Basha: Do ta largojmë këtë qeverisje antikombëtare

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderime për të gjithë protestuesit e mbrëmshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkroi se do ta largojnë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare.

“Mirënjohje të thellë dhe falënderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Evropa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!”, shkroi kreu i opozitës.

Ai tha se “detyra më e madhe dhe prioriteti numër një është t’ju japin shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë”.

Opozita në Shqipëri nesër përsëri në protestë

Periskopi.com Lajme

Liderët e opozitës në Shqipëri Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë ftuar qytetarët në një protestë masive në Tiranë.

Ata kanë thënë se nuk do të ndërmarrin asnjë hap prapa deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha betejën e opozitës e ka quajtur përballje me qeverinë kriminale.

“Nesër me 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria si Europa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, ka shkruar Basha në Facebook.

Edhe kryetarja e Lëvizjes për Integrim Monika Kryemadhi ka bërë thirrje nëpërmjet Facebook-ut që të bëhen të gjithë bashkë “për një Shqipëri evropiane”

“Ky është momenti për një shtet me institucione të forta që garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin dhe të ardhmen e të rinjve, familjeve, bizneseve shqiptare. Nesër të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas!”, ka shkruar Kryemadhi në Facebook.

Kjo është protesta e dhjetë me radhë e opozitës. Ajo mbahet në ditën kur Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë formimin e një komisioni për të shqyrtuar nëse presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën ku me anë të një dekreti shtyu zgjedhjet lokale, nga i cili vendim do të varet edhe shkarkimi i tij.

Opozita në Shqipëri proteston sërish të hënën

Periskopi.com Lajme

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka takuar kryetarët e bashkive të djathta dhe krerët e degëve.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se të hënën në orën 20:00 do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës, e 10-ta në rang kombëtar.

Ndërkohë Basha pas mbledhjes në një deklaratë për mediat konfirmoi lajmin.

“Dua të falënderoj nga zemra edhe njëherë mbi 85 përqind të shqiptarëve që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës me 30 qershor. Dua t’i ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë europiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bijë nënash shqiptarë, të na bashkohen ditën e hënë në orën 20.00 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për Kushtetutën, për lirinë, fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë Europiane. Të gjithë bashkë ditën e hënë në orën 20.00 në Tiranë”, tha Basha.

Kujtojmë se të hënën votohet në Kuvend ngritja e Komisionit të posaçëm parlamentar për presidentin./TCh/

Basha: Edi Ramën e bojkotuan edhe socialistët

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat pas mbylljes së votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit tha se Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët.

“Sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. Edi Ramën sot e bojkotuan dhe socialistët’, tha kreu i PD-së.

Basha tha se kjo farsë është nul, ky proces është antikushtetues dhe i paligjshëm./Ora News/

Basha: Zgjedhjet do të mund t’i ndalnim vetëm me vëllavrasje

Periskopi.com Lajme

Kreu i PD’së, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat, ndërkohë që nesër pritet të votohet për zgjedhjet vendore.

“Nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë mekanizmi se si njerëzit vendosin për qeverisjen që duan, por nesër njerëzit nuk kanë asnjë zgjedhje. Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve. por nesër nuk do të ketë liri dhe nuk do të ketë shprehje vullneti”, tha ai nga selia blu.

‘Për nesër unë kam vetëm një thirrje: Mos bini pre e instinktit të dhunës! Mos bini pre e provokimeve për dhunë!”, thotë Basha më tej.

Deklarata e plotë

Nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë mekanizmi se si njerëzit vendosin për qeverisjen që duan, por nesër njerëzit nuk kanë asnjë zgjedhje. Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve. por nesër nuk do të ketë liri dhe nuk do të ketë shprehje vullneti.

Zgjedhjet janë mekanizëm kushtetues dhe ligjor, por nesër do të shkelet Kushtetuta dhe ligji në një proces antikushtetues dhe thellësisht kriminal.

Të dashur bashkëqytetarë:

Unë e di që shumë prej jush kanë dashur dhe kanë pritur që nesër të mos kishte as votime farsë, të mos kishte asgjë. Por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë, o të ishte mënyra e dhunshme, e cila do të shkaktonte vëllavrasje dhe humbje njerëzore e plagë shoqërore.

Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike. Ajo thjesht do të sillte një ndjenjë të rremë të triumfit të çastit dhe do të linte plagë të hapura e probleme të pazgjidhura,

Unë dhe demokratët nuk besojmë tek rruga e dhunës!

