FIFA 19: Rashica 81, Berisha 76, Zeneli 73, Rrahmani 70, Muriqi 68 (Foto)

Periskopi.com Sporti

FIFA 19 është një video-lojë simuluese e futbollit e zhvilluar nga kompania Electronic Arts dhe të cilën e luajnë njerëzit e pasionuar pas video-lojërave. Mes këtyre janë edhe shumë yje të mëdhenj të futbollit, të cilët edhe pse vetë futbollistë e shijojnë shumë futbollin virtual.

Dy futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë në krye të listës së futbollistëve më të mirë, me shifrën prej 94.

Lojtari i tretë më i mirë në botë është Neymar me 92, pas së cilit janë gjashtë futbollistë të tjerë me rejtingun 91, shkruan Periskopi.

Sa i përket lojtarëve të Kosovës, më i miri është Milot Rashica, cilësitë e të cilit vlerësohen me shifrën 81. Pas tij është Valon Berisha i Lazios me 76. Po aq është shifra e Benjamin Kolollit të Zurichut. Ndërkohë që me 73 është Arbër Zeneli i Remis.

Bie në sy edhe Loret Sadiku që luan në Turqi, dhe i cili vlerësohet me 71 nga 100 pikë. Por, ylli më në formë i momentit, Vedat Muriqi, është me rejtingun e pabesueshëm prej 68.

Kapiteni ynë, Amir Rrahmani ndërkohë, ka shifrën prej 70. Ndërkaq Idriz Voca ka vetëm 63 nga 100 pikët. /Periskopi

Shqipëria i prishi karrierën veç pse donte të luante për Kosovën: Fati i trishtë i yllit të madh kosovar

Periskopi.com Sporti

Kosova e mposhti dje Çekinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1 duke i rritur gjasat për kualifikim në EURO 2020 nga faza e grupeve. Por, kjo ndeshje u fitua me fat dhe me shumë karakter – duke qenë se lojë më të mirë zhvilloi kombëtarja çeke që shfrytëzoi dobësinë tonë në mesfushë.

Me lëndimin e Hekuran Kryeziut dhe Herolind Shalës, Kosova është bërë tepër fragjile në fazën e mesfushës. E në veçanti, në fazën e mesfushës defanzive.

Çekia ia dilte me lehtësi të depërtonte para 16-shit të Kosovës, dhe në disa raste tjera ishte fare pranë golit. Besar Halimi nuk është një mesfushor i mirë në qendër, duke luajtur kryesisht në pozicione të avancuara kurse Idriz Voca është mësuar në ekipin e tij që të ketë rol më krijues.

Në pozicione të rregullta, Kosova ishte dukshëm inferiore ndaj Çekisë – dhe këtu, problemi ishte i dukshëm e i qartë: mungesa e një mesfushori shkatërrues, shkruan Periskopi.

Por, dikur Kosova e kishte një mesfushor shkatërrues defanziv që bile mund të luante edhe në mbrojtjes. Ky lojtar cilësor nuk e ka mbyllur karrierën, përkundrazi, është në formën më të lartë duke luajtur në Superligën turke me ekipin elitar Kasimpasa. Bëhet fjalë për tanimë 28 vjeçarin, Loret Sadikun, të lindur në Prishtinë dhe që ka bërë karrierë fantastike në Turqi ku luan me lojtarë të mëdhenj se Mustafa Pektemek e Ricardo Quaresma.

Sadiku ka luajtur për Kosovën në katër ndeshje duke qenë fantastik në secilën paraqitje. Por, gjërat morën tembrapshtën kur Federata Shqiptare duket se i bëri probleme në dokumentacion, pasi ai kishte luajtur edhe për Shqipërinë.

Tash, Sadiku po kërkon mundësinë që të luajë sërish me Suedinë, edhe pse mund të ketë probleme me dokumentacionin.

Ylli kosovar nuk luan për kombëtare tash e katër vjet pasi UEFA dhe FIFA i kanë mohuar një gjë të tillë. Dhe, duke dashur hakmarrje ndaj Shqipërisë, ai ka refuzuar ftesën e kësaj kombëtareje që ia ndali rritën në ekipin tonë kombëtar.

