UEFA motivon futbolldashësit me magjinë në fushë të Lorik Canës

Periskopi.com Sporti

Faqja e UEFA’s ka rikujtuar një fragment të magjisë në fushë të ish- kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Canës, shkruan Periskopi.

Tek Marseille në kampionatin francez, Cana luajti thuajse për 4 vite në periudhën 2005-2009, duke u kthyer shpejt në një idhull për tifozët e kësaj skuadre, kjo edhe për lojën luftarake të cilën bënte.

Në këtë video që ka publikuar faqja e Europa Leagues është një ndërhyrje dyshe e Canës në kohën kur luante në Kupën e Europës me ekipin e Marseilles.

Ja videoja. /Periskopi

Lorik Cana mbetet pa fjalë kur flet për Majlinda Kelmendin në InstaLive

Periskopi.com Sporti

Lorik Cana i ka dhënë lavdatat më të mëdha krenarisë së sportit kosovar, Majlinda Kelmendit.

Xhudistja kosovare, e cila është kampione e katërfishtë evropiane dhe kampione e dyfishtë e botës, poashtu edhe medaliste e artë në Lojërat Olimpike, ka fituar gjithcka që mund të fitohet si sportiste, shkruan Periskopi.

Dhe, kapiteni legjendar shqiptar, Cana e ka përshkruar atë me pak fjalë në një bisedë në Instagram Live me ushtruesen në detyrë të presidentes, Vjosa Osmani, të enjten mbrëma.

”Majlinda Kelmendi është trashëgëmi e sportit, trashëgimi e Kosovës. Nuk kemi cka të flasim më shumë për të,” u shpreh ai. /Periskopi.com/

Lorik Cana zbulon në Instagram Live me Vjosa Osmanin detaje të pathëna pse e la futbollin

Periskopi.com Sporti

Lorik Cana ka tash pesë vite prej që është pensionuar nga futbolli aktiv.

Mesfushori legjendar shqiptar i dha fund karrierës në vitin 2016, në moshën 33-vjecare, shkruan Periskopi.

Mirëpo, ai duket se futbollit aktiv i dha fund për arsye tjera, dhe jo për shkak të moshës pasi, sipas tij, ai ka mundur të vazhdonte edhe për disa vite.

”Isha i detyruar, mund të vazhdoja edhe për tre vite, e kam ndalur më shumë për arsye shëndeti, por sigurisht më mungon shumë. Tash në verë bëhen pesë vjet që jam në pension dhe dy vitet e para kanë qenë shumë të vështira,” tha Cana në Instagram Live me ushtruesen në detyrë si presidente e Kosovës, Vjosa Osmani.

”Për fat të mirë jam pjesë e një kategorie të njerëzve shumë të privilegjuar, sepse unë nuk e quaj pasionin tim si punë. Gjatë 14 viteve si profesionist asnjëherë nuk e kam quajtur punë futbollin.

”Dy vitet e para kanë qenë shumë të vështira, pasi më mungonte shumë adrenalina, të cilën e ndjejnë vetëm njerëzit që merren me këtë aktivitet.

”Por mandej mësohesh.” /Periskopi.com/

 

Vëllaznimit i rikthehet shpresa, Lorik Cana angazhohet për ta shpëtuar klubin

Periskopi.com Sporti

Njëri nga klubet më me traditë në futbollin kosovar, Vëllaznimi i Gjakovës, aktualisht nuk qëndron mirë as në aspektin organizativ e as në atë të rezultateve në Ligën e Parë.

Megjithatë, për tifozët e klubit kuqezi ka lajme të mira dhe shpresë se e ardhmja do të jetë pozitive.

Në fakt, në Tiranë janë takuar Gentian Cani, Lorik Cana, Gazmend Boshnajaku dhe Edi Luzha, të cilët kanë diskutuar për gjendjen e vështirë nëpër të cilën po kalon klubi me traditë në futbollin kosovar dhe për të ardhmen e Vëllaznimit, shkruan Gazetasheshi.com.

Ky takim pritet të jap fryte në janar, kur pritet të ndodhin ndryshime të mëdha në klubin gjakovar.

