Bie popullariteti i Macronit

Periskopi.com Lajme

Popullariteti i presidentit francez, Emmanuel Macron, për shkak të çështjes Benalla ka arritur nivelin më të ulët që prej muajit shtator 2017, pa përfituar asgjë nga efekti i Kupës së Botës në Futboll.

Sipas sondazhit të  publikuar sot nga “Ipsos”, të realizuar për “Le Point”, dy ditë pas zbulimit të kësaj çështjeje nga e përditshmja “Le Monde”, Emmanuel Macron ka humbur katër pikë të duke arritur në 32%, nivel që nuk ishte arritur që prej shtatorit 2017, pas një periudhe të shënuar nga një reformë delikate për të drejtën e punës, shkruan ATSH.

Ai arriti në të njëjtën kohë 60% të mendimeve në disfavor të tij (+1 pikë), një rekord i uljes së popullaritetit, sipas komunikatës nga instituti i sondazhit, 10 ditë pas fitores të ekipit të Francës në Botërorin 2018, që mendohej se do të ishte në favor të tij.

Macron e hidhëron keq Vuçiqin

Periskopi.com Lajme

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi sot se Serbia nuk do të hyjë automatikisht në Bashkimin Evropian në vitin 2025, datë e përcaktuar për anëtarësimin e saj, dhe se ajo duhet të përmbushë paraprakisht një sërë angazhimesh.

“Nuk mendoj se kjo duhet parë si një datë fikse”, u shpreh ai gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun serb, Aleksandër Vuçiç në Elize.

“Nëse ajo nuk realizon detyrimet e përcaktuara në programin e negociatave deri në vitin 2025, Serbia nuk ka asnjë mundësi për të hyrë në Bashkimin Evropian”, theksoi ai.

‘’Nuk bëhet fjalë për të përcaktuar një datë fikse, konkretisht vitin 2025 , për t’u bërë detyrimisht pjesë e BE-së’’, shtoi presidenti francez, i cili do të vizitojë Serbinë në vitin 2018, raporton TASH.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker përmendi në nëntorin e shkuar vitin 2025 për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi, shtetet që kanë shënuar më tepër progres në negociata.

“Ne duhet të kuptojmë një gjë. Ne nuk mund të anëtarësohemi përpara se të normalizojmë marrëdhëniet me Prishtinën, përpara se të reformojmë sistemin tonë gjyqësor, para se të zgjidhim çështjet në lidhje me forcimin e shtetit të së drejtës dhe gjithë problemet e tjera. A do t’ia dalim mbanë? Do të luftoj për t’ia arritur”, u përgjigjur Aleksandër Vuçiç.

“Presidenti serb përgëzoi gjithashtu Francën për fitoren e saj përballë Kroacisë në finalen e Kupës së Botës në futboll. Vlen për t’u theksuar se Serbia, populli serb ndan me ju gëzimin e kësaj fitore të madhe”, u shpreh ai në gjuhën frënge.

BE-ja kërkon marrëdhënie të normalizuara mes Serbisë dhe Kosovës, të cilët aspirojnë të bëhen anëtare të saj. Presidenti francez theksoi gjithashtu nevojën e reformimit të BE-së përpara zgjerimit të saj. Nuk i shërbejmë asnjë personi duke gjykuar se BE-ja, e cila nuk funksionon siç duhet, ka tendencë të zgjerohet vazhdimisht pa ndryshuar asgjë në rregullat e saj, përfundoi Macron.

Macron-Vuçiqit: Bëj marrëveshje me Kosovën

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar sot në Paris me homologun e tij francez, Emanuel Macron.

Në një adresim për media pas takimit që zgjati një orë më shumë se sa ishte planifikuar, Vuçiq bëri të ditur se temë diskutimi e këtij takimi ishte edhe Kosova.

Ai tha se mori mbështetje nga presidenti francez për arritjen e një marrëveshje me Prishtinën, marrëveshje kjo që do të ishte në të mirë të rajonit.

“Ne morëm mbështetjen për arritjen e një marrëveshjeje me shqiptarët në Kosovë, në të mirë të sigurimit të paqes për të gjithë rajonin”, u shpreh Vuçiq.

Vuçiq shtoi se në këtë takim u fol edhe për dialogun e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për marrëdhëniet bilaterale Beograd-Paris.

Nga ana tjetër, presidenti Macron bëri të ditur se do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Serbi në nëntor të këtij viti.

