin kishte shprehur habinë si ia kemi arritur”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

Në pyetjen se kur Serbia do ta vazhdojë fushatën për tërheqje të njohjeve të Kosovës, Daçiq tha se është një proces i pandalshëm. “Do të vazhdojmë, nuk kemi dashur gjatë kësaj jave t’i hidhërojmë, duhet të kemi kujdes edhe për gjendjen shëndetsore të atyre që shkruajnë njoftimet nga Prishtina”, theksoi ai.

Në raportimet rreth inkuadrimit të SHBA-së në procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, Daçiq ka thënë: “Nuk do ta marrë Amerika rolin e udhëheqësit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, BE-ja është kryesues në këtë proces, por të gjithë do të angazhohen për të gjetur një kombinim për ndonjë marrëveshje. Dy herë kam biseduar me Boltonin, ata mbështesin shtetin tonë që të arrijmë deri te një kompromis”.

Cakaj me plan për mbrojtjen e Kosovës nga lobimi i Serbisë për çnjohjen e saj

Periskopi.com Lajme

Diplomacia shqiptare do të ndërmarrë një ofensivë për të mbrojtur Kosovën, ndaj lobimit kundër saj që po bën Serbia.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj tregoi në Opinion planin e tij, ndërsa nuk dha një përgjigje konkrete nëse diplomatë nga Kosova do të emëroheshin ambasadorë të Shqipërisë në ato vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Informacioni që ju keni mund të jetë i saktë, do të marrim të gjitha masat për fuqizimin për forcimin e Kosovës. Komunikoj ekskluzivisht do të ngrejmë task-forcën për forcimin ndërkombëtar të Kosovës, më diplomatë nga Kosova dhe Shqipëria. Do të procedojmë shumë shpejt me marrëveshjen ndëministrore”, deklaroi ministri i Jashtëm në detyrë, shkruan Opinion.al.

Sipas tij kjo ofensivë do të jetë e bazuar në 4 pika: Ambasada të përbashkëta (godinat), elementi i dytë do të jetë konsullor, mundësitë e këmbimit të stafit diplomatik dhe pika e katërt do të jetë kulturore.

 

 

‘Serbia shpenzon miliona për lobim në Washington, edhe shqiptarët duhet të bëjnë të njëjtën’

Periskopi.com Intervista

Udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë duhet ta përqendrojnë vëmendjen tek lobimi në Washington, sepse vitet e fundit Serbia ka bërë hapa të mëdhenj në këtë drejtim, thotë Mark Gjonaj, anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se është përgjegjësi e të gjithë shqiptarëve që ta kujtojnë botën dhe aleatët e tyre për krimet që kanë bërë serbët në Kosovë.

Gjonaj është pjesë e një grupi të komunitetit shqiptaro-amerikan që këtë fundjavë shkon në Kosovë për të nderuar kontributin e batalionit “Atlantiku” në luftën e vitit 1999 si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për të zhdukurit dhe viktimat e dhunës seksuale.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, këtë fundjavë ju shkoni në Kosovë me një grup të komunitetit shqiptaro-amerikan për të kujtuar rolin e batalionit “Atlantiku” që luftoi në luftën e vitit 1999. Çfarë mesazhi do të dërgoni në Kosovë?

Mark Gjonaj: Së pari duhet të kujtojmë se njëzet vjet më parë, miku ynë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aleatët e saj kontribuuan në dhënien fund të krimeve të luftës në Kosovë, që ishte një krizë e vërtetë humanitare. Mesazhi që do të dërgojmë është i dyfishtë, nderimi i aleatëve që ndihmuan njerëzit tanë në momentet tona më të errëta dhe nderimi i komunitetit shqiptaro-amerikan, batalionit tonë “Atlantiku”, veçanërisht ato gra dhe burra që bënë sakrificën më të madhe, duke shkuar në vendin amë për të luftuar për liri dhe për njerëzit e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, njëzet vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë, 1696 njerëz ende figurojnë të zhdukur. Sipas mendimit tuaj, çfarë duhet bërë ndryshe në përpjekjet për gjetjen e tyre?

Mark Gjonaj: Së pari duhet të sqarojmë atë që ka ndodhur. Pavarësia e Kosovës u pagua me gjak, djersë dhe lot. Afër 14 mijë njerëz u vranë, 1696 ende të zhdukur, 20 mijë gra të dhunuara, 800 mijë njerëz u larguan me forcë nga vendi i tyre, dhe mbi 100 mijë shtëpi u shkatërruan. Këtu nuk ka asgjë të re. Shqiptarët ishin objekt i masakrave për shumë shekuj. Në dimrin e vitit 1878-1879, kur 35 mijë shqiptarë u vranë, gjatë luftës ballkanike të viteve 1912-1913, 120 mijë shqiptarë u vranë, në masakrën e Tivarit 5 mijë shqiptarë u vranë, dhe kishim luftën me të fundit në Kosovë. Dhimbja e tyre ende po ndihet edhe sot. Kemi familje që kanë humbur të dashurit e tyre , të cilët çdo ditë përballen me humbjen e anëtarëve të familjeve të tyre, të vrarë nga dora e armikut tonë, në këtë rast Serbisë. Duhet t’ia kujtojmë vetes se askush nuk është përgjigjur për krimet e luftës dhe masakrat deri më sot. Kemi 1696 njerëz që ende janë të zhdukur. Duhet ushtruar trysni ndaj Serbisë për këtë çështje, dhe ne duhet të ngrejmë zërin që të ketë përgjegjësi për krimet dhe masakrat që janë bërë në Kosovë. Ne gjithashtu duhet të vazhdojmë kërkimet për gjetjen e trupave të të dashurve tanë. Kjo dhimbje po bën jehonë në mbarë Kosovën dhe në mbarë komunitetin shqiptar sot. Ne kemi nevojë për një ripërqëndrim të vëmendjes në krimet e vërteta. Sot Serbia, agresori i vërtetë, është bërë viktimë dhe viktimat janë bërë agresorë. Kjo është për të ardhur keq. Udhëheqësit tanë duhet ripërqëndrojnë vëmendjen tek lobimi në Washington dhe në komunitetin ndërkombëtar për t’ua kujtuar atyre çmimin që është paguar gjatë kësaj lufte. Serbia po shpenzon 30 milionë dollarë në vit për lobizëm vetëm në Washington. Ka ardhur koha që komuniteti shqiptaro-amerikan të bashkohet përkrah Kosovës dhe të Shqipërisë për t’u ripërqëndruar tek çështjet reale. Këto pyetje duhet të marrin një përgjigje dhe kriminelët e luftës duhet të japin llogari për krimet që kanë bërë.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, komuniteti shqiptaro-amerikan ka dalur me një projekt për vendosjen e shumë flamujve të zinj me shqiponjën e kuqe në autostradën që lidh Shqipërinë me Kosovën, për të kujtuar të zhdukurit dhe të rënët e luftës së vitit 1999. Si doli kjo ide dhe a ka një mbështetje të madhe për të nga njerëzit në Kosovë?

