​Organizonin lojëra të fatit, shtatë persona shoqërohen në polici

Periskopi.com Lajme

Shtatë persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, pasi në lokalet e tyre organizonin lojëra të fatit.

Sipas Policisë, rasti i parë ishte në bulevardin Bill Klinton në Prishtinë, ku njësia përkatëse policore ka kontrolluar lokalin në të cilin ishin duke u organizuar lojëra të fatit.

“Katër të dyshuar meshkuj janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 20 shtëpiza kompjuterike, 20 televizor, 2 diviar, 4 telefona mobil, disa pajisje elektronike dhe 1410.5 euro parë të gatshme. Me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuihet në njoftim.

Kurse, rasti tjetër ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’, në Prishtinë, ku njësia përkatëse policore ka kontrolluar lokalin në të cilin ishin duke u organizuar lojëra të fatit.

“Tre të dyshuar meshkuj janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, një lap-top, pesë televizor dhe 661.30 euro pra të gatshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Rreth 400 biznese të lojërave të fatit janë aktive

Periskopi.com Lajme

Biznesmenët që merren me lojëra të fatit në Kosovë nuk po dëshirojnë që t’i mbyllin bizneset e tyre, ani pse shteti është vënë në “gjah” të tyre.

Tashmë asnjë biznes i lojërave të fatit nuk ka licencë. Ato që operojnë janë ilegale. Policia e Kosovës, thuajse çdo ditë njofton për shoqërimin e personave të ndryshëm në polici që po zihen duke e ushtruar këtë veprimtari.

Ligji për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjet, ka hyrë në fuqi në muajin maj të këtij viti.

Ky ligj ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës, kurse u miratua në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës më 28 mars të këtij viti.

Megjithëkëtë, në Kosovë janë ofro 400 biznese të lojërave të fatit që figurojnë si aktive. Janë shuar vetëm dy në këtë vit.

Këtë e kanë konfirmuar për lajmi.net zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës –ARBK, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

“Në Agjencinë e Regjistrimit te Bizneseve (ARBK) ne MTI  janë këto te dhëna të biznese të lojërave të fatit: Gjithsejtë aktive figurojnë 382. Numri bizneseve që janë shuar në vitin 2019 janë 2”, thuhet në përgjigjen e ARBK-së.

Në Administratën Tatimore e Kosovës numri i bizneseve të licencuara në veprimtarinë e lojërave të fatit ka qenë i ndarë në tri kategori. Në veprimtari baste, automate, veprimtari bingo që i kanë sjell të hyra të mëdha buxhetit.

“Ju informoj se ATK më nuk ka në kompetencë lojërat e fatit”, tha për lajmi.net, Valentina Bytyqi – Sefa, udhëheqëse e Divizionit për komunikim me publikun. Ajo nuk ka dashur të përgjigjet se si do t’i inkasojë ATK-ja borxhet e këtyre bizneseve.

Gjatë viti 2018 ka pasur gjoba të lëshuar për bizneset që kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin e Lojërave të Fatit, si dhe personat fizik të cilët kanë ushtruar veprimtari pa licence dhe vlera e gjobave është mbi 1.7 milion euro.

Nga ana tjetër, lajmi.net mëson së Shoqata e Kompanive të lojërave të fatit e ka dërguar këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga kushtetuesja.

Në një përgjigje me shkrim për lajmi.net, nga Gjykata Kushtetuese thonë se kanë pranuar një kërkesë nga një ndërmarrje private që konteston ligjin për lojërat e fatit, më 28 gusht të këtij viti.

Ndërsa ende nuk dihet se kur do të merret vendimi për këtë Ligj.

“Gjykata ka pranuar një kërkesë nga një ndërmarrje private që konteston Ligjin për lojërat e fatit, më 28 gusht 2019. Gjykata nuk ka afat të vendimmarrjes në këtë rast. Vendimi do të merret në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses për lajmi.net.

Shoqata e Kompanive të Lojërave të Fatit, po ashtu kishte kërkuar nga presidenti që mos dekretojë këtë ligj, me arsyetimin se rreth 4 mijë persona do të mbesin pa punë pas mbylljes së lojërave të fatit.

Pavarësisht ligjit, nuk ndalen lojërat e fatit

Periskopi.com Lajme

Që nga marsi i këtij viti, Qeveria e Kosovës mori vendim që t’i mbyll të gjitha lokalet ku ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit, respektivisht basteve sportive dhe kazinove.

Por pavarësisht faktit se tashmë kjo është veprimtari e paligjshme në vend, disave nuk po u pengon që ta ushtrojnë.

