Thaçi: E kemi marrë fitorën e parë në Minsk

Periskopi.com Lajme

Dje është bërë hapja zyrtare e lojëra evropiane “Minsk 2019”.

Në këtë hapje ka marrë pjesë edhe i pari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai sot ka shkruar në rrjetin social Facebook se parakalimi me flamur përkrah shteteve dhe flamujve tjerë të botës, në mes të Bjellorusisë ishte fitorja jonë e parë, dhe se është i bindur në suksesin e ekipit tonë Olimpik.

Ja postimi i plotë i Thaçit:

Majlinda dhe 11 sportistë tjerë të Kosovës sot e fillojnë rrugëtimin në Lojërat Olimpike Evropiane në Minsk të Bjellorusisë. Parakalimi me flamur përkrah shteteve dhe flamujve tjerë të botës, në mes të Bjellorusisë, ishte fitorja jonë e parë. Jam i bindur në suksesin e ekipit tonë olimpik. HTH