Vëllaznimi e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e 8-të në Grupin A të Ligës së Parë, me vetëm 14 pikë.

Lorik Cana me urim të veçantë për 28 Nëntorin

Periskopi.com Sporti

Futbolliti shqiptar, Lorik Cana ka bërë një urim shumë të vecantë me rastin e Ditës së Falmurit, transmeton Periskopi.

Sot shënon dita 28 Nëntorit, ditë kjo me shumë rëndësi historike, teksa Cana zgjodhi ta postonte një fotografi të flamur kuqezi me mbishkrimin:”Urime 28 Nëntori”.

Po ashtu, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. /Perskopi

 

U prezantua në emër të Lorik Canës dhe përdhunoi femra, arrestohet 39-vjeçari

Periskopi.com Sporti

David Gabrieli , një shtetas francez, i cili jeton në Sidnei, është arrestuar së fundmi për shkak të akuzave për përdhunim.

Burri 39-vjeçar akuzohet për përdhunimin e 4 femrave, nga gushti i vitit 2017 deri në janar të vitit 2018. Njohja me femrat bëhej në internet, aty ku ai prezantohej si mjek dhe kishte vendosur foton e ish-kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana.

Këtë e bënte për të joshur femrat dhe për t’i bindur ato të shkonin në apartamentin e tij. Pas arrestimit, gjykata ende nuk ka vendosur për aftin e tij, por pritet një dënim i rëndë, pasi mbi të rrezikojnë 22 akuza, 6 prej të cilave kanë të bëjnë me kryerjen e marrëdhënieve pa pëlqimin e femrave.

Lorik Cana me urim të veçantë për 50-vjetorin e ish- klubit

Periskopi.com Sporti

Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, ia ka uruar Paris Saint-Germainit përvjetorin e 50-të të themelimit.

Klubi parisien ishte themeluar në këtë ditë të vitit 1970.

“Ditëlindja e 50-të e PSG-së, i uroj ish-klubit tim shumë vite dhe suksese të tjera”, ka shkruar Cana në rrjetin social “Facebook”.

Ish-futbollisti gjakovar kishte qenë pjesë e Paris Saint-Germainit gjatë periudhës 2002-2005.

Ish-kapiteni i Shqipërise kishte zhvilluar 81 paraqitje me francezët

Cana festoi dje ditëlindjen: Ja si e uruan Lazio e Marseille

Periskopi.com Sporti

Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, një ditë më parë ka festuar ditëlindjen dhe urimet kanë qenë të shumta. Nuk kanë munguar as ato nga politika, sikurse edhe nga klubet ku ka luajtur më parë.

Urimin special e ka marrë nga Marseille, klub me të cilin ka shkëlqyer dhe ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. “Urimet më të mirë për ditëlindjen, i yni Lorik Cana. Shijojeni këtë ditë”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi i madh francez.

Urimi i Marseille ishte shoqëruar me një video me golat e shënuar nga Cana, i cili në fillimet e tij ta karrierës luajti si mesfushor. Nuk ia ka të shumtë, por ka realizuar edhe perla me akrobaci. Veç francezëve, edhe italianët e Lazio e kanë uruar.

“Gëzuar ditëlindjen, Lorik Cana!”, shkruan klubi italian, që ka postuar disa foto të Canës. Komentet kanë qenë të shumta dhe tifozët e vlerësojnë ish-lojtarin e kombëtares shqiptare për grintën dhe dëshirën e madhe që shfaqte në fushë sa herë i besonin.

Edi Rama për Lorik Canën: Kingu i Kosovës, nuk ëshë larg dita kur do të bëhet trajner i Shqipërisë

Periskopi.com Sporti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar për ditëlindje kapitenin historik të kombëtares shqiptare të futboollit, Lorik Canën.

