Këshilltarja e Pacollit tallet me Sveçlën: Qoma lokacionin, ose dal para trenit

Periskopi.com Lajme

Situata e krijuar pas kthimit të deputetit të AKR-së, Behgjet Pacolli nga Zvicra ka ndikuar që edhe këshilltarja e tij të gjejë kohë për ‘tallje’.

Rejhane Vuniqi tha se konferenca e sotme e Ushtruesit të Detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ishte patetike, ku kishte kërkuar të gjithë gazetarët për të kërkuar lokacionin e Pacollit, transmeton Indeksonline.

 

 

Postimi i plotë:

Qoma lokacionin ose dal para trenit ??……sa patetike u duk sot konferenca e U.D. i Ministrit të Punëve të Brendshme ku i kishte mbledhë të gjithë gazetarët për të ia kërkuar lokacionin Presidentit Pacolli ose përndryshe bohet nami. Po për mjekët serbë që hynë sot në Kosovë, a e dijmë lokacionin dhe a duhet edhe ata të karantinohen apo ska nevojë se ata skanë me votu????

Bylbyl Sokoli: Lokacioni i stadiumit nuk duhet të ndërrohet

Periskopi.com Sporti

Ditëve të fundit është bërë bujë e madhe sa i përket lokacionit të ndërtimit të stadiumit nacional të kombëtares së Kosovës, pasi zyrtari i lartë i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ekziston një marrëveshje brenda partisë që stadiumi të zhvendoset nga qyteti i Drenasit në afërsi të Prishtinës, Bërrnicë.

Sa i përket kësaj çështje për KosovaPress ka folur edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

Sokoli tha se para një viti e ka dhënë idenë e tij rreth stadiumit kombëtar. Sipas tij që nga ajo kohë Kosova është dashur ti ketë dy stadiume për ndeshje ndërkombëtare.

“Para një viti kam fol për stadiumin e ri qe do të ndërtohet. Kam than se Kosova duhet rregulluar dhe me i mirëmbajt dy stadiume për ndeshje ndërkombëtare, atë të Adem Jasharit ne Mitrovicë dhe atë “Fadil Vokri” në Prishtinë. Kostoja e ndërtimit dhe të mirëmbajtjes të stadiumit të ri është shumë e lartë prandaj me mirë te ndërtohen 7-8 stadiume me nga 5-6.000 shikues neper qendrat e Kosovës”, tha fillimisht Sokoli.

Ndërkohë që sa i përket lokacionit të stadiumit, Sokoli u shpreh se nuk është e nevojshme të ndërrohet lokacioni për shkaqe politike, pasi që vendi ku është caktuar i plotëson të gjitha kriteret.

“Nëse është vendosur me u ndërtuar stadiumi i ri atëherë nuk duhet te ndërrohet lokacioni për shkaqe politike. Vendi ku është vendos i plotëson te gjitha kriteret e nevojshme për një stadium kombëtar ku do te zhvilloheshin ndeshjet ndërkombëtare”, përfundoi Sokoli.

Kujtojmë që për këtë çështje ka reaguar edhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ditë më parë.

Ka nisur detektimi i lokacioneve të dyshuara për varreza masive në Serbi

Periskopi.com Lajme

Këtë javë ka nisur vlerësimi i tri lokacioneve të dyshuara për varreza masive në Serbi. Hulumtimi po bëhet me detektor sonar, aparat i siguruar nga Qeveria e Kosovës përmes një projekti të Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e ka konfirmuar për Radio Kosovën, koordinatori për çështjen e të zhdukurve në Qeverinë e Kosovës, Jahja Lluka. Ai tha se pas përfundimit të punës në Serbi, në këtë formë do të vlerësohen edhe disa lokacione të dyshuara në Kosovë.

Ka nisur detektimi i tri lokacioneve të dyshuara për varreza të mundshme masive në Krizhevak dhe Jellovishtë të Serbisë, përmes një radari të specializuar për një gjë të tillë, i cili është siguruar nga një projekt i Kombeve të Bashkuara.

Lajmin ka bërë të ditur për Radio Kosovën, Koordinatori për çështjen e të pagjeturve në Qeverinë e Kosovës, Jahja Lluka.

Ai tha se ky është një radar i posaçëm tokësor i cili incizon gjendjen e ndryshimit të përbërjes tokësore ndërsa, rezultatet i jep një ekspert në Argjentinë.

“Në këto dy lokacione nuk presim ku me ditë çka sepse Serbia nuk është shumë e interesuar, por ne kemi informacione për një pozicion tjetër në Jellovishtë, ku po shpresojmë që, meqë kanë qenë dje të befasuar nga koordinatat që i kemi ne me disa dëshmitarë, po shpresojmë se do të ketë njerëz tonë të cilët janë zhdukë gjatë luftës”, tha Lluka

Ndërsa, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Arsim Gërxhaliu, tha për Radio Kosovën se është hera e parë që po përdoret një detektor i tillë, i cili e bënë incizimin në thellësi të tokës.

“Thjeshtë presim rezultate të leximeve të cilat me ndihmën e ekspertëve të profilit të lartë që i lexojnë këto incizime të shohim se a mund të detektohen por prapë se prapë krejt varet prej asaj se sa do të ketë edhe informacione të sakta të atyre lokacioneve për prezencën apo jo të mbetjeve kockore”,tha Gërxhaliu.

Detektori i siguruar nga Kombet e Bashkuara do të qëndroj deri në fund të javës në Serbi, derisa nga java e ardhshme pritet të bartet në Kosovë për të hulumtuar pjesë të dyshuara për varreza masive.

Mirëpo, sipas Jahja Llukës, plani i hulumtimeve për Kosovë, nuk është bërë ende dhe se i njëjti pritet të publikohet ditëve në vijim.