Ai kujtoi edhe historinë e të dy vendeve ku përmendi aleancat e mëparshme ushtarake mes Serbisë e Francës.

“Ne kemi harruar se dikur kemi qenë bashkë, ne e liruam Serbinë së bashku, nëse ju më jepni disa dokumente sot, atëherë kjo do të sillte obligime të reja mes nesh, sot ne jemi përsëri bashkë, në misione të përbashkëta në Mali e Liban”,u shpreh Macron.

Vuçiq në këtë takim e uroi Macronin për fitoren e Francës në Kampionatin Botëror të Futbollit, e presidenti frances i’a ktheu urimin, duke e përgëzuar atë për fitoren e Djokovic në turneun e tenisit në Ëimbledon.

Në këtë konferencë për media, Vuçiq foli edhe për zbardhjen e vrasjes së liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq, për të cilën tha se Serbia ka kërkuar regjistrime nga satelitet ndërkombëtare, por që të njëjtat nuk  i janë dhënë.

Ai tha se ka përparime në hetimet për vrasjen e tij, megjithëse tha se ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Vlen të theksohet se takimi i sotëm Macron-Vuçiq zgjati më shumë se një orë, ndërkaq që ishte parashikuar të zgjaste vetëm 25 minuta.

Vuçiq në Paris për takimin me Macronin, temë diskutimi edhe çështja e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka arritur në Paris ku nesër do të takohet me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Në mesin e shumë temave, ajo kryesore pritet të jetë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Se një gjë e tillë do të jetë tema më e diskutuar e ka konfirmuar dje edhe ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondolini.

Ai ka thënë se mesazhi më i dhimbshëm do të jetë ai për Kosovën.

Mesazhi i tretë, siç ka thënë ambasadori francez në Beograd Frederic Mondoloni është tema e dhimbshme që ka të bëjë me Kosovën dhe me ripërtëritjen e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Shpresojmë që ky dialog do të sjellë ndonjë rezultat dhe përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Mondoloni.

Dy mesazhet tjera sipas ambasadorit francez janë raportet ndërshtetërore dhe rruga evropiane e Serbisë.

Ndryshe menjëherë të mërkurën Vuçiq do të takohet me Thaçin në Bruksel.

Macron në zhveshtoren e kroatëve, qetëson fëmijët e tyre

Periskopi.com Botërori 2018

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë një gjest të madh pas humbjes së Kroacisë ndaj ekipit të tij kombëtar në finale të Kupës së Botës 2018 në Moskë.

Lideri francez, vendi i të cilit e fitoi trofeun më të madh në botën e futbollit për herë të dytë të dielën në Rusi, i vizitoi lojtarët kroatë në zhveshtoren e tyre në stadiumin kombëtar rus “Luzhniki Stadium”, transmeton Express.

Macron u fotografua duke i qetësuar fëmijët e lojtarëve kroatë pas humbjes, të cilët ndodheshin në zhveshtore.

Franca e mundi Kroacinë 4-2 duke u ngritur në majat e futbollit botëror për herë të dytë pas Kupës së Botës 1998 në Francë.

 

Macron puthë ngrohtësisht Kolindën, shikoni si vepron ajo

Periskopi.com Botërori 2018

Presidentja kroate Kolinda Kitarovic është bërë protagoniste e Kampionatit Botëror në Rusi për përkrahjen që i ka dhënë futbollistëve kroat, por edhe me sjelljet e saj, në tribuna.

Ajo ishte prezente edhe sonte në Moskë, ku kroatët nuk arritën të mundin Francën që të bënin historinë, duke e sjellë kupën e botës për herë të parë në Ballkan.

Gjatë kohës sa Kolinda ka përcjellë lojën bashkë me homologun e saj francez Emanuel Macron, kamerat kanë kapur edhe momente që në rrjetet sociale po cilësohet se kanë tejkaluar protokollin.

Njëri prej tyre, është momenti kur presidenti Macron puthë goxha me afsh në faqe homologen Kitarovic.

Ndërsa tjetri është ai gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, kur Kolinda i ledhaton kokën presidentit Macron.

Emmanuel Macron: Faleminderit

Periskopi.com Botërori 2018

 “Faleminderit”.

Kaq i shkurtër kaq qenë falënderimi i Presidentit Emmanuel Macron për Kombëtaren e Francës, e cila u shpallë kampione bote për të dytën herë në ndeshjen e sotme kundër Kroacisë në Moskë të Rusisë.

