Tentoi të vriste Lul Berishën para 13 vjetësh, ekstradohet kosovari në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Tirana ka ekstraduar nga Kosova Ahmet Ajetin, nga Lipjani, i dënuar me 20 vjet burg për tentativë vrasje ndaj Lul Berishës.

“Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit, Kosovar, Ahmet Ajeti , 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë”, njofton policia e Shtetit.

Më 30 gusht të 2005 Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë Lul Berishën. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej Berisha, Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetplagosur.

Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Armëmbajtje pa leje” .

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë./TCh/

 

Ekstradohet nga Kosova vrasësi i Lul Berishës, u pagua 80 mijë euro për ekzekutimin

Periskopi.com Lajme

Interpot Tirana ka ekstraduar  një shtetas kosovar pasi rezulton  i dënuar me 20 vjet burg  për “Vrasje me paramendim”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt Shqiperise, i shtetasit Ahmet Ajeti , 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë.

Ahmet Ajeti nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai ka qenë pjesë e bandës së Endrit Dokles e Adriatik Colit, dhe është paguar me 80 mijë euro në vitin 2005 për të vrarë Lulzim Berishën.<

Më datën 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë shtetasin L. B..

Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej L. B.,  shtetasi Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetëplagosur.

Ahmet Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe  “Armëmbajtje pa leje” .</p>

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.(TemA)