Që nga hyrja në fuqi e Ligjit, ka pasur plot raste kur policia ka ndërmarrë aksione për mbylljen e lokaleve dhe arrestimin e personave të cilët po e ushtrojnë jashtëligjshëm këtë veprimtari. Për pesë muaj janë iniciuar 19 raste dhe janë arrestuar 33 persona

Statistikat nga Policia e Kosovës thonë se që nga muaji mars janë evidentuar dhe mbyllur të gjitha lokalet që merren me veprimtari të jashtëligjshme të lojërave të fatit.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas përfundimit të operacionit gjithëpërfshirës në tërë territorin e R. Kosovës të datës 22.03.2019, me ç’rast janë identifikuar dhe mbyllur të gjitha lokalet që merren me veprimtari të dyshuar penale që bien në domen të organizimit të skemave piramidale”, kanë thënë nga Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq në përgjigjen e policisë theksohet se që nga 22 marsi janë iniciuar 29 raste të dyshuara për organizim të lojërave të fatit dhe janë arrestuar 33 persona.

“Në proces kemi vazhduar që të ndërmarrim veprime shtesë konform autorizimeve ligjore. Nga koha e sipër cekur deri më sot, janë iniciuar 29 raste, të dyshuara për veprën penale: “Organizim te skemave Piramidale”, janë arrestuar 33 persona dhe janë ngritur 24 kallëzime penale për 37 persona te inkriminuar në këtë figurë të veprës penale”, thekson policia për Express.

Aksioni i fundit i policisë është zhvilluar mbrëmjen e 10 korrikut në Gjakovë. Aksioni i quajtur “Basti” i ka prangosur tetë persona të cilët dyshohej se po organizonin veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit.

Po ashtu në Gjakovë u bastisën nëntë lokacione në të cilat dyshohej se po organizoheshin lojërat e fatit.

Një ndër lokacionet që është bastisur ishte edhe një lokal që funksiononte si ëmbëltore ndërkaq dyshohej se edhe aty zhvillohej veprimtari ilegale e lojërave të fatit.

Lojërat e fatit cilësohen si veprimtari e jashtëligjshme pas shfuqizimit të Ligjit për Lojërat e Fatit të iniciuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky ndryshim i Ligjit ka ardhur si pasojë e vdekjes së dy të rinjve pikërisht në lokalet e lojërave të fatit.

Kuvendi i Kosovës e kishte votuar shfuqizimin e Ligjit që ua lejon lojërave të fatit veprimtarinë brenda territorit të Kosovës, ndërkaq ka hyrë në fuqi Ligji i cili e ndalon këtë veprimtari në për 10 vjetët e ardhshme.

Vazhdojnë aksionet e policisë, në Deçan konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit

Periskopi.com Lajme

Rreth orës 01:00 pas mesnate në zonën e Deçanit, Policia ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’, shkruan Periksopi.

Siç njofton kumtesa, stacioni policor në Deçan së bashku me inspektorët komunal ka verifikuar disa lokale në komunën e Deçanit, gjatë kontrollimit është hasur në një lokal i cili nuk kishte leje e as mbishkrim, në këtë lokal janë hasur 5-(pesë) aparate të lojërave të fatit duke funksionuar dhe një numër i konsideruar i formave rrumbullake të plastikës që shërbejnë për lojën e bixhozit.

“Aparatet për lojërat e fatit janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh”.

Gjate këtij aktiviteti nga inspektoret komunal është mbyllur 1- (një) lokal për arsye se i njëjti nuk posedonte leje përkatëse pune.

Gjithashtu policia ka verifikuar edhe 9- (nëntë), persona të gjinisë femërore të cilat ishin duke shërbyer ne atë lokal, të njëjtave iu janë sekuestruar dokumentet personale dhe në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, të njëjtat procedohen nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe të Migracionit.

Në këtë plan kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Deçan dhe inspektorët komunal të komunës së Deçanit, të përkrahur nga Dogana e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Pejë. /Periksopi

 

Mbajti kundërligjshëm lojërat e fatit, arrestohet një person në Rahovec

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme, në lokalin e tij ka zhvilluar lojëra të fatit.

Gjatë kontrollit si prova materiale janë konfiskuar pesë shtëpiza të kompjuterit, dy printerë, një lexues i kodeve dhe disa tiketa.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Mbyllet lokali i lojërave të fatit në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Një njësit policor gjatë patrullimit në Mitrovicë policor ka hasur në një lokal në të cilin lokal kishte qenë duke u zhvilluar aktivitet i lojërave të fatit- bixhozit.

