Ditën e fundit që kurohej për kancer fiton lotarinë

Periskopi.com Lajme

Fati nderon njerëzit e fortë, dhe kyështë ndoshta një rast që e vërteton thënien.

Roni Foster, një amerikan nga Karolina e Veriut, e kishte ditën e fundit që merrte doza kimoterapie për kancerin në zorrën e trashë.

Operacioni i kishte shkuar mirë dhe pasi përfundoi trajtimin, vendosi të blejë një biletë lotarie 1 dollarësh. E gërvishti dhe fitoi 5 dollarë. Me ato 5 dollarët bleu 5 bileta të tjera dhe fitoi 200 mijë dollarë.

Pensionisti, ish-punonjës me transportin urban, thotë që ishte vërtet dita e tij me fat, pasi kishte marrë dozën e fundit të kimoterapisë dhe tani do të investojë për një plan më të sigurt sigurimesh shëndetësore, në rast se i ri-përsëritet sëmundja./tch

Rreth 65 punëtor të Lotarisë së Kosovës pa paga që nga muaji maj

Periskopi.com Lajme

Që nga muaji maj i këtij viti, kur edhe u shfuqizua vendimi për Lojërat e Fatit, rreth 65 punëtorë të Lotarisë së Kosovës kanë mbetur pa paga.

 

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj.

Ky vendim ka lënë pa paga rreth 65 punëtor të kësaj lotarie krejt kjo për shkak të mungesës së paqartësisë ligjore.

Të paktën deri në formimin e Qeverisë së re, nuk pritet hartimi i ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë.

Ismet Uka, anëtar i sindikatës së Lotarisë së Kosovës ka thënë për lajmi.net, se rreth 65 punëtorë të kësaj lotari kanë mbetur pa paga që nga muaji maj i këtij viti.

Ai ka thënë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, mirëpo pas rënies së Qeverisë gjendja ka mbetur e pa qartë.

“Me 8 maj ka hyrë fuqi ligji, nga maji ne e kemi mbyllur veprimtarin tonë, nuk kemi pasur aktivitet as paga. Kemi bërë kërkesë edhe në Qeverinë e Kosovës, para dorëheqjes së kryeministrit, edhe në Ministrin e Financave e kam dorëzuar raportin e shpenzimeve që i kemi pasur, për lokale edhe të pagave. Dhe më pas ndodhi dorëheqja e qeverisë dhe nuk dim a kanë të drejt me marr vendim apo jo dhe pastaj që u dërgua në Kushtetuese se a ka të drejt qeveria të marr vendime apo jo, edhe ajo doli që nuk është. Kështu që tash kemi mbetur deri sa të formohet qeveria e re. Jemi në një situate të vështir, 65 punëtor. Tani nuk po kemi se kujt t’i drejtohemi me kërkesa tjetra. Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, kur ka dhënë dorëheqje kryeministri, një nder pikat ka qenë edhe vendimi që të autorizohet Ministria  e Financave për aktivitetin sipas ligjit, është formuar komisioni është formuar ekip, mirëpo ai ligj tash edhe nëse bëhet, bëhet pas formimit të Kuvendi dhe Qeverisë”, ka thënë Uka.

Ndërsa, ministri në detyrë, i ministrisë së Financave, Bedri Hamza ka thënë për lajmi.net se kjo çështje nuk është në dorën e tyre për shkak se tani është një situatë e paqartë juridike.

Hamza ka thënë se presin që të krijohen institucionet e reja për të adresuar këtë çështje.

“Ju e dini që Qeveria ligjin e ka proceduar që të mbyllen lojërat e fatit duke përjashtuar Lotarinë e Kosovës, në Kuvend është vendosur që të mbyllën të gjitha lojërat e fatit duke përfshirë edhe Lotarinë e Kosovës. Është bërë vendimi në qeveri për me fillu koncept dokumenti për Lotarinë  e Kosovës, është ra qeveri dhe ligji nuk ka mundur të ec tutje. Tani është një situatë e pa qartë juridike, dhe ne presim që të shtohen institucionet e reja dhe të adresohet kjo çështje. Kjo nuk është përgjegjësi e jona, është çështja që ne pa ligj nuk mund ta adresojmë këtë çështje”, ka thënë Hamza.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, Ministria e Financave kishte propozuar fillimin e procedurave për zgjidhjen e statusit të Lotarisë së Kosovës, për çka kishte marrë aprovimin e kabinetit qeveritar në mbledhje.

Për këtë çështje punëtorët e Lotarisë së Kosovës kishin mbajtur edhe protesta para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën që të mbahet premtimi nga institucionet për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Kërkesat e tyre ishin që inicimi sa më i shpejtë i Ligjit për Lotarinë e Kosovës, marrja përsipër e Qeverisë të pagave të punëtorëve të Lotarisë, si dhe mbulimi i shpenzimeve, të cilat i ka Lotaria e Kosovës ndaj qiradhënësve, lokaleve me qira dhe kontratave ndërkombëtare që i kemi.

Lajmi.net po ashtu gjatë ditës së djeshme ka raportuar se Shoqata e Kompanive të lojërave të fatit e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin që ndalon lojërat e fatit.

Sërish protestojnë punëtorët e Lotarisë

Periskopi.com Lajme

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë paralajmëruar për sot një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj.

