Shiko: Portieri egjiptian ka shkuar viral për këtë pritje të jashtëzakonshme gjatë ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Portierët janë padyshim lojtarët më të nënvlerësuar në një fushë futbolli.

Zakonisht sulmuesit vjedhin kryetitujt për golat që shënojnë sepse, në fund të fundit, golat fitojnë ndeshje, raporton Periskopi.

Mesfushorët pastaj janë lojtarët e dytë që marrin më së shumti vëmendje, të përcjellur nga mbrojtësit dhe në fund portierët.

Por aty-këtu ndoënjëherë portierët dhurojnë paraqitje aq brilante sa që është e pamundur të injorohen.

p1dlc2b3de1moe1l7ds5rfct3tda.jpg

Portieri egjiptian, Mahmoud Gad ka shkuar viral pasi doli nga porta për ta spastruar rrezikun, para se të kthehej me shpejtësi për të bërë një pritje në momentet e fundit para se topi të përfundonte në rrjetë.

Në videon e mëposhtme, pasi Gad e largon topin, një lojtar kundërshtar e godet në ajër atë me volej drejt e në portë.

Por 22-vjeçari arrin ta largojë atë në mënyrë brilante. /Periskopi.com/