Ndaj sot dua t’i them cdo demokrati dhe qytetari që është bashkuar në përpjekjet tona: Jini të gjithë krenarë, sepse i kemi bërë një shërbim të madh Shqipërisë duke mos rënë pre e dhunës së orkestruar nga Edi Rama!

Unë jam krenar me dinjitetin, qytetarinë dhe kurajon tuaj!

Falë tyre, ky regjim është plagosur për vdekje dhe do të rrëzohet shumë shpejt.

Unë e di, se ka shumë njerëz që mendojnë se me autokratë si Edi Rama, Dhuna është i vetmi mjet për ta hequr, se Edi Rama nuk kupton asnjë gjuhë tjetër, veç asaj të dhunës.

Këtë opinion ma kanë shprehur shumë anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Ma kanë shprehur shumë qytetarë, analistë politikë e të tjerë, por unë nuk besoj se dhuna është zgjidhja.

Unë besoj se forca jonë qendron tek drejtësia e asaj që kërkojmë, qëndron tek këmbëngulja, durimi dhe kurajo jonë.

Asnjë rezultat politik, asnjë pushtet politik që del nga dhuna, nuk ka sjellë kurrë asgjë të mirë për popujt dhe për qeverisjet e tyre.

Dhuna prodhon ndërrime mekanike të pushtetit, pa bërë asnjë pastrim dhe transformim. Dhuna krijon përligje kriminale tek ata që vinë në pushtet prej saj

Unë besoj se nga dhuna në 30 qershor nuk përfiton askush përveç Edi Ramës.

Dhuna dhe viktimat i vlejnë vetëm Edi Ramës. Ai do arsye. Ai kërkon të sigurojë pretekstin e kundërshtarit të dhunshëm për të justifikuar shtetin e tij policor për të justifikuar dhunën dhe abuzimet dhe krimet që ka kryer deri tani.

Rrëzimi i Edi Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin, nuk mund të vijë duke goditur, duke rrahur apo lënduar njëri-tjetrin.

Fundi i Edi Ramës po vjen nga braktisja e tij.

Nga distancimi prej tij.

Nga izolimi i tij.

Ky fund është pranë dhe, mbi të gjitha, sepse përpjekjet tona të deritanishme kanë qenë thellësisht europiane, thellësisht parimore dhe jo për pushtet personal.

Përgjegjësia dhe detyrimi im kryesor është interesi publik, është mirëqenia e njerëzve. Ky interes vjen mbi çdo interes partiak, vlen para çdo interesi vetjak.

Ndryshe nga Edi Rama që për pushtetin e tij personal është i gatshëm t’i çojë nesër shqiptarët në vëllavrasje, unë kam përgjegjësinë për jetën e çdo demokrati, çdo socialisti, çdo qytetari shqiptar.

Ndaj, për nesër unë kam vetëm një thirrje: Mos bini pre e instinktit të dhunës! Mos bini pre e provokimeve për dhunë!

[21:53, 6/29/2019] +355 69 775 1648: Unë ju bëj thirrje të mos shkoni të votoni, të bojkotoni!

Nëse jeni të detyruar të shkoni në qendrat e votimit nga hakmarrja e regjimit, rezistoni! Regjimit po i vjen fundi! Nuk kanë çfarë t’ju bëjnë!

Ngrijeni zërin nesër në protesta në rrugë!

Sfidojeni regjimin kudo!

Në mënyrë paqësore!

Nesër është dita për të treguar vullnet me bashkim, me qëndresë dinjitoze, me vendosmëri dhe jo dhunë!

Në këtë ditë të keqe për Shqipërinë, forca jonë janë vlerat që ne tregojmë, parimet mbi të cilat ne veprojmë!

Ne duam të jemi europianë dhe duhet të sillemi si europianë! Nesër dhe çdo ditë!

Nesër duhet dhe do të dallohet qartë diferenca mes autokracisë kriminale të votimeve farsë dhe dinjitetit të një populli të tërë të bashkuar që sfidon regjimin.

​Basha: Nuk marrim pjesë në asnjë proces zgjedhor pa u dënuar vjedhësit e votave

Periskopi.com Lajme

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat bëri të qartë qëndrimin që i bëri Presidentit Meta.

