KEK arrinë rekord të prodhimit

Periskopi.com Lajme

Intervista me Luigj Imerin, u.d. Kryeshef  Ekzekutiv i KEK-ut

Pyetje:  Si kanë për formuar Njësitë prodhuese të Energjisë Elektrike?

Luigj Imeri: Duke u bazuar në informatat e shërbimeve zyrtare të Korporata Energjetike e Kosovës reflekton se ka arritur një prodhim rekord në historinë e sajë. Një prodhim i tillë realisht është arritur në një vitë tejet të vështirë si rezultat i Pandemisë e cila ka sfiduar jo vetëm KEK-un por edhe vendin dhe tërë globin. Një rezultat i tillë i arritur me një performanc të mirë është reflektu edhe në aspektin financiar për arsye se vet prodhimi i cili është bazë për KEK-un ka bërë që ne të kemi edhe një performancë sa i përket të hyrave.

Ky vit përkundër sfidave tjera përveç asaj të Pandemisë, ballafaqohet edhe me një teknologji të vjetër,  mirëpo falë angazhimit, bashkëpunimit dhe koordinimit me punëtorët e KEK-ut kemi arritur të realizojmë një plan tejet të rëndësishëm dhe i suksesshëm për vetë Korporatën si meritë ekskluzivisht e të gjithë punëtorëve të sajë.

Pyetje: Çfarë ndikimi kanë pasur Remontet tek Njësitë prodhuese?

Luigj Imeri: Pa diskutim, çdo Remont dhe planifikim i cili realizohet sipas objektivave dhe planeve, ndikojnë pozitivisht në Njësitë prodhuese. Në këtë drejtim gjatë gjithë vitit janë realizuar me përpikëri të gjitha Remontet e planifikuara të cilat kanë reflektuar në arritjen e suksesit të tillë e cila garanton në një stabilitet dhe qëndrueshmëri të furnizimit me energji qoftë termike ashtu edhe elektrike.

Pyetje: Si është duke ecur procesi i shpronësimit?

Luigj Imeri: Si pjesë e realizimit të objektivave të Korporatës është pa dyshim edhe procesi i shpronësimit për krijimin e hapësirave të nxjerrjes së produktit themelor siç është qymyri. Në Projektin e fundit të shpronësimit prej 129 ha prej së cilës deri tani janë shpronësuar 70 ha.

Pyetje: Sa është vlera e investimeve që ka bërë KEK-u për Komunitete?

Luigj Imeri: Ne bëjmë çdo vit investime në Komunitet, investime të cilat kapin një shumë prej rreth 200 mijë euro. Në vitin që e lamë për herë të parë kemi bërë një investim në Komunitet edhe në Komunën e Fushë Kosovës e në veçanti në atë zonë ku shtrihet territori i Korporatës.

Pyetje: Ndodhemi në stinën e dimrit dhe në vitet e fundit në Kosovë kemi reduktime të energjisë. Si është e mundur që Njësitë të prodhojnë rekord të energjisë dhe në anën tjetër qytetarët të mbesin pa energji në këto ditë të ftohta?

Luigj Imeri: KEK-u që nga viti 2013 nuk e ka përgjegjësinë e furnizimit të energjisë të qytetarëve me energji elektrike, një përgjegjësi e cila është kaluar tek Kompanitë tjera siç është KOSTT, KEDS, KESCO. E vetmja përgjegjësi e KEK-ut është prodhimi i energjisë duke i shfrytëzuar kapacitetet e saja maksimale për prodhim të qëndrueshëm dhe plasmanin e saj në treg.

Pyetje: Me cilat sfida është duke u përballuar ose pritet të përballët KEK-u në të ardhmen?

Luigj Imeri: KEK-u i ka planifikimet e saja dhe shpresojmë që Pandemia do të përfundon së shpejti për shkak të numrit të madh të punëtorëve dhe fushe-veprimtarisë së Korporatës e cila ndërlidhet me punë të ndryshme specifike të punëtorëve në njërën anë, dhe në anën tjetër si sfidë e rëndësishme është edhe realizimi i Projekteve të cilat do të ndikojnë në ripërtëritjen e Pajisjeve për shkak të vjetërsisë së tyre gjë që e bënë sfiduese operimet tona. Ajo çka ne mendojmë, është edhe çështja e ripërtëritjes së kuadrove për arsye se kemi bëjmë me një moshë mesatare mbi 55 vjeçare e cila na detyron të futemi në projeksion të ripërtëritjes së kuadrove për të cilën nevojitet një kohë të përgatitjes dhe trajnimit profesional të tyre për punë specifike që ka KEK-u.

Pyetje: Cilat janë objektivat e KEKA-ut për vitin 2021?