Ai vitin e kaluar e ka akuzuar direkt Federatën Shqiptare të Futbollit që i prishi punë në këtë rast:

“Pas asaj ndeshjeje (me Kosovën) ndaj Haitit Federata Shqiptare ka thënë se nuk do të luajë më kurrë për Shqipërinë. Por pavarësisht kësaj më ftuan përsëri në ekipin kombëtar. Unë më pas kam qenë i sinqertë dhe e kam thënë atë që e kam menduar. Më pas drejtuesit e FSHF-së e kanë dërguar mendimin tim në mediet shqiptare. Unë vetëm kam kërkuar që të luaj e jo diçka tjetër. Kjo temë kishte krijuar një kaos të vërtetë”, ka treguar Sadiku për mediet suedeze, duke shtuar se Federata Shqiptare e Futbollit e ka penguar këto vite që të luajë për Kosovën.

“Unë e kam shkruar një letër, sepse e kam ndërruar ekipin kombëtar dhe më pas ata thanë se nuk mund ta ndërrosh përsëri. Mirëpo unë e di se kishte lojtarë të tjerë që e ndërruan ekipin përfaqësues pa problem. Mu duk e çuditshme që nuk mund ta ndërroj përfaqësuesen, sepse nuk kam luajtur në ndeshje zyrtare e madje s’kam qenë as në stërvitje me Shqipërinë. Ata (Shqipëria) vetëm duan të më dëmtojnë, kjo është e tëra” – akuzon Sadiku.

Ky është një rast tepër i rëndë, por që për fat të keq është injoruar nga opinion sportive në Kosovë./Periskopi

Lufta e Shqipërisë kundër Kosovës: Rasti i përçudshëm i presidentit Ilir Meta

Periskopi.com Sporti

Raporti i çuditshëm i Ilir Metës me Kombëtaren e Kosovës në futboll

Kosova e mposhti dje në stadiumin “Fadil Vokrri” kombëtaren e Çekisë me rezultat 2-1 duke i rritur gjasat për kualifikim drejt EURO 2012 përmes fazës së grupeve. Por, ajo që çuditi të gjithë ishte prania e presidentit shqiptar, Ilir Meta në shkallët e stadiumit, i cili madje e shprehu gëzimin duke e mbajtur shallin ku shkruhej “Kosova” në duar.

Në dukje të parë nuk ka asgjë të keqe që presidenti i Shqipërisë të mbështes Kombëtaren e Kosovës në futboll. Përkundrazi, kjo të ngroh zemrën marrë parasysh raportet historike mes dy vendeve. Marrë parasysh ndihmat reciproke gjatë katër-pesë dekadave të fundit.

Por, e keqja shpaloset vetvetiu kur përmendim emrin e presidentit shqiptar. Është Ilir Meta. Dhe, për më tepër, kur përmendim incidentin e tij me trajnerin e mëparshëm të Shqipërisë, Christian Panuccin, për sherr të Kosovës.

Ishte 29 maji i vitit 2018 kur Kosova përballej në ndeshje miqësore me Shqipërinë në Cyrih të Zvicrës. Në shkallët e stadiumit Letigrund ishin 18 mijë e 700 njerëz ndërsa drejtësinë e ndante Alain Bieri nga Zvicra.

Deri këtu, gjithçka mirë. Por, në fushën e gjelbër Kosova e dërrmoi Shqipërinë si me lojë e si me rezultat. Në minutën e 20 kishte shënuar Arbër Zeneli. Pastaj, sërish në minutën e 51. Dhe në fund, Edon Zhegrova në të 67-n e kishte bërë rezultatin 3-0. Edhe pse kishte mbetur gati gjysmë ore lojë, Kosova e la me 3-0 rezultatin. Por, kjo humbje e tmerrshme nuk dërrmoi vetëm Plisat e Prishtinës, të njohur për zellin e tyre anti-Kosovë, por edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën.

A ishte e mundur që Shqipëria të humbiste 3-0 kundër Kosovës? Ja që, ishte. Ai hapur kishte qortuar trajnerin Christian Panuccin për atë ndeshje të humbur. Kjo kishte shkaktuar bujë të madhe pasi askush nuk kishte dëgjuar që në një vend presidenti të qortonte kryetrajnerin e kombëtares së futbollit. Por, problemi ishte Kosova ajo që nxiste urrejtje të qartë në zemrën e presidentit shqiptar.