Pavarësisht datës 13 tetor të dekretuar nga Presidenti, Basha tha se opozita nuk do të marrë pjesë në asnjë proces zgjedhor pa dalë para drejtësisë ata që kanë vjedhur votat.

Deklarata e Bashës: 

Sot Presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur Presidentit Meta në takimin e sotëm.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.

Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike.

Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë.

Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën. Edi Rama është në fund të rrugës së tij politike. Dhe do të jetë një fund i keq, por i denjë për një rrugëtim të bërë, më së shumti, në shoqërinë e kriminelëve. Ai ka shkelur çdo ligj të Shqipërisë, nga ato për korrupsionin tek ato për krime të rënda. Ai ka shkelur çdo standard, çdo vlerë dhe çdo rregull sado minimal demokratik. Ka prekur edhe nivelin që rrallë e arrijnë edhe autokratët lindorë: është bërë ortak me krimin, në mënyrën më banale, më vulgare dhe më të pamëshirshme për popullin e tij.E ka bërë vetëm për një qëllim: për para dhe pushtet. Por paratë nuk do ta shpëtojnë më. Asnjë lloj pushteti nuk do ta mbrojë dot më.

Natyrisht, Edi Rama ka ende mercenarë, shërbëtorë, interesaxhinj apo mbështetës naivë, që vazhdojnë ta mbështesin duke mbyllur sytë para bashkëpunimit të tij me krimin.

Kishte të tillë në krah edhe në kohën kur e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e kthyen në qendër evropiane të krimit.

Kishte prej tyre që e mbështesin, sepse mendojnë se shqiptarët janë të padenjë për demokraci, ndaj ju duhet një autokrat që t’i mbajë urtë.

Edhe sot ka të tillë. Do të ketë të tillë edhe ditën që Edi Rama do të rrëzohet. Siç ka sot njerëz që ende duan Enverin apo siç kishte dikur nga ata që Donin Babën.

Por ata nuk e mbajnë dot në pushtet Edi Ramën, sepse Edi Rama ka tradhtuar popullin e tij. Ka tradhëtuar Shqipërinë.

Edi Rama do të largohet, sepse ai nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve. Ai përfaqëson vetëm interesat e një grushti biznesmenësh grabitqarë, të një elite të korruptuar dhe të gurpve kriminale.

Edi Rama nuk do të mund të qëndrojë dot në pushtet kundër interesit dhe vullnetit të popullit.

Ata që mendojnë se populli do të mbajë një kriminel të kllounizuar dhe të diskredituar si Edi Rama, gabohen./Ora News/

 

Meta e Basha pas takimit kërkojnë sjellje europiane nga të gjithë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në takim kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili pranoi ftesën për t’u takuar në presidencë.

Në Presidencë, Basha mbërriti rreth orës 09:00, takim i cili u zhvillua me dyer të mbyllura.

Në përfundim të takimit, Meta ka bërë të ditur se me kreun e PD-së diskutuan mbi krizën aktuale që po kalon vendi.

“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, u shpreh Meta.

Një ditë më parë, presidenti ftoi për dialog kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha në Presidencë.

 

​Basha tash thotë se nuk do t’i njohin zgjedhjet e 30 qershorit

Periskopi.com Lajme

Vetëm 5 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi sonte se këto zgjedhje janë nul dhe si të tilla nuk do të njihen.

Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë ta refuzojnë masivisht regjimin kriminal të Edi Ramës, duke mos dalë në votime.

“Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës është braktisja e tij, oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtoreve dhe veglave të tij. Braktisni oligarkët e tij, mediat e tij, shërbëtorët e tij publikë, ngrini zërin kundër tyre, protestoni kundër tyre, pengojini ata. Mos besoni propagandën e Edi Ramës, mos besoni gënjeshtrat e lakejve të tij, mos u bëni pjesë e shfaqjeve banale që Edi Rama prodhon me mitingjet dhe aktivitetet e tij.

Refuzojeni Edi Ramën, refuzoni biznesmenët e tij grabitqarë, refuzoni kriminelët që mban pranë. Braktisni Edi Ramën politikisht.Ju ftoj të mos dilni në votime dhe të mos bëheni pjesë e kësaj farse që i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës. Këto zgjedhje janë nul, ato nuk do të njihen, ato nuk do të jenë. Ju ftoj ti dënoni me braktisjen tuaj. Unë dhe opozita do të bëjmë gjithçka që është e mundur kundër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale.