Macron, ka qenë i pranishëm në ndeshjen finale të Kupës së Botës, ku ka mbështetur futbollistët e shtetit të tij.

E pranishme në ka qenë edhe presidentja e Kroacisë, e cila është treguar tejet mbështetëse ndaj kombëtares kroate, kombëtare e cila ka arritur për herë të parë të shkojë në finalen e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord historik. /Periskopi/

Kitaroviq dhe Macron shohin së bashku finalen e Botërorit

Periskopi.com Botërori 2018

Presidenti francez, Emmanuel Macron është fotografuar së bashku me presidenten kroate, Colinda Kolinda Grabar Kitarović duke ndjekur finalen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Franca është duke e fituar finalen e Kampionatit Botëror ndaj Kroacisë me rezultat 4:2

.

Franca me tri mesazhe për Serbinë, njëri ka të bëjë me Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë para se të shkojë në Bruksel më 18 korrik për takim me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, do të qëndrojë në Paris për t’u takuar me kryetarin francez Emmanuel Macron, transmeton Koha.net.

Franca, siç përcjell gazeta “blic” e Beogradit, me këtë rast do t’ia përcjellë Vuçiqit të paktën tri mesazhe, nga të cilët, siç thotë, njëri do të jetë i dhembshëm.

Mesazhi i parë ka të bëjë me zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale që po ecin gjithnjë e më mirë në fushat ekonomike, politike e kulturore.

Mesazhi i dytë është përkrahja e Francës për Serbinë në rrugën e saj evropiane.

Mesazhi i tretë, siç ka thënë ambasadori francez në Beograd Frederic Mondoloni është tema e dhembshme që ka të bëjë me Kosovën dhe me ripërtëritjen e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Shpresojmë që ky dialog do të sjellë ndonjë rezultat dhe përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Mondoloni.

 

​Franca rikthen shërbimin ushtarak si obligativ

Periskopi.com Lajme

Qeveria franceze ka prezantuar një plan për të sjellë përsëri shërbimin kombëtar ushtarak për të gjithë 16-vjeçarët.

Ishte një ide e paraqitur nga Emmanuel Macron në fushatën e tij presidenciale, për të nxitur një ndjenjë të detyrës qytetare dhe unitetin kombëtar midis të rinjve francezë.

Por disa mbeten të pajustifikuar për përfitimet.

Shërbimi i ri kombëtar do të mbulojë të gjithë 16-vjeçarët, vajzat dhe djemtë dhe do të ndahet në dy faza të ndryshme.

Faza e parë është vendosja e detyrueshme një mujore me fokus në kulturën qytetare, të cilën qeveria thotë se do t’i “mundësojë të rinjve të krijojnë marrëdhënie të reja dhe të zhvillojnë rolin e tyre në shoqëri”.

Mësimdhënia vullnetare dhe puna me organizatat bamirëse janë ndër opsionet që po shqyrtohen, krahas përgatitjes tradicionale ushtarake me policinë, shërbimin e zjarrit ose ushtrinë.

Faza e dytë është një vendosje vullnetare prej së paku tre muaj deri në një vit, në të cilën të rinjtë do të inkurajohen të shërbejnë “në një zonë të lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë” – por përsëri, ata mund të zgjedhin të kryejnë punë vullnetare të lidhura trashëgiminë, mjedisin ose kujdesin social.

Franca ende nuk tregon nëse do ta përkrahë Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Franca, një nga tre vendet skeptike të Bashkimit Evropian, për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë, do të deklarojë qëndrimin e saj në samitin e liderëve të unionit, në 28 qershor.

Ndërsa Gjermania dhe Holanda janë përfshirë në një proces diskutimi dhe vendimmarrje brenda parlamentit, apo edhe qeverive të tyre, ku ka edhe kushte siç është rasti i Bundestagut gjerman, qe ka përgatitur edhe një projekt rezolute për Shqipërinë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Parisin, ku kjo nuk është çështje.

Burimet i thanë Top Channel se hapja e negociatave të Shqipërisë është diskutuar vetëm ditën e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Paris, kur takoi presidentin Emannuel Macron për të kërkuar mbështetjen e këtij vendi të rëndësishëm të BE-së.

Qëndrimi i Francës është i ndryshëm nga Gjermani dhe Holanda dhe shqetësimi i Macron është për të ardhmen e Bashkimit Europian, se sa tek vendet që aspirojnë integrimin në unionin me shumë probleme të brendshme.

