Aksidentohet vetura e karabinierëve italianë, në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Sot një i tillë ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, derisa në këtë aksident është përfshirë një veturë e karabinierëve italianë.

 

 

Përveç dëmeve materiale, që mund të shihni përmes kësaj fotografie, nuk dihet nëse ka të lënduar, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksidentin Prizren – Suharekë, ku janë përplasur tri vetura, ndërsa një person është në gjendje të rëndë i cili po trajtohet në QKUK.

Sipas policisë, brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 27 aksidente, 10 nga to me të lënduar.