Mark Gjonaj: Së pari unë dua të falënderoj komunitetin shqiptaro-amerikan për bujarinë e tyre për ta bërë të mundur këtë projekt. Qëllimi është që të kemi një flamur për çdo viktimë të luftës në Kosovë në autostradën që lidh Tiranën me Prishtinën. Në mesin e tyre do të jenë 1696 simbole të zeza. Do të jenë flamuj të zinj me shqiponjë të kuqe dhe më emrat e viktimave dhe personave të zhdukur. Mbishkrimi “Për Viktimat dhe të Zhdukurit” në simbolin e këtyre flamujve është për të na kujtuar ne dhe këto familje që kanë patur humbje të tmerrshme se ne nuk e kemi harruar këtë. Kjo po bëhet për t’ia kujtuar popullit shqiptar koston e luftës dhe shpresojmë që të ripërqëndrojmë vëmendjen tek çështjet me përparësi. Duhet t’ia kujtojmë komunitetit ndërkombëtar se Kosova kurrë nuk e ka lënë tryezën e negociatave, por është Serbia ajo që është larguar nga negociatat dhe ka përdorur një tarifë të thjeshtë që nuk ka asnjë ndikim në ekonominë e tyre, ndërsa Serbia nuk u përgjigjet pyetjeve se ku janë kriminelët që kanë kryer krime në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Pasojat e luftës së vitit 1999 ende po rëndojnë mbi njerëzit e Kosovës. Forcat serbe, përveç pushkëve dhe tankeve, përdorën edhe dhunën seksuale si një armë kundër popullatës shqiptare. A mendoni se është bërë mjaft nga komuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet vendase për të trajtuar këtë lloj krimi?

Mark Gjonaj: Së pari, qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaft për të njohur këto viktima. Njëzet mijë gra janë përdhunuar. Shumica e atyre që kanë marrë guximin të flasin për këtë krim ndjehen të turpëruara për shkak të qeverisë dhe janë heshtur nga qeveria jonë. Këto gra nuk kanë patur një përmbyllje të këtij kapitulli të rëndë të jetës së tyre, pra që këta kriminelë të nxirreshin para drejtësisë. Kështu që ne jemi të angazhuar në një program për rritjen e ndërgjegjësimit, jo vetëm të bëhemi një zë për këto gra, por që t’ua kujtojmë të gjithëve krimet e luftës që janë bërë. Ne kemi hedhur idenë për mbledhjen e 20 mijë vathëve që do të simbolizonin gratë e përdhunuara dhe do të vendoseshin në një objekt të caktuar. Ne shpresojmë që të rinjtë do t’i bashkohen kësaj nisme për t’ia kujtuar botës krimet e luftës në Kosovës dhe tragjeditë me të cilat këto gra ndeshen. Shumica e këtyre grave thonë se më mirë do të ishte të vriteshin se sa t’i mbijetonin përdhunimit, padrejtësive dhe të bëheshin me turp nga njerëzit e tyre.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, komuniteti shqiptaro-amerikan ka ndihmuar Kosovën në shumë aspekte. A jeni të kënaqur me rezultatet e kësaj ndihme?

Mark Gjonaj: Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë më shumë. Komuniteti shqiptaro-amerikan nuk e ka harruar atdheun ose detyrimin ndaj tij. Ne e dimë se ai shpesh është përmendur për punën që ka bërë për pavarësinë e Kosovës. Pa ndihmën e komunitetit shqiptaro-amerikan, Kosova nuk do të ishte shteti i lirë që është sot. Kjo, për shkak të energjisë dhe përpjekjeve të bashkuar që ne kemi bërë, jo vetëm nga ky komunitet por edhe nga udhëheqësit botërorë. Ne duhet të vazhdojmë të përqendrohemi tek e ardhmja, por gjithashtu duhet të kërkojmë llogari nga udhëheqësit tanë për t’u siguruar që ata vazhdojnë të jenë të përqendruara nga çështjet që ndodhen para nesh. Ne e dimë se mund të arrijmë gjëra të mrekullueshme kur punojnë së bashku, kur jemi të bashkuar me një mesazh, me një fokus. Sot ndodhemi në këtë pikë si komunitet. Kemi humbur shumë në 20 vitet e fundit, kemi humbur përqendrimin tonë. Shumë nga aleatët dhe miqtë tanë të cilët ende na mbështesin duhet të kujtohen prej nesh për arsyen pse na ndihmuan. Dhe kjo është një përgjegjësi e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, por më tepër e dy qeverive dhe udhëheqësve tanë të të gjitha fushave.

