Kush është Lorent Tolaj, 18 vjeçari që i shënoi katër gola Arsenalit?

Periskopi.com Sporti

Lorent Tolaj, arriti që brenda një pjese të shënonte katër gola në ndeshjen e Zvicrës U-19 kundër Gjibraltarit. Por kush është Tolaj?

Tolaj është një 18 vjeçar i lindur në qytetin e Aigles në Zvicër që karrierën e tij e nisi te ekipi i të rinjve të ekipit të famshëm Sion.

Më 1 korrik të vitit të kaluar ai iu bashkua ekipit të Premier Ligës së Anglisë, Brighton and Hove Albion për një shumë që nuk bëhet e ditur, shkruan Periskopi.

Tolaj po luan në Premier Ligën e grupmoshës 18 vjeçare, e që është shumë e popullarizuar në Angli, dhe deri tash ka arritur që t’i shënonte 8 gola në vetëm 7 ndeshje. Ai po ashtu ka bërë edhe tri asistime.

Zvicerani me origjinë nga Kosova ka luajtur një herë edhe në Premier League 2, vetëm gjashtëmbëdhjetë minuta, dhe po ashtu kishte shënuar një gol.

Vlen të theksohet që në një ndeshje të vetme, ai i kishte shënuar katër gola ndaj ekipit të Arsenalit./Periskopi