Kosova e kishte ndihmuar vazhdimisht Shqipërinë me lojtarë gjatë dy dekadave të fundit. Në Euro2016, Shqipëria kishte udhëtuar me 11 kosovarë në përbërje. Veç kësaj, Shqipëria e ushqeu zemërimin ndaj Kosovës edhe duke e luftuar në marrjen e secilit talent të ri që dilte nëpër vendet evropiane. I mori Eros Grezdën e Liridon Latifin që ishin rritur te KF Prishtina, ashtu siç i mori edhe Ardian Ismajlin, kapitenin e U-21-shave të Kosovës. Por, nuk u ngop me kaq. Shqipëria qe tri vjet po e bllokon Loret Sadikun, që do të ishte një alternativë e jashtëzakonshme në mbrojtjen tonë fragjile. Sadiku luan për ekipin elitar turk Kasimpasa dhe është pjesë standarde e tij. Në mënyrë direkte, Loreti kishte akuzuar Federatën shqiptare për pengimin e tij për të luajtur për Kosovën.

Marrë parasysh gjithë këto, prania e djeshme në stadium e Ilir Metës, një politikani kontrovers, ishte ose tepër hipokrite ose cinike.

Ne urojmë që Shqipëria të ndalë luftën e saj për talentet e Kosovës dhe të mos ushqejë më ndjenja zemërimi për sukseset që arrijmë. /Periskopi

Sadiku padit FSHF-në: Dua të luaj për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Loret Sadiku pretendon se FSHF-ja ia ka falsifikuar një nënshkrim, i cili ia pamundëson kalimin te Kosova.

Loret Sadiku dëshiron me çdo kusht të luaj për Kosovën dhe ta lë Shqipërinë, të cilës iu kishte bashkuar para anëtarsimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Por, me qenë se Federata Shqiptare e Futbollit i ka paraqitur problem në procesin e kalimit në radhët e dardanëve mesfushori defanziv ka angazhuar avokat në mënyrë që përmes FIFA-s t’ia mundësoj vetes transferimin te Kosova, transmeton Periskopi.

Futbollisti i ekipit turk, Kasimpasa, pretendon se FSHF-ja ia ka falsifikuar një nënshkrim, i cili ia pamundëson kalimin te Kosova.

“Dëshira e Loret Sadikut është që të aktivizohet me Kosovën. Ai e ka angazhuar një avokat në FIFA në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të luajtur me Kosovën”, ka thënë për “Zërin” kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Sadiku fillimisht kishte luajtur për të rinjtë e Suedisë, pastaj kishte luajtur edhe për Kosovën në miqësoret e para-anëtarësimit në UEFA e FIFA dhe në ndërkohë e kishte pranuar ftesën e Shqipërisë.

Por, pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA 27-vjeçari kishte dashur t’i kthehet Kosovës, sikurse disa lojtarë tjerë, por procesi iu kishte ndërlikuar./Periskopi/

Lojtari i Kombëtares së Kosovës shënon golin e vitit ndaj Besiktas (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi që po ka probleme me dokumentacion, Loret Sadiku ka shënuar një nga golat më të bukur në karrierë, dhe atë ndaj gjigantit Besiktas. 

Ai shënoi golin e epërsisë në fillimin e ndeshjes për Kasimpasan, që pas pjesës së parë janë duke udhëhequr me avantazh prej dy golave kundër Besiktas, transmeton Periskopi.

Ekipi i Sadikut momentalisht është në pozitën e dytë këtë sezon.

Kujtojmë se mbrojtësi ka qenë pjesë e Kosovës në ndeshjen e parë kundër Haitit, por për shkak se ka luajtur edhe në Suedi ka pasur probleme me dokumentacionin e që në muajt e ardhshëm pritet të kompletohet gjithçka./Periskopi

Zyrtare: Ylli i Kosovës vazhdon me gjigantin turk

Periskopi.com Sporti

Gazetari Arlind Sadiku ka zbuluar ekskluzivisht që Loret Sadiku ka vazhduar kontratën deri në vitin 2022 me Kasimpasan. 

”Loret Sadiku ka vazhduar kontraten me klubin turk Kasimpasa deri ne vitin 2022. Kasimpasa po kalon forme te mire, pas 15 javesh eshte ne vendin e dyte ne Superligen e Turqise me 26 pike. Sadiku ka zhvilluar 14 ndeshje sivjet ne kampionat nga 90 minuta, duke munguar vetem ne nje ndeshje per shkak te suspendimit me kartone”, shkruan ai.

Sadiku është në pritje për ta marrë lejen e FIFA-së për të luajtur me Kosovën. /Periskopi

FFK tregon nëse FIFA i ka dhënë leje superyllit që luan në Turqi

Periskopi.com Sporti

Dje është raportuar se FIFA ia ka dhënë lejen Loret Sadikut për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës, mirëpo sot Federata e Futbollit të Kosovës e ka mohuar një gjë të tillë për Gazetën Express.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se çështja e futbollistit Loret Sadiku, pjesë e skuadrës turke Kasimpasa, ende është në proces dhe ende nuk ka një vendim zyrtar nëse do t’i lejohet paraqitja me Kosovën në të ardhmen.

