Loredana flet për ndarjen nga Mozzik, ja çka thotë për të

Periskopi.com Showbiz

Prej disa javësh, Loredana dhe Mozzik i kanë ndarë rrugët, por vazhdojnë të komunikojnë falë vajzës së tyre.

Në një intervistë për radion gjarmane “SRF”, Loredana shpjegoi se ndarja ka rëndësi për të, por nuk ndikon aspak në aspektin profesional.

Ajo thotë se Mozzik nuk ka bërë asgjë për karrierën e saj dhe vazhdon të bashkëpunojë ende me ekipin që i solli suksesin.

Në këtë pjesë, ndarja nuk bën asnjë ndryshim sepse Mozzik ishte aty thjesht si bashkëshorti, jo si anëtar i ekipit.

“Kjo gjë nuk do të ndryshojë asnjëherë, është burri im ose ishte kjo nuk ka rëndësi ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime. Ne e kemi trajtuar njëri-tjetrin me respekt dhe do vazhdojmë kështu se kemi një vajzë bashkë.

Gjatë kohës që kemi qenë bashkë, ishim shumë të afërt, prandaj do mbetemi miq. Ne shkojmë mirë dhe nuk jemi ndarë në mënyrë të keqe, faleminderit Zotit”, tha Loredana.

Loredana pranon se u nda Mozzik: Prej tash, e çoj bukën vet në shtëpi

Periskopi.com Lajme

Loredana dhe Mozzik janë ndarë edhe zyrtarisht.

Loredana sapo konfirmoi ndarjen e saj nga Mozzik përmes një deklarate të lëshuar në profilin e saj në Instagram.

Ajo tha se gjatë kësaj periudhe do punojë edhe më shumë pasi tashmë paratë që dërgon në shtëpi janë të përgjysmuara.

Ndërsa sa i përket turneut koncertal të cilin e kishin planifikuar me babain e vajzës Hana, do të merr pjesë e vetme.

Loredana ‘thumbon’ Mozzikun

Periskopi.com Showbiz

Loredana dhe Mozzik janë bërë krye temë e mediave.

Çifti i njohur i shoubzit Loredana dhe Mozzik duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Reperi javë më parë festoi ditëlindjen por asnjë urim apo deklaratë nuk u lëshua nga këngëtarja gjatë asaj kohe, për t’i ngritur edhe më shumë dyshimet çifti kanë nxjerrë njëri tjetrin nga përcjellja në rrjete sociale.

Sot Loredana i ka kushtuar edhe disa postime Mozzikut.

Në njërin prej tyre shkruan “Unë ta thyej zemrën aq sa ti të mos e ndjesh më”.

Ndërsa në postimin e dytë ““Nëse nuk je e lumtur me jetën tënde, thjesht mendo që dikush po takohet me ish-in tënd dhe mendon se ai është special”.