U ftua nga Specialja, Rilind Berisha gjatë luftës i kishte veç 8 vjet

Periskopi.com Lajme

 Rilind Berisha nga qyteti i Ferizajt, e ka konfirmuar për Periskopin se para disa ditësh ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale që të paraqitet në Hagë më 5 gusht të këtij viti.

Berisha thotë se ftesa ishte me shkrim, ndërsa ka treguar se gjatë luftës ishte 8-vjeç.

‘Isha 8-vjeç gjatë luftës. Ftesa ishte me shkrim, për momentin gjendem jashtë vendit’, ka thënë Berisha për Periskopin.

Ai sot lajmin e dha përmes profilit të tij në Facebook, duke thënë se ka mbetur i habitur nga ftesa.

‘’Të nderuar miq. Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme.

Periskopi ka kontaktuar edhe kryetarin e OVL-UÇK’së, Hysni Gucatin i cili thotë se nuk kanë njohuri për këtë ftesë

‘’Ne nuk kemi pranuar një informatë se personi në fjalë ka pranuar një ftesë të tillë. Ndërsa nga Gjykata Speciale mund të presim gjithçka, vetë e kemi themelu dhe gjithçka mund të presim prej saj. Ajo ka thirrë edhe civil në intervistë dhe jo vetëm ish-ushtarë të UÇK-së”, thekson Gucati./PERISKOPI/