Tag: lum

54 vjeçari mbytet në lumin Mat
Një person i pajetë është gjendur në lumin Mat në urën “Urë e Skurajve” në Kurbin.
Në aksin rrugor Milot – Rrëshen, në vendin e quajtur “Ura e Skurajve” , dyshohet të ketë rrëshqitur aksidentalisht duke rënë poshtë në lumin Mat.
Mësohet se viktima është 54-vjeçari Luigj Gjeloshit nga Shënkolli i Lezhës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme.

Mot i ligë e me shi, rrugët e Skenderajt shndërrohen në lum
Ka tri ditë që në vendin tonë po mbanë mot i lig, herë pas here i shoqëruar me vranësira e të reshura të shiut.
Derisa dy ditë më parë pjesa veriore e Shqipërisë u përfshi nga stuhia, që la të vdekur dy persona deri sa po laheshin në det. Ndërsa u apelua që pushuesit mos të hyjnë në det.
E, sot një shi i dendur ra në disa pjesë të Kosovës. Por, më e theksuar ishte Drenica, veçmas fshati Kopiliq i Epërm në Komunën e Skenderajt, përcjellë Indeksonline.
Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut, uji ka marrë tërësisht rrugët.
Ndryshe, që nga nesër pritet të ngritën temperaturat.