Legjenda gjermane e futbollit takohet me Remzi Ejupin

Periskopi.com Sporti

Lothar Matthaus, legjenda gjermane dhe evropiane, ka arritur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Ai është duke e vizituar stadiumin e Prishtinës, Fadil Vokrri me ç;rast është takuar me të parin e FC Prishtinës, Remzi Ejupin.

Një herë fituesi i “Topit të Artë” është pritur nga përfaqësuesit të “Teleperformance Deutchland”, me seli në Prishtinë.

Image

Ish-reprezentuesi gjerman ka mbajtur një konferencë për shtyp para mediave teksa u befasua me interesimin e madh të publikut për ta takuar atë.

I pyetur se sa e njihni Kosovën, Matthaus tha se është i njohur me vështirësitë që i ka kaluar Kosova.

“Ne e njohim historinë por nuk jam këtu me vlerësua historinë. Jam në futboll dhe jo në aspekt politik për t’u shprehë. E di që këtu ka pas probleme, jeni në rrugë të mirë”, tha ai. /Periskopi.com/

Legjenda gjermane dhe fituesi i Topit të Artë n Prishtinë: “Besoj se Kosova do të kualifikohet në Evropian

Periskopi.com Sporti

Lothar Matthaus, legjenda gjermane dhe evropiane, ka arritur në Prishtinë.

Një herë fituesi i “Topit të Artë” është pritur nga përfaqësuesit të “Teleperformance Deutschland”, që e ka selinë në kryeqytetin tonë.

Ish-reprezentuesi gjerman ka mbajtur një konferencë për shtyp para mediave teksa u befasuar me interesimin e madh të publikut për ta takuar atë.

I pyetur se sa e njihni Kosovën, Matthaus tha se është i njohur me vështirësitë që i ka kaluar Kosova.

“Ne e njohim historinë por nuk jam këtu për ta vlerësuar atë. Jam në futboll dhe jo në aspekt politik për t’u shprehë. E di që këtu ka pas probleme, jeni në rrugë të mirë”, tha ai.

Ai ndër të tjerash u pyet edhe për kombëtaren e Kosovës, për të cilën pohoi se ka mundësi që të kualifikohet në Kampionatin Evropian të vitit 2020.

“Kosova ka pas disa lojë. Me Anglinë do ta ketë vështirë. Kosova është një skuadër që i beson njëri-tjetrit. Besoj se me Çekinë dhe me Anglinë do të ketë më pak pikë, por besoj që do t’ia del të kualifikohet”, pohoi ai.

Kampioni i Evropës dhe Botës ka vizituar edhe stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri”, teksa është takuar me disa të rinj. /Periskopi

8 legjenda të futbollit bëjnë ADN-në: Seedorf del skandinav, Pires Italian, Crespo spanjoll e Zambrotta grek

Periskopi.com Sporti

Në faqen e njohur në YouTube të quajtur “My Heritage”, 8 legjenda të futbollit botëror kanë bërë testin e ADN-së për të përcaktuar origjinën e tyre etnike.

Të përfshirë ishin Robert Pires [kampion botëror dhe evropian me Francën], Hernan Crespo [sulmues fantastik nga Argjentina], Gianluca Zambrotta [kampion bote me Italinë], Gilberto Silva [kampion bote me Brazilin], Luis Garcia [sulmues i Spanjës], John Barnes [sulmues legjendar anglez] dhe Lothar Matthaus [legjenda gjermane].

Luis Garcia doli 84,7% iberik, 10,1 për qind hebre sefardik nga Afrika Veriore, dhe 4 për qind irlandez, skocez dhe uellsian, përkthen Periskopi.

Robert Pires doli 48,5 për qind iberik, 38,1 për qind Italian dhe 4,7 për qind afrikano-verior.

Clarence Seedorf doli 46,2 për qind Nigerian, 36,2 për qind nga Sierra Leone dhe 6,3 për qind skandinav.

Lothar Matthaus doli krejt I përzier, me 24,3 për qind anglez, 24,7 për qidnd evropian verior dhe perëndimor dhe 17,4 për qind nga Baltiku.

Gilberto Silva doli 19,4 për qind Nigerian, 17 për qind amerikanoqendror dhe 16,3 për qind iberik.

Legjenda angleze John Barnes, doli 41,2 për qind Nigerian, 16,5 për qind nga Irlanda, Skocia e Uellsi dhe 13,5 për qind nga Sierra Leone.

Crespo doli 48,7 për qind iberik, 27,6 për qind Italian dhe 17,6 për qind nga Evropa Veriore dhe Perëndimore.

Gianluca Zambrotta doli 62,6 për qind Italian, 20,3 për qind grek dhe 14,9 për qind nga Evropa Perëndimore dhe Veriore.

Këto rezultate, siç mund ta shihni nga videoja e mëposhtshme befasuan lojtarët që kishin bërë aq shumë paraqitje për ekipet e tyre kombëtare, duke arritur rezultate kulmore. /Periskopi