‘Mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare’

Periskopi.com Lajme

Prokurori i përgjithshëm i Catanzarro-s në Itali, Nicola Gratteri, parashikon që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Evropën, mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare.

Deklaratën Gratteri e ka bërë në një intervistë dhënë për një media zvicerane, teksa jep të dhëna për lidhjet e Ngraghetas dhe grupeve kriminale në këtë vend. I pyetur për lidhjet dhe veprimtarinë e grupeve mafioze italiane në Zvicër dhe bashkëpunimin e tyre me grupet ballkanike, prokurori Gratteri parashikon se mafia e së ardhmes është ajo shqiptare.

“Unë parashikoj që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Evropën, mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare,” thekson prokurori, duke e bazuar këtë qëndrim të tij me nivelin e lartë të korrupsionit në këtë vend. “Grupet kriminale janë aq të fuqishme se me paratë e tyre i janë imponuar sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu mbarë tregut evropian të kokainës”, tha Gratteri, shkruan Koha Ditore.

Ai shton se grupet shqiptare janë shumë të pranishme në Holandë, por veprojnë edhe në Amerikën e Jugut së bashku me Ndranghetan.