Fake News: Si u munduan nga LVV të marrin meritat për ‘njohjen’ e Kosovës nga Xhamajka

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë Presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes rrjetit social twitter, njoftoi se shteti i Xhamajkës ka njohur  shtetësinë e Kosovës.

Ende pa u konfirmuar mirë ky lajm, vërshuan urime  e reagime të liderëve të vendit, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, e kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Por ata që nxituan të marrin meritat për ‘njohjen’ e Kosovës nga Xhamajka ishin zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Periskopi.

Këtë ‘njohje’ ata ia faturonin qeverisë së re me kryeministër Albin Kurti, e shef të diplomacisë Glauk Konjufca.

Deputetja e LV-së, Fitore Pacolli ka reaguar për njohjen e shtetit të Kosovës nga Xhamajka, duke thënë se kjo njohje ka ardhur për shkak se VV udhëheq me shtetin.

“Viti 2020 filloi mbarë. Në 2018 kishim vetëm një njohje e në 2019 kishim 0 njohje. Sot,

Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës. Era e ndryshimit politik në Kosovë po ndihet edhe jashtë saj. Ky ndryshim do të sjellë njohje të reja, investime e edhe Liberalizimin e vizave. Erdhi dita për ty Kosovë!”, ka shkruar mbrëmë Pacolli në Facebook-un e saj.

Edhe Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje u turr në facebook-un e tij për t’u ‘treguar’ miqve të tij se si Glauk Konjufca që në ditët e para të marrjes së postit të Ministrit të Punëve të jashtme dhe Diasporë, po I sjell vendit fitore diplomatike.

“As dy javë nga emërimi, Glauku pranoi njohjen nga Xhamajka!”, ka shkruar Rrustemi.

Por lajmi për njohjen e Kosovës nga Xhamajka po del të jetë i pavërtetë. Të paktën kështu ka thënë kryediplomatja e këtij shteti,

Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo./Periskopi/

 

Zyrtari i LV-së ‘zbulon’ emrat e personave që po bllokojnë arritjen e koalicionit

Periskopi.com Lajme

Avni Zogiani, zyrtar i Vetëvendosjes, pretendon se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës janë disa persona të cilët po e bllokojnë arritjen e marrëveshjes me LV-në.

Sipas Zogianit, Agim Veliu, Skënder Hyseni, Lutfi Haziri e Driton Selmanaj janë zyrtarët e LDK-së të cilët sipas tij, po sulmojnë Vetëvendosjen dhe koalicionin, përcjell Periskopi.

Zogiani ka thënë se në LV nuk ka persona  që e bllokojnë marrëveshjen.

Postimi i plotë i Zogianit në Facebook:

Agim Veliu, Skender Hyseni, Lutfi Haziri, Driton Selmanaj, jane vetem disa nga top zyrtaret e LDK-se qe vazhdimisht sulmojne Vetevendosjen, dmth sulmojne koalicionin, sulmojne ndryshimin ne qeverisje.

Nga ana e Vetevendosjes nuk eshte asnje top-zyrtar qe ben kte, perkundrazi, te gjithe jane fort te kujdesshem ne paraqitjet e tyre publike. Sepse Vetevendosje do ndryshim!. /