Zëri i Amerikës: Menjëherë pas mbarimit të luftës, shqiptarët u kthyen në shtëpitë e tyre në Kosovë, megjithatë sot ne po shohim largimin e një numri të madh njerëzish. Sipas mendimit tuaj, çfarë po ndodh, çfarë po i shtyn njerëzit të largohen nga vendi?

Mark Gjonaj: Është e vështirë, veçanërisht për të rinjtë, kur nuk shohin një të ardhme të ndritur dhe përparim ekonomik. Njerëzit e Kosovës ende po vuajnë. Ata nuk kanë qenë në gjendje të ndërtojnë një bazë të fortë për rritje ekonomike. Gjendja jo e mirë ekonomike është një nga arsyet pse njerëzit largohen. Qeveria nuk ka bërë mjaft për ta stabilizuar rajonin. Një nga problemet që kemi është mungesa e balancës tregtare mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova importon shumë nga Serbia, dhe eksporton shumë pak. Kjo çështje duhet të trajtohet dhe të ketë një balancë dhe reciprocitet në shkëmbimet tregtare të Kosovës me Serbinë.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, Kosova ende po përballet me një sfidë të madhe, ngërçin në dialogun me Serbinë dhe reagimin ndaj tarifës 100 për qind të vendosur ndaj mallrave serbe. Shumë analistë thonë se vendosja e tarifës ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj perëndimorë. Si e shihni ju këtë?

Mark Gjonaj: Kemi të bëjmë me Serbinë, e cila po shpenzon dhjetëra miliona dollarë për lobizëm në Washington dhe po bën hapa të mëdhenj në këtë drejtim. Është një padrejtësi e madhe ndaj Kosovës për tregtinë. Produktet e Kosovës nuk mund të hyjnë në Serbi. Kamionët tanë ndalen në kufi dhe nuk mund të futen në Serbi me targat e Kosovës. Padrejtësia po u ndodh shqiptarëve të Kosovës. Kosova është një vend i pavarur dhe duhet të lejohet të veprojë për interesat e saj më të mira. U bëj thirrje shqiptarëve të Kosovës që të bojkotojnë të gjitha produktet serbe derisa Serbia të kthehet në tavolinë e bisedimeve me vullnetin për të ndjekur penalisht të gjithë kriminelët e luftës.

 

Shqiptarët duke lobuar në Washington para ndërhyrjes së NATO’s

Periskopi.com Lajme

Veprimtari shqiptar, Ruben Avxhiu sot përmes një shkrimi të gjatë ka sjellur rrëfimin për  marsin 1999, kur shqiptarët lobonin ato ditë në Washington para ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë.

Ai shkruan se Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan ishte organizata më surperiore për shkak të përbërjes, organizimit modern, njohjes dhe lidhjeve në Ëashington.

Këtë rikujtim ai e bëri sot në shënimin e dy dekadave që nga ndërhyrja e NATO’s në Kosovë.

Lexojeni të plotë:

Sot, 20 vjet pas fillimit të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, shqiptarët e Amerikës kanë arsye të krenohen me rolin e tyre në fatet e kombit.

Marsi i vitit 1999 ishte kurorëzim i më shumë se një dekade punë lobuese dhe edukuese në kryeqytetin e vendit më të fuqishëm të botës. Kurse, Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) ishte kurorëzim i mësimeve dhe përvojave të nxjerra nga fitoret e humbjet e pësuara gjatë gjithë kësaj kohe.

Në javët, muajt dhe vitet që i paraprinë ndërhyrjes së NATO-s nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, NAAC kishte dalë në skenë si ndërmjetësuesja më e mirë dhe më profesionale mes pikëpamjeve dhe njohurive të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe qendrimeve dhe politikave amerikane për Kosovën e Ballkanin.

Kur NAAC u themelua një mbasdite pranvere të vitit 1996, në Nju Jork, Kosova sapo ishte lënë jashtë procesit të paqes në Dayton dhe pavarësia e saj dukej se do të bëhej fli në altarin e paqes së madhe ballkanase.

Duke shkruar një libër për këtë organizatë kam pasur kënaqësinë të ndjek rritjen dhe fuqizimin e përgjatë evoluimit të këndvështrimeve amerikane ndaj Kosovës në atë vite kritike të punës sonë në Ëashington.

NAAC nuk lindi nga asgjëja. Këshilli qendronte në supet e larta të organizatave e shembujve pararendës, që nga Vatra e Nolit dhe Konicës, Rinia Kosovare në Botë, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, Degës së LDK-së për Shtetet e Bashkuara, Miqtë e Shqipërisë e dhjetëra organizata të tjera që punuan në vite duke perfeksionuar mënyrat e ndikimit dhe edukimit në makinerinë e politikës së jashtme amerikane.

Mirëpo, Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan ishte padyshim organizata më surperiore për shkak të përbërjes, organizimit modern, njohjes dhe lidhjeve në Ëashington, kuptimit të politikës amerikane dhe të gjuhës së nevojshme të kohës, të transparencës dhe rrotullimit të ekipit drejtues. Pas pak më shumë se dy viteve në krye të NAAC, Prof.Dr. Sami Repishti ia kishte lënë vendin Ilir Zherkës. Një organizatë në radhë të parë amerikane në formë, organizim dhe veprim, por shqiptare në zemër dhe në interesa, NAAC ishte forca që na duhej në kohën e duhur dhe vendin e duhur.