Sipas policisë, në atë lokal është hasur duke luajtur bixhoz një person me të cilin kishte qenë edhe një punëtorë i lokalit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorë e ATK-së dhe inspektorët komunal dhe kanë konfiskuar nëntë shtëpiza kompjuteri të cilat kanë shërbyer për lojëra të bixhozit.

Pas procedurave  nga inspektorët lokali është mbyllë, është njoftuar prokurori sipas të cilit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Tjetër aksion i Policisë së Kosovës, kësaj herë për lojërat e fatit

Periskopi.com Lajme

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e veprimtarisë së lojërave të fatit për 10 vite nuk i ka bindur disa pronarë të lokaleve që e zhvillojnë këtë biznes.

Përkundër kësaj, veprimtaria e tyre e jashtëligjshme është ndërprerë pas një aksioni të Policisë së Kosovës në disa komuna, fokusuar në atë të Podujevës.

Biznesi me lojërat e fatit është zhvilluar në një nga objektet përcjellëse të një pompe benzine në fshatin Sekiraq të Podujevës.

Nga aty, janë arrestuar tre persona e të cilët me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Prej tyre, njëri pronari i lokalit, njëra punëtore si dhe një klientë.

Gjatë kontrollit nga inspektorët është konstatuar se biznesi dhe aparatet e lojërave kanë qenë të pa licencuara, ku nga ta janë konfiskuar 11 aparate të lojërave të fatit, ndërsa nga njësit policore janë konfiskuar 6.654 (gjashtë mijë e gjashtë qind e pesëdhjetë e katër) euro.

Më poshtë gjeni detaje nga aksioni i djeshëm i Policisë në Podujevë:

Me datë 06.06.2019 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht në Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, është pranuar një informatë, sipas së cilës në fshatin Sekiraq, komuna e Podujevës, konkretisht në lokacionin “njëri nga objektet përcjellëse te pompës së derr5ivateve ALB-Petrol, janë duke u organizuar dhe duke punuar lojëra të fatit të cilat janë ndaluar të operojnë në vendin tonë me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe sipas informatës dhe informatorit që kemi pas në kontakt, në lokacionin e njëjtë që një kohë të gjatë operojnë lojërat e tilla të cilat janë të pa licencuara dhe në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në vendin tonë.

Pas pranimit të informatës në fjalë dhe analizimit, është verifikuar lokacioni me ç’rast në koordinim me Inspektoratin e ATK-së dhe Doganën e Kosovës si dhe të përkrahur nga Njësiti ROSU të PK-së, sot me datën 7 qershor 2019, rreth orës 17:30, kemi organizuar një kontroll të përbashkët në lokacionin e lartcekur.

Gjatë realizimit të operacionit për kontrollimin e lokacionit sipas informatës, kemi hasur në lokalin e hapur, në të cilin kanë qenë prezent dy persona, njëri është prezantuar si punëtor në këtë lokal, ndërsa tjetri si lojtar dhe po ashtu në lokal kemi hasur gjithsej 11 aparate për lojëra fatit të gjitha të ndezura dhe të gatshme për lojë.

Vlen të ceket se gjatë realizimit të kontrollit, nga Inspektorët e ATK-ë është konstatuar se biznesi  dhe aparatet në fjalë janë të pa licencuara dhe të njëjtit kanë qenë duke punuar në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në vendin tonë dhe të njëjtit (11 aparate) janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa në brendi të aparateve dhe në kuletën e lokalit që ishte në posedim të punëtorit janë hasur dhe sekuestruar para të gatshme në vlerë prej 6 mijë e 654 euro të cilat dyshohen se janë të fituara në mënyrë të kundërligjshme nga vepra penale që dyshohet se e kanë kryer të njëjtit.

Pas intervistimit të dy të dyshuarve F.B (punëtor në kazino), L.B(punëtore në kazino e ftuar përmes telefonit në zyrat e NjHRKEK-Prishtinë) dhe I.S (lojtar i hasur në kazino), Prokurori kujdestar Nebahate Salihu, ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin për 48 orë për personat e arrestuar për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, neni294, par.2, i KPK-së.

Të dyshuarit dërgohen në ndalim për 48 orë.

Sekuestrohen 10 aparate të lojërave të fatit

Periskopi.com Lajme

Prokuroria e Shtetit e Kosovës ka ngritur 36 aktakuza në 24 orët e fundit. Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh nga kjo Prokurori.

Aktakuzat janë ngritur ndaj 39 personave në drejtim të veprave të ndryshme penale.

Po ashtu me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona, është realizuar bastisje në dy shtëpi, në fshatin Mushtisht – Komuna e Suharekës,  nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, nuk janë gjetur armë, me përjashtim të një fisheku të kalibrit 7.62 mm, i cili është sekuestruar nga policia.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 4 sekuestrimi të përkohshme për vepra të ndryshme penale.

–  janë sekuestruar 10 aparate të lojërave të fatit;

– është sekuestruar Vetura “BMË”, ngjyrë e  zezë, me targa 01-987 – LM,  e cila dyshohet se e ka të falsifikuar “shasinë“ si dhe “librezën”.

– është sekuestruar një (1) automjet i markës Range Rover, si dhe,

–  është bërë një kërkesë për sekuestrim për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe lojërave të fatit”.

Prokurori i Shtetit, ka bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër personave të ndryshëm për vepra të ndryshme penale.

 

Nga sot s’ka më lojëra të fatit në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Nga sot, zyrtarisht hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Ky ligj ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës pas dy vrasjeve të ndodhura në vend, e ku viktimë ishin punëtorët e kazinove.

I njëjti ishte votuar edhe në Kuvendin e Kosovës, teksa për të kishin votuar një shumicë dërrmuese e deputetëve.

Ligji në fjalë ishte botuar në Fletoren Zyrtare më 24 prill, teksa i njëjti konsiderohet se hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit aty.

Sipas të njëjtit, në Kosovë ndalohen të gjitha lojërat e fatit përveq Llotarisë së Kosovës.

Ndërkohë, Administrata Tatimore e Kosovës veç ka filluar me revokimin e licensave të këtyre bizneseve.

foto galeri

Po i vjen edhe zyrtarisht fundi lojërave të fatit, nga kjo datë konsiderohen ilegale

Periskopi.com Lajme

Më 10 maj hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit, Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë opinionin dhe subjektet ekonomike, se me qëllim të zbatimit të dispozitave ligjore, sipas nenit 1 të Ligjit Nr. 06/L-155, i cili kërkon ndalimin dhe mbylljen e të gjitha lojërave të fati në Republikën e Kosovës, ka filluar me revokimin e të gjitha licencave të subjekteve që merren me organizimin e Lojërave të Fatit.

“Ky revokim i licencave hynë në fuqi nga me 10 maj dhe çdo ushtrim i aktivitetit të lojërave të fatit pas kësaj date do të konsiderohet aktivitet i kundërligjshëm, kështu që institucionet e zbatimit të ligjit sipas nevojës do të veprojnë sipas detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatë të Administratës Tatimore të Kosovës.

ATK më tej thotë se “i inkurajon të gjitha subjektet ekonomike dhe qytetaret, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura në respektim të dispozitave të Ligjit të ri Nr. 06/L-155, për Ndalimin e Lojërave të Fatit, pa pasur nevojë që të bëhen subjekt i masave të institucioneve të shtetit që janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit”.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës me 22 mars, me 74 vota për të deputetëve miratoi projekt rezolutën që fillimisht i pezullon lojërat e fatit.

Kurse katër ditë më vonë me 26 mars Qeveria e Kosovës miratoi kërkesën e Kuvendit të Kosovës rreth mbylljes së gjitha lojërave të fatit në Republikën e Kosovës.

Pse shteti dështoi me Lojërat e Fatit?

Periskopi.com Lajme

Mbyllja e lojërave të fatit, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, është dështim i shtetit nga mbajtja nën kontroll i këtyre veprimtarive dhe zbatimit të rendit dhe ligjit.

Ky vendim, sipas tyre, është një vendim ad-hoc i Qeverisë së Kosovës, i cili mund të sjellë pasoja për buxhetin e shtetit, pasi mund të ndikojë që edhe ato që kanë vepruar me licencë, këtë veprimtari ta vazhdojnë në mënyrë ilegale, duke mos paguar akcizën, e cila kap vlerën mbi 15 milionë euro brenda vitit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme të enjten ka aprovuar ligjin që ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për periudhën 10-vjeçare, duke shfuqizuar edhe ligjin e deritanishëm për lojërat e fatit.

Me shfuqizimin e këtij ligji është ndaluar edhe veprimtaria e Lotarisë së Kosovës. Për këtë të fundit, kishte tendenca nga ana e Qeverisë që të mos i ndalohej veprimtaria, por ajo është kundërshtuar nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kërkuar që edhe ajo të futet në mesin e veprimtarive që do të mbyllen.

Rreth 3.5 milionë euro gjoba për lojërat e fatit për 6 vjet

Periskopi.com Lajme

Para disa ditësh, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndalim e lojërave të fatit. Me këtë ligj, është ndaluar funksionimi i lojërave të fatit për 10 vjet.

Ky vendim erdhi pas ngjarjeve të fundit në kaziono, ky dy persona u vranë.

Në një përgjigje të Agjencisë Tatimore të Kosovës për Indeksonline thonë se pikat e bastit të licencuara dhe që monitorohen nga ATK janë 301 njësi. Kurse, lokale me automate gjithsej janë 135.

Me vendimin e Qeverisë, të gjitha këto pika të lojërave të fatit janë në proces të mbylljes.

Sipas të dhënave të kësaj liste, në vitin 2012, 2013, 2014, dhe 2015 nuk është mbyllur asnjë lokal, për dallim nga tri vitet e fundit, ku për shkak të veprimtarisë së paligjshme janë mbyllur 695 lokale.

Ndërsa, numri i të punësuarve në këto biznese nga viti 2012 deri tani ka qenë 6 mijë e 568 persona.

Për veprimtari të paligjshme, ATK ka shqiptuar gjoba ndaj tyre, ku numri total i i gjobave është 2 mijë e 237, ku vlera e tyre kalon tre milionëshin, përkatësisht 3,468,650,00 euro.

Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, 19 prej këtyre pikave të lojërave të fatit janë me pronar nga Shqipëria.

Me urdhër të ATK janë duke u mbyllur lojërat e fatit, mirëpo, disa lokale nuk respektuan vendimin duke i rihapur ato.

Për këtë, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona.

“Me rastin e pranimit të informatave se i njëjti lokal i lojërave të fatit përsëri është duke zhvilluar veprimtarinë e saj, në vendngjarje kanë dalë zyrtarët policor të rendit publik dhe të drejtorisë kompetente, të cilët kanë bërë arrestimin e (5) personave, prej tyre (1) punëtor dhe (4) persona të tjerë që ndodheshin në lokalin e lojërave të fatit”, thuhet në raportin e Policisë.

 

 

Qytetarët mbështesin mbylljen e lojërave të fatit

Periskopi.com Lajme

Vendimin e Kuvendit të Kosovës ku shfuqizohet ligji aktual për lojëra të fatit dhe me këtë mbyllen në një afat dhjetë vjeçar këto të fundit, po përkrahet nga qytetarët e Kosovës.

Behram Krasniqi pohoi se ky vendim është mjaftë i qëlluar pasi në këto lojëra të fatit, janë duke ndodhur të gjitha të këqijat për rininë kosovare.

Krasniqi: Vendim i shumëpritur

“Ka qenë dashur edhe më herët të mbyllën bastoret sepse aty si duket po është çelësi i të gjitha problemeve që po ndodhin në Kosovë. Jemi dëshmitar se në ato bastore diçka po ndodhë, sidomos në kazino, por edhe në bastore edhe aty njësoj me probleme të ngjashme, kështu mendoj që mirë është bërë që janë mbyllur. Mas miri kish me qenë me i mbyll për krejt, mundemi edhe pa bastore edhe pa kazino, duhet me investu, duhet me menaxhu mirë paranë publike dhe investimet duhet të bëhen në hapje të reja të vendeve të punës”, pohoi Krasniqi.

I të njëjtit mendim ishte edhe qytetari tjetër, Gëzim Berisha por sipas këtij të fundi, Qeveria është dashur t’i jap kohë më shumë drejtuesve të lojërave të fatit për mbylljen e tyre.

Berisha: Vendim i qëlluar por është dashur më shumë kohë

“Kanë vepruar drejtë edhe mirë kanë vendosur për mbylljen e këtyre, por besoj që është dashur t’i jepet edhe një hapësirë për të menduar, sepse ka ndodhë shumë shpejt por prapë se prapë mirë është mbyllja e lojërave të fatit është mirë. Po tash rinia janë mësuar, besoj që 90 % të rinisë bastorja është sportive, besoj që këta që kanë luajtur bastore e kanë pas si një lloj aktiviteti, por besoj që kanë me gjet veten edhe diku më mirë”, përfundoi ai.

Edhe Selver Lenjani ishte i të njëjtit mendim rreth mbylljes së këtyre lojërave të fatit. Sipas tij, Qeveria asnjëherë nuk ka marrë një vendim më të qëlluar se ky.

Lenjani: Qeveria nuk ka marrë kurrë ndonjë vendim më të matur

“Nga Qeveria asnjëherë vendim më të matur dhe më të mençur nuk kanë marrë, sepse në vend të bastoreve kemi gjeneratën e re të punësuar, të ketë një zhvillim të mirë ekonomia, industria. Ne kemi industrinë që mund ta zhvillojmë në fabrika e sende, e bastoret ti mbyllim se bastoret vetëm fukarallëk sjellin dhe sjellin një varfëri të skajshme. Bastoret për shtetet në tranzicion kanë një varfëri të skajshme dhe është një vendim shumë i mirë, shumë mos të them i shkëlqyeshëm, sepse mbyllja e bastoreve gjeneratën e re po e degradon po e r tu shkolluar dhe për të marrë të gjitha këto. Mirëpo ma mirë është vonë se hiç”, përfundoi ai.

Kujtojmë që ky vendim për mbylljen e lojërave të fatit, ka ardhur si pasojë e disa ndodhive jo të mirë në kazino, ku ndër tjerash pati edhe vrasje mes qytetarëve.

Pas dy jave, në Kosovë mbyllen të gjitha lokalet e Lojërave të Fatit

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar Projektligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit. Kanë mjaftuar dy vrasje brenda këtyre lokaleve që deputetët të marrin vendim për mbylljen e lojërave të fatit për 10 vjet.

Pas miratimit të Projektligjit deputetët po presin që ai të dalë në faqen zyrtare të Qeverisë dhe të hyjë në fuqi, shkruan Gazeta “Zëri”.

Të gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës pritet që pas 15 ditëve të mbyllen përfundimisht. Pas miratimit të Projektligjit për Ndaljen e Lojërave të Fatit deputetët po presin për nënshkrimin e tij nga ana e presidentit Hashim Thaçi dhe hyrjen e tij në fuqi. Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë  se Projektligji do t’i shkojë për nënshkrim presidentit Hashim Thaçi, do të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe pastaj do të hyjë në fuqi.

“Projektligjin e nënshkruan presidenti dhe pastaj botohet në Gazetën Zyrtare. Me sa di unë, disa lojëra të fatit i kanë mbyllur edhe pa ligj. Ligji është i qartë që të mbyllen të gjitha lojërat e fatit në Kosovë”, ka thënë ai. Ndërsa anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, ka thënë  se 15 ditë pas aprovimit të Projektligjit ai publikohet në faqen zyrtare dhe hyn në fuqi. “Pas aprovimit në Kuvend shkon te presidenti për nënshkrim ose 15 ditë pas aprovimit hyn në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi”, ka thënë ai. Përndryshe, edhe para se të miratohej Projektligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit tashmë janë mbyllur disa prej tyre. Administrata Tatimore e Kosovës deri më tani ka mbyllur 222 lojëra të fatit.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Doganën dhe me Administratën Tatimore në udhëheqje nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndërmarrë një plan operativ në gjithë territorin e Kosovës. Gjatë këtij plani janë kontrolluar 235 lokale të ndryshme dhe me vendim të ATK-si 222 prej tyre janë mbyllur. Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850 $ dhe 150 franga. Operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident, përderisa aktivitetet dhe hetimet policore do të vazhdojnë lidhur me këtë operacion policor”, është thënë nga Policia e Kosovës.

Kuvendi përfundimisht i thotë STOP lojërave të fatit

Periskopi.com Lajme

U votua në lexim të dytë projektigji i iniciuar nga Qeveria e Kosovës që ndalon funksionimin e  lojërave të fatit për 10 vjet.

Kuvendi i Kosovës ka kaluar me 69 vota pro në shqyrtimin e dytë projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Për më shumë se një orë ka zgjatur debati për ndalimin e lojërave të fatit, nga ana e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Pas shumë kundërshtimeve me 60 vota për, abstenime kundër dhe asnjë kundër ishte miratuar projektligji në lexim të parë për mbylljen e lojërave të fatit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se ky projektligj nuk është në përputhje me rezolutën e votuar në Kuvend, derisa rreth paqartësisë për vazhdimin ose jo të punës së Lotarisë së Kosovës, ai kërkoi nga qeveria të sjellë projektligjin e ri për lotarinë.

“Unë e kam analizuar ky projektligji nuk është në përputhje me rezolutën që është votuar në Kuvend, e cila kërkon që Qeveria të nisë procedurat ligjore për mbylljen e gjitha lojërave të fatit, dhe t’i sjellë projektligji për këtë çështje. Projektligji thotë që lejohet Lotaria e Kosovës. Për të thjeshtuar situatën, qeveria të sjellë projektligjin e Lotarisë së Kosovës si institucion publik”, tha Hoti.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, mbështeti projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit, por kërkoi të sqarohet roli i Lotarisë së Kosovës në të ardhmen.