Ju ftoj dhe ju të bëni tuajën duke i braktisur. Ju siguroj se gjithçka do të bëhet mirë.Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë, Shqipëria ka mundësinë dhe forcën të dalë nga gremina ku ka rënë. Ne jemi shumica dhe jemi më të fortë se e keqja”, tha Basha.

Teksa kujtoi edhe njëherë dy kushtet e panegociueshme të opozitës, Basha tha se kthimi i vendit në rrugën e demokracisë dhe zhvillimit kësaj radhe duhet dhe do të kalojë nga burgu i politikanëve të inkriminuar dhe të korruptuar.

“Çdo përpjekje për të luftuar krimin duhet të fillojë me ndalimin e rolit të krimit në politike, me ndalimin e krimit në zgjedhje. Kemi vendosur dy kushte të pandryshueshme dhe të panegociueshme. E para nxjerrjen para drejtësisë të gjithë atyre që përgjimet e “Bild” zbuluan se vodhën zgjedhjet, të gjithë pa përjashtim, kriminelë, zyrtarë dhe politikanë. E dyta, largimin e Edi Ramës. Pushteti i Edi Ramës është mbrojtësi dhe garantuesi i krimit.

Asnjë përpjekje kundër krimit dhe kundër vjedhjes së votës nuk do të ketë sukses me Edi Ramën kryeministër. Këto dy kushte janë kushtet për të cilat ne jemi të vendosur të bëjmë çdo sakrificë derisa t’ia arrijmë. Ne nuk do të bëhemi pjesë e asnjë procesi politik dhe asnjë përpjekje pa u plotësuar këto dy kushte. Nga kriza ku jemi dilet përmes drejtësisë, ndëshkimit të krimit. Pandëshkueshmëria e ka shkatërruar Shqipërinë. Kthimi i vendit në rrugën e demokracisë dhe zhvillimit kësaj radhe duhet dhe do të kalojë nga burgu i politikanëve të inkriminuar dhe të korruptuar”, deklaroi Basha./Ora Nesws/

 

Sipas Bashës, më 30 qershor sigurisht nuk mbahen zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar sërish sot se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Pas takimit me të ngarkuarën me punë të SHBA në vendin tonë, pa dashur të komentojë asgjë rreth asaj që kanë biseduar, Basha ka thënë se “Zgjedhjet me 30 qershor nuk do të lejohen, nuk do të pranohen dhe nuk do të njihen”.

“Nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën edhe Koreja e Veriut, nuk ka zgjedhje, nuk ka rëndësi ca mendon kryeministri, procesi zgjedhor pa opozitën nuk është proces zgjedhor.. Sot kemi ligjin që thotë se 30 qershori thotë nuk është ditë zgjedhjesh, dekreti i presidentit. Çdo hap i Ramës, fushata, mitingjet elektorale, janë të paligjshme, aleanca për mbrojtjen e demokracisë me opozitën në krye është gati të mbrojë demokracinë. Konfirmimi është i printuar në gazetën zyrtare të Republikës, 30 qershori është data kur Rama do përpiqet ti kthejë shqiptarët kohën e zgjedhjeve njëpartiake me krimin e organizuar. Një përfundim është i sigurt, ajo ditë do të shënojë fundin e regjimit autokratiko kriminal të Ramës. Rama do përpiqet të ketë proces fals votimi që do t’ua shesë shqiptarëve për zgjedhje”- tha ai.

Zv. ambasadorja amerikane i shkon në zyrë Bashës

Periskopi.com Lajme

Në selinë e PD ka mbërritur Zv. ambasadorja amerikane, Leyla Moses-Ones e cila do të zhvillojë një takim me kreun demokrat Lulzim Basha.

Pritet që pas takimit me zv ambasadoren Basha të takojë ambasadorin e BE.

Kujtojmë se këto lëvizje vijnë vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, percjell tch.

Rama: Nuk ulem në dialog me Bashën, ka ardhur koha që ata të treten rrugëve

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli sërish për braktisjen e zgjedhjeve nga PD dhe LSI.

Rama tha për partitë opozitare se “ka ardhur koha që ata të treten rrugëve, që atyre të mos u jepet asnjë mundësi e vetme për t’u shpërblyer në asnjë formë, pasi i hynë një rruge të tillë.”