Ajo ditë fatale e 23 marsit, 1999, kishte koinçiduar me Ditën e Kongresit që NAAC organizonte çdo vit në Ëashington. Pas takimeve të paradites me një numër kongresistësh të njohur në zyrat e tyre, aktivistët e shquar shqiptaro-amerikanë ishin mbledhur për një drekë të përbashkët.

Në një moment, Afërdita Rakipi, vajza e mërgimtarëve shqiptarë nga Maqedonia, Drejtoresha 27-vjeçare e Komunikimit, që ishte shpirti luftarak i zyrës së NAAC në Ëashington, u ngrit deklaroi dy gjëra: E para se për shkak të ndryshimeve në agjendë, dreka do të përfundonte 10 minuta përpara kohe, dhe e dyta se NATO kishte filluar bombardimin e objekteve ushtarake në Jugosllavi.

Emocionet ishin të jashtëzakonshme. Aktivistët shqiptarë shumë prej të cilëve i kishin kushtuar gjithë jetën kauzës që nga kohët kur nuk dukej asnjë zgjidhje në horizont, filluan të përqafoheshin me lotë në sy.

Në ekranin më të parë televiziv ishin ndalur për të parë lajmet nga CNN. Mundi nuk kishte shkuar kot.

Më shumë se një muaj më parë, ndërsa bisedimet në Rambuje kishin ngecur në vend, drejtuesit e NAAC ishin pjesë e një grupi të madh shqiptaro-amerikanësh që udhëtuan për të qenë afër bashkatdhetarëve të tyre që përfaqësonin Kosovën në bisedimet më të vështira të shekullit.

Afërdita Rakipi kishte udhëtuar vetëm përpara grupit për të vendosur lidhjet dhe përgatitur kushtet e punës. Kishte biseduar me diplomatë e zyrtarë të angazhuar në negociatat dhe me reporter të ngarkuar për mbulimin e tyre.

Duke folur për gazetën “Illyria” lidhur me ato ditë, ajo vë në dukje sesa e ndryshme ishte ajo kohë, për shkak se revolucioni i ri teknollogjik nuk kishte aguar ende. Sot, mund të shpërndash një mesazh kudo me një klik. Në atë kohë, duhej të ishte present në takime, duhej shpesh të kishe deklarata e printuara me vete në çdo kohë.

Kur mbërrita në Paris, m’u desh të merrja me qira një telefon cellular, që ishte ende diçka e rrallë, e me të cilin mund të flisje me Amerikën. Celulari vinte me një valixhe, për shkak të komponentëve të shumë që kishte”, tregon Afërdita. “Kjo është mbresëlënëse, duke pasur parasysh se sot mund të flasim me njëri-tjetrin, thjesht duke përdorur orën që mbajmë në dorë, apo një celular aq të vogël sa mund ta zhysim lehtësisht në xhep”.

Njëri prej drejtuesve të NAAC, Harry Bajraktari, tregon se përpara nisjes për në Francë, ata kishin pasur një takim të ngushtë me Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright. Me të mbërritur në Rambuje ishin takuar me Ambasadorin Chris Hill, që ishte zyrtari amerikan që ndiqte më nga afër zhvillimet në bisedime.

Bashkë me grupin nga NAAC udhëtuan edhe kongresistët Eliot Engel dhe Sue Kelly, njëri demokrat, tjetra republikane, që të dy bashkëkryetarë të Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan.

Shqiptarët me të drejtë druheshin që ta firmosnin marrëveshjen. Nga një anë, ata rrezikonin të mbeteshi peng e një dokumenti që nuk parashikonte pavarësi nga Kosova. Nga ana tjetër, ky ishte një rast i rrallë që mund të hapte rrugën për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Përfaqësuesit e Kosovës që ishin të përçarë në atë kohë kishin nevojë për një dëshmi besimi te amerikanët. Kjo dëshmi erdhi në formën më të fortë nëpërmjet NAAC, organizatës më të afërt me administratën amerikane në histori.

Shqiptarët e NAAC, në bashkëpunim me kongresistin Engel ishin sinjali më i fortë që vinte nga SHBA se pavarësia e Kosovës nuk do të mbytej në Rambuje.

Pas largimit të grupit dhe kongresistëve, dy udhëheqës të NAAC-ut, Avni Mustafaj dhe Ekrem Bardha qendruan edhe dy javë të tjera, në Rambuje.

Ekrem Bardha kishte angazhuar shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Për të ndikuar në bisedimet, Ekrem Bardha organizoi edhe një darkë me pjesëmarrjen e shkrimtarit, Ambasadorit Hill dhe Avni Mustafajit, të cilën e përshkruan edhe një autobiografinë e tij, “Afër dhe larg Shqipërisë”.

“Çdo ditë, bashkë me Ekrem Bardhën, takoheshim në ambasadën shqiptare në Paris me Ismail Kadarenë”, tregon Avni Mustafaji, duke kujtuar përpjekjet e atyre ditëve. “Në fund, morëm pjesë edhe në ceremoninë zyrtare në të cilën përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë në Paris”.

 

Kalendari i ngjeshur i veprimtarisë së NAAC, në ditët përpara fillimit të luftës

Afërdita Rakipi, Drejtoresha e Komunikimit e Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan rreshton serinë e aktiviteteve të NAAC në ditët përpara fillimit të sulmit. I jam shumë mirënjohës për këtë informacion të vyer për historinë e komunitetit tonë.

Ndonëse në atë kohë, puna më e madhe e komunitetit shqiptar ishte kryer, intensiteti dhe larmishmëria e veprimtarive të NAAC është një dritare e jashtëzakonshme në punën që kryente Këshilli në ato vite.

