Dean Henderson bëri pritje absolutisht spektakolare për Man Utd kundër Lutonit mbrëmë

Periskopi.com Sporti

Dean Henderson debutoi nga minuta e parë për Manchester Unitedin kundër Lutonit në EFL Cup, të martën mbrëma.

Gjatë gjithë verës nuk dihej nëse portieri i rikthyer nga huazimi jashtëzakonisht i suksesshëm te Sheffield Unitedi do të ishte titullar tek Unitedi, apo David de Gea.

E gjetëm përgjigjen të shtunën, teksa De Gea startoi në portë në ndeshjen hapëse kundër Crystal Palace, transmeton Periskopi.

Nuk shkoi aspak mirë për spanjollin, pasi skuadra e tij u mposht 3-1 nga Palace.

p1eirqlr4d52ai76qns41661d9.jpg

Henderson pati mundësinë t’u tregonte të gjithëve cka mund të bëjë kundër Lutonit.

Epo, ai do ta kishte mundësinë nëse do të kishte ndonjë goditje në drejtim të tij.

Deri në minutën e 81-të, Henderson nuk pati asnjë goditje për ta pritur, derisa ‘Djajt e Kuq’ udhëhoqën me penalltinë e konkretizuar nga Juan Mata në pjesën e parë.

Por pastaj, ai dhuroi një pritje sensacionale pas goditjes me kokë nga Tom Lockyer, për t’i mohuar golin Lutonit.

Ishte pritja e parë për seniorët e Unitedit dhe ishte një sensacionale. Të bësh pritje të tillë pasi nuk bëri absolutisht asgjë për 80 minuta është shenjë e një portieri të jashtëzakonshëm. /Periskopi.com/