Mirena: Veselit i takon ta dëshmojë se sa e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Periskopit dhe analisti, Ilir Mirena ka folur për fjalimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas përfundimit të konventës së kësaj partie.

Mirena tha se procesi zgjedhor i PDK-ës ka shkuar disiplinuar dhe se konventa ishte e ngjashme edhe me konventat e tjera.

Ajo që sipas tij ishte interesante dhe e veçantë në deklaratën e Veselit ishte theksi që vuri në luftën kundër korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsionit ishte ajo që e ka theksuar zotëri Veseli. Por, kjo do të mbetet të shihet se sa do të mund të bëj zotëri Veseli këtë gjatë muajve në vazhdim. U përmenden Ministri i Shëndetësisë dhe i Kulturës, pastaj i Financave. Por, të mos harrojmë se ministër i PDK-ës është edhe ministri i Inovacionit, Besim Beqaj i cili është përmendur që nuk mund të marrë vizë në SHBA për shkak se dyshohet për afera korruptive. Ne nuk po themi se ka apo nuk ka faj, por mendoj se shembullin e mirë duhet të jap Veseli në raste të tilla”, u shpreh Mirena. /Periskopi/