Në 3 mars, 1999, NAAC takohet në Shtëpinë e Bardhë, me Jim Steinberg, Zëvendës Këshilltar i Presidentit Bill Clinton për Sigurinë Kombëtare, Gjeneralin e Brigadës George Casey, të Dërguarin Special të SHBA-së për Ballkanin, Jim Dobbins dhe zyrtarë të tjerë për të diskuruar politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, përfshi edhe skenaret për trupa tokësorë dhe bombardime.

March 4—NAAC merr pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti i SHBA-së për Paqe.

Mars 7 – NAAC organizon Konferencën për Krizën në Kosovë, në Chicago. Dy fjalimet kryesore mbahen nga Profesor Nicholas Pano dhe analisti i shquar Janusz Bugajski. Mbi 500 shqiptaro-amerikanë nga Chicago dhe rrethinat ndjekin zhvillimet e konferencës.

“Ishte një mbrëmje jo vetëm shumë e pasur me informacionet më të fundit për zhvillimet nga Kosova”, thotë Afërdita Rakipi, “po ishte edhe një prezantim i bukur i punës që po bënte NAAC për komunitetin shqiptar të Chicago-s”.

9 mars – Ilir Zherka dhe Aferdita Rakipi marrin pjesë në Darkën e Komitetit Kombëtar Kongresional Republikan në Ëashington, DC. Pjesëmarrja ishte e rëndësishme se mbështetja për Kosovën nuk vinte vetëm nga administrata Clinton. Në atë darkë, do të nderohej një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Ëashington DC: ish-Senatori Robert Dole.

10 mars – Ilir Zherka dëshmoi në Kongresin Amerikan përpara Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, si pjesë e panelit të dytë të ekspertëve.

Paneli i parë përbëhej nga figura të mëdha të politikës së jashtme amerikane si Henry Kissinger, Robert Dole dhe Gene Kirkpatrick.

13 mars – Gazeta më serioze e kryeqytetit amerikan, “Ëashington Post”, botoi një opinion nga Ilir Zherka si përgjigje e një artikulli të mëparshëm të shkruar nga Henry Kissinger.

Në atë kohë, një artikull ishte botuar në gazetën serbe “Dnevnik” në të cilën, NAAC akuzohej si organizatë e krijuar dhe financuar nga CIA amerikane.

Periudha në vijim ishte e mbushur me përgatitjen për Ditën Vjetore të Kongresit. Një natë më parë, në 23 mars, Ilir Zherka doli në kanalin e njohur televiziv MSNBC për të folur për hyrjen e mundshme në luftë të SHBA-së në Kosovë.

Pak orë më vonë, skenari nuk ishte më spekullim.

Çdo pranverë NAAC organizonte Ditën e Kongresit. Për këdo që ka marrë pjesë në to, kanë qenë ngjarje të paharrueshme. Afërdita Rakipi thotë se ato filluan me nismë të Ilir Zherkës, që shfrytëzoi përvojën e tij si ndihmës kongresional, këshilltar i dy anëtarëve të Kongresit Amerikan.

Në 24 mars, 1999, mbi 100 shqiptaro-amerikanë kishin mbërritur në Ëashington nga shtete të ndryshme të vendit. Afërdita Rakipi u komunikoi agjendën dhe ndarjen në grupe, si dhe listën kongresistëve dhe këshilltarëve të tyre që do të takonte secili grup dhe oraret.

Ishte gjatë drekës së shtruar të asaj dite, që aktivistët shqiptaro-amerikanë do të mësonin se sulmi kishte filluar. Nga një ekran televiziv në një prej restoranteve do të ndiqnin lajmet më të fundit e pastaj dita do të vijonte me një tjetër frymë.

Në mbrëmje, NAAC kishte organizuar një darkë në Ndërtesën Russell të Senatin Amerikan.

“Ishim shumë krenarë”, tregon për gazetën “Illyria”, Ilir Zherka, që në atë kohë ishte Drejtori Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan. “NAAC kishte qenë një nga mbështetësit kryesorë të përfshirjes amerikane. Gjithë ditën kishim kryer vizita lobuese në Kapitol Hill”.

Në darkën e shtruar në Ndërtesën Russel të Senatit Amerikan, anëtarë të Kongresit ishin vënë në radhë për të mbajtur fjalime mbështetëse. Asnjëherë nuk kishte pasur kaq shumë politikanë amerikanë të interesuar për të folur në një ngjarje shqiptare. Ishte një nga kulmet e historisë së komunitetit shqiptaro-amerikan.

Mes atyre që folën ishin Senatorët e Amerikës, Mitch McConnel dhe Gordon Smith, kongresistët Sam Gejdenson, Eliot Engel, Sue Kelly, James Moran. Joseph Croëley, Peter King e të tjerë. Një fjalim mbajti edhe Jonathan Levitsky, Këshilltar i Posaçëm nga Zyra e Sekretares së Shtetit Madeleine Albright. Kosova ishte në zemër të të gjitha fjalimeve, ndonëse NAAC foli edhe për problemet me të cilat përballeshin shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Mirëpo, lufta në Kosovë kishte lënë çdo gjë në sfond.

 

“Kam besim te ju”

Vetëm pak ditë më vonë, pas një manifestimi të fuqishëm të shqiptaro-amerikanëve në Ëashington DC, një grup përfaqësues i udhëhequr nga NAAC, u pritën në një takim të posaçëm në Shtëpinë e Bardhë nga vetë Presidenti Bill Clinton.

Shqiptarët i kërkuan që lufta të mos ndalej deri në fund qoftë edhe duke përdorur trupa tokësorë, apo duke armatosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe Presidenti Clinton u premtoi se nuk do të pranonte asgjë përveç fitores. Ai u kërkoi nga ana e tij që ta ndihmonin t’u tregonte të vërtetën amerikanëve.