Ai shtoi se PS i ka shpërblyer në të kaluarën kundërshtarët dhe për këtë arsye “mbase është krijuar ideja te ata, nga Saliu i pari, që socialistët janë njerëz të butë dhe nuk e duan konfliktin, kështu që hajde t’i marrim përpara se socialistët të hapin rrugë. Ajo kohë kur socialistët i hapnin rrugë budallait, ka mbaruar”,

“PS nuk ka për t’i hapur rrugë çetave që duan të marrin peng vendin, por përkundrazi, në 30 qershor do t’i japë një përgjigje që ashtu siç e meritojnë”, u shpreh Rama në Gjirokastër ku prezantoi Flamur Golemin si kandidat të Partisë Socialiste për bashkinë.

“E lanë rrugëve Partinë Demokratike, duke u përpjekur të marrin peng vendin. PD është kthyer nga një parti politike, në një organizatë të dhunshme. Ne sot kemi shumë keqardhje për Partinë Demokratike. Ka ardhur koha që ata të treten rrugëve dhe ka ardhur koha që mos t’ju jepet asnjë mundësi tjetër, siç ka ndodhur në të shkuarën.

U kemi dhënë mundësinë në të shkuarën dhe në të shkuarën kanë thënë që socialistët hapnin rrugën. Por ajo kohë kur socialistët i hapin rrugë budallait ka mbaruar. Partia Socialiste nuk ka për ti hapur kurrë rrugë çetave që duan të marrin peng vendin. Kjo që po ndodh është një serie e re, e një filmi që e kemi parë në të shkuarën. Ju kujtohet të gjithëve që në 2017-në ikën nga Parlamenti. Në 2017-në u ktheva në një Romeo që lutja Zhuljetën.  Sa i jam lutur atij njeriu, nuk do i isha lutur të tërë Argjirove që ka parë Gjirokastra. Pasi iu luta aq shumë, e binda dhe i dhashë gjysmën e qeverisë që të futej në zgjedhje. Nëse shtyhen zgjedhjet sepse një tufë humbësash të tmerruar, i imponohen shumicës, apo qoftë edhe një shumicë që nuk do të bëjë zgjedhje, atëherë nuk ka më zgjedhje dhe demokraci, por ka rrumpallë, rrëmujë dhe gallatë”, – u shpreh Rama nga Gjirokastra.

Protesta në Shqipëri: Lulzim Basha me vete i merr edhe me vajzat

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë nga selia e PD-së i shoqëruar nga vajzat e tij.

Aurela, bashkëshortja e kryetarit të opozitës dhe vajzat Dafina dhe Viktoria kishin mbërritur në selinë e PD-së më herët.

Meta thotë se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.

Ai ka theksuar rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai thotë se beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është bashkuar protestuesve.

“Sot shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për të iu bashkuar Evropës. Protesta do të jetë paqësore” është shprehur ajo.

Gaz lotsjellës e dhunë, Basha ju fton të dilni në protestë me gra e fëmijë

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht situatës së tensionuar para protestës së nëntë kombëtare të opozitës, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka paralajmëruar një tubim paqësor mbrëmjen e së premtes (21 qershor).

Përmes studiove televizive, Basha siguron se nuk do të ketë dhunë, ndonëse diçka e tillë ndodhi sa herë që mbajtën protesta.

Ai apeloi shqiptarët të dalin masivisht në protestë, me familje madje.

“Dilni nē protestē me familjen. Unē do tē jem me gruan dhe dy vajzat e mia”.

Thirrja e Bashës:

Së pari ju falenderoj për mundësinë, për këtë ndërhyrje telefonike, të cilën nuk kisha ndërmend ta bëja por u shtyva nga një zinxhir ngjarjesh. Duke shprehur vlerësim për transparencën që emisioni juaj ka bërë për ngjarje që kanë tronditur Shqipërinë e gjithë botën, këto javë e në veçanti ditët e fundit, nuk mund të mos dënoj me ashpërsinë më të madhe veglat qorre të propagandës qeveritare, siç është emisioni “Stop” në tv Klan, si dhe emisioni tjetër në Top Channel, dy vegla qorre të propagandës qeveritare në dy televizionet kombëtare, të cilat i janë bashkuar sot korit të sorrave në panik, të qeverisë, për të përhapur panik për ditën e nesërme.

Unë dua t’i dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe t’u them qytetarëve: injorojini këto vegla qorre. Ato paguhen me paratë që ju vidhen ju. Këto televizione janë në shërbim të qeverisë.