Në një postim në rrjetet sociale, Edi Rama rrëfen rrugën që ka ndjekur Cana për tu bërë kampion, duke e përshkruar si prijës ushtarak të etur për fitore të vështira, e jo një sportist që ka luftuar për famë. Postimi është mbyllur me urimin për ditëlindje, ku Rama parashikon edhe kthimin e Canës si trajner në krye të kombëtares shqiptare. Lorik Cana feston sot 37-vjetorin dhe kryeministri shkruan:

Lorik Cana është ndoshta i vetmi bartës i fanellës kuqezi apo të paktën i vetmi që unë njoh, që fushën e blertë të futbollit dhe fushën e historisë së shqiptarëve, i ka jetuar si dy gjysmat e së njëjtës fushë të pasionit të tij. I dhënë tërësisht pas sportit më popullor në botë, qysh në fëmijëri, falë talentit, vullnetit dhe një babai të paepur në ëndrrën për ta parë djalin në majat e lojës me top, Loriku u ngjit lart e la gjurmë në çdo skuadër ku luajti. Ai mbajti shiritin e kapitenit në shpellën e ujqve francezë të Olimpikut të Marsejës dhe u bë simboli i Kombëtares së shqiponjave të mbledhura nga tërë trojet shqiptare, për ta çuar flamurin kuqezi për herë të parë në histori në Finalet e Europës.

Po çka e bën krejt të veçantë kingun kosovar, në rrugën e mundimshme drejt majave të futbollit, ku pati jo njëherë dhe taksiratin e dëmtimeve fizike që do kishin shtrirë përtokë edhe një elefant, është pasioni i tij për historinë, origjinën, gjuhën, luftrat, përpjekjet e shqiptarëve në shekuj. Nuk e di a ishte fanella kuqezi që e çoi Lorikun tek leximet mbi betejat e shqiptarëve në shekuj apo ishin leximet e betejave që e bënë atë ta përjetonte fanellën si koracë lufte për Shqipërinë në fushën e betejave sportive, por sa herë e kam takuar e folur me të për Kombëtaren, aq herë më është dukur sikur flisja me ndonjë prijës ushtarak të etur për fitore të vështira, e jo me një sportist të ngopur me lavdinë e tij.

Loriku u tërhoq nga fusha e blertë, kur trupi i plagosur nuk e ndiqte dot më ambicien e heroit, për të udhëhequr me forcën e shembullit beteja deri në pikën e fundit të gjakut dhe iu përkushtua krijimit e zhvillimit të një fondacioni për fëmijët. Duke ia uruar sot ditëlindjen kapitenit të paharrueshëm të kuqezinjve, nuk e di pse kam bindjen se nuk do të jetë e largët dita kur prijësi i hijshëm, do të zbresë përsëri në arenë për të udhëhequr kuqezinjtë e Shqipërisë a verdheblutë e Kosovës apo kushedi, pse jo, një armatë të trojeve të bashkuara në të ardhmen, në ndonjë luftë sportive të paharrueshme përsëri. Amen! #TëRRALLË.

Cana feston ditëlindjen, gruaja i bën urimin e veçantë në gjuhën shqipe

Periskopi.com Sporti

Ish-kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana sot feston ditëlindjen.

Ai mbush  plot 37 vite dhe nuk kishte se si për futbollistin të mungonin urimet e shumta.

Mirëpo, më i veçanti ka qenë ai nga bashkëshortja e tij, Monika përmes rrjetit social Instagram.

‘Urime jeta ime’, ka shkruar në shqip ajo, teksa ka zgjedhur një imazh të Lorikut nga plazhi.

Kujtojmë që çifti kanë së  bashku  një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Boiken.

Lorik Cana në mënyrë të veçantë feston 21 vjetorin e çlirimit të Gjakovës

Periskopi.com Sporti

14 Qershori shënon një datë mjaft të rëndësishme për gjakovarët, datë kjo kur ata përjetuan gëzimin e çlirimit me hyrjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të NATO-s.

Kapiteni, Lorik Cana në mënyrë të veçantë ka festuar këtë përvjetor duke e kujtuar betimin e ushtarit të UÇK-së.

“Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm, që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem më ligjet më të ashpra të luftës, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM!”