Për këtë, një konferencë shtypi ishte organizuar në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, aty ku shpesh vetë presidentët e SHBA-së flasin me median.

Përballë, medias ndërkombëtare, udhëheqësit shqiptaro-amerikanë të NAAC, kryesisht, Ilir Zherka, Avni Mustafaj, Ekrem Bardha dhe Harry Bajraktari iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, folën për bisedën me Presidentin Clinton, për Kosovën, për luftën e NATO-s, etj.

Mbetet një moment i jashtëzakonshëm për komunitetin tonë, edhe sot kur e shikon 20 vjet më vonë.

Në 24 marsin e vitit 1999, historia e shqiptarëve në Ballkan filloi të ndryshojë për gjithmonë, në mënyra që deri pak kohë më parë dukeshin të pamundura, Aleanca më e fuqishme në historinë e njerëzimit, po vinte në mbrojtje të popullit shqiptar, të luftës së tij të drejtë për liri.

Kjo nuk do të ishte bërë e mundur pa shqiptarët e Amerikës, po në radhë të parë nuk do të ishte bërë e mundur pa rezistencën e madhe e historike, plot sakrifica të popullit heroik të Kosovës. Për fat të mirë në krye të botës së civilizuar, ishte një vend që zgjodhi të veprojë parimisht në kohën e duhur. Për atë i jemi përjetë mirënjohës Amerikës.

Atë ditë, të jashtëzakonshme të 24 marsit 1999, ndërsa vraponte për të dhënë një intervistë, Avni Mustafaj, President i NAAC, u shkëmbye në një nga korridoret e Kapitol Hillit, me Senatorin e Amerikës, Joe Biden.

“Ndalova ta falenderoj që po shpëtonin popullin tonë”, tregon Avni Mustafai, 20 vjet më vonë. “Biden ndaloi dhe më dëgjoi dhe më tha: ‘shiko këtu, ti djalë i ri. E kemi për detyrë të bëjnë atë që duhet, po nuk duam që ju të silleni si ata pastaj’. I thashë, ‘Senator Biden, nuk jemi ata lloj njerëzish’. U largua pastaj me shpejtësi dhe nga larg e dëgjova që më bërtiti: ‘Kam besim te ju!”

20 vjet më vonë, kjo histori e Avniut është nga kujtimet që më bën më shumë përshtypje. Historia na dha një shans që shumë breza para nesh as që mund ta ëndërronim. Se çfarë kemi bërë me këtë mundësi është ende në diskutim. Përvjetori i kësaj ngjarje të madhe, duhet të na bëjë të mendohemi edhe për këtë.

 

Pacolli: Në Munih lobuam për vizat

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar se Konferenca e Mynihut ishte një ngjarje e rëndësishme, për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Konferencës së Sigurisë së Mynihut i erdhi fundi. Ishte një ngjarje e rëndësishme për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë rreth mundësive dhe sfidave tona.  Kemi përdorur prezencën për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën si pikë kthese të marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së dhe gjithashtu të takohem me miqtë dhe partnerët e Kosovës. Sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota po na ndikojnë gjithashtu, por së bashku jemi të fortë dhe vetëm përmes bashkëpunimit dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën mund t’i kapërcejmë këto sfida.

 

Serbia nuk ndalet -Sërish paralajmëron lobim kundër njohjeve të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i të ashtuquajturit Komiteti për Kosovën në Kuvendin e Republikës së Serbisë, Milovan Drecun, tha se pavarësia e Kosovës ka qenë e paparashikueshme.

Ai duke shtuar se Kosova duhet të pranojë se Serbia e ka forcuar pozicionin e saj, ka pranuar se shteti serb po lobon tek shtete të ndryshme për ç’njohjen e Kosovës.

“Është raportuar se Republika e Palaut ka tërhequr njohjen e Kosovës, dhe tërheqja e njohjeve të Kosovës përfaqëson një sukses serioz për Serbinë”, është shprehur Drecun, transmeton lajmi.net

Ndër të tjera ai e ka quajtur si proces të pakthyeshëm pavarësinë e Kosovës, por gjithashtu ka komentuar edhe mbi presionin e Serbisë në shtete të tjera për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

“Dukej se procesi i pavarësisë së Kosovës ishte i pakthyeshëm, kur shumë vende pësuan nga presioni i vendeve perëndimore për ta njohur Kosovën, Serbia e bëri këtë proces të kundër ndaj lëvizjeve të prapambetura”, tha Drecun.

Ai ka pohuar se Serbia do të vazhdojë këtë proces dhe se Serbia nuk do të pajtohet të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë këtë proces, nuk do të pajtohemi me situatën që dikush do të na detyrojë të njohim Kosovën shtet, dhe ky rast ka treguar se është e nevojshme të flitet. Në Prishtinë duhet të pranohet fakti se Serbia ka forcuar ndjeshëm pozicionin e saj, duke krijuar kushte për të parandaluar veprime të njëanshme”, tha në fund Drecun.
Vlen të theksohet se Serbia ka hequr vizat dy shteteve të cilat flitet se e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Bëhet fjalë për Republikën e Palaut dhe për Shën Kits e Nevis.

 

Seksiste dhe raciste u cilësua deklarata e Pacollit, ku tha se Serbia loboi me çika të bukura

Periskopi.com Lajme

Behgjet Pacolli, duke qenë Ministër i Jashtëm, me veprimin e tij të mospjesëmarrjes ka shkelur edhe rregulloren e punës së Kuvendit, e cila e obligon atë të jetë pjesëmarrës në interpelancat e thirrura nga Kuvendi.

Përveç kësaj, ministrat janë të detyruar, sipas të njëjtës rregullore, që të marrin pjesë edhe në komisionet parlamentare.