Duke shprehur vlerësimin për transparencën që emisioni juaj ka bërë gjatë këtyre ditëve dhe javëve plot me ngjarje shokuese, dua ta bëj fare të qartë se këto vegla qorre kanë një dhe vetëm një qëllim, t’i shërbejnë propagandës qeveritare. Kjo tregon panikun që ka kapur Edi Ramën.

Unë dua t’ju them sot shqiptarëve që arsyeja e këtij paniku është se regjimi i Edi Ramës ka marrë fund tashmë. Ka marrë fund në çdo kancelari të perëndimit, siç ka marrë fund moralisht para syve të çdo shqiptari të ndershëm, demokrat a socialist.

Nuk ka sot asnjë qytetar shqiptar të ndershëm që do të jetojë me djersën e ballit, të kujdeset për fëmijët e vet që të mos jetë i shokuar kur ka zbuluar se çfarë bande kriminale kemi sot në krye të vendit dhe si është shkrirë në një qeveria me kriminelët e trafikantët.

E dyta që dua t’u them shqiptarëve është: unë nesër do të dal në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia dhe u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të vijnë me fëmijët e tyre, me bashkëshortet e tyre, sepse do të jetë protesta më e madhe dhe më qytetare që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.

Përpjekjet për të amnistuar krimet me të cilat është kapur  në flagrancë Edi Rama, duke inkriminuar opozitën kanë dështuar tashmë . shqiptarëve ju them se unë do të dal me vajzat e mia, me gruan time dhe ju bëj thirrje: merrni fëmijët me vete. Nuk do të ketë asgjë. Nuk do të ketë absolutisht asgjë që të kërcënojë një fije floku të një qytetari apo të një punonjësi të ndershëm të rendit. Kemi marrë të gjitha masat për të neutralizuar çdo provokator të qeverisë në bashkëpunim me shërbimet inteligjente të vendeve partnere në Tiranë me të cilët kam qënë në komunikim sot dhe dje./Ora News/

 

Negociatat – Rama dhe Basha replikojnë për vendimin

Periskopi.com Lajme

Pasi ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian vendosën që për negociatat të shprehen në tetor, kryeministri Rama ka reaguar duke e cilësuar një lajm pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave.

“Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje,kërcënime,molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston”, tha Rama.

 

Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30 qershor”.

 

Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, u shpreh se vendimi për shtyrjen nuk mund te jetë lajm inkurajues për vendin, shkruan Top Channel.

“Shtyrja nuk mund të jetë një lajm inkurajues sepse Shqipëria e ka merituar hapjen e negociatave që muajin e shkuar. Sidoqoftë Shqipëria ka filluar procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit europian. Ka ardhur koha që ka përparim të marrë trajtën e një procesi politik”.

Ndërkohë për kryedemokrati Lulzim Basha, shkak i mos hapjes së negociatave, është qeveria e korruptuar.

“Negociatat sot do të ishin hapur, nëse Shqipëria nuk do të kishte qeverinë më të korruptuar në Europë, nëse Shqipëria nuk do të ishte zonë e lirë e drogës dhe e krimit. Europianët nuk duan të mbajnë larg shqiptarë. Ata duan të mbajnë larg qeveritarët e korruptuar”.

Reagimi nuk ka munguar as nga ambasadori i Bashkimit Europian, Luixhi Soreka, i cili u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të vazhdojnë të fokusohen në procesin e reformave, në veçanti në atë të drejtësisë, si dhe u bën thirrje të gjitha palëve për të rifilluar urgjentisht një dialog për të kapërcyer situatën aktuale politike, e për ti siguruar vendit vazhdimin e rrugës drejt hyrjes në Bashkimin Europian.

Lleshaj: Siguria e Bashës nuk është e kërcënuar

Periskopi.com Lajme

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, deklaroi sot në Vlorë se nuk ka informacion se siguria e kreut të opozitës, Lulzim Basha, të jetë e kërcënuar në mënyrë specifike.

“Për sigurinë e Bashës nuk kam informacion se kërcënohet. Jam vënë në dijeni të një letre që kanë shtruar edhe disa pyetje, por nuk kam informacion që siguria e Bashës të jetë kërcënuar në mënyrë specifike”, u shpreh Lleshaj.

Sa i përket takimit me Feim Dollapajn, truprojën e Bashës, Lleshaj theksoi: “Sa i përket takimit, patjetër që unë takohem me shumë njerëz. Puna ime është të takohem me oficerët e gardës, me oficerët e policisë sepse këtë punë kam.”