“Unë jam në favor të ankorimit të Ballkanit në Evropë dhe të ecjes drejt Evropës. Por mendoj se ne duhet të shohim çdo zgjerim të ri me shumë kujdes dhe ashpërsi. Nuk jam në favor të zgjerimit para se të kemi të gjithë sigurinë e nevojshme dhe para se të bëjmë një reformë reale në mënyrë që zgjerimi të jetë në të mirë të Bashkimit Evropian. Duhet të kemi një dialog të përforcuar dhe strategjik me vendet e Ballkanit, të ndjekim reformat që janë ndërmarrë dhe t’i inkurajojmë pa u treguar hipokrit”, pati deklaruar Macron në Samitin e Sofjes, më 17 maj.

Macron thotë se emigrantët duhet të vendosen në qendra të mbyllura

Periskopi.com Lajme

 

Presidenti francez, Emanuel Macron tha sot se Franca dhe Spanja dëshirojnë që emigrantët që vijnë në Evropë të strehohen shpejt në “qendra të mbyllura”.

Sipas tij, autoritetet të vendosin nëse kanë të drejtë të kërkojnë azil.

“Ne propozojmë qendrat e ndalimit në vendin më të afërt dhe më të sigurt, që lidhet me burimin e hyrjes së refugjatëve”, tha Macron pas takimit të parë me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez dhe përpara takimit joformal të vendeve të BE-së që mbahet nesër për emigrimin.

 

 

​Çifti Macron do një pishinë në kështjellë

Periskopi.com Lajme

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, po shqyrtojnë mundësinë për të ndërtuar një pishinë në kështjellën e Fort Bregancon, ndërtesë për presidentët francezë në Costa Azzura.

E vendosur në komunën e Bormes-les-Mimosas, në departamentin Var, kjo kështjellë e shekullit XVII, e ndërtuar mbi një shkëmb me pamje nga Mesdheu, ka një plazh të vogël për përdorim privat të presidentëve që nga viti 1968, shkruan ATSH.

I vetmi problem është se nuk është e mbrojtur nga objektivet e paparacëve.

Në vitin 2012, ish-presidenti Francois Hollande, i pagoi këto pasoja, pasi u fotografua me kostum banjoje, nën shoqërinë e ish-partneres, Valerie Trierweiler.

Projekti duhet, megjithatë, të marrë miratim nga institucionet që mbrojnë trashëgiminë franceze.

”Kostoja do të jetë e arsyeshme”, thotë Elizeja për të ulur tonin e polemikave.

Francë: Parashikohet fitore bindëse e partisë së Macronit

Periskopi.com Lajme

Mbështetësit e presidentit Macron në Paris festojnë pas shpalljes së rezulatteve të pjesërishme.

Parashikimet në bazë të rezultateve të pjesërishme në rundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë, indikojnë se partia e qendrës e presidentit, Emmanuel Macron, do ta fitojë shumicën në Asamblenë Kombëtare.

Në zgjedhjet e djeshme, partia Republika në Lëvizje, e zotit Macron, dhe aleati i saj i qendrës së djathtë, MoDem, parashikohet që eventualisht të fitojnë prej 390 e deri në 445 deputetë në Asamblenë me 577 deputetë.

Zgjedhjet janë përshkruar me atë që shumë ekspertë francezë e kanë vlerësuar si dalje e ulët historike në zgjedhje, pasi kjo shifër ishte afro 49%.

Rezultatet preliminare tregojnë se partia e zotit Macron ka 32%, Partia Republikane e krahut të djathtë i ka 21.2%, ndërsa Fronti Kombëtar i krahut të djathtë ekstrem i fitoi 13.9% të votave.

Nëse kandidatët nuk fitojnë më tepër se 50% të votave në rundin e parë, atëherë të gjithë ata, që i kanë së paku 12.5%, garojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve më 18 qershor.

Hollande: Hakimi i Macron nuk do të kalojë pa përgjigje

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka premtuar të shtunën “përgjigjen” ndaj hakimit të kandidatit Emanuel Macron, pasi në internet u publikuan mijëra e-mail të vjedhur nga ekipi i tij parazgjedhor.

“E kemi ditur se ekzistojnë rreziqe gjatë kampanjës presidenciale, sepse këto kanë ndodhur edhe në vendet tjera. Asgjë nuk do të kalojë pa përgjigje”, tha Hollande për AFP.