14.06.1999”, ka shkruar Lorik Cana

Image

 

Klubi evropian e dëshiron Lorik Canën si drejtor sportiv

Periskopi.com Sporti

Lorik Canën shumë shpejt mund ta shohim në futboll, por jo në rolin e futbollistit, por në atë të drejtorit sportiv.

Skuadra zvicërane, Lausanne, është duke kërkuar gjakovarin për pozitën e drejtorit sportiv, bën të ditur ‘Le Martin’,.

Lausanne momentalisht është në krye të tabelës në kategorinë e dytë zvicerane të futbollit.

Madje, diferenca e pikëve shkon në 15 nga ndjekësi i dytë.

Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2016, Cana është licencuar si trajner, ndërkohë drejton dhe fondacionin “Lorik Cana 5”.

Gruaja e Lorik Canës zbulon pamjet e papublikuara më parë nga dasma

Periskopi.com Sporti

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika Ercoli Cana, dje festuan 6 vjetorin e martesës. Në 2014-tën ata zhvilluan dy ceremoni martese një në Kosovë, me rreth 700 të ftuar sipas traditave shqiptare dhe një tjetër më private në Itali.

Për të kujtuar këtë ditë speciale bashkëshortja e ish-kapitenit, Monika ka publikuar në “Instagram” disa pamje të rralla nga dasma e tyre, që duket se janë shkëputur nga ceremonia e organizuar në Itali.

Në video shfaqen disa nga momentet më romantike nga dasma, që nga shkuarja e tyre drejt altarit, shkëmbimi i puthjeve romantike dhe festa e organizuar në mbrëmje nën yjet e qiellit. Monika ka zbuluar pamjet e papublikuara më parë dhe ka falenderuar të gjithë të ftuarit që kanë qenë në dasmë.

“Faleinderit të gjithëve që na e bëtë atë ditë speciale”, ka shkruar bashkëshortja e ish-kapitenit.

Sot, Loriku dhe Monika janë prindër të dy fëmijëve, Bojken dhe Enkeleidës, e cila erdhi në jetë 6 muaj më parë.

E rrallë: Kur Lorik Cana dhe Ronaldinho dëfreheshin krah për krah

Periskopi.com Sporti

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, në moshën 18-vjeçare kishte filluar të stërvitej me ekipin e parë të PSG-së, shkruan Periskopi.

Në atë kohë Parisi kishte yje botërore, ndër ta edhe Ronaldinhon me të cilin kishte një miqësi të mirë, madje kur flasim për miqësinë e tyre na bie në mend se si Ronaldinho ia kishte ngatërruar emrin Canës, duke e quajtur, Sedrik.

Sidoqoftë, një foto e rrallë e dyshës na bën të kuptojmë që ata me të vërtetë kishin një miqësi të shkëlqyeshme me njëri – tjetrin, jo vetëm brenda fushës por edhe jashtë saj.

Shihni fotografinë më poshtë. /Periskopi.com

 

Një baba i përkushtuar si Cana, poston me fëmijët në shtrat – përcjellin shumë dashuri

Periskopi.com Sporti

Lorik Cana është një bashkëshort dhe baba shumë i përkushtuar dhe këtë e tregojnë më së miri postimet e tij në “Instagram”.

Ai shpesh herë poston foto me fëmijët dhe bashëshorten e tij dhe duken mjaft të lumtur.

Së fundmi ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka postuar në “Instastory” një foto më vajzën e porsalindur dhe djalin. Ata shihen të tre në shtrat të shtrirë të tre thuajse në të njëjtin pozicion, ndërsa e vogla qëndron mbi shpinën e babait të saj.

Shihni fotografitë më poshtë.

 

View this post on Instagram

🏠 🌍💖💙

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

 

Llogaria zyrtare e Lazios rikujton golin legjendar të Lorik Canës kundër Atalantas më 2012

Periskopi.com Sporti

Lacio ka kujtuar sot golin fantastik të ish-kapitenit të Shqipërisë Lorik Cana në sfidën e 6 majit të vitit 2012 Atalanta-Lacio, e fituar nga bardhekaltrit me rezultatin 0-2.
i
Ish-mbrojtësi kuqezi mori topin dhe duke dribluar disa prej kundërshtarëve dhe më pas shkarkoi të djathtën e tij nga jashtë zone duke shënuar një gol përrallor, i cili mbylli takimin me fitoren e kryeqytetasve.