FIFA deri më tash ka refuzuar ta lejojë Sadikun të luajë për Kosovën, me arsyetimin se ka humbur mundësinë e ndërrimit të përfaqësueses kur ka bërë kërkesë që nga Suedia të kalojë te Shqipëria, mirëpo futbollisti në fjalë në fakt nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje me kombëtaren shqiptare.

Sadiku ka vetëm tri paraqitje me Kombëtaren e Suedisë U-23, dhe ka refuzuar që të luajë për Kombëtaren e Shipërisë pasi dëshiron të jetë pjesë e skaudrës së “Dardanëve”

 

Agim Ademi jep lajmin e madh: Ky futbollist shumë shpejt do ti bashkohet Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e zbulon yllin e radhës që do ti bashkohet Kosovës.

Ai ka deklaruar se Loret Sadiku do jetë prurja e re e Kosovës, por tha se janë në bisedime edhe me dy lojtarë të tjerë, përcjell Periskopi.

“Loret Sadiku do t’i bashkohet Kosovës. Ai po e rregullon dokumentacionin. Ka edhe lojtarë të tjerë, por Loreti do të vijë si fillim”, deklaroi Agim Ademi për SuperSport Kosova.

Sadiku luan në Turqi me Kasimpasan, teksa refuzoi ftesën e Shqipërisë për ndeshjet e fundit.

Ai edhe më herët ka qenë pjesë e Kosovës, por ndërrimi i tri kombëtareve(Suedi, Shqipëri dhe Kosova) ka bërë që FIFA t’ia mohojë Kosovën.  /Periskopi/

Nuk e pranon Shqipërinë, dëshiron të luajë vetëm për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Trajneri i kombëtares Christian Panucci ka njoftuar zëvendësimin e Loret Sadikut me Ergys Kaçen, sa i përket listës së futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që do të luajë Shqipëria, njofton FSHF, raporton Gazeta Olle.

Mesfushori i Kasimpasas në Turqi, nuk ka pranuar të rikthehet tek Kombëtarja shqiptare, duke qenë i vendosur të luajë vetëm për Kosovën, pavarësisht se ende nuk po mund ta merr lejen e FIFA-s.

Sadiku është zëvendësuar nga Panucci me mesfushorin tjetër, Ergys Kaçe

FIFA vendos me cilin ekip do luajë Loret Sadiku

Periskopi.com Sporti

Loret Sadiku përfundimisht nuk do të mund të luajë me asnjë përfaqësuese tjetër në të ardhmen, përveç Shqipërisë.

Mbrojtësi 27-vjeçar, pjesë e Kasimpasas në kampionatin turk, ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u lejuar nga FIFA që të luajë me Suedinë, por përgjigja nga institucioni më i lartë i futbollit botëror ka qenë negative.

Menaxheri i përfaqësueses suedeze, Stefan Pettersson, ka theksuar se FIFA i ka kthyer përgjigje negative Federatës, me arsyetimin se Sadiku ka bërë kërkesë një herë për ndryshim të përfaqësueses.

Sadiku ishte larguar nga ekipi U-21 i Suedisë për t’u paraqitur për ekipin A të Shqipërisë, por nuk luajti në asnjë ndeshje me kuqezinjtë.

Mbrojtësi preferoi më pas t’i bashkohej Kosovës, duke u aktivizuar në miqësoret jo zyrtare, por kur “Dardanët” u pranuan në FIFA, ai nuk u lejua të ishte pjesë e formacionit që atëherë drejtohej nga Bunjaku, pasi kishte ndryshuar një herë kombëtaren (La Suedinë për Shqipërinë).

Në këtë situatë, 27-vjeçari bëri përpjekjet e fundit për t’u lejuar të kthehej te Suedia, por përgjigjja e FIFA-s ishte negative.

Kjo do të thotë se Loret Sadiku ka vetëm një mundësi, të përfaqësojë Shqipërinë, sigurisht nëse Federata Shqiptare e Futbollit dhe trajneri e vlerësojnë se ndihma e tij nevojitet te kuqezinjtë.

