Zyrtare: Spalletti largohet nga Interi

Periskopi.com Sporti

Interi e ka konfirmuar se Luciano Spalletti ka ndarë rrugët me klubin, duke i hapur rrugë emërimit të Antonio Contes.

Konfirmimi ka ardhur si befasi, pasi Spalletti ende është në zi pas humbjes së vëllaut vetëm dy ditë më parë.

“Internazionale Milano konfirmon se Spalletti nuk është trajner i skuadrës së parë,” shkruhet në njoftimin e klubit.

“Klubi falenderon Spallettin për punën dhe rezultatet e arritura.” /Periskopi.com/

Spalletti sqaron situatën e Icardit, zbulon një detaj shokues

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka konfirmuar se klubi që ai drejton dhe sulmuesi Mauro Icardi kanë probleme të mëdha. 

Fillimisht, bomberit argjentinas iu hoq shiriti i kapiteni e më pas emri i tij nuk figuroi në listën e të ftuarve për ndeshjen e nesërme ndaj Rapid Viennas.

Por trajneri Spalletti ka thënë se vet Icardi nuk deshi të jetë pjesë e kësaj ndeshje, pasi është i mërzitur me vendimin e bordit të Interit, transmeton Periskopi.

Image result for Icardi sad

”Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme. Pas kësaj, ne do ta qartësojmë situatën e Icardit”.

”Ishte një vendim i vështirë dhe i dhimbshëm, por i cili u përkrah nga të gjithë dhe u mor për të mirë të Interit dhe ekipit”.

”Unë e ftova, por ai vetë nuk deshi të ishte pjesë e skuadrës. Ishte e vështirë për të, siç ishte për ne ta marrim këtë vendim dhe t’ia kumtojmë”, deklaroi ai. /Periskopi/

Spalletti flet për transferimin e Ronaldos

Periskopi.com Sporti

Luciano Spalletti ka folur në prag të sfidës miqësore ndaj Zenitit, duke bërë një koment të fazës përgatitore, por dhe të merkatos së deritanishme të ziklatërve.

Spalleti ka komentuar edhe kalimin e Ronaldos te Juventusi, duke thënë se ky transferim është një motiv më shumë për lojtarët që ai drejton për të treguar vlerat e tyre, ndërsa e pranon se Juventusi është skuadra për t’u mundur.

Si kanë shkuar përgatitjet e këtyre ditëve?

Kemi punuar mjaft mirë dhe kam vënë re një seriozitet të jashtëzakonshëm te të gjithë djemtë. Më pëlqen shumë fakti që mes tyre ka një miqësi më tepër se normale, pasi kjo nxit shpirtin e sakrificës dhe bashkëpunimit. Këto ditë në grumbullim po na ndihmojnë që të lidhemi edhe më shumë me njëri-tjetrin.

Keni afruar disa lojtarë të rinj. Cili është mendimi i parë që keni krijuar për ta?

Mendimin e parë e kam krijuar që në momentin që kam dhënë miratimin që t’i marrim. Tani po shoh që janë profesionistë të vërtetë dhe me shumë dëshirë për t’u përmirësuar dhe bërë pjesë e grupit. Asamoah dhe De Vrij janë dy elementë me mjaft eksperiencë, që mund t’i cilësojmë si vlera të shtuara. I njëjti diskutim vlen edhe për Nainggolan, ndërsa pres që të integrohen sa më shpejt Martinez e Politano. Pastaj është edhe Karamoh, që dha sinjale mjaft të mira sezonin e kaluar dhe këtë vit pres që të bëjë hapin cilësor që i duhet për t’u shndërruar në një titullar.

Çfarë ndikimi ka kalimi i Ronaldos te Juventusi, për skuadrat e tjera?

Juventusi ka qenë skuadra për t’u mundur edhe më përpara, por tani me Ronaldon është bërë edhe më e vështirë. Gjithsesi jam i bindur që të gjithë mezi presin të tregojnë në fushë se mund të përballen me çdo kundërshtar.

Vrsaljko dhe Vidal janë dy nga emrat më të përfolur që mund t’i bashkohen Interit?

Janë dy futbollistë të mëdhenj, që ashtu si shumë të tjerë, janë në listën e Piero Ausilios. Ai është profesionisti ynë i merkatos dhe i besojmë verbërisht. Tani Piero ndodhet në Kinë, por për merkaton mund të flasë vetëm ai.

Sa i përket merkatos në dalje, Perisiç dhe Icardi janë dy elementët që kanë më shumë treg?

Janë dy futbollistët më të rëndësishëm të Interit, që udhëhoqën skuadrën drejt rikthimit në Champions sezonin e kaluar. Unë do të doja që të vijojnë të jenë pjesë e skuadrës, dhe deri tani më rezulton që asnjë prej tyre nuk dëshiron të largohet.

Me ardhjen e De Vrij, keni menduar për një mbrojtje me tre?

Në fakt në kampionatin italian ka shumë ndeshje ku mbrojtja me 3 është favorizuese, pasi mund të kesh më shumë futbollistë që marrin pjesë në manovrën sulmuese. Gjithsesi ne po punojmë për të ndërtuar një skuadër të aftë të ndryshojë disa herë gjatë ndeshjes, në varësi të kundërshtarit. Më pëlqejnë skuadrat elastike në fushë dhe jo të ngurtat. /