Haradinaj takohet me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me një delegacion amerikan të Lutjeve të Mëngjesit që kryesohet nga ish kongresisti Randy Hutgren.

Haradinaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se me delegacionin amerikan u pajtua se vlerat e përbashkëta shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat e ardhshme.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Takim miqësor me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga ish-kongresisti, Randy Hutgren, u pajtuam se vlerat tona e përbashkëta na shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat tona për të ardhmen. Të bekuar me miqësinë tonë të përhershme, qëndrojmë fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës dhe udhërrëfyes i idealeve të lirisë në botë.

 

Zhvillimet dinamike në vend, lënë në hije takimin e Besim Beqajt me Mike Pompeon

Periskopi.com Lajme

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj ka publikuar disa fotografi nga pjesëmarrja e tij në ngjarjen tradicionale të Lutjeve të Mëngjesit në SHBA – raporton Periskopi.

Në atë ngjarje, ai tregon se ka pasur nderin të përshëndetet me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo dhe udhëheqësen e Kongresit, Nancy Pelosi.

Postimi i tij i plotë:

Nën patronatin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald J. Trump, pata kënaqësinë të jem pjesë e ngjarjes tradicionale të Lutjeve të Mëngjesit. Ku pata nderin të përshëndetem me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Udhëheqësen e Kongresit Nancy Pelosi.

Presidenti Trump, në prani të liderëve politik, shpirtërorë, akademisë, sportit dhe kulturës përcjelli mesazhin për një jetë më të mirë në paqe dhe mirëqenie.

Në Kongresin Amerikan u prita në takim nga Kongresmeni Robert Aderholt, miku i madh i Kosovës. Në takime të shumta me zyrtarë, theksova se miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e përjetshme dhe jemi krenar për këtë.

Nën patronatin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald J. Trump, pata kënaqësinë të jem pjesë e ngjarjes…

Posted by Besim Beqaj on Thursday, 7 February 2019

Thaçi: Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së, të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi për tu takuar me zyrtarë të lartë amerikan e liderë nga e gjithë bota.

I pari i Presidencës ka theksuar se ishte inkurajuese të konfirmohet se që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën.

“Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë. Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për zhvillimet në Kosovë.

“Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime. Edhe në vetë Lutjet e Mëngjesit u dha mesazhi se paqja, toleranca, besimi dhe humanizmi janë vlera prej të cilave nuk duhet të shkëputemi asnjëherë gjatë transformimit të shoqërive tona”, ka shkruar mes të tjerash Thaçi.

Thaçi në SHBA thotë të ketë marrë mbështetje për “paqen” në Ballkan

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës po qëndron në Amerikë për lutjet e mëngjesit, ku thotë të ketë takuar edhe kongresistin amerikan Robert Adelhort.
Me këtë ai përmes një postimi në Facebook tha se ka biseduar për “për rëndësinë e mbështetjes amerikane në proceset për ndërtimin e paqes në Ballkan”.

Ja postimi i plotë:

Në SHBA takova edhe kongresistin Robert Adelhort, me të cilin biseduam për rëndësinë e mbështetjes amerikane në proceset për ndërtimin e paqes në Ballkan. Kosova është me fat që kudo në Uashington takon miq që e përkrahin në aspiratën për integrimet euroatlantike. HTH

Thaçi dhe Pacolli udhëtojnë për në ShBA, të tjerëve iu refuzohen vizat

Periskopi.com Lajme

Nga liderët e vendit vetëm Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, do të mund të jenë pranishëm në Uashington DC për Lutjet e Mëngjesit, transmeton Gazeta Metro.

Jashtë ‘black list’ (listës së zezë) të SHBA’së janë vetëm këta dy liderë të Kosovës, kurse refuzimi i vizave ju është bërë kryeministrit të Kosovës, i cili ka thënë ditë më parë se nuk mund të shkojë për në Amerikës për shkak të vizës dhe problemeve që i kanë dalur me pezullimin e taksës.
Haradinaj është tani duke u përballur me sanksionet e SHBA’së në lidhje me mospërmbushjen e kërkesave që i ka kërkuar Departamenti i Shtetit Amerikan për pezullimin e taksës. Ai i ka refuzuar kërkesat e Amerikës dhe ju ka dalë kundër atyre, duke thënë se dëshiron një garanci për njohje nga Serbia për pavarësinë e Kosovës.

