Gërmime në Majac të Podujevës, dyshohet se është varrosur një viktimë e luftës së fundit

Periskopi.com Lajme

Në fshatin Majac të Podujevës, ekspertët e Mjekësisë Ligjore po vazhdojnë gërmimet pasi dyshohet se këtu është varrosur një viktimë e luftës së fundit.

Deri më tani ekipa e ekspertëve nuk ka hasur në asnje fakt, ndërsa sot është dita e dytë që ka germime në siperfaqen prej 20 ari. Një kanal është hapur edhe dy të tjera pritet të hapen gjatë ditës së sotme.

Përveç departamentit të Mjekësisë Ligjore, këtu ndodhen edhe hetuesit e policisë së Kosovës dhe një përfaqësues nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gerxhaliu ka thënë se këtë muaj kanë marrë 13 urdhëresa nga prokuroria dhe një nga to është edhe gërmimi në Majac.

Këtyre ditëve gërmime jane zhvilluar edhe në Izbicë të Skënderajt, por aty nuk eshte gjetur asgjë, ndërsa nesër do të vazhdohet me gërmime në Polac.

Gërmime në Majac, dyshohet se është varrosur një viktimë nga lufta e fundit

Periskopi.com Lajme

Instituti i mjekësisë ligjore ka filluar gërmimet në fshatin Majac të Podujevës ku dyshohet se është varrosur një viktimë e luftës së fundit.

Drejtori i Institutit, Arsim Gërxhaliu ka thënë se kanë nga Prokuroria 13 kërkesa dhe njëra prej tyre është edhe rasti në Majac, raporton Koha Ditore.

Gërxhaliu ka kanë paraparë që dy ditë të gërmojnë në këtë lokacion, por sipas tij nuk do të largohen nga aty derisa ta gërmojnë të gjithë hapësirën ku dyshohet të jetë varrosur viktima.