Menaxheri i FFK-së i përgjigjet Sadikut: Kemi bërë gjithçka për t’ju ndihmuar

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka thënë se kishte bërë gjithçka në mundësitë e veta për t’i ndihmuar Loret Sadikut ta zgjidhë çështjen se cilën Kombëtare ta përfaqësojë, duke iu përgjigjur deklaratave të futbollistit se FFK-ja nuk kishte pasur guxim t’i ndihmonte nga druajta se do t’i prishte marrëdhëniet me Federatën e Futbollit të Shqipërisë (FSHF).

Së fundmi Sadiku shprehu zemërimin me Shqipërinë dhe Kosovën. Ai e ka akuzuar trajnerin e atëhershme të Shqipërisë, Giani De Biasi, se ka thënë të pavërteta për të dhe organin qeverisë të futbollit kosovar se kishte pasur frikë t’i ndihmonte ta zgjidhte çështjen e përfaqësimit të njërës nga këto Kombëtare, pasi kishte hequr dorë nga Suedia.

Por, menaxheri i FFK-së, Bajram Shala, ka thënë për Express se FFK-ja e kishte ndihmuar Sadikut në kohën kur ai kishte bërë kërkesë për ta ndërruar përfaqësuesen, për t’i mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë në vend të Suedisë.

Bajrami thotë se nuk kanë hequr dorë ende, edhe pse pohon se futbollisti nuk ka treguar interesim maksimal në raste.

“Ne kemi bërë gjithçka që ka qenë e mundshme që ta rregullojmë çështjen e tij, por ka qenë e pamundshme në bazë të rregulloreve aktuale te FIFA-s. Ndërkohë ne akoma nuk kemi heq dorë plotësisht nga mundësia për ta kthyer Loretin në ekip. Ndonëse në disa raste as interesimi i tij nuk ka qenë maksimal”

Në vjeshtën e vitit 2013 Sadiku njoftoi se dëshiron të përfaqësojë Shqipërinë, në vend të Suedisë.

Ai u përfshi në ekipin kuqezi, por nuk luajti. Më pas zgjodhi të luajë për Kosovën në ndeshjen kundër Haitit (0:0) në mars të vitit 2014. Paraqitja e Sadikut me Kosovën ngjalli zemërim në ekipin kombëtar të Shqipërisë dhe më nuk ishte i mirëpritur aty. Ishte kohë kur Kosova ende nuk ishte e pranuar në UEFA e FIFA.

“Pas ndeshjes me Kosovën, zyrtarët e Federatës Shqiptare thanë se unë kurrë nuk do të luaja më për Shqipërinë, por më vonë më thirrën për një ndeshje. Unë kam qenë i sinqertë dhe u kam thënë atë që kam menduar. Ai (ish-trajneri Gianni De Biasi v.j.) më tha ‘në rregull’ dhe më pas dërgoi një deklaratë timen për mediumet e Shqipërisë ku unë kinse thosha se pranoj të luaj, por jo të jem rezervist. Unë nuk e kam thënë, pasi nuk kam menduar ashtu dhe kjo shkaktoi kaos”, ka thënë Sadiku.

 

Sadiku i frustruar me Kosovën e Shqipërinë, i gatshëm të kthehet te Suedia

Periskopi.com Sporti

Loret Sadiku ishte i rëndësishëm për përfaqësuesen suedeze. Por në vjeshtën e vitit 2013 ai njoftoi se dëshiron të përfaqësojë Shqipërinë.

Ai u përfshi në ekipin kuqezi, por nuk luajti. Më pas zgjodhi të luajë për Kosovën në ndeshjen kundër Haitit (0:0) në mars të vitit 2014. Paraqitja e Sadikut me Kosovën ngjalli zemërim në ekipin kombëtar të Shqipërisë dhe më nuk ishte i mirëpritur aty. Ishte kohë kur Kosova ende nuk ishte e pranuar në UEFA e FIFA.

“Pas ndeshjes me Kosovën, zyrtarët e Federatës Shqiptare thanë se unë kurrë nuk do të luaja më për Shqipërinë, por më vonë më thirrën për një ndeshje. Unë kam qenë i sinqertë dhe u kam thënë atë që kam menduar. Ai (ish-trajneri Gianni De Biasi v.j.) më tha ‘në rregull’ dhe më pas dërgoi një deklaratë timen për mediumet e Shqipërisë ku unë kinse thosha se pranoj të luaj, por jo të jem rezervist. Unë nuk e kam thënë, pasi nuk kam menduar ashtu dhe kjo shkaktoi kaos”, ka thënë Sadiku.