Ditën e djeshme, u njoftua për takimin e Lleshajt me Dollapajn dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi iu drejtua ministrit me një letër ku e akuzonte se ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje. Ai ngrit dyshime se qëllimi i takimit ishte për të shantazhuar kryeopozitarin.

Edhe presidenti Ilir Meta reagoi për ngjarjen duke thirrur në takim kreun e SHISH-it dhe kreun e Gardës së Republikës./tch

Prokuroria kërkon shoqërimin e detyrueshëm të Bashës (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk iu përgjigj ftesës së Prokurorisë për lobimin e ashtuquajtur rus, me arsyetimin se nuk i ka vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.

Por reagimi i Prokurorisë së Tiranës ka qenë tepër i ashpër duke vendosur shoqërimin e detyrueshëm të kreut të PD-së Lulzim Basha.

Prokuroria e Tiranës e dërgoi shkresën mesditën e datës 12 qershor, e cila mban firmën e prokurorëve të çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj. Nën hetim janë marrë gjithashtu edhe ish-sekretari i përgjithshëm dhe ish-deputeti Arben Ristani si dhe Ilir Dervishi ekonomist në PD.

​Basha: 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka vlerësuar se shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Evropa.

“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas! #21qershor”, ka shkruar Basha në Facebook.

Basha thirret në Prokurori, arrestohet nëse nuk paraqitet

Periskopi.com Lajme

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të thërritet në Prokurori në cilësinë e të pandehurit për kontratat e lobimit në SHBA.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet ndër të tjera se Basha do të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet.

Basha duhet të paraqitet të hënën e 17 qershorit, në orën 09:00, në zyrat e organit të akuzës.

Përveç kryeopozitarit, për këtë çështje janë proceduar Arben Ristani dhe Ilir Dervishi./tch/

Shkarkimi i presidentit, Basha: Do të shndërrohet në pendim për Edi Ramën

Periskopi.com Lajme

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si teatër përpjekjen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, e gjithë kjo bëhet për të larguar vëmendjen e shqiptarëve nga situata e krijuar prej Ramës dhe se ky proces do të përfundoje një pendim për atë.

“Edi Rama kërkon të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik për situatën e krijuar prej tij.  Mos kini asnjë iluzion se farsa e sotme përfundoi në rezolutë dhe po konsumon orët e pasdites për t’u shndërruar në një pendim të Edi Ramës, nuk është gjë tjetër, veçse teatër i  Edi Ramës, sepse e ka nevojë jetike që të ju largojë vëmendjen nga kjo situatë e krijuar prej tij”, tha ai.

Basha ka shtuar se kundërshtimi i Ramës për mos mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor nuk ka vlerë ligjore, por vetëm politike.

“Orët dhe ditët e ardhshme, do të caktojnë se si do të jetë Shqipëria në 10-15 vitet e ardhshme”, u shpreh ai./tch/

​Basha thirrje pozitës: Uluni në dialog për zgjidhje politike pa Ramën

Periskopi.com Lajme

Vendimi i presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve dhe thirrjes së tij për ndërprerje të protestës, opozita shqiptare mbylli protestën e para kohës së paraparë.

Në fjalimin para selisë blu në mbyllje të protestës, kreu i PD-së Lulzim Basha pati një apel për socialistët.

“Dështoi me turp përpjekja për zgjedhje moniste. Orët dhe ditët e ardhshme duhet të na gjejnë më në këmbë se kurrë, më të fortë se kurrë për ta çuar këtë betejë drejt fitores.Bisha e plagosur kriminale do bëjë gjithçka për të ndaluar grahmat e fundit të kufomës politike të organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreut të bandës Edi Rama.Kur njerëzit bëhen bashkë për kauzën e drejtë nuk ka forcë që i ndal dhe nuk ka forcë që i mund”, tha Basha.

Basha shprehu vendosmërinë se nuk ka tërheqje pas deri në fitimin e kësaj beteje deri në largimin e Edi Ramës.

“Pjesëmarrja është shenjë e qartë  e shumicës dërmuese të shqiptarëve që janë të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për Shqipërinë si gjithë Europa. Pjesëmarrja, bashkimi, qëndresa, vendosmëria është forca jonë dhe forca juaj. Rama ik! Është zëri juaj që kumboi nga Berlini në Bruksel, nga Londra në SHBA”, vlerësoi Basha.