Shqipëria fajtore pse Loret Sadiku nuk po mund të luajë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Është përfolur shumë rreth ftesës potenciale të Loret Sadikut në Kombëtaren e Kosovës, por deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Mesfushori defanziv i Kasimpas ka qenë ndër emrat më të përfolur që mund t’i bashkohen “Dardanëve”, derisa reprezentacioni padyshim se do të përfitonte shumë në kualitet me të, shkruan Periskopi.

Mirëpo, Bajram Shala – menaxher i Kombëtares – ka thënë në emisionin “Favorit” se 27-vjeçari i e ka të pamundur të luajë për Kosovën nëse konstatohet se ka nënshkruar dokumentacionin për kalim nga Kombëtarja e Suedisë tek ajo e Shqipërisë më herët.

“Loret Sadiku mbetet pezull pasi FIFA thotë se ai ka nënshkruar një kontartë për të kaluar nga Suedia te Shqipëria, por Loreti po e mohon këtë.

“Ai ka angazhuar avokatë për ta dëshmuar se nuk e ka bërë, mirëpo nëse dëshmohet se ai ka nënshkruar dokumentacion për kalim nga Suedia te Shqipëria, do ta ketë të pamundur të luajë për Kosovën.”/Periskopi.com/