Luigj Imeri: Objektivat e KEK-ut për këtë vit do të jenë të shumta për shkak të fushë-veprimtarisë së sajë si në aspektin e realizimit të Projekteve të cilat janë tejet të rëndësishme ashtu edhe kemi një bashkëpunim dhe koordinim me Bashkimin Evropian rreth Projektit për përmirësimin e ndikimit në Ambient por fatkeqësisht sfiduese na mbetet menaxhimi i situatës së Pandemisë si pengesë e realizimit të këtyre projekteve dhe minimizimin e ndotjes së Ambientit ku presim që për një periudhë 5 vjeçare të kemi një pasqyrë krejtësisht ndryshe se sa që është aktualisht.   Pra, objektiv kryesor i Korporatës  është realizimi i Projekteve Kapitale, përmirësimi i Ambientit dhe ripërtërija e kuadrove.

KEK-u tejkalon planin e prodhimit

Periskopi.com Lajme

Korporata Energjetike e Kosovë ka mbyllur tremujorin e tretë të këtij viti me sukses.

Përkundër situatës së vështirë të shkaktuar nga pandemia Covid-19, KEK-u ka arritur të tejkaloj planin e paraparë.

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri thotë se pavarësisht vjetërsisë së makinerive për nxjerrjen e thëngjillit dhe të njësive prodhuese të energjisë, ato kanë performuar shumë mirë.

“Termocentrali Kosova A, në kuartalin e tretë ka realizuar planin e vet të prodhimit 107% edhe përkundër vjetërsisë që ka. Në anën tjetër edhe termocentrali Kosova B, ka realizuar planin e vet të prodhimit me rreth 116%. Për më tepër, funksionimi i këtyre termocentraleve bëhet edhe duke u furnizuar me qymyr, që nënkupton se nuk ka pas kurrfarë pengese dhe divizioni i qymyrit e ka realizuar planin e vet duke i furnizuar dy termocentralet e korporatës energjetike me qymyr. Kjo nënkupton që me këtë performancë të mirë, është ofruar shërbimi që është cilësor për qytetarët e vendit dhe nga kjo shihet që gjatë kësaj periudhe ka pas një stabilitet të furnizimit të qytetarëve me energji elektrike”, deklaroi Imeri.

Falë performancës së mirë në termocentralin Kosova B, është arritur që të realizohet edhe plani i furnizimit me energji termike për Termokosin, e cila energji shërben për ngrohjen e qytetarëve të kryeqytetit.

Megjithatë të gjitha këto rezultate janë arritur falë punës dhe angazhimit të madh të të gjithë punëtorëve të KEK-ut.

“Për këtë rezultat, për këtë performancë dhe për këtë punë të cilën është bërë me plotë sfida gjatë këtij viti, nuk mundem pa përmendur dhe pa i falënderuar të gjithë punonjësit e Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilët kanë dhënë dhe kanë bërë maksimumin e mundshëm duke i kursyer kolegët e tyre, të cilët kanë qenë me sëmundje kronike, duke i liruar nga vendet e tyre të punës dhe duke u mbuluar puna nga kolegët e tyre, të cilët nuk kanë lënë të vërehet mungesa e tyre duke funksionuar ose duke punuar me kapacitet më të ngarkuar se zakonisht”, tha më tutje u.d i Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri.

Por, pandemia nuk ka lënë pa shkaktuar edhe probleme.

Për shkak të këtij virusi dhe masave të ndërmarra, janë shtyrë projekte shumë të rëndësishme për ndërmarrjen.

“Disa projekte që kanë ndikuar edhe në projektet tona, sidomos projekti i elektro-filtrave dhe denoksit, i cili është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, ku nënprojektet të cilat kanë qenë projektet tona jemi detyruar që t’i shtyjmë për një vit. Deri në këtë moment që po flasim realisht objektivi është që deri në vitin e ardhshëm të filloj ky projekt, i cili do të ndikoj drejtpërdrejtë në cilësinë dhe në operimin e këtij termocentrali sipas standardeve të Bashkimit Evropian në aspektin ambiental, por edhe në aspektin teknik”.

U.d i Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Luigj Imeri ka thënë se si menaxhmenti ashtu edhe punëtorët do të vazhdojnë të angazhohen që të prodhojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe energji termike për të gjithë banorët e Prishtinës që janë të kyçur në rrjetin e ngrohtores.

KEK dhe KESH të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në sektorin energjetikë

Periskopi.com Lajme

Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, Hysen Fazliu dhe u.d. Kryeshefi Ekzekutiv të KEK sh.a. Luigj Imeri kanë vizituar Korporatën Energjetike Shqiptare, ku janë pritur nga Administratori i KESH sh.a. Benet Beci me bashkëpunëtor.

Në këtë takim është diskutuar për sektorin energjetik e me theks të veçantë për prodhimin e energjisë elektrike si produkt esencial për qytetarët e të dyja vendeve.

Më tej, të dy palët u dakorduan se pas vënies në punë të linjës së interkonjeksionit 400 kV, janë krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e energjisë elektrike nga KEK te KESH dhe anasjelltas.

Për më tepër, Zyrtarët e lartë të KEK dhe KESH janë zotuar se do thellojnë bashkëpunimin në sektorin energjetikë me interes të ndërsjellë.