Përpos Thaçit dhe Pacollit, atje do të jenë edhe dy deputetët, Memli Krasniqi nga PDK dhe Arben Gashi nga LDK, transmeton Gazeta Metro.
Se kërkesat e SHBA’së ndaj Qeverisë së Kosovës dhe Haradinajt janë shumë serioze e dëshmon fakti që Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se nëse Kosova dëshiron që me SHBA’të të ketë raporte dhe marrëdhënie të mira duhet t’i dëgjojë këto kërkesa që i ka parashtruar, nëse nuk plotësohen këto kushte ai ka bërë të ditur se marrëdhëniet mes dy vendeve do të acarohen.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA’ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë formësuar ditë më parë pozicionin e tyre lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, respektivisht çeshtjen e taksës së vendosur nga qeveria dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky qëndrim i prerë i administratës amerikane është përmbledhur në tetë pika kryesore:

1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.
3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.
4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.
5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.
6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.
7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.
8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.
Klan Kosova gjithashtu e ka të konfirmuar që me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, ky mesazh është përcjellë tek pesë institucionet relevante shtetërore të Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike./gazetametro.net

Edhe Pacolli u nis për në ‘Lutjet e Mëngjesit’

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, është nisur sot për në SHBA ku me ftesë të sekretarit të shtetit Mike Pompeo do të marrë pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it.

Bacolli ka shkruar në Facebook se Kosova është e rreshtuar fuqishëm në krah të SHBA në secilin angazhim ndërkombëtar.

“Gjithashtu gjatë qëndrimit në Washington do të marr pjesë në një nga ngjarjet unike të Shteteve të Bashkura të Amerikës, në lutjet e mëngjesit, në vendin që inspiron botën me vlerat e lirisë dhe tolerancës, e ku për këto qëllime bëhen bashkë me mijëra personalitete nga bota mbarë. Lutemi që madhështia e SHBA-ve të mos njoh kufinjë e pengesë, dhe që fatin e përkrahjes së saj sikurse e ka Kosova, ta kenë të gjitha kombet dhe vendet liridashëse kudo në botë. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrugëtojnë bashkë në promovimin e vlerave universale në tokë, sikurse janë bashkë edhe në dashurinë dhe mbështetjën në Zot”, ka shkruar ai.

Edhe presidenti Thaçi sot është nisur për në Lutjet e Mëngjesit.

Pos Thaçit, edhe Pacolli do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington

Periskopi.com Lajme

Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të merr pjesë në takimin e ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër DAESH, i cili do të mbahet në javën e parë të muajit shkurt në Uashington D.C.

Sipas një komunikate të MPJ-së, gjatë vizitës dhe qëndrimit në ShBA, kryediplomati kosovar, Pacolli, do të merr pjesë edhe në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit, e cila do të mbahet më datën 8 shkurt, 2019.

Presidenti Thaçi e ka konfirmuar shkuarjen e tij atje pas ftesës nga Donald trump. Ndërkohë në Lutjet e Mëngjesit s’do të ketë mundësinë të marrë pjesë kryeministri Ramush Haradinaj.

SHBA ia refuzoi vizën amerikane Haradinaj për shkak të zhvillimeve të fundit rreth taksës 100%/Periskopi/

 

 

Vetëm Thaçi pjesë e Lutjeve të Mëngjesit në Washington, injorohen politikanët tjerë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si duket do të jetë i vetmi prej liderëve kosovarë që do të udhëtojë për në SHBA, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington.

Zyra e Presidentit të Kosovës ka konfirmuar për RTK se Thaçi ka pranuar ftesën javë më parë për këtë ngjarje, e cila organizohet nga dy partitë në Kongresin Amerikan.

“Presidenti e ka pranuar ftesën për pjesëmarrje në Lutjet e Mëngjesit dhe do të udhëtojë për në SHBA”, ka konfirmuar Zyra e Presidentit.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.

Në anën tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj nuk  do të mundë të shkojë për Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkak viza amerikane e cila nuk do i ipet.

Shefi i ekzekutivit e ka pranuar para mediave se i është vështirësuar puna e shkuarjes në SHBA pas klimës së krijuar me vënien e taksës ndaj produkteve serbe.

“Qejf kom pasë edhe kam. Me këtë klimën me taksën po më duket nuk shkoj kësaj here. Duhet me prit me shku ma vonë”, është shprehur Haradinaj.

Al Jazeera e Ballkanit ka raportuar se Haradinajt  i është refuzuar viza amerikane për shkak të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.