Cana luajti 4 sezone me Lacion (2011-2015) duke regjistruar 111 ndeshje dhe 4 gola. Me bardhekaltrit Cana fitoi dhe Kupën e Italisë në vitin 2013.

 

Lorik Cana me mesazh për të premten e parë të muajit të Ramazanit

Periskopi.com Sporti

Muaji i Ramazanit i ka gjetur besimtarët myslimanë në një situatë të pazakontë për shkak të koronavirusit.

Për shkak të urdhrit për mbajtjen e distancës sociale dhe izolimit në shtëpi për të parandaluar, besimtarët po luten në shtëpitë e tyre dhe jo në xhami, siç kanë bërë vitet e kaluara.

Në një video disa personazhe të njohura shqiptare kanë shpërndarë mesazh për të qëndruar në shtëpi për të mbrojtur mjekët, veten dhe të afërmit e tyre.

Mes tyre ishin: Lorik Cana, Isida Mollaymeri e Ilda Bejleri, të cilët bënë thirrje që Ramazani këtë herë të falet ndryshe, në shtëpi dhe pranë familjes.

Videoja është shpërndarë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një postim në “Twitter”, ku shkruan:

“Sot është e Premtja e parë e muajit të Ramazanit, por kësaj here falemi ndryshe, në shtëpi, pranë familjes tonë, sepse vetëm kështu mund të mbrojmë heronjtë tanë, ata të vijës së parë kundër virusit. Këtë e bënë dhe besimtarët e tjerë para pak javësh! Vetëm duke u falur e lutur në shtëpi mbrojmë jetën!

Etrit Berisha e Lorik Cana e tallin ish- shokun e skuadrës: ‘A e njeh ti Mic Sokolin’

Periskopi.com Sporti

Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha është motivuar së tepërmi nga renditja e “Sky Sport” si portieri i tretë në Evropë me më shumë pritje dhe i pari në Itali në këtë aspekt.

Gardiani i SPAL-it ka krahasur veten me Heroin Kombëtar Mic Sokoli duke publikuar një foto të figurës kombëtare shqiptare dhe të tijën “duke vendosur gjoksin” përpara rrezikut. Me krenari, e ka quajtur këtë kapërcim të kohës si “evolucion”.

Teksa ish-shoku i tij i skuadrës te Atalanta Papu Gomez ka qeshur me reagimin e Berishës, në rrjetet sociale është bërë pjesë dhe ish-kapiteni i Shqipërisë Lorik Cana, i cili me humor i drejtohet kapitenit të Atalantës nëse e njeh Heroin Kombëtar Mic Sokoli.

Image
Image

Lorik Cana: Tregon momentet më të veçanta në Kombëtare

Periskopi.com Sporti

Ish kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana iu bashkua emisionin “Fan Zone” në Supersport, nëpërmjet një lidhjeje direkte nga Roma, aty ku ai po qëndron aktualisht i izoluar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Si po i kaloni këto ditë në izolim, pasi ndodheni në Romë dhe Italia është ndër vendet më të prekura?
Natyrisht që po rrimë brenda dhe kemi minimizuar lëvizjet. Këto ditë po i shfrytëzoj për të ndenjur më shumë me familjen dhe për t’u marrë më shumë edhe me djalin tim. Gjithashtu kam pasur kohë të mjaftueshme për të ndenjur në kontakt me familjarët, farefisin dhe rrethin miqësor. Kam ndihmuar shumë edhe djalin, për të bërë sa më shumë ushtrime, pasi ai ka një moshë, ku harxhimi i energjive është domosdoshmëri.

Po juve vetë jeni stërvitur?
Disi më pak. U bënë 4 vite që kam lënë futbollin dhe vetëm vitin e parë shtova 14 kg, të cilat i kam ende në trup, pavarësisht aktivitetit që kryej.

