Shiko: Gjyqtari Genc Nuza dhuroi momentin më qesharak në Lojën e Yjeve mbrëmë

Periskopi.com Sporti

Loja e Yjeve mbrëmë e zhvilluar mes miqve të Granit Xhakës dhe atyre të Milot Rashicës na dha disa momente mjaft interesante.

Përballja ishte e karakterit humanitar, derisa e patëm rastin të shohim figura të njohura publike në aksion – këngëtarë, sportistë dhe jo vetëm, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, momenti më i mirë mund të ketë qenë ai i pjesës së parë me protagonist gjyqtarin e ndeshjes Genc Nuza.

Pas një fërkimi të Muharrem Sahitit me Milot Rashicën në fushë, Nuza i ra bilbilit duke e ftuar asistent-trajnerin e Kombëtares “Dardane” për qortim.

Pas pak momenteve, Nuza fut dorën në xhep në atë që duket qartë si karton i verdhë për 54-vjeçarin.

Mirëpo, për befasinë e të gjithëve, Nuza nxjerr një faculetë dhe fshin djersët nga balli.

Shikoni momentin brilant në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/