Tejkaloni lodhjen duke ngrënë këto ushqime

Periskopi.com Shëndeti

Nëse nuk mund ta tejkaloni ditën pa bërë një sy gjumë apo edhe pa dozën e madhe të kafesë, ju mund të vuani nga lodhja.

Faktorë të ndryshëm mund të jenë rrëmbyes të energjisë suaj, të tillë si: mangësi në ushqim, sëmundja, stresi, ngarkesa e punës dhe mungesa e gjumit të mjaftueshëm. /

Mos e lejoni veten të bini pre e këtyre shkaqeve, luftoni lodhjen tuaj me anë të këtyre ushqimeve nxitëse për energji:

Buka shkakton depresion dhe lodhje

Periskopi.com Shëndeti

Gluteni mund të shkaktojë depresion dhe lodhje te njerëzit më shumë se sa probleme të stomakut, sipas një studimi. Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se gluteni prodhon “reagime të shëndetit mendor” te njerëzit, pasi ata konsumojnë bukë ose makarona.

Megjithëse disa njerëz janë vërtet intolerantë ndaj proteinës së grurit për shkak të një gjendjeje të quajtur sëmundja celiake, nga e cila vuajnë vetëm 1 për qind të njerëzve.

Por shumë më tepër, përafërsisht 12 për qind e njerëzve, pohojnë se janë të ndjeshëm ndaj glutenit që shkakton fryrje dhe dhimbje.

Për të përcaktuar nëse kjo ndjeshmëri është e vërtetë ose është vetëm fantazi, studiuesit kryen teste “me sy mbyllur” mbi njerëzit dhe panë simptomat e tyre.

Nëpërmjet këtij procesi, studiesit zbuluan se disa njerëz përjetojnë probleme reale të shëndetit mendor, si rezultat i konsumimit të ushqimit me shumë gluten.

Studimi, i kryer nga shkencëtarët në Universitetin La Trobe në Melburn, Australi, testoi se çfarë ndodhi kur 14 persona konsumuan gluten.

Ata zbuluan se kur njerëzit merrnin gluten kishin më shumë gjasa të ndiheshin të lodhur ose të përjetonin emocione negative, duke sugjeruar se gluteni ka efekte reale në tru.

Udhëheqësja e studimit Jessica Biesiekierski tha: “Ne nuk po them se të gjithë do të kenë depresion pasi të hanë bukë ose makarona”. Ajo shtoi se ky fenomen ka gjasa të ndodhë vetëm te një grup i vogël personash.

Çfarë është sëmundja celiake?

Sëmundja celiac është një sëmundje gjenetike autoimune në të cilën gluteni çon në dëmtimin e zorrëve.

Gluteni provokon inflamacion në zorrë që ndikon në aftësinë e trupit për të absorbuar ushqyesit. Gjendja prek një në 100 njerëz në mbarë botën

Një për qind, ose tre milionë amerikanë, jetojnë me sëmundjen celiake. Trajtimi i vetëm për sëmundjen është një regjim ushqimor pa gluten.

 

Simptomat e kancerit të gjakut

Periskopi.com Shëndeti

Simptomat e kancerit dhe shenjat priren që të shkaktohen nga problemet e qelizave që mund të shkaktohen nga ndryshimet e pazakonta në trup.

Një burrë nga Preston, nuk kishte asnjë simptomë derisa një ditë hyri në maratonë.

Jepp Tate ishte diagnostifikuar me leukemi amiloide kronike me anë të një testi rutinë derisa i kishte hyrë garës.

“Ishte me të vërtetë sikur një rrufe në qiellin e kthjellët”.

“Ishte e papritur. Nuk kam pasur ndonjë simptomë. Asgjë s’kam pasur”, ka thënë ai.

Rasti i 58 vjeçarit tash, ka bërë që disa hulumtues të merren me simptomat që mund të shfaqen në raste kur njerëzit preken nga kanceri i gjakut.

Edhe simptomat e llojeve të tjera të kancerit, edhe te kanceri i gjakut shenjat e para janë të përafërta.

Lodhje, humbje e papritur në peshë, djersitje gjatë natës, humbje oreksi dhe rrjedhje e gjakut e pazakontë, janë disa prej simptomave të kancerit në gjak.

Njerëzit që qëndrojnë shumë kohë në kompjuter mund të vuajnë nga kjo sindromë

Periskopi.com Shëndeti

A qëndroni shumë kohë në kompjuter ose duke shikuar tv?

Njerëzit të cilët shpenzojnë më shumë kohë duke punuar në kompjuter ose duke shikuar TV, janë më të prirur të vuajnë nga sindroma ”të lodhur gjatë gjithë kohës”.

Studimet kanë treguar se sa më shumë të qëndroni para ekranit, aq më të lodhur do ta ndjeni veten gjatë pjesës tjetër të ditës.

A jeni ndër njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë?