Rama: Ndërrova ministrat se patëm nevojë për lojtarë të rinj në fushë

Periskopi.com Intervista

Rama për ‘Die Welt’: Ndërrova ministrat se patëm nevojë për lojtarë të rinj në fushë!Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gjermanen “Die Welt”, ku ka folur për ndryshimet e bëra në qeveri, që i ka shpjeguar me nevojën për energji të reja.

Çfarë keni bërë sot në detyrë në cilësinë e kryeministrit?

Kam ndërruar disa ministra, rreth 70 përqind prej tyre. Kemi thuajse një qeveri të re tani që po flasim.

Cila është arsyeja? Tingëllon si një krizë qeveritare?

Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si kombëtarja gjermane e futbollit pas fitores së Kupës së Botës. Që u eliminua në mënyrë të turpshme që në raundin e parë pas katër vitesh.

Juve ju pëlqen të përdorni metafora sportive, keni luajtur vetë basketboll profesionist. Biografinë e keni të pazakontë. Keni studiuar art përpara se të bëheni kryebashkiak dhe më pas kryeministër. Ku dallon sporti me artin?

Të dyja janë ekzistenciale për mua. Nuk mund të krahasohen. Si artist, punoja tërësisht në vetvete, diçka e brendshme. Në sport punoj jashtë, me të tjerët, për të arritur diçka të përbashkët.

Si kryebashkiak i lyet godinat gri me ngjyra për të dhënë shpresë tek njerëzit në Tiranë. Në atë kohë bëri shumë përshtypje dhe u krijua ideja se arti mund të ndryshojë shoqërinë në mënyrë të qëndrueshme, ndoshta edhe ta përmirësojë atë. A besoni akoma tek kjo? A është artisti një politikan më i mirë?

Arti nuk mund të ndryshojë shumë gjëra. Ndoshta shkoj larg kur them: nuk ndryshon asgjë fare.

Prisja më shumë idealizëm nga goja juaj…

Dua të them se arti nuk është në gjendje të parandalojë gjëra të këqija si lufta, dhuna apo konfliktet. Nuk i bën njerëzit më të mirë. Unë thjesht nuk e besoj këtë. Nuk di ndonjë poezi që ka ndaluar ndonjë gjakderdhje. Nuk di që ndonjë pikturë të ketë ndaluar bombat. Natyrisht, unë vlerësoj skulpturat që adresojnë racizimin dhe që ju bëjnë të vetëdijshëm për një tjetër lloj frike.

Çfarë do të thotë të udhëheqësh një vend? Që të jesh përgjegjës?

Është jeta e çmendur dhe e egër e një njeriu, që duhet të merret njëkohësisht me një numër të jashtëzakonshëm fatesh dhe temash. Nuk është më e lehtë që të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve për mua është shumë e drejtpërdrejtë dhe intensive. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet. Toka në të cilën lëviz është gjithmonë në lëvizje. Është si një lojë globale shahu.

A jeni i kënaqur me veten?

Të mbash postin e kryeministrit është një punë e vështirë. Por nëse do isha i kënaqur, nuk do isha i duhuri për këtë post. Është diçka që duhet të shkojë më tej. Edhe nëse vetë do isha i kënaqur, nuk do ndalesha kurrë, nuk më shkon për shtat. E njëjta gjë është në art. Unë vazhdoj të vizatoj.

Ju udhëtoni shpesh nëpër Europë dhe botë. Si po evoluon Europa?

Do të bëhet shumë më keq përpara se të bëhet sërish mirë. Për fat të keq, nuk mund të lexoj filxhanin e kafesë, e di që ka politikanë të tjerë që besojnë se janë të aftë ta bëjnë këtë. Unë nuk u përkas atyre. Me të vërtetë nuk mund të parashikoj të ardhmen.

Çfarë mund të bëjmë tjetër për demokracinë në Europë?

Nëse mund të jem i sinqertë me ju, jo aq shumë. Po u them diçka nga këndvështrimi im. Deri më tani kemi qenë jashtëzakonisht me fat pasi kemi punuar e jetuar në një kohë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Po, bashkë me Angela Merkel dhe Gjermaninë. Unë sinqerisht shpresoj që ajo të qëndrojë me ne, pasi vizioni i saj nuk humb kaq lehtë. Shpresoj shumë që Gjermania ta kuptojë se nuk është vetëm përgjegjëse për të ardhmen e fëmijëve gjermanë, por edhe të Europës dhe më gjerë. Bëhet fjalë për çështje pushteti mbi të gjitha.

Dhe cila është qasja e vendit tuaj, e popullsisë shqiptare?

Ende e duam Evropën. Jemi gjithmonë të gatshëm për të dhënë PO. Jemi akoma të dashuruar pasi nuk jemi martuar akoma. Pas martesës do e shohim nëse do jemi ende të lumtur.

 

Iniesta tenton ta ndalë përleshjen mes lojtarëve

Periskopi.com Sporti

Në minutën e fundit të ndeshjes mes Vissel Kobes dhe Shimizu S-Pulse, që përfundoi me rezultat 3-3, lojtarët e dy skuadrave u përleshën mes vete dhe ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Andres Iniesta, tentoi t’i ndajë atë.

Spanjolli tentoi t’i ndajë lojtarët, duke i shtyrë bashkëlojtarët e tij prapa, mirëpo Lukas Podolski nuk mund ta kontrollonte veten dhe pati një përleshje fizike me një nga kundërshtarët e tij, transmeton Gazeta Express.

Vissel e kishte marrë epërsinë përmes golit të shënuar nga Naoyuki Fujita, pas që Yosuke Kawai e kishte barazuar rezultatin për Shimizun. Për më tepër, Iniesta ishte protagonist në këtë ndeshje edhe përmes asistimit të golës së Kyogo Furuhashit.

Hirotaka Mita e thelloi rezultatin në 3-1 për vizitorët, para se Douglas ta ngushtonte këtë epërsi në minutën e 87-të të ndeshjes.

Kur po afrohej përfundimi i ndeshjes, një harkim nga korneri i Shimizus rezultoi me një gol të shënuar nga portieri i ekipit nikoqir, Yuji Rokutan, 14 minuta pasi kishte përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.

Pas këtij goli pasoi një kaos total dhe futbollistët filluan të përleshen. Gjatë kësaj kohe, Iniesta tentoi ta merrte rolin e paqeruajtësit, duke i ndarë lojtarët.

 

Në PSG do të shkojnë edhe tre kampionë të tjerë

Periskopi.com Lajme

Pas humbjes 3-1 ndaj Bayern Mynih në turneun e International Champions Cup, trajneri i skuadrës së Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, ka bërë me dije se do të vijnë edhe 3 lojtarë të tjerë në merkaton e verës.

Sipas tij, këto blerje janë të domosdoshme edhe pse në ekip ka mjaft yje. Tuchel shprehet se skuadra ka nevojë për përforcime në mbrojtje e mesfushë, ndaj afrimet do të jenë dy mbrojtës krahu dhe një lojtar ne mesin e fushës.

“Në krahun e djathtë, Dani Alves është ende i dëmtuar dhe ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, ndaj nuk dihet se kur mund të jetë në dispozicion. Në atë pozicion kemi Thomas Meunier, por ai do të jetë në dispozicion vetëm më 6 gusht, pasi ishte me kombëtaren në Botëror dhe nuk mund të rrezikojmë që të luajmë vetëm me një mesfushor krahu. Duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha Tuchel.

Në mesfushë, tërheqja nga sporti i Thiago Motta ka krijuar një boshllëk, që trajneri gjerman kërkon ta mbushë me një lojtar të ri. “Duhet ta zëvendësojmë jo vetëm me një lojtar tjetër, por edhe me një futbollist me personalitet, pasi Motta ishte i rëndësishëm në fusëe e jashtë saj. Kemi nevojë edhe për një lojtar në krahun e majtë, pasi kemi humbur Berchiche dhe na duhet ta zavëndësojmë. Pasi të kemi gjetur 3 zëvendësuesit të shohim se ku mund të përmirësohemi më tej”, u shpreh Tuchel.