Reagon Lorik Emini pasi u ftua për herë të parë te Kosova

Periskopi.com Sporti

Këto ditë është raportuar se Lorik Emini ka pranuar ftesën nga Kosova dhe do të luajë në ndeshjen miqësore në qershor.

Emini është 21 vjeçar dhe luan pozitën e mesfushorit, ku ka bërë paraqitje të mira për skuadrën e Luzernit.

Së fundmi, ai ka ndarë një fotografi në ‘insta-story’ të tij, duke treguar se është i gatshëm për ndeshjet e Kosovës.

Ai këtë sezon ka regjistruar 27 paraqitje për skuadrën e tij por nuk ka arritur të shënojë gol.

Emini do të shtonte konkurrencën në pozita ku Kosova ka më shumë nevojë.

Dy kosovarë në formacionin e javës në Super Ligën zvicërane

Periskopi.com Sporti

Benjamin Kololli dhe Lorik Azemi janë përfshirë në formacionin e javës të Super Ligës zvicërane.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Kololli realizoi një supergol në humbjen 3-2 të skuadrës së tij, Zurichut, kundër Young Boys, shkruan Periskopi.

Kololli shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 38-të, teksa qëlloi cakun nga një distancë e jashtëzakonshme.

Në anën tjetër, kosovari tjetër, Lorik Emini shkëlqeu në fitoren 2-1 të Luzernit kundër Baselit, përkrah Idriz Vocës në qendër të mesfushës.

Edhe ai u përfshi në 11-shen e javës në kampionatin zvicëran. /Periskopi.com/

Image