Ajo propozoi një amendament për një nen të veçantë me të cilin i ndalohet Lotarisë së Kosovës të ketë marrëdhënie kontraktuale me subjektet juridiko-private.

“Duke pasur parasysh se Lotaria e Kosovës është subjekt juridiko-publik, ne konsiderojmë që duhet të ekzistojë ky nen i veçantë që i ndalon Lotarisë të ketë marrëdhënie kontraktuale, apo kontrata të veçanta me subjekte juridiko-private”, u shpreh deputetja Nagavci.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, Safete Hardergjonaj, mbështeti projektligjin, derisa kërkoi kujdes te gjetja e modaliteteve për Lotarinë e Kosovës. Mirëpo, për dallim prej saj, deputeti Nait Hasani nga e njëjta parti kërkoi të mos krijohet monopol dhe të mbyllet Lotaria e Kosovës.

“Nëse dëshironi të ktheni sistemin socialist, mund ta ktheni, por vendosja e monopolit për rrethanat politike për demokracinë e sotshme është absurde. Kërkohet që të gjitha lotaritë të ndalet dhe veç Lotaria të funksionojë, tregon monopolin e shtetit mbi shoqëritë aksionare”, tha ai.

Edhe shefi i GP të Nisma-s, Bilall Sherifi, i dha mbështetje në praim projektligjit për mbylljen e lojërave të fatit për dhjetë vjet sikurse është kërkuar nga Qeveria e Kosovës, por shtoi se nëse do të pyetej ai, do të duhej të mbyllej edhe Lotaria e Kosovës.

“Mu me më pyet edhe lotarinë e kisha mbyll, sepse nuk ka ndonjë traditë këtu te ne për lotari”, tha deputeti Sherifi.

Edhe përfaqësuesit e partive tjera parlamentare, PSD, AAK e përkrahën në parim projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit.

 

 

 

Kusari Lila: Nëse i mbyllim lojërat e fatit, ato do të lulëzojnë ilegalisht

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Lojërat e Fatit në Kosovës nuk mund të mbyllen brenda dy orëve, përmes një ligji me tre rreshta.

Sipas saj kjo tregon se dikush po tenton të mbulojë të gjithë krimin e organizuar që ka ndodhur gjatë kësaj kohe, derisa shteti nuk ka arritur që t’i fus nën kontrollë kazinot e lojërat e tjera të fatit.

Sipas saj në rast se shteti do t’i mbyllë plotësisht, Lojërat e Fatit do t’i zhvendosin aparaturat e tyre nëpër podrume të shtëpive, dhe do të lulëzojnë ilegalisht.

Kusari thotë se fillimisht duhet që lojërat e fatit duhet të mbyllen sipas Ligjit aktual që është, në afërsi të shkollave e objekteve fetare, dhe pasi të bëhen një filtrim i qartë, më pas të vazhdohet me mbyllje.

Ajo ka treguar se si në Gjakovë ka tentuar t’i mbyll lojërat e fatit në afërsi të objekteve të arsimit e fetare, por më pas dikush nga ministria ka shkuar dhe i ka treguar se matja e largësisë është bërë gabim.

Deputetët miratojnë Ligjin për mbylljen e Lojërave të Fatit

Periskopi.com Lajme

Për më shumë se një orë ka zgjatur debati për ndalimin e lojërave të fatit, nga ana e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Pas shumë kundërshtimeve me 60 vota për, abstenime kundër dhe asnjë kundër është miratuar projektligji për mbylljen e lojërave të fatit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se ky projektligj nuk është në përputhje me rezolutën e votuar në Kuvend, derisa rreth paqartësisë për vazhdimin ose jo të punës së Lotarisë së Kosovës, ai kërkoi nga qeveria të sjellë projektligjin e ri për lotarinë.

“Unë e kam analizuar ky projektligji nuk është në përputhje me rezolutën që është votuar në Kuvend, e cila kërkon që Qeveria të nisë procedurat ligjore për mbylljen e gjitha lojërave të fatit, dhe t’i sjellë projektligji për këtë çështje. Projektligji thotë që lejohet Lotaria e Kosovës. Për të thjeshtuar situatën, qeveria të sjellë projektligjin e Lotarisë së Kosovës si institucion publik”, tha Hoti.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, mbështeti projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit, por kërkoi të sqarohet roli i Lotarisë së Kosovës në të ardhmen.

Ajo propozoi një amendament për një nen të veçantë me të cilin i ndalohet Lotarisë së Kosovës të ketë marrëdhënie kontraktuale me subjektet juridiko-private.

