Tërmet në Elbasan, ja magnituda

Periskopi.com Lajme

Një tërmet ka rënë para pak minutave në vendin tonë. Lëkundjet me magnitudë, 3.6 të shkallës rihter kishin epiqendrën 5 km në Verilindje të Peqinit dhe 29 km në Jug të kryeqytetit.

Lëkundjen u ndjenë në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Lushnje dhe Berat.

Sipas EMSC tërmeti kishte një thellësi prej 5 km dhe klasifikohet si tërmet i shkallës 4.

IGJEUM jep detaje për tërmetin, thotë se kjo ishte magnituda e vërtetë

Periskopi.com Lajme

Tërmeti që shkundi vendin tonë pak minuta më parë u raportua me magnitudë 5.5 ballë nga agjencitë europiane, ndërsa IGJEUM ka njoftuar se magnituda e matur ka qenë 4.8 ballë.

Nuk dihet përse janë këto mospërputhje shifrash, pasi diferenca është e madhe.

“Goditja kryesore e ores 21.15 me magnitude 4.9 i shkalles rihter, me thellesi 7 km, me epiqender ne fshatin Bubq. Goditja eshte shoqeruar nga pasgoditje me te vogla, te cilat shoqerojne aktivitetin sizmik te 26 Nentorit”, njofton IGJEUM.

Tërmeti ka shkaktuar panik të madh te qytetarët të cilët kanë vërshuar në rrugë në qytetët e Tiranës, Durrësit e deri në Lezhë.

 

Tërmeti me magnitudë 7.4 godet disa ishuj në Zelandën e Re

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i magnitudës 7.4 goditi disa ishuj në Zelandën e Re sot dhe ekspert thanë se kjo mund të shkaktojnë ndryshime të vogla të nivelit të detit në disa zona bregdetare.

Gjithashtu ekspertët e  gjeologjisë në SHBA thanë se tërmeti goditi një zonë që ndodhet rreth 873 kilometra në verilindje të Ngunguru, Zelanda e Re, një qytet prej rreth 1,400 personash. Kjo ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash.

Zona e goditur nga tërmeti quhet Ishujt Kermadec, rreth 800 kilometra në verilindje të Ishullit të Veriut të Zelandës së Re.

Ministria e Zelandës së Re për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Emergjencave e pastroi Zelandën e Re nga një kërcënim i cunamit pas lëshimit të një paralajmërimi në plazh.

Ishujt Kermadec, një arkipelag vullkanik, janë të prirur për tërmetet e për pasojë këto zona nuk kanë banim të përhershëm.

 

Tri tërmete në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Dje rreth 16 lëkundje sizmike janë shënuar në territorin e Shqipërisë. Tërmeti i fundit është shënuar në orën 19:11 në Leskovik, transmeton Dita. Ky termat ka qenë i shkallës 2.6 Rihter në thellësinë 8 km.

Po në Leskovik rreth orës 16:23, u shënua një lëkundje më e madhe e shkallës 3.7 Rihter që është ndjerë në të gjithë qarkun e Korçës. Thellësia e këtij tërmeti ishte vetëm 2 km.

Tërmeti i dytë i madh që lëkundi jugun e Shqipërisë rreth orës 14:12 u shënua në zonën kufitare me Greqinë, rreth 11 kilometër larg Leskovikut. Shkalla e këtij tërmeti ishte 3.1 Rihter.

Lëkundja e tretë që është ndjerë gjerësisht është shënuar në orën 13:51 po në kufirin shqiptaro-grek rreth 10 km larg Leskovikut. Kjo lëkundje sizmike ishte e shkallës 3.4 Rihter.

Ndërkohë lëkundjet e tjera kanë qenë të vazhdueshme, por nuk e kanë kapur shkallën 3 Rihter.

 

 

Tërmet në Greqi

Periskopi.com Lajme

Një tërmet me magnitudë 4,6 ballë të shkallës Rihter tronditi detin Jon sot në mëngjes.

Tërmeti ra në orën 04:45, 52 kilometra në jugperëndim të Zakinthosit.

Ishulli është përballur me disa tronditje të fuqishme, pas një tërmeti të fuqishëm më 26 tetor, që ishte me magnitudë 6,4 ballë të shkallës Rihter.

 

 

Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Periskopi.com Lajme

Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi Iranin Perëndimor të hënën, bën me dije Reuters. Qendra e tërmetit ishte pranë qytetit Ezgele.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Kermanshah, qyteti më i madh në zonë.

Nuk ka njoftime për vdekje apo lëndime, tha guvernatori i provincës Kermanshah, sipas mediave shtetërore.

Ende nuk ka detaje për dëmet.

Një tërmet me magnitudë prej 7.3 ballësh që goditi perëndimin e Iranit muajin e kaluar, vrau të paktën 530 persona dhe plagosi mijëra të tjerë.

 

​Tërmet i fuqishëm godet Perunë

Periskopi.com Lajme

Një tërmet me magnitudë 7,1 ballë ka goditur sot në orën 04:04 me orën lokale (09:04 GMT) pjesën lindore të Perusë, njoftoi Mbikëqyrësi Gjeologjik në SHBA.

Epiqendra u regjistrua 123 kilometra në jug të Puerto Esperanza në pyjet e Amazonës, në një thellësinë prej 609 kilometrash.

Instituti gjeofizik i Perusë ka matur tërmetin pranë kufirit me Brazilin me një magnitudë 7,0 ballë dhe një thellësi prej 616 kilometrash.

Sipas raportimeve nuk ka patur të vdekur apo të plagosur.

 

Lëkundet sërish Shqipëria

Periskopi.com Lajme

Gjatë kësaj vere një numër i madh tërmetesh kanë goditur Shqipërinë. Gjatë natës lëkundje janë ndjerë në Tiranë, ndërsa edhe gjatë ditës së sotme tërmet ka rënë në Vlorë. IGJEUM bën me dije se lëkundje janë ndjerë në Vlorë.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në fshatin Vermik. Tërmeti është regjistruar ne orën 01:19 pas mesnate, por nuk është ndjere i forte, pasi ka qene me një magnitude te vogël.

Sipas IGJEUM epiqendra ka qene 13 km ne veriperendim te kryeqytetit dhe me magnitude 2.

 

Tjetër tërmet në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Një tjetër tërmet është ndjerë në Shqipëri.

Lëkundja me magnitudë 3.5 ballë kishte epiqendër Lushnjen, 6 kilomtra nga ky qytet.

Ndërkohë lëkundje të lehta u ndjenë edhe në Tiranë, por edhe në qytetin e Beratit.

Kohët e fundit, me rritjen e temperaturave, Shqipëria ka ndjerë me qindra tërmete, ku më i fuqishmi ishte ai me magnitudë 5.2 ballë.

 

Sërish tërmet në Tiranë

Periskopi.com Lajme

Një tjetër tërmet u ndje në Tiranë, në orën 13:03 të ditës së enjte. Magnituda e tij ishte 3,5 dhe epiqendra 35 km në veriperëndim të Tiranës.

Lëkundjet vijnë pasi ditën e djeshme, në orën 11:01, një pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë u lëkund nga një tërmet me fuqi 6 ballë. Epiqendra ishte Gjiri i Lalzit, në zonën e Durrësit.

Fuqia e tërmetit u ndje shumë sidomos në Durrës dhe në Tiranë.