Serie A në ankth: Futbollisti i Lecces përfundon në spital me ethe

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Lecce, Luca Rossettini, përfundoi në spital për t’iu nënshtruar testeve të hollësishme mjekësore. Testet serologjike dhe tamponi e përjashtuan pozitivitetin e koronavirusit për momentin, por ethet nuk po i kalojnë, ndaj futbollisti do të bëjë teste të tjera.

Lecce e Liverani u kthye natën nga transferta me Sassuolo. Të dielën në mëngjes u gjendën në “Via del Mare” për të rinisur stërvitjen. Ndeshja kundër Lazio është caktuar për ditën e martë dhe Liverani nuk do ta ketë në dispozicion Tachtsidis, të pezulluar nga gjykatësi sportiv. Lapadula dhe Meccariello punuan veçmas, të dy të padisponueshëm kundër Lazios.

Sidoqoftë, skuadra mbetet e preokupuar për gjendjen shëndetësore të Rossettini, të cilit nuk po i largohet temperatura. Një simptomë kryesore tek ata që infektohen nga virusi i rrezikshëm. Do të jetë testi i dytë, ai që do të largojë të gjitha dyshimet për Covid-19. I pari rezultoi negativ, por mbetet të shihet situata në vazhdim. Lecce dhe krejt Serie A janë në ankth…