Babai juaj futbollist i njohur, juve gjithashtu. A besoni se edhe djali juaj do të ecë në këto hapa?
Babai ka bërë një karrierë brilante, duke u bërë i njohur në Kosovë e Shqipëri, ndërsa prej tij mora edhe unë shtysën e frymëzimin, për t’u marrë me futboll. Do të doja që edhe djali im të bënte karrierë në këtë sport, por është ende herët për të parë nëse ka të dhëna apo ka prirje për diçka tjetër.

Ju erdhi keq që luajtët shumë pak në Europian, për shkak të kartonit të kuq?
Natyrisht që po, por kështu ishte e thënë. Më vjen keq, sepse bëmë paraqitje mjaft të mira, me përjashtim të 15 minutave të para kundër Zvicrës, ku patëm një emocion të tepruar, që nuk e menaxhuam dot. Do të doja shumë të luaja edhe kundër Francës, pasi ndeshja ishte programuar për në Marseille, një qytet special për mua. Para ndeshjes me Rumaninë, fola me lojtarët dhe u thashë që ajo mund të ishte ndeshja ime e fundit me Kombëtare, por edhe e fundit në karrierë, ndaj të gjithë dhanë maksimumin në fushë dhe për fat ia dolëm të marrim një fitore.

Pas Tares te Lazio, a mund të shohim edhe Canën në rol drejtuesi te Marseille?
Asnjëherë nuk i dihet, pasi ai është një pozicion të cilin e kam parasysh kur mendoj për të ardhmen. Unë mbetem i angazhuar në futboll dhe e ardhmja ime do të jetë aty, ndaj për momentin nuk dua të përjashtoj asgjë.

Pak ditë më parë morët edhe një lajm të hidhur, ndarjen nga jeta të presidentit të Marseilles…
Më erdhi vërtetë shumë keq, pasi e kishim një mik të familjes. Ai ishte mik me babanë tim e mik me mua, ndaj kishim një komunikim të vazhdueshëm. Kohët e fundit kishte shprehur dëshirën për të më pasur në grupin e tij drejtues, por nuk qe e thënë të realizohet.

A jeni akoma i idesë për vetëm një kombëtare?
Sigurisht që po. Unë mendoj gjatë dhe shoh larg, ndaj them me bindje që nuk ka pse të kemi dy Kombëtare, kur jemi një komb. Jo vetëm unë, por shumica e shqiptarëve mendojnë se duhet vetëm një kombëtare dhe ajo kuqezi e ka bërë më së miri detyrën për të përfaqësuar kombin shqiptar.

Na thoni tre momentet më të veçanta tuajat në Kombëtaren Shqiptare…
Kam fiksuar vitin 2002, kur zhvillua një vëllazërore me Kosovën, ndeshjen në Zvicër ku edhe debutova në pjesën e dytë me fanellën kuqezi, si dhe ndeshjen me Armeninë, ku siguruam kualifikimin për në Kampionatin Europian.

Cili ka qenë lojtari shqiptar më i talentuar me të cilin keni pasur fatin të luani?
Unë kam pasur fatin të luaj me një gjeneratë futbollistësh mjaft të talentuar dhe e kam të vështirë të zgjedh vetëm një, por nëse duhet të them një emër, por zgjedh Ervin Skelën.

Lorik Cana me mesazh emocionues për situatën në Itali

Periskopi.com Sporti

Italia është vendi europian më i prekur nga Koronavirusi, por njëkohësisht edhe duke kaluaar Kinën sa i përket personave që kanë ndërruar jetë deri tani.

Shqipëria e ndjek me shumë vëmendje këtë situatë, ndërsa një numër i madh prej qytetarëve tanë gjenden në këtë shtet, por njëkohësisht është vendi që i ka hapur derën shqiptarëve në periudhat më të vështira.

Ndërkohë kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, që e ka zhvilluar edhe më tepër karrierën në Itali, ka treguar gjithë mbështetjen tonë në këtë situatë anormale që po kalon vendi fqinj nëpërmjet një vizatimi ku shkruhet:

“Do të shkojë gjithçka mirë”.