“Nga ajo kohë e deri më sot nuk është marrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar. Punëtorët e Lotarisë së Kosovës janë tejet të shqetësuar dhe të indinjuar me këtë neglizhencë të institucioneve përkatëse për çka pakënaqësinë e tyre do ta shprehin edhe me anë të protestave”, thuhet në njoftim.

Siç njoftohet, protesta e paralajmëruar do të vazhdohet gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Edhe javën e kaluar këta punëtorë kanë mbajtur një protestë para Qeverisë.

Fiton llotarinë “e çmendur” prej 768 milion dollarë

Periskopi.com Lajme

Një biletë e vetme e shitur në Wisconsin të Amerikës ka qenë fatlume për një person. Lotaria e njohur amerikane si Powerball është fituar mbrëmë nga një person që ende po mbahet si enigmatik.

Powerball tha se numrat fitues janë 16, 20, 37, 44, 62 dhe numri i Powerball është 12. Kjo bëri që një fatlum të kap shifrën e 768 milionë dollarëve.

768.400.000 $ është shifra e tretë më e madhe në llotari pasi që rekordi botërohet mbahet nga 1586000000 $ Powerball, çmim i fituar në vitin 2016, shkruan bota.al.

Zvicerania fitoi 184 milionë franga në lotari dhe vazhdon të punojë

Periskopi.com Fun

“Tipike zvicerane”, mund të thuhet. Gruaja nga Kantoni Aargau, e cila dëshjiron të mbetet anonime, në tetor të vitit 2018 ka fituar shumën rekorde prej 184 milionë frangash në lotarinë Euromillions. Me një shumë të tillë ajo mund të jetonte në luks gjatë gjithë jetës së saj dhe paratë sërish do t`i tepronin.

Por, zvicerania nuk mendon fare të ndryshojë mënyrën e jetës, transmeton albinfo.ch. gazetën “Schweiz am Wochenende”. Ajo dëshiron të mbetet “normale” dhe as që i shkon mendja të ndërrojë vendbanimin për shkak të tatimit.

Asnjëherë deri tash në Zvicër nuk ka ndodhur që dikush të fitojë një shumë kaq të madhe parashë në lloto, shkruan “Schweiz am Wochenende”. Si krahasim: Roger Federer në gjithë karrierën e tij fituar rreth 122 milionë franga (pa llogaritur paratë nga marketingu). Kaq para i mbeten qytetares nga Aargau pasi t`i hiqen taksat nga fitimi në lotari.

Po të shpërngulej në ndonjë kanton që ka prag më të ulët të tatimit, shuma e mbetur prej 122 milionë frangash do të ishte dukshëm më e lartë, përcjell albinfo.ch. Por kjo për gruan fatlume as që diskutohet. “Unë dua të rri këtu ku jam”, thotë ajo.

Kryetari i komunës në të cilën jeton multimilionerja e re, nuk ka dashur të shprehet për “bekimin tatimor” që ka pasur papritur komuna e tij me fitimin në loto të bashkëqytetares.

Sidoqoftë, fituesja e shumës rekorde dëshiuron të vazhdojë jetën e zakonshme. Të mos “çmendet” nga paraja. Ndërsa miqte e saj gëzohen që ajo ka mbetur kaq “normale. “

Fituesi i 1.5 miliardë dollarëve në lotari nuk është paraqitur për t’i marrë paratë, edhe kaq kohë i ka mbetur

Periskopi.com Lajme

Fituesit i çmimit prej 1.5 miliard dollarë në lotari ende nuk ka shkuar për ta tërhequr shpërblimin, raporton Periskopi.

Në fund të tetorit, bileta fituese ishte blerë në Simpsonville të Karolinës së Jugut, duke e bërë atë vendin e parë që fitoi lotarinë mega milionëshe.

Numrat e biletës fituese përputheshin me të gjithë gjashtë numrat e tërhequr (5-28-62-65-70 dhe Megaball 5).

Por e çuditshme është se si pronari i biletës ende nuk ka shkuar për ta tërhequr çmimin.

“Nuk kemi dëgjuar se fituesi nga Karolina e Jugut ka ardhur për ta tërhequr çmimin”, ka thënë një nga zëdhënëset e lotarisë.

Ligji i Karolinës së Jugut ua lejon fituesve të lotarive që të qëndrojnë anonim. Ndërsa, fituesi ka 180 ditë kohë që nga blerja e biletës për t’u paraqitur për ta tërhequr çmimin.

Një nga zyrtarët kryesor të Lotarisë e ka këshilluar fituesin të nënshkruajë pjesën e prapme të biletës së lotarisë, ta mbante atë në një vend të sigurt si dhe të kërkonte një këshilltar të besueshëm financiar.

Fituesi mund të zgjedh dy opsione. Të marrë një shumë të përafërt me vlerë rreth 878 milionë dollarësh, apo të marrë pensione për 30 vjet, vlera e të cilave do të arrinte në 1.5 miliard dollarë.

Fituesi kishte blerë biletën në një dyqan të Karolinës së Jugut, i cili kërkon një për qind të vlerës së biletës fituese për çdo çmim. Në këtë rast, pronari i dyqanit do të fitojë 50 mijë dollarë pasi shiti biletën fituese më të madhe ndonjëherë./PERISKOPI