“Duke pasur parasysh se Lotaria e Kosovës është subjekt juridiko-publik, ne konsiderojmë që duhet të ekzistojë ky nen i veçantë që i ndalon Lotarisë të ketë marrëdhënie kontraktuale, apo kontrata të veçanta me subjekte juridiko-private”, u shpreh deputetja Nagavci.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, Safete Hardergjonaj, mbështeti projektligjin, derisa kërkoi kujdes te gjetja e modaliteteve për Lotarinë e Kosovës. Mirëpo, për dallim prej saj, deputeti Nait Hasani nga e njëjta parti kërkoi të mos krijohet monopol dhe të mbyllet Lotaria e Kosovës.

“Nëse dëshironi të ktheni sistemin socialist, mund ta ktheni, por vendosja e monopolit për rrethanat politike për demokracinë e sotshme është absurde. Kërkohet që të gjitha lotaritë të ndalet dhe veç Lotaria të funksionojë, tregon monopolin e shtetit mbi shoqëritë aksionare”, tha ai.

Edhe shefi i GP të Nisma-s, Bilall Sherifi, i dha mbështetje në praim projektligjit për mbylljen e lojërave të fatit për dhjetë vjet sikurse është kërkuar nga Qeveria e Kosovës, por shtoi se nëse do të pyetej ai, do të duhej të mbyllej edhe Lotaria e Kosovës.

“Mu me më pyet edhe lotarinë e kisha mbyll, sepse nuk ka ndonjë traditë këtu te ne për lotari”, tha deputeti Sherifi.

Edhe përfaqësuesit e partive tjera parlamentare, PSD, AAK e përkrahën në parim projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit.

 

Sot seanca e jashtëzakonshme për mbylljen e Lojërave të Fatit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se përveç çështjes së kompensimit të orëve, sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme edhe për mbylljen e lojërave të fatit – ka thënë Veseli.

“Lojërat e ashtuquajtura të fatit do të mbyllen përfundimisht. Sot kemi seancë të jashtëzakonshme me atë rend të ditës, të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj. Po ashtu kemi seancë për kërkesën e 42 deputetëve për situatën e krijuar në arsim për kompensimin e orëve. Dhe kemi vendosur që më 11 prill të kemi seancë për 45 pika të papërfunduara nga seancat e kaluara. Më 12 prill do të kemi seancë të rregullt, të premten”, ka thënë Veseli.

Pas dy vrasjeve që ndodhën në Suharekë e Lipjan, Kuvendit mbajti seancë të jashtëzakonshme dhe miratoi një rezolutë për mbylljen e Lojërave të Fatit.

Pas kësaj, edhe në Qeveri u votua Ligji për mbylljen e këtyre lojërave./PERISKOPI  

Më 3 prill Kuvendi shqyrton Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit

Periskopi.com Lajme

Pas diskutimit dhe procesimit nga ana e Qeverisë për në Kuvendin e Kosovës të projektligjit për ndalimin e lojërave të fatit, sot kryeministri i Kosovës Ramush Haradnaj, e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës, kërkesën për seancë të jashtëzakonshme me datë 3 Prill 2019 për shqyrtimin e këtij Projektligji.

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin që ndalon lojërat e fatit për periudhën 10 vjeçare, ku  asnjë kazino apo bastore nuk do të mund të operojë më në Kosovë.

Koci: Mund ta padisim shtetin për mbylljen e lojërave të fatit

Periskopi.com Lajme

Avokati Arianit Koci ka thënë se vendimi për mbylljen e lojërave të fatit është vendim ad-hoc, duke potencuar se kjo çështje në Kosovë rregullohet me ligjin për këto lojëra.

“Ka biznese që kanë investuar sepse ka qenë një ligj. Të mbyllen brenda natës, është kundërligjore. Në lojëra të fatit shumica e investitorëve janë të huaj. Me ndalim të lojërave të fatit do të zhvillohet informaliteti”, ka thënë Koci në Klan Kosova.

“Jam që ato të jenë nën kontroll të rreptë. Jam që të hiqen krejt nga qyteti. Qeveria e ka pasë një kocept-dokument”, tha ai.

Pas vendimit për mbylljen e tyre, Koci ka thënë se është krijuar bazë që të paditet shteti.

“Do të fillojmë padinë ndaj shtetit… Investimet e huaja janë të mbrojtura me ligj. Ato nuk mund të ndryshohet me arbitraritet ligjor, që ka bazë për padi ndaj shtetit. Janë katër mijë familje që do të mbesin me të papunë”, tha Koci.