Skandaloze është vlerësuar paraqitja e tij në Komisionin për Punë të Jashtme nga deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Seksiste dhe raciste janë cilësuar këto veprime të shefit të diplomacisë kosovare, gjersa elaboroi atë se si Serbia e mundi Kosovën në Interpol.

“Ministri Pacolli, ndërsa elaboroi veprimet e ndërmarra nga ana e Serbisë për bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, devijoi në gjuhë të papranueshme dhe joadekuate që një përfaqësues i shtetit të Kosovës duhet të përdorë në adresimin e tij zyrtar. Rrjeti i Grave të Kosovës i drejtohet ministrit Pacolli me kërkesën që të ofrojë sqarime serioze dhe përgjegjësi mbi dështimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, duke shprehur indinjatën ndaj deklaratave te tij seksiste dhe raciste, të cilat nuk janë në përputhje me vlerat e demokracisë së shtetit të Kosovës”, thuhet në një përgjigje nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Ndryshe, jo rrallë herë, Ministria e Jashtme është përfshirë në skandale dhe debate të ashpra për njohjet.

Kur KTV-ja, në nëntor, raportoi se Ishujt Solomon kanë tërhequr njohjen për shtetësinë, një gjë e tillë nuk u pranua nga Ministria e Jashtme, madje akuzat ishin të rënda duke cilësuar lajmin si një propagandë proserbe, raporton Koha.net.

Thaçi ia shkroi vetes biografinë me paratë për njohjen e shtetit të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Fondet publike të lobimit u përdorën për shkrimin e biografisë së Presidentit Thaçi, konstaton Komisioni Komisioni Hetimor Parlamentar, në raportin e hartuar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e të cilin do t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim, ka konstatuar se dy institucionet shtetërore, Presidenca dhe Qeveria, duhet të hetohen nga organet kompetente shtetërore për shkak të obstruksioneve në lidhje me mos-publikimin e dokumenteve të plota gjatë hetimit për kontratat për lobim.

Në pjesën e dytë të raportit, të cilin e ka siguruar Koha.net, Komisioni konstaton se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shfrytëzuar fondet publike të dedikuara për lobim për të promovuar veten përmes librit të tij biografik.

Raporti i Kontratës me “Alston & Bird”, ai i muajit korrik 2017, ishte i interesit të veçantë për punën dhe qëllimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

“Në bazë të dokumenteve të prezantuara nga MPJ drejt Komisionit Hetimor Parlamentar, më 18 korrik të vitit 2017, Kompania ‘Alston & Bird’ ka dërguar faturën e punëve të kryera për muajin paraprak, pra qershor të vitit 2017. Fatura ka numrin 10900XXX. Ka titullin ‘Strategic Advice and Counsel’. Ka datë 18 korrik, 2017. Ka numrin e klientit: 065XXX. Ka numrin e lëndës 10900XXX. Shuma e faturës në fjalë është 65,000.00 dollarë. Në përshkrimin e punëve nga kompania, ndër të tjera, thuhet se ‘Senator Dole edited and revised his foreëord to President Thaçi’s upcoming book’. Përkthyer në shqip, ‘Senatori Dole, ka edituar dhe reviduar fjalën e tij hyrëse në librin e ardhshëm të Presidentit Thaçi’”, thotë raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar për shpenzimet për lobim.

Ndërkaq, po sipas raportit të siguruar nga Koha.net, pjesë e dokumentacionit të muajit korrik është edhe konfirmimi nga Ambasada e Kosovës në Ëashington, përkatësisht nga ambasadorja Vlora Çitaku, drejtuar MPJ-së, si konfirmim se kompania në fjalë ka kryer obligimet sipas kontratës.

“Konfirmoj se shërbimet e kompanisë lobuese ‘Alston & Bird’, që janë cekur në dokumentin e bashkëlidhur, janë përmbushur për muajin qershor 2017. Ju litem gjithashtu të bashkëngjitur e gjeni edhe faturën për periudhën në fjalë”, është thënë në konfirmimin e Ambasadës së Kosovës në Ëashington drejtuar MPJ-së së Kosovës.

Sipas raportit të Komisionit, fatura në fjalë është dëshmi se “fondet e kontratës me ‘Alston & Bird’ janë përdorur për promovim personal; saktësisht për shkrimin e parathënies së librit të z. Hashim Thaçi”, shkruan Koha.net.

Haradinaj për 1.2 milionët e lobimit: Edhe me kushtin që s’ke sukses duhet me vepru – kjo është jeta

Periskopi.com Lajme

Rreth 1.2 milionë euro i kushtoi Kosovës lotimi për anëtarësim në Interpol, por në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, që u mbajt të hënën e kaluar, Kosova nuk mori votat e mjaftueshme për anëtarësim, duke çuar huq mjetet financiare.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në një intervistë për Periskopin lidhur me këtë gjë.

Ai e ka pranuar si dështim institucional mosanëtarësimin në Interpol, por thotë se ka shumë faktorë pse Kosova nuk mundi të anëtarësohej.

“Edhe me kushtin që dështon je i detyrum me vepru, nuk mundesh pa vepru. Edhe nëse nuk e ke të sigurt fitoren, duhet me vepru. Kjo është jeta”, tha Haradinaj.

