Mposhtet Werder Bremeni, vetëm sensacioni në javën e fundit mund ta mbajë në Bundesligë

Periskopi.com Sporti

Werder Bremeni i Milot Rashicës është mposhtur me rezultat 3-1 nga Mainzi në javën e parafundit të Bundesligës dhe tash gati sa nuk është përshëndetur nga elita e futbollit gjerman.

Në fakt, vetëm barazimi i Fortuna Dusseldorfit të Valon Berishës me Augsburgun ia ka shtyrë rënien edhe për një javë, transmeton Periskopi.

Nëse Fortuna do të triumfonte sot si nikoqir, Bremeni edhe zyrtarisht do të përshëndetej nga Bundesliga.

Për të siguruar playoffin dhe për të shmangur rënien direkte, djelmoshat e Florian Kohfeldt duhet të fitojnë takimin e ardhshëm kundër Kolnit dhe të shpresojnë në humbjen e Fortunës.

Sidoqoftë, golat për Mainzin në takimin e sotëm i shënuan Quaison 25′, Boetius 30′ dhe Fernandes 85′, ndërsa golin e vetëm për Bremenin e realizoi Osako në minutën e 58-të.

Kujtojmë se Rashica ishtë rezervist i papërdorur në këtë përballje. /Periskopi.com/

Dortmund në gjumë, Mainz e shënon edhe golin e dytë

Periskopi.com Sporti

Klubi i Borussia Dortmund duket sikur po luan pavullnetshëm, përderisa Mainzi në luftë për mbijetesë po ia del shumë mirë.

Goli i dytë nga ekipi i Mainzit erdhi pas penallisë, të cilën Mateta e shndërroi në gol.

Shihni golin më poshtë. /Periskopi

 

Mainz në luftë për mbijetesë, shokon Dortmundin

Periskopi.com Sporti

Dortmundi është në kërkim të vendit të dytë, kjo pasi Bayerni është shpallur mbrëmë fitues i Bundesliges, përcjell Periskopi.

Kështu sonte Dortmundi është shokuar që në minutat e parë të pjesës së parë nga ekipi i Mainz, kjo pasi ata sapo kanë marrë golin e parë.

Goli është shënuar nga gjermani, Jonathan Burkardt.

Mbetet të shihet se si do të vijojë rezultati.

Shihni golin më poshtë. /Periskopi.com

 

Sulmuesi i Mainzit me një truk gjenial huton mbrojtësit, bëhet kinse po i lidh tojat para se të shënojë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesit më të mirë do të bëjnë gjithçka për të fituar avantazh para mbrojtësve.

Zakonisht ky fakt i ndanë sulmuesit e mëdhenj nga ata mesatar, transmeton Periskopi.

Disa sulmues preferojnë t’i futen në kokë dhe të bëjnë lojëra psiqike me kundërshtarët, derisa të tjerët thjesht mundohen t’i mposhtin me fuqi fizike.

Quaison scored using a cheeky tactic

Por ylli i Mainzit, Robin Quaison mund ta ketë ndryshuar lojën në fundjavë.

Derisa skuadra e tij pati një rivënie anësore gjatë ndeshjes së Bundesligës kundër Hertha Berlinit, ai u pëkul dhe pretendoi se po i lidhte tojat e këpucëve.

Mbrojtësi që po e markonte u largua për një moment duke menduar se Quaison nuk përbënte më rrezik, para se ai të ngritej shpejt, të vraponte në zonë dhe të shënonte nga afërsia.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Çka po ndodh me Werderin e Rashicës? Brenda tri ditëve poshtërohet keq dy herë, favorit për të rënë nga liga

Periskopi.com Sporti

Werder Bremeni e ka shëndrruar veten në favorit për të rënë nga liga, pasi absolutisht shkatërrohet edhe nga Mainz në terren të vetë.

Mainzi mposhti skuadrën ku luan Milot Rashica me rezultat 5-0 si mysafir, derisa kjo është humbja e dytë poshtëruese brenda tri ditëve, pasi të shtunën Werderi u mposht 6-1 nga Bayern Munichu, raporton Periskopi.

Image

Me Rashicën që luajti 90 minuta sonte, Bremeni nuk pati asnjë përgjigje derisa kundërshtari shënoi plot pesë herë.

Quaison realizoi hat-trick për Mainzin me shënimet në minutat 10′, 19′ dhe 38′. Një autogol nga Pavlenka dhe një shënim tjetër nga Mateta në minutat 15′ respektivisht 81′ kompletuan poshtërimin e radhës së djelmoshave të Kohfeldt.

Pas 16 ndeshjeve të luajtura, Werderi zë pozitën e 15-të dhe është vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme, aty ku mund të bie shumë shpejt nëse Dusseldorfi fiton në përballjen e ardhshme. /Periskopi.com/

Bundesliga është ‘ecje në park’ për Bayernin – absolutisht e shkatërron Mainzin

Periskopi.com Sporti

Bayern Munich ka shkatërruar 6-1 Mainz 05 për javën e tretë të kampionatit gjerman.

Skuadra mike shënoi që në minutën 6’, por më pas ishte Pavard dhe Alaba që shënuan për bavarezët, që përmbysën shifrat që në pjesën e parë.

Në të dytën fillon spektakli i vërtetë: Perisic shënoi golin e tij të parë, pasi dha asist fillimisht. Pas tij është Coman që tund rrjetën, duke pasuar me golat e Lewandowski dhe Davies.

Titullar këtë ndeshje e nisi edhe Coutinho, por braziliani nuk arriti të lërë gjurmë. /Periskopi.com/