Fëmijët që kanë më pak lodra, janë më të vëmendshëm dhe më krijues

Periskopi.com Shëndeti

Një studim ka konfirmuar se një zgjedhje e reduktuar e numrit të lojërave në dispozicion, përmirëson imagjinatën dhe aftësinë e përqendrimit tek fëmijët.

Duke pasur më pak lodra për të zgjedhur, ka një ndikim pozitiv në imagjinatën e fëmijëve, duke i shtyrë që të përqendrohen në gjetjen e mënyrave më krijuese për të luajtur, shkruan atsh.

Për të demonstruar teorinë e “më pak, është më shumë” një studim i kohëve të fundit i botuar në revistën “Infant Behavior and Development” u zhvillua duke marrë 36 fëmijë të moshave 18 dhe 30-muajsh. Ata u analizuan në dy sesione në lojëra të veçanta, nga 30 minuta secila, ku grupit të parë të fëmijëve iu dhanë 16 lojëra në dispozicion dhe tjetrit grup vetëm 4 lojëra.

Rezultatet treguan se zakonet e lojrave të ndryshme, në varësi të numrit të lodrave, i çoi pjesëmarrësit për të bashkëvepruar për një periudhë më të gjatë kohore me një lodër të vetme dhe të përdorin instinktet e tyre krijuese për të hartuar “lojën”. Fëmijët që kishin më pak lodra në dispozicion zhvilluan më tej aftësitë e tyre njohëse duke i bërë ata të interesuar vërtet në lojë.

“Kjo sugjeron se lodra të tjera në mjedisin e lojës mund të ketë krijuar një zbavitje të jashtme, – shpjegojnë studiuesit, të udhëhequr nga Alexia Metz, studente në Universitetin e Toledos duke i bërë thirrje pjesëmarrësve që të braktisin lodrat e shumta dhe të luhet me një numër të kufizuar të tyre për të eksploruar më tej në mjedisin rrethues”.

Me fjalë të tjera, sa më shumë lodra që fëmijët të kenë në dispozicion, aq më pak do të jenë në gjendje të përqendrohen në lojë.

Kapet 72-vjeçarja, hajdute e shumëfishtë e lodrave

Periskopi.com Lajme

Një grua e moshuar është arrestuar nga policia franceze pasi dyshohet se është hajdute e qindra objekteve nga dyqanet e lodrave.

Një menaxher në Paris telefonoi policinë pasi vuri re se online po shitej një produkt që kishte qenë në dyqanin e tij.

Pas kontrolLit në shtëpi, policia gjeti rreth 1 mijë lodra dhe 40 mijë euro. Pjesa më e madhe e lodrave ishin me paketime origjinale, të vjedhura nga dyqanet më të mëdha në Paris.

Prokurorët konfirmuan për mediat franceze se e moshuara kishte pranuar vjedhjen duke thënë se e ka bërë për shkak të papunësisë.

 

Inspektorati i MTI-së do të asgjësojë 15 mijë lodra të dëmshme

Periskopi.com Lajme

Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, sot do të bëjë asgjësimin e lodrave të konfiskuara, të cilat paraqesin rrezik të lartë për shëndetin e fëmijëve.

Asgjësimi i lodrave do të bëhet në Kishnicë të Komunës së Graçanicës, sot në ora 13:00.

MTI-ja, ditë më parë kishte deklaruar për Kallxo.com se do të shkatërrojë rreth 15 mijë lodra për fëmijë.

“Lodrat janë me copë, që do të asgjësohen dhe janë afër 15 mijë. Ka vetura, kukulla, plastelinë e gjëra të tjera, që në total janë afër 15 mijë. Jemi vazhdimisht në kontakt me doganat e Kosovës dhe deri më tani janë kthyer prapa 17 importe që nuk i kanë plotësuar standardet e përcaktuara. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, e ka vendosur si njërin ndër prioritetet kryesore mbrojtjen e konsumatorit, e në këtë rast edhe largimin e lodrave që janë konstatuar se janë të dëmshme bazuar në analizat që i kemi kryer në Holandë”, thuhej në përgjigjen e Ministrisë.

Në Kosovë fillon tërheqja nga tregu e lodrave të rrezikshme për fëmijë

Periskopi.com Lajme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka filluar me tërheqjen e 14 llojeve të ndryshme të lodrave për fëmijë nga tregjet e Kosovës, për shkak të përmbajtjeve të rrezikshme kimike e fizike të tyre. Por, për shkak të numrit të vogël të inspektorëve në terren, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, nuk ka dhënë ndonjë afat të caktuar se kur pritet të tërhiqen të gjitha lodrat e rrezikshme nga tregu.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha lodrave të cilat kanë rezultuar me përmbajtje të dëmshme për shëndetin e fëmijëve, e të cilat shiten në tregun e Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën vetë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, mirëpo ai nuk ka premtuar se kur do të tërhiqen të gjitha lodrat e këtij lloji nga tregu, për shkak të numrit të vogël të inspektorëve në terren.