“Situata është zhgënjyese për faktin që nuk arritëm me u anëtarësu. Vërtetë është një zhgënjim i thellë. Është dështim edhe i Qeverisë edhe i Ministrisë, i të gjithë neve. Kjo është një dobësi e jona, duhet me i trajtu këto tema së bashku”, shtoi ai. /Periskopi/

Ramush Haradinaj n’Periskop prej orës 22 – flasim për taksën ndaj Serbisë, raportet me Thaçin dhe tema të tjera

Ramush Haradinaj n’Periskop – flasim për taksën ndaj Serbisë, raportet me Thaçin dhe tema të tjera

Posted by Periskopi on Thursday, 22 November 2018

Lobimi i fundit për Interpol

Periskopi.com Lajme

Derisa po vazhdon punimet Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme është nisur për në Dubai, ku do të vazhdojë lobimin për përkrahje të anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

Votimi për Kosovën do të ndodhë nesër.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se në agjendën e samitit të Interpolit u konfirmuar si pikë e rendit të ditës votimi i Kosovës për anëtarësimin në këtë organizatë.

 

Në dhjetor nxirret në dritë raporti për shpenzimet milionëshe ‘në lobim’

Periskopi.com Lajme

Miliona euro janë dhënë për lobim, shërbime këshillëdhënëse e shërbime të ndryshme intelektuale, sa Hashim Thaçi ishte ministër i Punëve të Jashtme, e tash President.

Por, jo të gjitha këto dokumente i janë ofruar Komisionit Hetimor Parlamentar që po i heton shpenzimet e Qeverisë dhe Presidencës për lobim, raporton KTV.

Dhjetëra kontrata Ministria e Punëve të Jashtme nuk ia ka ofruar Komisionit, e për këtë, vetë anëtarët kanë kërkuar shpjegim nga MPJ-ja.

Alston &Bird LLP, Patton Bogs e Cambridge Academy of Global Afairs, janë tri nga kompanitë me të cilat MPJ-ja ka pasur kontrata.

Kontrata me Alston& Bird kishte vlerë prej 780 mijë dollarësh, e nënshkruar për periudhën 12 mujore nga 1 marsi 2017 deri më 28 shkurt 2018 .

Kjo kompani do të duhej që Komisionit Hetimor t’i dërgonte raportet për të 12 muajt, por i ka dërguar vetëm për 8 prej tyre, derisa për katër muaj të tjerë nuk ka dhënë llogari.

Nga Alston&Bird, Komisioni nuk i ka marrë raportet për muajt nëntor e dhjetor 2017, si dhe janar e shkurt 2018.

Pikërisht për këtë periudhë, Komisioni ka dyshime se mjetet u ndanë për librin autobiografik të Hashim Thaçit.

Patton Bogs, që me MPJ-në kishte kontratë mbi 1 milion e 300 mijë euro për periudhën 1 mars 2014, deri më 28 shkurt 2017, Komisionit ia ka dërguar raportet vetëm për 7 muajt e 2015-ës, ndërkohë që mungojnë 10 raporte për 2014-ën, 5 të 2015-ës, komplet raportet e 12 muajve për 2016-ën si dhe dy të 2017-ës.

Mungesë të raporteve Komisioni ka edhe nga kompania Cambdridge Academy, me të cilën kishte kontratë në vlerë prej 40 mijë eurosh për 4 muaj, nga shtatori deri në dhjetor të 2017-ës.

Ndërkohë, aktualisht, Presidenca ka një kontratë me Ballard Partners për konsulencë strategjike dhe shërbime avokuese, e lidhur me 22 dhjetor 2017, e që do të mbetet në fuqi deri më 21 dhjetor 2019.

Deri më 11 korrik, kur Presidenca i ka kthyer përgjigje interesimit të Kryetarit të Komisionit Hetimor, Dardan Sejdiu, kompanisë Ballard Partners i ka paguar 260 mijë euro për shërbimet e marra.

Megjithëse, Komisioni nuk i posedon të gjitha dokumentacionet, ata që po e bëjnë hetimin parlamentar thonë se kanë gjetje të mjaftueshme për keqpërdorimin e parasë publike.

Nënkryetari i këtij komisioni, Lumir Abdixhiku, thotë se raporti përfundimtar i Komisionit do të jetë bazë për hetime të mëtutjeshme nga hetuesia.

Anëtarja tjetër e këtij komisioni, Arbërie Nagavci, deklaron se gjatë punës së komisionit është kuptuar se një numër i caktuar i pagesave është përcaktuar në mënyrë gojore nga menaxherët e kontratave, por nuk kanë dërguar raporte me shkrim.

Raporti përfundimtar i Komisionit Ketimor pritet të dalë në fillim të dhjetorit.

Arabia Saudite do të lobojë që Kosova të shtojë numrin e njohjeve

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Abdelmomen Mohammed Sharaf.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet shumë të mira midis të dy vendeve mund dhe duhet të intensifikohen. Në këtë kuadër, shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Ruçi, me këtë rast, shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për njohjen e Kosovës nga Arabia Saudite dhe kërkoi nxitjen e lobimin saudit për njohjen e pavarësisë së saj nga vendet e tjera anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe, kërkesë që Ambasadori e mirëpriti dhe shprehu angazhimin e tij për të vazhduar të punojë në këtë drejtim.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi nevojën e përfundimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve midis të dy qeverive që janë në proces, si ato në fushën fiskale, të turizmit, transportit ajror, në fushën ushtarake etj.

Ai theksoi edhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit parlamentar midis të dy vendeve.

Nga ana e tij, Ambasadori Abdelmomen Mohammed Sharaf tha se marrëdhëniet midis dy vendeve mund të zhvillohen e përfitojnë edhe nga Nisma 2030 e Arabisë Saudite, e cila përveç prioriteteve të zhvillimit të vendit, synon edhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar ekonomik e tregtar të Arabisë Saudite.

Në këtë kuadër do te mbështeten më shumë edhe investimet saudite në Shqipëri.

“Ndjenjat pozitive që ju ushqeni dhe mirësia që rrezatoni”, iu drejtua Ambasadori Kryetarit të Kuvendit, “janë një garanci për ngritjen në një shkallë më të lartë të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite”.