“Disa lodra që kemi lëshuar, janë informuar të gjitha ndërmarrjet, kur i kemi marrë këto mostra, që të tërhiqen nga tregu. Mirëpo është shumë vështirë në tregun e brendshëm që të kontrollohen, sepse numri i inspektorëve është shumë i vogël për të kontrolluar gjithë tregun, por ne do të ndërmarrim masa. Pas ndalesës që e kemi bërë në doganë, do të fillojmë edhe në tregun e brendshëm që t’i tërheqim të gjitha lodrat që janë të këtij lloji”, tha ai.

Hasani tha se fillimisht do të kërkohet nga Ministria e Arsimit që të tërheqë nga kopshtet dhe institucionet e tjera publike të gjitha këto lloje të lodrave për të vazhduar edhe me tregjet në vend.

Mirëpo, ministri Bajram Hasani nuk ka deklaruar as nëse kompanitë importuese do të ndëshkohen për importim të lodrave që nuk i përmbahen ligjeve në fuqi, duke thënë se paraprakisht nuk ka ekzistuar një vendim i tillë.

“Nuk di, është edhe kompetencë e inspektoratit se si do të vlerësohet, mirëpo për shkak se deri tash nuk ka qenë një vendim i tillë, nuk ka qenë një urdhëresë e tillë për t’i ndaluar, ndoshta më tepër mund t’i fajësojmë institucionet tona pse nuk kanë bërë asgjë për t’i parandaluar se sa vetë importuesit”, tha Hasani.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë para një javë i ka pranuar rezultatet e analizave për 15 lloje të lodrave të importuara nga vende aziatike, prej të cilave vetëm një ka rezultuar se i përmban kriteret e kërkuara ligjore, derisa të gjitha të tjerat kanë rezultuar me përmbajtje të ndryshme kimie, fizike e të tjera, të rrezikshme për shëndetin.

MTI menjëherë pas këtyre analizave ka nxjerrë vendim që asnjë lodër e këtyre llojeve të mos futet brenda Kosovës, kurse vlera e lodrave të tilla që kanë hyrë në vendin tonë deri më tani ka qenë rreth 20 milionë euro në vit.

 

Jepet urdhër për të mos lejuar futjen e lodrave të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve

Periskopi.com Lajme

Prej 15 mostrave të lodrave sa Kosova i ka dërguar për testim në Holandë, 12 prej tyre kanë rezultuar të rrezikshme për përdorim.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili po ashtu bëri të ditur se ka kërkuar nga Dogana e Kosovës që prioritet ta ketë sigurinë e lodrave, dhe të ndalojë importin e të gjitha lodrave nga tregu aziatik, të cilat nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara.

“Prej 15 mostrave të lodrave të cilat i kemi dërguar për testim në Holandë, 12 prej tyre kanë dal të rrezikshme për përdorim. Ne sot kemi marrë analizat përfundimtare nga laboratori ‘SGS’ në Holandë dhe sipas analizave këto mostra janë ‘jo konform’ me parametrat e përcaktuar në ligjet dhe standardet përkatëse. Menjëherë kemi kërkuar nga Dogana e Kosovës që ta kenë si prioritet të lartë, sigurinë e lodrave dhe të ndalojnë importin e të gjitha lodrave nga tregu aziatik që nuk i plotësojnë kriteret”, ka shkruar ministri Hasani.

Ka thënë tutje se siç e përcakton edhe Ligjit për Kërkesat Teknike për Produktet dhe Vlerësim të Konformitetit dhe Rregullorja Për Sigurinë e Lodrave, të gjitha produktet (lodra), të cilat importohen, duhet të jenë të shoqëruara me dosjen teknike e cila përmban:

a) Deklaratën e Konformitetit (të lëshuar nga prodhuesi),

b) Test raporti (i lëshuar nga një trup e certifikuar),

c) Etiketën me informatat e nevojshme për përmbajtje dhe përdorim.

Lodrat e dyshimta për përmbajtje kancerogjene testohen në Holandë

Periskopi.com Lajme

Arianit Krasniqi, këshilltari politik i Bajram Hasanit, ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, ka njoftuar përmes Facebook-ut se kanë udhëtuar për në Spijkenisse të Holandës, për të bërë testimin e lodrave në laboratorin SGS.

Përfaqësuesit e këtij laboratori Peter Knopperts dhe Matthijs Pols na informuan për procesin e testimit të lodrave për fëmijë të cilat dyshimin e kanë të jenë me përmbajtje kancerogjene”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Kujdesi ndaj fëmijëve tonë kërkon shumë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë institucionale. Natyrisht ne nuk do rrijmë të qetë derisa fëmijët tonë do të luajnë me lodra dhe jo me jetën e tyre”.

Klan Kosova kishte realizuar në fillim të këtij muaji një storie për këtë problematikë.

Instituti i Shëndetit Publik pati kërkuar që të ketë kontrolle dhe analiza sistematike të lodrave.